Shqiptarët e Amerikës dhe përfshirja e tyre në tensionet politike në SHBA

Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politike në SHBA në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden? Zëri i Amerikës bisedoi në Skype me dy prej tyre.

Më 6 janar, ditën kur një turmë e dhunshme sumoi Kapitolin, Marko Kepi, mbështetës i presidentit Donald Trump nga Nju Jorku, ishte në Uashington.

“Ne ishim në pjesën ku mbajti fjalimin Presidenti Trump, që ishte më shumë afër Shtëpisë së Bardhë se sa afër Kapitolit. Kur iu afruam Kapitolit, pas fjalimit të presidentit, e pamë që filloi rrëmuja dhe me grupin tonë vendosëm të largoheshim që të mos bëheshim pjesë e trazirave. Ishte një gjë shumë negative, që nuk duhet të ndodhte, sidomos këtu në Amerikë. U duk si një gjest ballkanik dhe jo si një gjest amerikan,” thotë zoti Kepi, i cili drejton organizatën Albanian Roots.

Shumë amerikanë ndajnë mendimin se me zhvillimet e fundit, siç ishte sulmi kundër Kapitolit, saga e gjatë e zgjedhjeve dhe sidomos teoritë konspirative që qarkullojnë me lehtësi në mediat sociale, demokracia amerikane është e kërcënuar si asnjëherë.

Edhe zoti Kepi shpreh shqetësimin e tij për kërcënimet ndaj demokracisë. Ai nuk është dakord, për shembull, me vendimin e kompanisë Twitter që i mbylli llogarinë presidentit Trump.

“Në një anë them se po, është e kërcënuar, sepse kur sheh akte të tilla që një kompani ia bllokon Presidentit të SHBA të drejtën e fjalës, ky është një shqetësim për demokracinë amerikane.

Qeveria duhet të reagojë që të mos ndodhin këto gjëra. Nëse kjo i ndodh presidentit, atëhetë ç’mund të thuhet për ne? Sa i përket shtetit dhe ligjit nuk shikoj se do të ketë një ndryshim shumë të madh. Shteti amerikan gjithnjë do të funksionojë, sepse kemi Kongresin, Senatin dhe dy parti që mundohen të ruajnë ekuilibrin.” thotë zoti Kepi.

Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan dhe në të kaluarën ka patur rastin të njohë si Presidentin Trump gjatë marrëdhënieve të biznesit me të, ashtu edhe Presidentin e Zgjedhur Joe Biden. Ne e pyetëm zotin Lukaj nëse një proces shërimi në SHBA është i mundur me ardhjen e administratës së re:

“Mendoj se është shumë e mundur. Vazhdimisht në këtë vend ka patur erëra ndryshimesh. Votuesit kësaj here u shprehën për një ndryshim në drejtimin e vendit, një ndryshim të tonit, një ndryshim në karakterin e presidentit madje edhe përtej kësaj, siç u pa me fitoren e dy senatorëve në shtetin Xhorxhia, njëri prej të cilëve afrikano-amerikan dhe tjetri hebre. Mendoj se mesazhi ishte shumë i qartë. Era e ndryshimit e ka lënë pas retorikën populiste që pamë disa vite më parë,” thotë zoti Lukaj.

Por zoti Lukaj mendon se situata është ende shqetësuese, kur dëgjohen paralajmërime për kërcënime ndaj sigurisë në ditën e inaugurimit që po afron:

“Është ende një kohë tensionesh, kur zërat e njerëzve të arsyeshëm duhet të dëgjohen. Mendoj se mendjet inteligjente në të dyja anët e spektrit politik duhet të bien dakord se e ardhmja e vendit është më e mirë kur ka pajtim dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e problemeve, se sa grindje politike që e përçajnë vendin.”

Në mënyrë të veçantë, Partia Republikane ka qenë kohët e fundit mjaft në qendër të debateve politike. Për mbështetës të zotit Trump si Mario Kepi, e ardhmja e partisë është ende e panjohur. Kjo parti prej disa vitesh lëkundet mes besnikërisë ndaj Presidentit Trump dhe largimit nga ndikimi i tij.

“Si anjëherë më parë, nuk shikoj që ky kandidat, ose ky president që ne kishim, do të jetë si të tjerët që thjesht kryejnë mandatin dhe zhduken. Ai nuk kishte thjesht votues por një bazë që e ka mbështetur, një grup personash që më shumë besojnë tek ai sesa tek partia. Mendoj se mënyra se si do të sillet Partia Republikane me Presidentin Trump, do të tregojë për të ardhmen e kësaj partie,” thotë republikani Kepi.

Në komunitetin shqiptaro-amerikan pasionet politike nuk mungojnë. Richard Lukaj beson se politikisht ky është një komunitet si gjithë të tjerët, i integruar thellë në jetën e vendit, por me tiparet e veta sa i përket prirjeve politike.

“Mendoj se komuniteti shqiptaro amerikan nuk është ndryshe nga pjesa tjetër e vendit… Shumica e shqiptarëve që emigruan në SHBA erdhën këtu me një preferencë për të djathtën, siç ishte familja ime dhe të tjerë që ikën nga regjime socialiste dhe komuniste. Por është interesant se me kalimin e kohës, përvoja amerikane bëri që preferencat e tyre partiake të balancoheshin, duke arritur gati 50 me 50 për qind,” thotë bankieri Lukaj.

Ai shpjegon se ashtu siç ka ndodhur edhe me pjesën më të madhe të vendit, shqiptaro-amerikanët janë luhatur nga njëra anë e spektrit tek tjetra në varësi të çështjes që ka patur përparësi për komunitetin.

“I tillë ka qenë konflikti në Kosovë, kur simpatitë shkonin drejt sekretares Madeliene Albright dhe Presidentit Bill Clinton. Në fillim të viteve 90, kur Shqipëria po shkëputej nga komunizmi, ishte sekretari James Baker dhe presidenti Xhorxh Bush i vjetër që nxorën më në pah prirjet republikane tek komuniteti shqiptar,” thotë ai.

Zoti Lukaj bën thirrje që në momentin e tanishëm njerëzit të jenë më objektivë e më të peshuar, larg ndikimit të emocioneve që errësojnë gjykimin.

 

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Shqiptarët e Amerikës dhe përfshirja e tyre në tensionet politike në SHBA”

  1. american16al says:

    Edhe shqipetaret si pjese e popullit american ka pikpamjet e tij individuale politike si te gjithe te tjeret por e kaluara sh e hidhur e “ socializmit” ose me mire e dictatures i bene disa te jene skeptik me teorite socialiste te disa politikaneve ata jane me sh centriste si majtas dhe djathtas.

  2. Tani says:

    Keto te dy ja futen kot. TRump is the worst president that amerika have seen. Trazirat me te medha te amerikes kane ndodhur kur president ka qene republikan. Kullat binjake, afganistan war, vietnam, irak, and now in usa Trump.
    He will be impeached, thats for sure.

    1. Dyli says:

      Sipas teje kur u be lufta e Kosoves qe e filluan demokratet ishte trazire dhe Clinton ishte me i keqi apo jo ?

      Je i sigurte qe je shqiptar o veshgjate ?

      1. 🇺🇸Usa says:

        Doli me ne fund Dyldylber islamiku. Ti mbron Trumph ose se je kokebosh ose se je peshk. Ne te dy rastet del barazimi-je idiot. Kaq e thjeshte.
        Ne Kosove mor kelysh turku, po vrisnin njerez te pafajshem serbet dhe nuk ishte si ne Irak ku hyri Bush per arme baktereologjike qe edhe sot e kesaj dite nuk i kane “gjetur”. Seriozisht tani: kaq budall je?
        Me thuaj nje qeverisje republikanesh qe nuk hapen lufte. Vetem nje gjej mor taliban sumshqym!
        ,Akoma mbron nje debil si Trumph. Juve ju duhet hequr e drejta te jetoni ne USA. Ne Afganistan dhe perseri do ishit deficiente. 😳🤮🖕🏻

    2. po fol shqip or burre te te kuptojne te gjithe e mos u hap bythesh se per halle ke vajtur ne amerike.
      vogelushi tan katundari kujton se ke arritur qiellin

  3. saimir says:

    perse komentuesit trima ketu komentojne anonim,hyni ne fbook te gazetes tema me emer te vertete,apo thjesht skuth shqiptar

  4. ilir says:

    Kam nje shok shum te mire dhe ka disa vite qe eshte ber qytetar amerikan.
    Ishte e cuditeshme pse Ai e perkrahte presidentin Tramp.
    E perkrahte dhe e mburte se Trampi ishte kunder emigracionit!!!!!

    1. Ura e tabakve says:

      Hahah….na myten jabonxhit !

  5. Nexhmi Suli says:

    Kam dy vite ketu ne Amerike. Kam punuar shume pak ne ambjente me shqiptare dhe pjesen tjeter te kohes ne ambjent me amerikane. Kam vene re nje ndryshim shume rrenjesor. Kur kam punuar me amerikane, nuk kam degjuar qofte dhe njehere te vetme te flasin per politike. Kurre! Edhe diten e zgjedhjeve. Edhe pas zgjedhjeve. Edhe kur u bene demostratat. Asnjehere. Gjate kesaj kohe jam takuar rastesisht 2 a 3 here me shqiptare. I kam gjetur duke u grindur per politike, i kam lene duke u grindur per politike. Konkluzion: Shqiperia do behet kur shqiptareve te mos ia ndieje fare per politiken. Ne kemi qene dhe jemi viktima te partive politike, qe me qellim e ndezin dhe e ushqejne urrejtjen e mbeshtetesve te tyre vetem e vetem qe te vjedhin sa me shume, te mos japin llogari per premtimet e pambajtura, te krijojne gogolin per nje pale duke e trajtuar popullin si femije: me voto mua se do vije Berisha, me voto mua se do mbetet Edi Rama dhe komunistet. Vetem kaq u mjafton si ushqim femijes-popull.
    Nga ana tjeter popullit i pelqen gjendja ne Shqiperi. Ben gjoja konkurs per t’u futur ne pune, dhe shefat i kane kopditur gjerat ne menyre te tille qe te vendosin ke te duan, dhe shqiptareve u pelqen kjo gje.

    1. Arbërori says:

      Nexhmi Suli
      Jam dakord me komentin tënd por dukesh që je salist dhe shpellar që kur identifikon Ramën me komunistët.
      Komunisti i fundit i mbetur në Europë është Saleh serbi.
      Të quash Ramën komunist është propagandë dhe trushplarje tipike saliniane.

  6. D.Didani says:

    Udheheqjet e djathta,jo vetem ne Amerike ,por pothuaj ne te gjithe boten krijojne probleme
    Le te marrim shembull 30 vjetet e fundit ne Amerike: Ishte Bushi plaku ne fillim te viteve ’90..te gjithe e dime filloi konfliktet e jashteme dhe Amerika nuk e votoi dy here! Erdhi Demokrati Clinton..Amerika njohu lulezim ,zhvilllim, politike te jashteme e te brendshme te shkelqyer
    Ne vitn 2000 e mori e djathta me Bushin e ri! Ekonomia u perkeqesua dhe politika e jashteme shkoi ne gjendjen me te keqe te mundshme
    Shume compani dhe coorporata shkuan ne falimentim..Ishte nderhyrja e Demokratit Obama qe te stabilizonte ekonomine,te ulte papunesine te ngrinte mireqenjen etj. etj. etj.
    Pastaj erdhi e djathta perseri me Trumpin.. qe Amerika pesoi diskreditimin historik dhe ra reputacioni i saj si koka e Demokracise boterore.
    Per here te pare ne historine e Amerikes pati demostrata me lloj lloj arsyesh ,qe i cuan turmat ne shkatrrime,ne vjedhje,ne rrezimin e statujave amerikane, qe jane konsideruar te shenjta per 250 vite Demokraci ndodhen pra shume gjera te tilla qe nuk kishin ndodhur kurre. Me ne fund edhe me e madhja,sulmi ne Capitol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *