Përditësimi largon përdoruesit, WhatsApp: Lidhja me Facebook vetëm për bizneset

13 Janar 2021, 16:25Hi-Tech TEMA

Njoftimi i WhatsApp se duke filluar nga muaji shkurt do të nxjerrë një me detyrim një përditësim që do të mundësojë shpërndarjen e të dhëna të grumbulluara prej këtij aplikacioni me kompaninë mëmë, Facebook ka ngritur shqetësime mbi privatësinë e përdoruesve.

Artikuj të ndryshëm, kryesisht në mediat ndërkombëtare online të posaçme për teknologjinë u hodhën dyshime se ky përditësim mund të cenojë edhe mesazhet dhe grupet private që përdoruesit shkëmbejnë përmes kësaj platforme.

Amullia e krijuar ka shkaktuar panik në një pjesë të madhe të përdoruesve, ndërsa kompanitë rivale kanë vënë re një shtim të klientëve të rinj që prej njoftimit të WhatsApp. Signal, që rekomandohet edhe nga Elon Musk dhe rusët e Telegram, dy aplikacione që ose nuk ruajnë fare, ose ruajnë vetëm të dhënat bazike të përdoruesve raportuan shtim përdoruesish përkatësisht me mbi 20 milionë të tillë.

“Hemoragjia” e largimit të përdoruesve ka detyruar WhatsApp që të dalë me dy njoftime të njëpasnjëshme për të sqaruar se përditësimi nuk lidhet me mesazhet private dhe as me të dhënat e tjera që janë pjesë e privatësisë së përdoruesve, por vetëm me pjesën e reklamimit të bizneseve, që do të integrohet me atë të Facebook.

“WhatsApp nuk mund të lexojë mesazhet tuaja private, apo të përgjojë telefonatat tuaja, as Facebook jo. WhatsApp nuk regjistrohen bisedat, as me shkrim dhe as audio. WhatsApp nuk shpërndan kontaktet tuaja me Facebook, nuk ju përgjon vendndodhjen. Grupet e WhatsApp mbeten private”, deklaroi kompania.

Në deklaratë, WhatsApp fton të gjithë përdoruesit mosbesues që të shkarkojnë të dhënat e tyre dhe të verifikojnë vetë se çfarë ruan e përgjon kompania dhe çfarë jo.

1 komente në “Përditësimi largon përdoruesit, WhatsApp: Lidhja me Facebook vetëm për bizneset”

  1. Plaku Pa Mjeker says:

    Haha hemorragjia vazhdon…. Big tech is getting scared

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje