“Po na rrjepin”! Rama flet për skandalin te COVID-2: Mjekët janë heronj, ata që mund të kërkojnë lekë janë një pakicë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas skandalit te spitali COVID-2, i njohur si Sanatoriumi ku një pastruese duke u hequr si infermiere arriti që të mashtronte vajzën e një pacienteje të infektuar me koroanvirus duke i marrë 8 mln lekë në këmbim të premtimit për t’i shërbyer, por në fakt të moshuarës nuk i dha as bukë.

Edi Rama thotë se doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para “nuk i mohoj, por janë një pakicë”.

“Doktoret dhe infermieret tane jane heronj dhe ata qe mund te kerkojne para nuk i mohoj, por jane nje pakice, kurresesi jo shumica! Sa per videot ty nuk te detyron askush t’i shohesh, madje mund te dalesh qe ketu po aq lirisht sic ke hyre, nese s’do informacion faktik nga puna ime dhe e qeverise” shkruan ai.

Reagimi i kryeministrit erdhi si një përgjigje ndaj një komentuesi, i cili referuar skandalit i kërkonte Edi Ramës “Kur doktoret dhe infermjeret rjepin popullin e shkret perdit. Hapi syte o njeru i mire te lutem, mos lexo vetem bravot”.

Policia e Tiranës e arrestoi sanitaren Tire Alldervishi. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan ngjarjen për hetuesit.

3 komente në ““Po na rrjepin”! Rama flet për skandalin te COVID-2: Mjekët janë heronj, ata që mund të kërkojnë lekë janë një pakicë”

  1. Ray says:

    Ata Jane heronj per Ramen dhe Nusret Company, por jo per njerezit e thjeshte

    Mjeket dhe infermieret e infektivit , jane pa asnje ndryshim si mjeket Naziste .
    keta nuk kane asnje lloj ndjenje humane, por i lene te semuret te vdesin , nqs i semuri eshte ndonje qe nuk eshte rrethin e njohjeve te tyre
    ..
    Patjeter SPAK duhet te thelloje hetimet , sepse jane me qindra raste ankesash , ku mjeket dhe infermieret sillen si kriminele, naziskine ndaj te semureve me COVID .
    Dhe fatkeqsia me e madhe eshte se ky personel mjekesor me instikte kriminale
    ka mbeshtetjen totale te kreut te Qeverise
    Turpp dhe faqja e zeze

  2. Ermal says:

    Si puna jote kur ishe kryetare bashkie.Qe perbeje pakicen bashke me Blendi Gonxhen. Qe i merrje parate firmave te ndertimit. 400mije dollare per leje ndertimi.

  3. Ariu says:

    Ky është kar fare , është bërë me keq se Sala në kohë të vet,
    Populli thotë na grinë dhe na shqyen dhe asgjë s’ka ndryshuar dhe po na vdesin po s’kemi rrugë tjetër ky flet akoma pallavra,ptu ju qifsha ropt të gjithë politikaneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *