Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

13 Janar 2021, 12:07Politika TEMA

Nga Andrea Danglli

Mes ankthit dhe neverisë, e ndoqa me dhjetëra herë emisionin “STOP” ku shfaqej një sanitare e cila duke u prezantuar si infermiere, mundi të zhvatë miliona lekë nga një familje që kishte shtruar në spitalin “COVID 2” një 55-vjeçare të infektuar nga pandemia.

E pashë kaq herë me kujdes jo për ta mësuar përmendësh dhe as për të gjurmuar ndonjë detaj që mund t’i kishte shpëtuar syrit tim, por për të bindur vetveten se bashkë me Tiren duhet të varem edhe unë me çengela fjalësh mbi shtyllën e turpit.

Mbase është më e drejtë të jem edhe vetë aty i demaskuar ku shumëkush të mund të më gjuajë pamëshirshëm nga të katërta anët me sharje e mallkime për të shfryrë dufin e akumuluar. Bëj mirë të hesht e të mos them asnjë gjysmë fjale në atë moment pasi unë jam Tirja e mjerë, një version i shëmtuar i saj apo edhe më keq akoma nëse ka.

E them këtë jo se kam vrapuar të mbledh fajde nga të sëmurët apo t’i ha supën ndonjë fatkeqi që po jep shpirt, por sepse jam pjesë e një shoqërie që ka ndërtuar në heshtje një inkubator kriminal ku Tirja dhe 1001 shoqet e saj kanë lindur e janë rritur fuqishëm sa sot është e vështirë t’i fusësh në shinat e integritetit njerëzor.

Tiren sot mjafton ta thërrasësh dhe mund ta gjesh ngado pasi thuajse të gjithë kanë nevojë për të. Ajo është personazh kryesor në skenarët korruptive, ndaj jemi mësuar ta shohim pranë Kryeministrit, Ministrit, deputetit, drejtorit, sekretarit, policit, prokurorit, gjyqtarit, mjekut, pedagogut, madje dhe vetë Tires origjinale.

Ne e shohim përballë nesh prej vitesh, e marrim të na shërbejë dhe reagojmë ndaj saj vetëm kur gjërat nuk shkojnë ashtu sikurse duhet. Në të kundërt ajo bëhet mikja jonë paçka se për shumëkënd bëhet protagoniste e këtyre kronikave të vjetra kanibale që fatkeqësisht aktualizohen duke na rikujtuar se ky është një nga dështimet e mia dhe të tuat.

Po, është dështim i yni, pasi ti dhe unë kemi zgjedhur që në shumë raste të heshtim sa herë që hasim një Tire përballë, e cila vepron e pafrikë dhe e paturp meqenëse për nga morali nuk ka ndonjë gjë për të humbur. E di që mbase tingëllon e tepërt, por nëse e mendon se sa herë kemi dëgjuar histori të tilla dhe nuk kemi reaguar aq sa duhet dhe ku duhet, besoj se bindesh se jemi bashkëfajtorë.

Prangat që mbërthehen duarve pasi ka marrë ferra uratën, ndonjëherë dhe në mënyrë të pakthyeshme, si në rastin e zonjës që humbi tashmë jetën, jo gjithmonë janë zgjidhje për problemin.

Madje edhe nëse kapet dhe ndëshkohet, Tirja nuk bëzan, merr mbi supe të gjithë fajin për të shpëtuar padronët dhe garanton që inkubatori famkeq nuk do të dëmtojë filizat e reja për të cilat ne jemi bashkëfajtorë që i shohim pa folur teksa mbijnë, forcojnë rrënjët, shumohen dhe lulëzojnë tamam si ato barërat e këqija kacavjerrës.

Kjo na bën dyfish përgjegjës në krim duke qenë një model akoma më i shëmtuar se sa Tirja, pasi nëse do të kishim vepruar për çdo herë që kemi qenë përballë situatave të tilla, simotrat e saj nuk do të kishin guximin të ndërmerrnin sjellje të tilla shtazarake.

Madje-madje, edhe në këtë rast heroina e vërtetë që meriton të “dekorohet” pas vdekjes është zonja 55-vjeçare e cila me fundin e saj tragjik na përçoi një shuplakë fytyrës të gjithëve që duhet të hapim akoma dhe më shumë sytë përpara këtyre plagëve për të mos lënë mijëra viktima të tjera të korrupsionit të dergjen në këtë tmerr.

Reagimi i shtetit në këtë rast ishte i shpejtë e korrekt, por i pamjaftueshëm pasi në hapësirën ku ajo ka vepruar e shkujdesur dhe krejt e lirë, duhet të jetë akoma edhe më e gjerë lista e përgjegjësve, përderisa ajo hynte dhe dilte nga pavijoni në pavijon si të ishte në shtëpinë e saj.

Pjatën e  mangët të zonjës në ushqime, tryezën e larguar, mungesën e shërbimit dhe vëmendjen e zbehtë nuk ka mundësi që ta ketë parë vetëm një nga Tiret e shumta apo të kenë qenë veç në dorën e saj.

Për më tepër të gjitha strukturat shtetërore që paguhen nga taksapaguesit për t’u marrë me gjurmimin e Tireve në këtë sistem të keqinfektuar dhe toleruar prej vitesh duhen shkundur nga gjumi letargjik për të rritur shkallën e përgjegjshmërisë apo goditjes.

Ndryshe të dorëzojnë çelësat dhe të zhduken nga zyrat sepse janë po aq çnjerëzore sa ajo pastruesja e cila në ikje na tregoi të gjithëve plehrat që kemi para fytyrës dhe bëjmë sikur s’i shohim.

Pastaj vijmë ne qytetarët që jemi pre e gjahtarëve të tillë profesionistë, ku mesa duket ende s’e kemi kuptuar se sa shumë punë prishim me indiferencën tonë, e cila tashmë ka fituar imunitet ndaj ngjarjeve të tilla ku si çdo çudi tjetër na bën përshtypje veç tre ditë.

Heshtja dhe mungesa e veprimit janë vrastare për të nesërmen, ndaj Tirja e sotme brenda nesh duhet “dënuar me vdekje” për t’u hedhur njëherë e mirë jashtë sistemit.

Përndryshe nuk do të jetë e aspak e largët dita kur ajo të na japë goditjen e radhës duke prodhuar veç lajmet e klithjes shoqërore, por jo zgjidhjen që të gjithë aq shumë e duam, por s’bëjmë thuajse asgjë për ta sjellë.

69 komente në “Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!”

  1. Igli says:

    Shume e drejte or mik.
    Peshku eshte qelbur qe nga koka deri te bishti. Kjo shoqeri eshte e korruptuar deri ne qelizen e saj te fundit. Tani jemi mesuar me kete korrupsion dhe thjeshte jetojme ditet tona sikur te mos kete ndodhur gje. Gjithcka do te harrohet dhe Tire te tjera do te shfaqen perdite ne cdo sektor te shoqerise sone. Ne nuk mund te rrojme dot pa kanibalizmin tone.
    Jemi nje popull injorant, i babzitur dhe pa dinjitet.
    Nga ky trekendesh vec te liga mund te presesh. Dikur mendoja se ne jemi si Turqit. Por jo, me situaten e COVID, kuptova se jemi shume me keq, pasi mjeket dhe infermieret tane te cojne ne Turqi edhe pa pasur nevoje.
    Te marrin edhe shpirtin sepse jane me parimin “Nje here behet deti kos”, nderkohe qe ne Turqi sistemi shendetsor kishte shume me teper integritet dhe humanizem.

    Kjo eshte Shqiperia jone.

    Ndoshta jemi vend i vecante. Jemi njerez ndryshe nga i gjithe njerezimi. Ndoshta mund te kemi ndryshuar genetikisht per keq, mund te kemi pesuar nje mutacion te se liges dhe nuk e dim.

    1. Ray says:

      Tirja eshte fenomen vetem ne spitalet eTiranes , ndersa ne spitalet e tjera ne Shqiperi nuk eshte ky fenoment

      Edhe para 20 vjeteve, po te kishe ndnje hall ne spitalet e Tiranes, te kerkonin leke qe nga roja tek dera, dhe deri tek mjeku,
      Infermjerja te linte vdisje, nuk te prekte me dore po te mos i jepje parate .Dhe kete e kam pare vete me syte e mi.
      ..
      Dhe kete menyre sjellje ne spitalet e Tiranes e kane rutine, mirepo te pakten atehere u jepje para dhe te sherbenin, sepse ishe edhe aty,
      Ndersa tani ato marin parate dhe as i sherbejne fare te semurit, sic ja bene kesaj zonjes, neperka Tirja

      Por Tirja qe ben kete krim , nuk eshte vetem ajo fajtore, sepse ajo shikon eproret e saj qe jane te tmerrshem
      ..
      Psh para 1 muaji u hodh njeri nga dritarja e spitalit dhe u vet-vra
      E nderkaq qe ai kishte 2 nete qe ishte ne morg ….Doktoreshe Najada e genjente cupen e te ndjerit, duke i thene ” mjeket po bejne te pamunduren qe ta shpetojne”
      Pra Tirja, Najada e Co. jane i njejti ekip ,
      ..
      Ndaj SPAK duhet te shkoje atje tek infektivi dhe te filloje hetimet

    2. pa emer says:

      PRA KJO ESHTE TIRJA.TIRJA SHUME E SOTME POR DHE SHUME DJESHMJA.NE KETE SKUADRON REAL TMERRI PSIKOLOGJIK,SOCIAL,ASPAK NJEREZORE TIRJA PASTRUESJA NUK ESHTE E VETMJA.AJO NGA NJERA ANE ESHTE PASQYRE E NJE REALITETI VRASTARE PA ZHURME KU VIKTIMAVE U MERET SHPIRTI ME SHIRINGE DHE NDERSA TIRJET E DITES VAZHDOJNE ME VIKTIMEN E PARE TE DYTE,ME TIRJEN E BERISHES DHE ME TIRJEN E NANOS,VAZHDON ME TIRJEN E RAMES.TIRJA KA KOSTUMIN 30 VJECAR DHE ME TIRJEN SANITARE KA VJEDHUR DHE VIDHET VETEM ME VERTIKALEN,PRA LART_POSHTE DHE ANASJELLTAS. NE KETE RAST DUA TE SHTOJ SE PARTITE POLITIKE JANE KTHYER GRUPE SHOQERORE TE MALLKUUAR QE JANE SHNDRRUAR NE TIRJE DHE VETEM DINE TE VRASIN ME ANE TE TIRJES,TE THITHIN GJAKUN SI SHUSHUNJA. SI QENRON NE KEMBE TIRJA…… ….dhe PAS TIRJES DUHET TA KETE RADHEN TIRJA MINISTRE E SHENDETESIAE,PAS KESAJ TE TJERA TIRJA PARALELE ,………TIRJA DEPUTETE TIRJA FIRMA PRIVATE,TIRJA TV PRIVATE E SHOQERORE.OH! QENKAN SHUME BRE.PO ME BLLOKOHET FRYMEMARRJE .ATEHERE REVOLUCION VETEM KY PO.POR MUNGOJNE GJENERALET.GJENERALE,GJENERALE KU I KEME GJENERALE.

    3. Epirioti II says:

      Bravo Andrea per shkrimin, por shpresoj qe mos ta mbyllesh ketu por te veprosh.
      Une per vete nuk u jap kurre leke punonjesve te shtetit dhe bej sherr gati cdo here qe perplasem me parregullsite.
      Madje as policeve te rrugores nuk u kam dhene kurre leke. Kur jam gabim i them vere gjoben mos e zgjat.
      Dhe gjeja qe kam vene re eshte se po te kesh te drejte dhe te perballesh fort me administratren ne pergjigjesi mbaron pune.
      Leket ata ja u marin atyre qe jane gabim vete, ose qe i gjejne ca leshko. Po te pane kokderr dhe i gojes te japin drejtim se nuk duan probleme.

      Shkurt: MOS JEPNI LEKE E NJEREZ, por kembengulni gjithmone per zbatimin e ligjit.

  2. DRITAN BOÇI says:

    Nje nga qendrimet me te sakta dhe me me kembe ne toke qe kam hasur lidhur me kete teme pasi “Tirja” eshte e gjithe Shqoperia. Mos merremi me personin por me fenomenin dhe kjo eshte çeshtja qe duhet te ngrihet me te madhe dhe gishti duhet drwjtuar se pari nga vetevetja.

    1. Komunisti says:

      “Tirja” te denohet me 8 deri ne 15 vjet burg , Zonja qe i dha leket te denohet nga 3 deri ne 5 vjet burg per dhenie rushfeti !Ti konfiskohet gjithe pasuria qofte edhe e paket e cila eshte ne emer te “Tirja” apo te familjarve ! Perjashtim per jete e dy zonjave nga e drejta e punesimit ne shtet, perjashtim nga e drejta e votes, dhe mbatje 15-20% e cdo te ardhur financiare ne te ardhmen si demshperblim ! ! Te shkarkohen nga puna drejtuesit direkt te “Tirja” dhe te merren masa ndeshkuese per zinxhirin drejtues te Spitalit ! Keto si masa te para ne pritje te rezultateve e hetimit te ngjarjes qe mund te nxjerrin pergjegjesi te tjera ! E mos akuzoni “kjo eshte diktature”, askush nuk po kerkon debimin e zonjave familjarisht nga Tirana..te thone faleminderit !

      1. Lloji says:

        Shum e drejte, biles ti nxiret fotoja qe ta mesojme historine edhe ata qe nuk jan informuar sepse vetem “turpi” e vret sadopak Shqipetarin….

      2. pjeter says:

        Shume drejte,po nuk filluan ti derrmojne me burg Tirjet,do vazhdojme te te flasim per Tirjen e radhes.Jemi nje shoqeri thellesisht e korruptuar moralisht.

    2. Bureto says:

      E pra eshte fenomeni per aq sa ai shfaqet ai qe na ka kapluar. Gjithsesi para ketyre skandaleve morale, ndodh jo rralle here qe te shfrenohet histeria, a thua se shumica e popullit dhe e gjithe asaj piramide qe shkruesi rendit me siper eshte ashtu. Jo! Jo vetem qe nuk eshte ashtu, por shumica e njerezve kudo qe jane dhe kudo qe sherbejne sidomos ne sektore jetike dhe qe jane ne kontakt direkt me njerezit them se aq sa e perceptoj une korrpsionin, jane korrekt. Nuk di ta ndaj se jane te tille se kane integritet moral e profesional apo e kane nga frika ne gjithe dimensionin e saj, pak rendesi ka. Rendesi ka qe pavaresisht perceptimit, per mua korrupsioni nuk aq endemik sa perflitet. vete kam mbi 20 vjet qe frekuentoj spitale shteterore dhe private sipas mundesive. Sigurisht qe ka ndryshim te madh sa i perket sherbimit sidomos atij hotelier. Keto po qe duhen rregulluar. Dhe mos harrojme qe edhe ne spitalet apo klinikat private mjeket e spitaleve publike punojne.
      Ne sot jemi ne nje terren konkret. Na ka pllakosur ashtu si gjithe boten, nje fatkeqesi e madhe pandemia e Covid-19. kemi nje vit qe degjojme dhe vertet emocionohemi me perpjekjet e stafeve shendetesore profesionale apo menaxheriale qe po bejne maksimumin per t’u perballur me kete flame. Une e besoj se ato perpjekje, pavareisht zerave keqdashes qe shpesh i ngaterrojne per qellime politike (!), jane reale dhe ashtu siç dhe media ka bere prezente, kane marre gjithe admirimin, mikrenjohjen dhe respektin nga populli.
      Rasti i shemtuar i Tires, sigurisht qe do te marre ndeshkimin e merituar jo vetem administrativ, por edhe penal, sepse kemi te bejme me nje mashtrim. Po le te ndalemi pak ketu. Mashtroi, dakord, po si ka mundesi nje naivitet i tille nga e mashtruara? Si ka mundesi te shperdoroje 8 milione leke, pa menduar vetem per nje çast. A vertet blihet shendeti me para?!. Sa qindra e mijra njerez ne bote, por nga keta edhe shqiptare te kamur, qe kane patur mundesi te kurohen jashte, pra kane harxhuar boll para, dhe nuk ia kane dale, pra e kane humbur betejen me semundjen? E pra dhembshuria dhe keqardhja per te dashurin e familjes nuk shprehet me para. Ato sherbejne vetem kur duhet per ilaçe, nderhyrje kirurgjikale ne klinika private, por jo ne institucionet publike. Duhet te lihet ne dore te specialisteve, protokolleve te ndryshme te trajtimit te semundjeve, aftesise se mjekeve dhe sidomos atij terciar (spitalor) qe te perballen me semundjen. Kur ezaurohen te gjitha mundesite, atehere, duhet t’i perballojme perfundimet fatale me guxim. Forcave madhore te natyres veshtire se perballohen dhe zgjidhen me rruge të papershtatshme. Ka faj ai qe korruptohet, por jo me pak ka dhe ai qe, per te arritur nje qellim, (kjo jo vetem ne sektorin e shendetesise), perdor korruptimin. Keshtu duhet ta shohim problemin, se siç thuhet, monedha ka dy faqe/anë.

    3. Ceni says:

      Shqiptaret flasin e shkruajne per tu dukur se kur vjen puna asnje nuk sillet sipas ligjit. Ne spitalet tona, kur shkon per tu shtruar nga Covidi, prrsoneli te thote: ” me mire coje ne turqi ose ne spital privat”. Isha ne Vlore, neper supermarkete nuk perforet maska. Kur pyeta shitsen pse nuk mban maske, me pa me habi. Keshtu ndodh gjithandej. Jam dakord me Shkodranin pa pune. I perkasim me shume mesjetes se te tadhmes. Jemi paraqytetar.

  3. Komunisti says:

    Ta gezojme shoqërine dhe njeriun e ri kapitalist 30 vjecar! Ndryshimi do të filloj kur mos te gjenden me justifikime e shperndarje pergjegjesi në gjithë shoqërine si me kete shkrim! Nuk mund të shkruhet per kohën e sotme duke patur në mendje një kohe tjetër! Në shoqërine tone ashtu si në gjithë shoqërite kapitaliste, të ndershem janë ata që nuk kanë mundësi të vjedhin se të tjerët në çdo sektor vjedhjen e shvatjen e quajne zotesi apo zanat! Kështu që boll me patetizma..nuk jemi me ne komunizem që të kërkojne drejtësi nga shteti!

  4. Demek Doktorret kane ligjin e Sokrati por Doktorret e shqipries Jane kthyer ne kasape pa meshire says:

    Apsulitisht jame dakorte me ty por qfare te bejme???? Kemi 30 vite qe paguajme qofte edhe per te marre nje leter me te thjeshte ne shtet.. Por ket krime anti njerzore nuk mund ta kuptoje si Ka munsi qe ne ate Spitale me qen te gjith kriminela Doktorre infermjere dhe Kush do tjeter qe punone aty !!! Veq ne Shqiperi ndodhe kjo se edhe Kure te marrin ne dore Doktorrat te lane te vdesesh nu kushet anti njerzore. Ka edhe ne vendet e botes se ne Qofte se nuk ke lek nuk te mere njeri ne dore por ama po te more as Doktorret e Afrikes nuk te lane me vdek ne at menyre ne shtet nuk kemi Pas kurre ose be kemi Pas shtet qe te Ka vra kote bashke me familjen ose Jane aty per te vjedhur se pse njerze e vet keta hajduta i sherime jasht shteti ose ne klinika private demek Doktorret kane ligjin e Sokrati por Doktorret e shqipries Jane kthyer ne kasape ky eshte trishtim

  5. Leci says:

    Tirjaaaa?
    Pa pyeteni njëherë PËLLUMB PIPERON se sa 50 000 leksha ka marrë vetëm për të dhënë 1 recetë ilaçesh për 1 të sëmurë me Covid?

    1. Tetovari says:

      Leci, nëse ke fakte të justifikueshme denonco,
      përndryshe mos fol kot,mos akuzo kuturu si
      lopa kur lëshon baglën.

      1. se denoncon kush, joooo says:

        Nuk e denoncon kush pasi te duket sikur te ben nder (edhe nder te ben) kur ta jep receten fundja edhe me lek. Te gjithe kemi patur rastin te perballemi me mjeket dhe mund ti kemi dhene ndonje gje (me qejf bile pasi te kryejne pune) duke patur parasysh pagat e vogla ne shtet. Por Piperoja mund te kete perfituar teper nga kjo situate. Dhe ky rasti me siper 8 milion? E pa imagjinueshme.

  6. vlora says:

    Tirja eshte kudo.Shqiperia eshte nje hale e madhe [jo ne kuptimin figurativ]qe qelb europen.A ka shqiptar qe ka pas hall ne gjykata,ne spitale,ne zyrat shteterore,e kudo qe nuk ka paguar?Kisha respektper Piperon qe dilte ne tv dhe sqaronte per kovidin,po kur nje shok me foli per kliniken e tij qe te rjep ne kembe ,mendova gjetje me vend dalja ne tv reklame pa paguarTe vesh ne spital eshte torture me vehte o do te rekomandojne kliniken e tyre ose spitalin privat.DR.Ilieiani ne vlore[kardiollogu]ti shkon ne ambulance per vizite ai te con ne kliniken e tij qe e ka ngjitur,dhe ta propozon pa pike turpi

  7. Artan says:

    100 here bravo, e vertete, ne te gjithe jemi Tirja

    1. Gre says:

      Po e bene Heroine tiren ,nuk eshte Spartacus qe te solidarizohemi ,pastaj mod fol ne emer te tereve un nuk kam vjedhur kurre !

  8. Zylfo says:

    Shume mire por uk degjojne strkturat perkatese sepse u pelqen veprimi i Tires
    sepse Tire ka kudo.

  9. Europa says:

    Populli SHQIPETAR, nga viti 1990 u degradua TOTALISHT ,100 here me keq se sa Tirja . KY vend do te ndryshoj ndoshta per mire mbas 200 viteve. Nje Popull me moral te forte, edukohet , NE Familje, Shkolle, Pune, Shoqeri Qe te jete nje shoqeri e konsoliduar, duhet te jete dhe nje Shtet Shembullor , me politikan Shembullor dhe me ligje te forta.
    Shqiperia fatkeqesisht nuk ka asgje.

  10. Tire tire motra ne valle says:

    Korrupsioni ndodh aty ku jane miqte e ngushte te Rames. Edhe drejtori i Sanatoriumit eshte oligarkprane rames, pavarsisht se shet here pas here moral ne TV. Shqiperine e drejtojne oligarket ne te kater anet ,ndaj korrupsioni shembet nese doni me 25 prill,ndryshe mos llapni kot.

    1. Drejtesi njerezore says:

      Tirja duhet burgosur per korrupsion ,mashtrim dhe zhvatje

    2. pjeter says:

      Ti po qe ke kuptuar ku fle lepuri,ti ne 25 prill nxjerr jasht loje Ramen me oligarket,dhe Tirja zhduket sa hap e mbyll syte.Ve bast po ta dish ti ç’do te thote fjala “oligark”

  11. Lelo says:

    Po pse vec tirja?
    Kush e la viktimen pa ngrene?vec tirja?
    E Lan ato doktor e infiermier qe te shohim vec duart.
    Ska.nje.doktor ne shqiperi qe te jet tamam doktor si me dije dhe ne humanizem.
    Te gjithe Jane gjoja.doktor, e merre me mend CA infiermieresh do kemi.leje pastaj sanitaret

  12. Doda says:

    Rrespekte brravo per shkrimin , por duhet te reagojn te ter ata qe kan nje fije ndergjegje akoma ne veten e tyre , per te miren e femijve qe rrisin per brezat qe vijn .

  13. Elis Hoxha says:

    Bravo per problemin qe ngrini Andrea Danglli dhe formen se si e sillni. Tirja nuk eshte vete ne kete mesele dhe padyshim kerkohet ndeshkim me i gjere per te shpetuar nga kanibalet qe kane pushtuar sistemin.

  14. Koti says:

    Eeeeh….të ishte Enveri gjallë, pa i shikoje tiret pastaj.

    1. Mantho says:

      Nga Enveri e kemi Tiren, xhaxha. Ai ka qene babai i te gjitha Tireve

      1. Mondi says:

        Replike per Mantho: Enveri te zhdukte familjarisht o mamuth sic te ka zhdukur ty .Prandaj ta kuptojme komentin.Tani fol she vidh se te erdhi dita,por mos kujto se te beson kush.

  15. Jona says:

    Tirja e pare eshte Ministrja, Tirja e dyte eshte Najada qe nuk te shtron ne spital pa marr lek. Eshte deshmi e cdo personi qe shtrohet ne infektiv.

  16. Un says:

    Nje pershkrim real i ndergjeghes sone kolejtive. Urime per shkrimin.

  17. vilson naci says:

    Nje analize shume e drejte dhe e thelle e sistemit tone te kalbur ne te gjitha nivelet e shoqerise qe kemi ndertuar ne keto 30 vjet. Nuk guxon dote te maresh nje sherbim ne institucionet shteterore sepse duhet paguar harac. Autori e ka shtjelluar drejte dhe kjo eshte pasoje e kalbjes dhe semundjes kanceroze te korupsionit qe mberthyer te gjitha nivelet e larta shteterore, prandaj ata heshtin ose i mbyllin keto pislleqe me largimin e nje punonjsi te thjesht nga puna ose detyra. BRAVO!!!!!!

  18. Na myten says:

    Po nuk iu pre koka gjarperit me shume koka me gjithe kelyshe (Sali, Rama, Likja, Mona) “Tiret” do vazhdojne punen.

  19. Lik says:

    Sigurisht qe ka pergjegjesi e gjithe shoqeria….por pergjegjesise I duhet vene emer, dhe ato jane administruesit qe ne I paguajme per te punesuar dhe kontrlluar punonjesit ne ate sektor. Ato sigurisht qe jane te korruptuar dhe duhet te mbajne pergjegjesi te rende. Nuk duhet lene qe shendetesia te degjenerohet ne kete pike.

  20. alberta says:

    po po jemi te gjithe mbrojtes te Tires

  21. ndue doda says:

    nga 1990 Tiret jane shtu,qe tu pritet oreksi keta tiret a ka mundesi dikush te
    marrin nje sopat tja presin duart dhe gjuhen kete privatish dihet se shtetit. nuk e bene
    se i vjen keq ngaqe keto i ke ne cdo spital
    Tires te dalin dikush dhe ti djegin dhe shtepin se keshtu duhet

  22. ppa says:

    Bukur e ke gjetur per kete rast; po per Tiret e medias, qe paguhen njelloj si Tirja, cfare duhet bere?

  23. Taulant says:

    Te gjitha “Tiret” i ka prodhuar Edi Rama, O Manastirliu, N Çomo, P Pipero, kurse heronjte antikorrupsion, humanoidet me te medhenj, mjeket me te perkushtuar si Sami Koçeku, ( qe do e kemi ligjvenes se shpejti ) dhe plot monstra te tjere i ka prodhuar lexhenda qenef Sali Ram Berisha.

    1. Mesues Lleshi says:

      @Taulant, Po me PiperoFaucin ca ke ? Ate mos ma ngacmo se ai ka monopolin per trajtimin r Covid, A e ke vene re ndryshimin qe ka psue per 1 vit Ne fillim me ju dhimse gurit e robit, ftyre e vrare, e pervujtun, si infermjer i dores trete,iveshur me bluze bardhe ne te zeze,era qepe, i kequshqyer tashti i shendrit ftyra flet me “kompetence” vishet shik,pordhet ne maksimum (pak a shume historia e suksesit e “politikaneve” tane) thone se ka ba pare te madhe

  24. Shqiperia Etnike says:

    Nje shtet tribal dhe popull frikacak si ne, var ne shtylle Tiren e ngordhur, por i rruan leshte dhe qihet ne bythe nga Shkelzeni i miljardave te “borronicave” dhe 30 te vrareve te Gerdecit.
    Tirja e hangu,
    po Zeni qe mbreteron i paprekshem dhe shkerdhen miljarda, na tregon perdite se cfare kombi i shkerdhyer keqaz jemi.
    Drejtesia, shoqeria civile, intelektualet e pavarur, akademiket, gazetaret e politikanet qe te marrin gjak ne vetull, te gjithe pa perjashtim, nuk bezajne dhe kthejne koken nga ana tjeter edhe kur i biri i kurves, shkerdhen diten me diell 100 miljon dollare te vjedhura, mu para hundes se te gjitheve, me ndihmen e bankave, ambasadave dhe interesave mafjoze te zhvatjes qe ata perfaqsojne, pas ” demokracise”, moralit dhe propagandes trushpelarse qe na bejne perdite.

  25. Bravo says:

    Ehuuu
    Urime per shkrimin , ke shkruar gjithe ato qe i dime te gjithe
    por nuk dime ti shkruajm dhe vetvetiu lind pyetja pse ti shkruajm ???? kur bien ne vesh te shurdher!! Ke te drejt qe jemi fajtor te gjithe por nga halli sepse po si dhe leket te vdes njeriu aty ne dere te spitalit dhe te ngelet peng gjithe jeten se nuk i dhash leket prandaj ndodh! E tmerrshme . Dhe distancohen personali pa lere, nuk e shihe as infermiera aa mjeku gjendjen e te semures?!?! Pa fjale

  26. Niku says:

    Zoti Danglli, nuk ju pashe te ngrinit zerin kur nje kriminel, pasi kishte vrare, terrorizuar e vjedhur ne nje vend fqinj, e kane sjelle te vdekur ne vendlindje, ndersa familja e tij (me paturpesi injorance) kerkonte demshperblim (!?) nga shteti fqinj, fshati, mediat (pra dhe juve zoti Danglli) dhe te njohurit i benin (kriminelit) varrim madheshtor mbeshtjelle me flamur si hero i kombit…???!!! Sa per te tjerat…, gjithe fajin e kane patur (e kane e do ta kene) te tjeret, bile cdo njeri qe nuk na pelqen, eshte pa tjeter o serb, o grek…!!!??? Derisa te kuptojme qe keto qe thashe me lart e shume te tjera, jane plehu ku riten (e do riten) “Tirjat” dhe shoqeria qe po ndertojme… Pra mos u cudit me Tiren zoti Danglli, qe eshte nje fenomen i zakonshem, me kete grope haleje ku jetojme dhe jam i sigurte qe shume shqipo thone “bravo i qofte, e zonja grua…???!!!”
    .

  27. Ledion says:

    Brilant je Andrea.
    Asnje analist nuk e prek moralin shoqeror ne Shqiperi

  28. ?????? says:

    Ne Shqiptaret jemi turpi i botes njerez me te pa edukuarit ne bote jemi skandal me vjen keq ta them po jemi me keq se do vende te afrikes turp… RRUMPALLE

  29. vertino says:

    Excellent shkrimi juaj Andrea.Ju pershendes nga USA TE lumte miku im per problemin qe trajton.

  30. artis says:

    kultura qytetare e dinjitoze njerëzore mungon gjërësisht sot.
    është trashëgimia e sistemit të kaluar që korupsioni lulëzonte.ata që
    jetuan në atë kohë e dinë mirë se si mund të siguroje 1 kile mish etj
    problemi është të mos e trashëgojë brezi i viteve 90

  31. Shkodrani pa pune says:

    Tirja eshte kudo ,ne kete vend ku mbizoteron injoranca dhe zvetenimi, Dr Pipero vertet merte 50000 lek per nje vizite ,por e bente jashte spitalit ne klinike private , por asnje nuk kerkonte fature tatimore kur paguante qe shteti te merte pjesen e vet por tani flasin ,pas pilafit.Ne spitalet marin leke nen dore kjo eshte e vertete ,atje ku kurojne COV here per ti shtruar here per te mos i nxjere para kohe nga spitali Eshte detyre e medies qe le te beje e institucioneve te bejne nje verifikim te gjithe pacienteve qe kane qene shtruar ,kane paguar nen dore apo jo ? Kujt ja kane paguar ? Po te behet nje studim i tille ju siguroj qe do te dalin shifra te lemeriteshme dhe ata qe i kemi nxjere NJERIU I VITIT , apo i shekullit do te shikoni sasa fallco jane Ka ardhur koha qe ne kete sektor te ndahet shapi nga sheqeri

  32. diana says:

    Ne poliambulancen e qytetit te Elbasanit nuk ka reagente per analizat e gjakut ,Mjeket thon shkoni tek privatet per te bere analiza me cmime shume te shtrejta.Si do te vazhdoje kjo gjendje .Nuk kerkon llogari njeri korrupsion .Mjekt shteteror punojne ne klinika private 3\4 e kohes

  33. Genci says:

    Doktor mer rrogë 700000 të vjetra,, është e pamundur të mos marrë nën dorë. Është e pamundur, kurse ato moralizmat e tjerë janë pallavra. Patjetër duhet të dalë kujt i ka dhënë një pjesë të lekve Tirja… dhe të arrestohen me patjetër. Frika e ruan vreshtin dhe ky është momenti, por rrogat e mjekëve duhet të rriten krahasimisht me dinjitetin e këtij profesioni, si e vetmja mundësi që TIRJA mos te ekzistojë më.

    1. ATSH says:

      Po se mo sa lek do mjeku në Shqipëri? 700.000 I mer rroge nga shteti, plus ka të drejtë të punoj extra në privat, ca leshin duan me shumë? Le te shkojme në Evropë e ti shohin koleget e tyre që punojne në spital sa marin e sa i kanë kostot e jetës ! Nuk janë të gjithë primar që kanë Paga të larta edhe po u kape me rufshet nuk punon me gjithë jetën! Janë të gjithë të pangopur në Shqipëri, si ata që marin edhe ata që japin! Është e tmershme në rastin në fjalë që zonja e ka denoncuar rastin nga halli i lekut ! Tirja nuk i ktheu leket që zonja i kishte dhënë me pare per nenen e që tani zonja i kërkonte mbrapsht! Lek që thoshte ua jepte mjekve por në fakt I mbante per vete sipas zonjes, kete nuk e pranon denoncuesja.. Pa fjalë! Pra në kokën e denoncueses nuk është problem që i jepte lek, apo që ajo i kërkonte lek, por fakti që sipas saj ja ka bere me hile! Pa fjalë!

    2. Qyterar i zakonshem says:

      Mendoj se eshte gabim qe te justifilohet vjedhja , zhvatja , shkelja e dinjiterit njerzor me faktin se e paskam rrogen e vogel. Kur ka hyre ne pune Tirja dhe cilido qe punon ne spitale e kane ditur rrogen qe do mernin dhe punen qe do benin (e kam fjalen per sherbimin e veshtire qe kerkon njeriu i semure qe nuk leviz dot nga shtrati) dhe i kane dale per zot . Nese e kane nisur punen duke llogaritur jo rrogen por zhvatjen e hallexhiut ateher kjo duhet denuar dhe jo justifikuar duke thene ” e bejne se kane rrogen e vogel” . Ne kete vazhde justifikojme policin, zyrtarin , gjygjtarin e kortuptuar.

  34. bledi says:

    Tirja eshte fenomen
    1 bie 100 ngrihen
    Dhe 1 edukatore kopshti ta trajton keq femine po si dhe lek
    Dhe 1 pastruse nuk pastron aty ku si japin
    Dhe kamarieri nuk te vjen po si dhe bakshish nuk ta ndrron tavllen e duhanit
    Pa fol per zyrat e shtetit hipoteka bashki ministri gjykate etc etc

    Vetem kur te kete 10 vjet burg minimumi per rryshfet atehere mund te fillojne njerzit te ndergjegjsohen dhe kur 1 taskforce e kamufluar ti peshkoje keta njerez si ne Amerike qe policet bejne si drogaxhinj ose gangstera dhe te fusin ne gracke
    Tu befshin leket ilaçe o Tirje

  35. Cifuti x says:

    Me s fundi u kap prej prokurorve edhe “peshku i madh” sa nji nendetse berthamore..

  36. ziguri says:

    Sa te vi luli ne pushtet nuk do ket ma Tire .Se do zhduki virusin edhe semundjet e tjera bashk me moniken se i sheron zoti.

  37. qytetari says:

    Tirja mbijeton sepse ne te gjithe e mbajme ate gjalle. Shqiperia ka miliona Tire, qe e ushqejne dhe e bejne ate edhe kryeminister bile, per here te dyte… pasi kjo (Tirja) i vuri njehere flaken shqiperise.

  38. Petro says:

    Une propozoj qe shteti te hape nje faqe ne internet ku secili ne menyre anonime te beje denoncim per raste te tilla,nese i ndodhin ne cdo lloj institucioni. Vete administratoret e faqes nese marin shume denoncime per te njejtin person,te pakten ta heqin nga puna,nese skane prova per ta ndjekur penalisht.
    A per kete rastin e Tires duhet futur burg dhe ti ktheje parate te demtuares. Ndersa e demtuara sduhet ngarkuar me pergjegjesi penale pasi ajo ska patur mundesi tjeter per te lehtesuar situaten e pacientes.

  39. Visar Zhiti says:

    Tirja eshte gjithe shoqeria shqiptare sot: Tirja eshte Sali Berisha, i biri, e bija, dhendri Maltezi, Aleksander Meksi, Fatos Nano, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Ristani, Lul Basha, Edi Rama, Blendi Fevziu, Nikoll Lesi, Mark Marku, Armand Shkullaku, Agron Tufa, Sonila Meco, Agron Gjekmarkaj, Besnik Mustafai e gjithe kazani mediatik shqiptar.

  40. Manu says:

    Si kjo fiks fare eshte Arta tek Onkologjiku. Bente copa e pastrueses sikur ishte ministre me 7 diploma. Ai qe i jepte lek e fuste brenda. Te tjereve u ulerinte si bushter e kurve e keqe. Arta nese e lexon kete mesazh: Te qifsha gjithe familjen ne gop! Ata qe e njohin jane te lutur tia trasmetojne mesazhin tim! Mallkim!

  41. Dani says:

    Une jam dakord me problemet qe ngrihen,une ndigjoj shpesh here se mjek,zyrtar,punojs te administrates neper hipoteka e kudo asht bere zokon marrja e lekeve nendore,por kjo ashte shume e theksuar tek mjekt e te hipotekat.Mjeku te thot hajde ne klinik private ilacet ti gjej une kjo duhet stopua me ligj,kush punon ne shtet ti ndalohet te punojne ne privat e dyta ne te gjithe spitalet te unifikohen cmimet per sherbimet qe kryhen ne spitale ashtu sic e ka e gjithe euvropa e jo per nje operacion te njenjte cmimet te jene katastrofike,e treta ne evrope ne spitale sanitaret pastrojne e asgje tjeter,jane infermjeret qe pastrojne te semuret japin ilacet i bjen ushqimin dhe kujdesen per te gjithe.Opioni i jone ashte jo i mire kush nuk paguan nen dore nuk ashte( burre i mire )pasandej flasin prapa shpine e ky option nuk ashte i sotem por ka 30 vjet

  42. betixho says:

    Artikulli më i thellë analitik dhe më seriozi për tu marrë në konsideratë.Jo se nuk dihesh por është anashkaluar ekstremisht,me mendjelehtesi, se, hë se do kalojë, se nuk janë të gjithë kështu.Keshtu janë.Ky është korrupsioni KAPILAR i shoqerise sonë.I vogel si qelizë dhe galopant në stadet pasuese deri në majë.Këte nuk e zgjidh askush perveçse kaperximi i varferise,arsimimi,kultura,kaperximi i zakoneve tona të këqia,nje administrate meritore idealiste e pa ndryshushme, ligji dhe drejtesia nga kreu deri ne fund lufta e ideve dhe marrja e pushtetit me votë duke perjashtuar luften per pushtet.

  43. Olsi says:

    Tiret dhe tirot qe nga 90 jane shtuar me shumice . cfare te bejme te fusim ne burg gjysmen e shqiperise ,ky eshte fenomen qe nuk e kane vetem politikanet tane,fenomeni fillon qe nga thjesht roja,e arrin deri tek me te medhenjte.

  44. Lomi says:

    Jam nepunes.Kaq vjet.Them qe jam korrekt ne pune.Shume me thone qe jam i eger.Nuk e duroj padrejtesine,per kete me thone se “kam zene vendin qerratallareve “.Keto lloj fytyrash si kjo,vetafrohen neper zyra.Por,problemi me i madh jane shefat.Ata i nxjerrin “kacatorret “ne lufte.Administrata eshte katastrofe.Nuk shkruaj dot me.Turp i madh!Tirja dhe “Tiret “ bejne seleksionin:kush te vdese e kush te jetoje.

  45. ? says:

    Veting për të gjithë soj e sorrollopin e Tireve në sistemin shëndetësor!

  46. ekuacioni Tire ka shume te panjohura says:

    Ne qoftese pastruese (pa dashur te fyej njeri) ne rastin tone Tirja, merr 800 nije lek, sa merr nje mbitires i dhe sa merr miitiesi madh po Master Tireja ,

  47. lato says:

    Ky hartim i cpifur i ketij langaraqit kerkon te meshirohet Tirja,se qenka si gjithe Shqiperia.
    Une them te kunderten:Te denohet Tirja.
    Te denohet Tirja me denim shembullor.
    Si kriminele. Me burgim te Perjetshem.
    Une them te kunderten e Meshiruesve.TE DENOHET PERSONI,
    Te denohet personi,pastaj fenomeni.
    Allaqerim fenomeni.OJQ,organizatat fitimprurese dhe jo fitimprurese,,Sociologet dhe sociopatet,,prapa le te merren me fenomenin,,Por tani TE DENOHET TIRJA,
    TE DENOHET PERSONI,PASTAJ FENOMENI.
    Jo ere kodoshe!Doni ta kaloni pa lagur.
    Vetem keshtu merr vesh shqiptari.

  48. Tirja nuk duhet denuar, por duhet dekoruar se nxori ne evidence nje problem madhor, te qenesishem te mjekesise shqiptare.

  49. todi sota says:

    Mendoj qe denimi me i drejte per Tirjen dhe te gjithe personat pergjegjes ne ate pavion (qe nuk jane pak) duhet tu besh nje doze te madhe virusi me injeksion dhe ti lesh te vdesin ashtu sic vdiq e ndjera 55 vjecare pa sherbim te mbyten ne jashteqitjen e tyre dhe te vuajne deri ne castet e fundit. Tu shkosh afer, ti pyesesh cafre nevoje kane dhe tu thuash nuk ju ndihmojme dot se nuk durojm edot eren tuaj.

  50. Askushi says:

    Po ne kohen e shtetit socialist si u arrit minimizimi i korrupsionit?

  51. dhembeli says:

    E meriton nje lavderim , per trajtimin e ketij problemi kanceroz , te shoqerise tone.
    Faleminderit Andrea!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje