Jozefina Topalli: A e mbani mend Dushkun? Po e zbaton Luli! LSI po fut kandidatët edhe në listat e PD si garanci

Nga Jozefina Topalli 

Zgjedhjet shqiptare kanë hyrë në historinë botërore të zgjedhjeve për fenomenin e Dushkut.

Sa herë në botë ndeshen praktika manipulimi zgjedhjesh në formën e transferimit të votave dhe të rezultatit nga një parti tek një tjetër, ekspertët botërorë i cilësojnë ato si “praktika Dushku”. Per fat të keq në Shqiperi pak kush e përcjell Dushkun me shqetësim, me kritikë, me përbuzje apo me refuzim.

Në Shqiperi kemi pasur Dushk kur PS regjistroi në zgjedhje “kandidatët e pavarur” dhe bëri fushatë per ta, sepse donte të thyente tavanin që i vinte ligji në shperndarjen e mandateve dhe të rriste nepërmjet tyre artificialisht prezencën e Kuvend. Në atë kohë praktika manipuluese u shkul me sponsorizimin e ndërkombëtarëve dhe me akt të KQZ-së, e cila deklaroi se mandatet e “kandidatëve të pavarur” do i përllogariteshin forcës politike që i mbështeste ata.

Dushk kemi pasur edhe kur PS “zgjodhi” të prishte zgjedhjet në zonën 60 në 2001-shin, me qëllim që gjatë përsëritjes t’i transferonte votat tek aleatët e vegjël dhe të rriste kështu artificialisht prezencën në parlament. Në atë kohë horrllëku u korrigjua nga Këshilli i Evropës, OSBE dhe BE, të cilët i ndaluan PS-së që të zgjidhte vetë Pesidentin e Republikës.

Dushk ka qenë dhe transferimi i votave partiake nga partitë e mëdha tek partitë e vogla në vitin 2005, me qëllim që koalicionet të rrisnin artificialisht prezencën në Parlament. Nga ky transferim PR dhe PSD u shndërruar nga parti 0,5 për qindëshe, në parti “kombëtare” me grup parlamentar. Në këtë rast nuk pati ndëshkim ndërkombëtar, sepse palët e keqpërdorën njëlloj “Dushkun” dhe neutralizuan njeri tjetrin.

Dushk është edhe fenomeni i futjes së kryetarëve të partive të vogla në listat e partive të mëdha, sikurse u bë nga PD ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.

Edhe në këtë rast vota e hedhur për PD dhe që çon në Kuvend Mediun, Dukën apo te tjere është manipulim i vullnetit të zgjedhësve, është, për këtë shkak, transferim i kundërligjshëm i votës, prandaj është Dushk. Kjo formë manipulimi po deklarohet haptazi keto ditë nga të njejtët aktorë, se do jetë në qendër të taktikës elektorale të opozitës.

PD po lidh marrëveshje me aleatët e saj të vegjël. LSI ka deklaruar se do të ndjekë të njejtën taktikë. Të gjithë po deklarojnë se do fusin kandidatët e tyre në listat e partive të mëdha, se do konkurrojnë njëkohësisht edhe si koalicione edhe me listat e tyre të pavarura, se do konkurrojnë vetë, por fushatën do ta bëjnë në favor të aleatit të madh, etj. Të githa forma manipulimi që synojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve. Opozita Bashalike nuk po shqetësohet aspak për Dushkun e vet. Këtë herë nuk po përbetohet për shenjtërinë e votës, nuk po i bëhet vonë, se po zbulohet si manipulatore.

Dushku opozitar është po aq i dëmshëm sa Dushku qeveritar, po aq i kundraligjshëm, po aq i dënueshëm.

Pyetja që bëj unë në këtë rast është:

pse Edi Rama nuk po reagon ndaj këtij manipulimi ende në tentativë?

Pse KQZ-ja nuk e ndal të keqen, kur ajo është ende në embrion?

Pse nuk vepron siç veproi dikur me “kandidatët e pavarur”, t’i ndalojë kandidimet në listat e partive të tjera? KQZ duhet tw ndalojw kandidimet nw listat e partive tw tjera, kandidimin selektiv apo kandidimin e dyfishtw.

Pse KQZ-ja nuk del në mbrojtje të votuesve, pse nuk kujdeset për qartësinë dhe drejtësinë e votimit?

KQZ-ja ka detyrë ligjore të përcaktojë kufijtë e lejuar të marrëveshjeve elektorale, perpara se ato të bëhen realitet, përpara se të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme interesat e zgjedhësve, përpara se të zyrtarizojnë Dushkun.

Apo KQZ-ja zgjedhësit dhe ligjin i mbron vetëm me urdhër?

A nuk ju kam thene se te tre jane bashke!

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Jozefina Topalli: A e mbani mend Dushkun? Po e zbaton Luli! LSI po fut kandidatët edhe në listat e PD si garanci”

  1. Sd says:

    O Zefe Topallja?
    E di çke ti?
    Shko ha ndonjë kalli kollomoqi te pjekur dhe shiko hallet e tua se nuk je per politik ti.
    Ty ne politik te futi Azem Hajdar Maxhar Kandahari i Kolgecës se Tropojes.
    Për ty ka faj Kryshku që ska gogla Dushku.

  2. Gaz says:

    Po mire moj zonje. me KQZ nuk ka depozituar asnje kandidat asnje parti. Keshtuqe KQZ nuk ka te beje asgje. Sa per dushkat duhet te pyesish veten tende the Sali-ushin si inumuronit votat ne zgjedhje. Cdokush mund te foli ose te keshilloje por ju te ish ose eksizt PD ista nuk keni moral te folni.

  3. asht koha me i sherby venit tand
    qe dhan jeten te paret tane jo bijve te kurves esadiste .
    eshte shanci i fundit te rreflektoni e sherbeni Shqipnise

  4. ARI says:

    POLITIKANET SHQIPTARE KUR HUMBIN POSTET BEHEN ARMIQ TE PARTIVE TE CILAT I HYPEN NEPER POSTE. UNE MENDOJE QE KRITIKAT DUHEN BERE KUR JE BRENDA NE PARTI PASI ME VONE NUK TI BESON NJERI. I BEJ THIRRJE SHQIPTAREVE TE FUTEN NEPER PARTI POLITIKE EDHE BRENDA TYRE TE BEJNE NDRYSHEMET E TYRE. MOS PRISNI QE KETO PARTI TE PASTROHEN APO RREGULLOHEN VETVETIU. FUTU BRENDA EDHE JEP KONTRIBUT QE TE RREGULLOHEY SHQIPERIA . MOS KENI FRIKE TE KRITIKONI. POR MOS FLISNI PASI INTERESI JUAJ NUK KA TRIUMFUAR EDHE PASTAJ SHNI. NE SHKODER I THOJNE HODHA LUMIN TE DHJEFA KALIN.

  5. specialisti says:

    Jozi
    Ke shume te drejte.
    Mediu ka 30 vjet deputet ,ne listen e PD-se.
    Edhe te tjere kryetare partish te djathta e te majta.
    TURP
    Kandido vetem e shiko ku je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *