Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Nga Mustafa Nano

Duket se demokratët janë përgatitur për humbjen më 25 prill. Dhe nëse ka mes tyre që ende janë të papërgatitur, do të duhet ta shfrytëzojnë kohën që ka mbetur deri në ditën e zgjedhjeve pikërisht për këtë qëllim: duhet ta përgatisin veten. Ndryshe, do t’iu bjerë në kokë apansëz. Por nuk ka pse. Nuk iu falet. Gjërat janë kaq të qarta. O e dinë ata këtë gjë, o nuk e di njeri tjetër. Nëse nuk e dinë, atëherë po bëj unë një përpjekje për t’i ftilluar.

Ata nuk kanë qenë asnjëherë shumicë në këtë vend. Mund të ishin fare mirë shumicë, por i dhanë partisë një frymë e orientim pakice. Erdhën në pushtet në vitin 1992 me ndihmën e votave të mijëra njerëzve të së majtës, të cilët ishte e qartë se nuk u tërhoqën prej PD-së. Ishte vetëdija se ndryshimin nuk mund ta ndalnin (edhe po të mos e donin), ishte edhe dëshira e vullneti për të qenë në anën e duhur të historisë, që i shtrënguan të bënin një zgjedhje të panatyrshme e të fortë: ia dhanë votën partisë së Sali Berishës e të Azem Hajdarit. Por u mor vesh që në krye të herës se atyre do t’u duhej shumë pak, një zhgënjim fare i vogël, për t’u kthyer në origjinë. Dhe zhgënjimet jo vetëm ishin të shumta e të mëdha, por erdhën sa hap e mbyll sytë.

Një parti, edhe sikur t’ia vinte për qëllim programor vetes të provokonte antipati e animozitet në shoqëri, nuk do mundte ta bënte aq shpejt sa e bëri PD-ja. Tre muaj iu deshën. Në mars të vitit 1992 erdhi në pushtet, e në qershor humbi bujshëm zgjedhjet lokale. Ujërat elektoralë të PD-së zunë sakaq shtratin e vet. Votat “renegate” u kthyen në lumin e të majtës. Zunë të ripërvijohen shtretërit e ujërave elektoralë. Ishte viti 1997, sidoqoftë, që u dha formë një herë e mirë këtyre shtretërve. Më pas, asgjë nuk ka ndryshuar: përballë përroit elektoral të PD-së (të vrullshëm, por gjithsesi përrua) ka qenë lumi elektoral i PS-së (i qetë, por gjithsesi lumë).

PD-ja erdhi në pushtet edhe një herë tjetër. Së pari duke dhënë përshtypjen se kishte nxjerrë mësime nga historia. Berisha aktroi shkëlqyeshëm atë mot, duke i bërë shumë njerëz të besojnë se ai ishte bërë tjetër njeri, se kishte kryer kushedi se ç’seanca egzorcizmi dhe ishte bërë më në fund njeri normal. Ai hapi derën për të larguarit e të dëbuarit dhe afroi fytyra të tjera të reja, siç ishte edhe fytyra e Lulzim Bashës. (Sot Lulzim Basha është një mërzí e gjallë, por në vitin 2003 ndillte kërshëri e interes.) Por prapëseprapë, nuk pati ndonjë vërshim kushedi se çfarë ujërash elektoralë në shtratin e PD-së, edhe pse Fatos Nano qeverisi për tetë vjet në mënyrën më të keqe të mundshme, duke treguar se nuk ishte për atë punë.

Besonte verbërisht se çfarëdo që të ndodhte e sido që të qeveriste, nuk kish se si të humbte përballë Berishës. Për këtë arsye, nuk i dha rëndësinë e duhur çarjes të së majtës. Ai e lejoi dhe e provokoi këtë çarje. Dhe kështu, PD-ja erdhi sërish në pushtet në vitin 2003. Në vitin 2008 mori mandatin e dytë, ngaqë puqi telat me LSI-në. Pas rënies në vitin 2013, ajo nuk e ka marrë më veten. Pse? Sepse përroi elektoral i Berishës është tharë prej Bashës. Por edhe sepse përballë nuk është më Fatos Nano, përtac e moskokëçarës. Është Edi Rama, që është – për ta thënë me fjalët e tij – një kafshë politike e nivelit të Enver Hoxhës.

Ka vetëm një rrugë që Partia Demokratike të bëhet kompetitive. Ajo duhet të fitojë vëmendjen e atyre shqiptarëve, që nuk kanë qenë asnjë herë tifozë të saj. Mirëpo, nuk e ka bërë këtë. Ka ecur në një rrugë tjetër, të kollajtë, e shumë familjare e të njohur për demokratët. Është përpjekur ta mbajë mirë me bazën e partisë, edhe pse e di se ajo nuk i mjafton. E prandaj ka mbetur ende e njëjta parti, s’ka gjë se e drejton Basha. Këtij të fundit iu dha një shans i madh. I erdhi në dorë një parti e rëndësishme, anëtarët e së cilës janë mësuar të ndjekin nga pas prijësin e tyre.

E kishte në dorë pra, ta orientonte atë parti në një mënyrë tjetër, me synimin për ta bërë një parti shumice. Dhe gjëja e parë që duhej bërë ishte deberishizimi i saj. Mund ta arrinte këtë gjë edhe pa e shpallur si objektiv. Madje, edhe duke e ruajtur Berishën si mumie të historisë. Por Basha as që e pati në mendje. Përkundrazi, u duk se të vetmin merak kishte t’u dëshmonte shqiptarëve se partia ishte e Berishës në trup e në shpirt. Edhe e Azemit. Basha nuk harroi kurrë të shkonte një herë në vit te përmendorja e “heroit të demokracisë”. Shumica e shqiptarëve nuk donin më shumë se kaq për të mos e votuar.

Por Basha u dha më shumë. Ai ndërtoi opozitën më të dobët të Shqipërisë postkomuniste, një opozitë që do t’u rrinte mirë viteve ‘990. Provë e kësaj që sapo thashë janë – përveç shumë të tjerash – inkursionet në Europë për të denoncuar mafien e Tiranës, apo diskursi politik që ka adoptuar në Tiranë, të mbushur me shprehje të llojit: “mbi trupin tim do kalojë”, “Ramën do ta tërheqim zvarrë”, “kush guxon të prekë votën, luan me kokën”. Kjo i ka bërë shqiptarët ta shohin Bashën si një palo imitues të një shembulli të keq. Shqiptarët e rrëzuan Berishën (dhe Bashën me të), ngaqë i panë si të korruptuar e të dhunshëm, deri edhe vrasës.

E prandaj, atyre u vijnë zorrët te goja prej betejave të Bashës për votën e lirë, kundër korrupsionit, kundër gazit lotsjellës në protestat e opozitës etj. Këto janë beteja që Basha nuk mund t’i bënte pa kërkuar një ndjesë të thellë publike të tipit: “Të dashur qytetarë, ju kërkoj falje! PD-ja është përgjegjëse, pasi ka kontribuar në ndërtimin e një sistemi të korruptuar qeverisës. Ajo është përgjegjëse, pasi futi vjedhjen e grabitjen në praktikën elektorale shqiptare. Ajo është përgjegjëse, pasi është sjellë me opozitën ashtu si asnjë parti tjetër në pushtet në tridhjetë vitet e fundit; katër vrasjet në bulevard janë një njollë e zezë e pashlyeshme në historinë e vendit tonë; etj., etj.”

Në vend që ta pastronte biografinë 30-vjeçare të PD-së me një ndjesë të tillë publike, ai e nxiu edhe më atë biografi, duke marrë dy vendime fatalisht të gabuara. Urdhëroi djegien en bloc të mandateve të deputetëve të vet, dhe pas kësaj, e ndaloi PD-në të merrte pjesë në zgjedhjet lokale. Këto dy vendime janë etiketuar në publik në mënyra të ndryshme (sapo i quajta “fatalisht të gabuara”), por në fakt ato kanë qenë më shumë sesa kaq. Ato kanë qenë të rrezikshme, të çmendura, të ndyra, sepse synonin ta linin vendin përballë dy e vetëm dy alternativash: ose rrëzimin e qeverisë, ose luftën civile.

E dyta u ndalua falë ndërhyrjes të të huajve. Por edhe falë Sandër Lleshajt që, në vend që të vriste njerëz në bulevard (precedenti ishte), zgjodhi t’i “helmonte” me gaz lotsjellës. Por dështimi nuk duhet të na heqë nga mendja faktin që djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale janë gabimet më të pafalshme të ndërmarra nga politika shqiptare pas vitit 1997. Përsëris: ishin vendime që synuan luftën civile, e cila u shmang ngaqë Basha nuk mundi, e jo ngaqë Basha nuk donte. Shqiptarët e dinë kaq gjë. E nuk ia falin. E prandaj, s’do ta kenë për gjë t’ia japin votën të majtëve, sido që mund të mendojnë që këta e kanë bërë baltë.

Tani është radha e një gjëje tjetër që duhet ta dinë demokratët. Ka edhe një faktor shtesë që e ndihmon fitoren e së majtës. Kjo gjë e ka emrin “kodi zgjedhor”. Një parti e madhe do duhet të rritet/zvogëlohet me mijëra vota në një qark, në mënyrë që të fitojë/humbë një deputet në Kuvend. PD-së, për të shpresuar, do t’i duhet të marrë në çdo qark 20-30 mijë vota më tepër sesa në zgjedhjet e shkuara. Mirëpo, kjo nuk ka gjasa që të ndodhë. Sepse aritmetika elektorale është një puzzle i njohur tanimë. Edhe sikur qielli e toka të kthehen përmbys, PS-ja nuk mund të marrë më pak se 3 deputetë në Shkodër, 3 në Lezhë, 18 në Tiranë, 10 në Fier, 6 në Korçë, 4 në Berat, 7 në Elbasan, 2 në Gjirokastër, 8 në Vlorë, 1 në Dibër, 1 në Kukës, 7 në Durrës etj. Këto janë shifra, poshtë të cilave PS-ja e ka të pamundur të zbresë, edhe sikur të dojë. Dhe kështu, në versionin më të keq, PS-ja nuk zbret dot nën 70 deputetë.

Është lumi i saj i qëndrueshëm elektoral (që nuk ka të bëjë fare me mënyrën se si ajo ka qeverisur) dhe kodi zgjedhor që e gatuajnë këtë situatë, e cila mund të përmbyset veç nga një proçkë kolosale e Edi Ramës (fjala vjen, nëse zbulohet se ai ka porositur që vaksinat kundër COVID-it të kenë cianur në përmbajtjen e tyre). Ose mund të përmbyset nga një erë e fortë ndryshimi. Por këtë erë ndryshimi nuk mund ta krijojë partia e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, që drejtohet prej Lulzim Bashës. Prandaj, më 25 prill 2021 demokratët nuk ka kuptim të presin që të vijë Lulzim Basha në pushtet. Çdo gjë e çuditshme mund të ndodhë atë ditë (ndoshta mund të zhduken edhe Trump-istët nga faqja e dheut), por jo ndërrimi i pushtetit në Shqipëri.

Kështu janë gjërat, të dashur demokratë.

REMOTE_ADDR:[]

57 komente në “Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!”

  1. Trotski says:

    Hesap i Qeruar.Mire u pafshim ne Zgjedhjet e 2025 !!!!

    1. Larkqofti says:

      BRAVO Nano
      Shkrim I Goditur
      No koment

      1. Ray says:

        Po e tha ky deficenti Muci , ky i ve vulen lol

        1. ben says:

          Ray-ajo qe juve SHQUP-istet nuk kuptoni eshte matematika. E keni treguar me liderin tuaj aktual, qe jo vetem matematiken nuk e di, por edhe aritmetiken e thjeshte e ka zet se nuk arrin ta kuptoje.
          Rama do i fitoje zgjedhjet e ardhshme, jo se eshte i persosur, por alternativa eshte vaj medet.
          Persa kohe qe PD nuk distancohet nga Berisha, Basha e te tjere, ka zero mundesi qe te vije ndonjehere ne pushtet.

  2. Jimi says:

    Me dhimbje e them, por kjo eshte e verteta te dashur demokrate ! S’ke c’i bene, i ka jeta keto! Opozitare, po vllezer.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Deshe te thoshe “te dashur demokratikiste”!? Se ata nuk jane demokrate, se asnje lidhje me demokratet nuk kane idotet, kokpalaret, hajdutet, kriminelet dhe halabaket e PeDes …

    2. Alfred says:

      Ti more palo-analist mundohu te na “ftillosh” per rastin “Tirja” neper spitale,qe po ben kerdine me shume se covid-i.
      Si e spjegon zoterote,qe nje person pa asnje pushtet,fundi I kavallit si puna e kesaj Tires,ben namin duke rrjepur si pulat, shqiptaret e lodhur e te varfer?!…Si nuk do t’ja dije fare kjo Tirja per gjithe ate zinxhir te gjate shefash dhe eproresh deri te ministri?!…
      Germo pak,o Muc se mund te ftillosh kushedi sa e sa gjera e mund te marresh edhe ndonje cmim prestigjoz gazetarie,ne vend te hosanase dhe b..thelepirjes …..

      1. vang says:

        TIRE ne kohen e Enverit nuk kishte.Tiret mbine sa mbiu Saliu .Tani lulet kane cel kokrra e sa te zhduket fara do kerkoje kohe.

  3. Vlesh says:

    Mer Stafa, po ate “Fitoren” e madhe te Lulit perKryetar Bashkie te Tirans dhe ate punen e Kurbanit pse se tregon?
    Eshte argetuese!

  4. Dero Tafutsi says:

    I ke rënë pikës. Top karaduzi fjalët e tua.
    Po pse nuk thua o Muç, që sikur piçka e Monikës, të nxjerrë flori, e jo këlysh njeriu, nuk ndryshon opinionin e njerëzve.

  5. raul says:

    Mustafa je njesh, je trim, je gazetari me i dashur ne publik, emisioni yt provokacija eshte me i shikuari . Ky artikull eshte nje postulat. Vetem nje gje ke harruar : Aleanca e pd se me lesheline e Nafije falxhores, doktoreshes horoskopike, leshelike, babaxhike eshte nje humbje e madhe per pd, se Nafije dybeku i leshelise eshte gruaja me e urryer e planetit.

  6. Never to late says:

    Asgje e re. Kjo dihet . Gjerat do shkojne ne vendin e vet

    1. Jola says:

      Nje shkrim I shkruar shume bukur.
      👏🏻👏🏻👏🏻
      Ju pergezoj zoti Mustafa Nano.
      Suksese ne punen tuaj.

  7. Yess!! says:

    Po, ke të drejtë z
    PS, mandat të tretë.

  8. MOS E DHËNTË ZOTI 🙏🙏 says:

    LULUSHI KRYEMINISTËR ?!?!??😳

  9. rakip llari says:

    Muco. Je i madh vella. Hallall e pac. Por kam frike se Gjekemarkagjekaj, ky anal isti i PD, do te bej nje artikull ku me siguri do te emeroje Lulash karafilin kryeminister.

    1. ce says:

      A e keni pare pseudogazetarin Gjekemutmarkaj si skuqet si gjel kur flet fjale qe as vete nuk i beson, ska faj paguhet per te shpifur, njeri legen 100 vjet drite larg gazetarit dhe publicistit te nderuar Mustafa Nano artilujt e te cilit i lexoj pa fryme. Artikujt e Muc Nanos do ti lexonte pa fryme dhe l madherishmi Napoleon Bonaparti po te ishte gjalle. Muc je njesh.

  10. Tepelensi says:

    Kjo qe thua eshte e vertete
    Kete edine dhe ata vete
    Edi vete basha e di partia
    Po ashtu dhe nga LSI-ja

    Po shkojne larte e po shkojne poshte
    Si ta mbulojne ate grope
    25 prill mos ardher kure
    Se keta i le pa gjume

    1. kritiku says:

      tepelensi mos e mbaj veten per poet. ti ngjan si poetet e komunizmit qe shkruanin ide dhe jo poezi. lerja nshrakut kete profesion. .

  11. Drilon says:

    Eshte e vertete nuk do te asnje ndodhe asnje cudi.Thjesht Rilindja shkon ne OPOZITE.Edi Rama del ne pension se eshte plak dhe nuk i mbajne me gjunjet.

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      Mire tani o Drilon, kthehu nga ana tjeter se u mpive duke fjetur nga ky krah e te ben te shikosh endrra te cuditshme. Tunde dhe Lulushen se gjume i rende e ka zene, apo mos e ka zene ai gjumi i madh.

    2. mirel says:

      Drilon…Keep dreaming

  12. Noli says:

    Analize e drejte. Votusi gri nuk mashtrohet mga sofizmat. PD ne fushate premton fitore,gjate zgjedhjeve shpall fitore dhe pas numerimit deklaron se zgjedhjet i vodhen por do ta rrezojne shume shpejt. Kjo histori perseritet ne cdo zgjedhje.

  13. MS says:

    Ne 26 Prill do ti pine lengun Lulit!🤣

  14. Mari says:

    Rrofshin lylkat me shpellarin

  15. Realiteti says:

    Analize komplet boshe. Pa piken e logjikes, matematikes dhe logjikes se realitetit dramatik shqiptar. O Muti… sorry Muçi shkrimit tend i mungon elementi kryesor BIFTEKU I NUSRETIT i lare ne flori me ne krye te tavolines Samirin. Kete ka parsysh votuesi shqiptar dhe sa per dijeni eshte shume i ndjeshem nge votues socialist mesatar kete fakt. Shnet.

    1. Opinion says:

      Ssshhhhttttt, thuaje nën zë, se nga biftek behet sufllaqe, pa salca.

  16. Gipa says:

    Ha ha po mire ju paske numrue keto te gjitha te verteta po a lexojne demokratet keto apo bahen kinse spo dim dhe spo ndegjojme keta jan ata ndjekes budallenj qe i ndjekin udheheqesit e meparshem qe kan vjedh e kan vjedh.

  17. Antikorupsioni i politikaneve koke bosh says:

    Kush do qe ti fitoje zgjedhjet populli ne pergjithesi do vazhdoje te vuaj dhe te raskapitet . Do shkoni ne per gjykata per te mare drejtesi por padrejtesi do merni.Do shkoni ne per spitale do duhet ta fusni doren ne xhep se ndryshe ke mbaruar Po nuk pagove.Do shkoni ne pune por leket qe do merni zdo ju dalin per te mbuluar shpenzimet e dites .Prinderit do percjellin femijet ne emigracion dhe do ti mbysi merzija .Femijet do ikinper nje jete me te mire sepse ne shqiperi vetem politikanet hajdutet dallaverexhinjte kalojne mire dhe kane mundesi te jetojne si sheike .O njerez zgjohuni nga gjumi dhe mos i besoni fjalet e politikaneve dhe mos i votoni me se na kane nxire jeten na kane mare me qafe jane mallkim per ne.

  18. Dull tropoja says:

    Saliu i ka bere gojore serbit tani duhet ti beje edit.hahaha

  19. Qerim Vidohova says:

    Po atehere perse u dashkan zgjedhjet ne Shqiperi? Sepse, kush mund ta merrte me mend. qe nje analize e Mustafa Nanos jep perfundimin e tyre pothuaj ne kufije matematike? Pra, kot te behen shpenzime, rezultati tashme eshte i njohur, e tha Mustafai.Dreqi ta marre, duam apo nuk duam, Mustafai eshte fare prane se vertetes. Apo zgjedhjet dhe gjithe ai shpenzim marramendes per to duhen bere vetem per te sanksionuar miqte e rinj si kandidate te Kryetareve te Partive? Ky vertete eshte nje luks i madh ne kurriz te ketij populli te vuajtur. Por, ajo qe dhemb shume ne kete rast, qendron ne faktin se edhe pas zgjedhjeve mocalishtja jone politike do vazhdoj te qelb dynjane.

  20. Koco says:

    Dorë shkrim i shkruar dhe i argumentuar në mënyrëm me Briland i nderuar Nano . Meritoni vlerësim e respekt .

  21. Viktor says:

    Kam frike se sdo i njohi zgjedhjet, se ai per te humbur e ka te sigurte. Dhe vendi do ndizet edhe nje here si tek Astiri, si tek Teatri apo te Parlamenti, keshtu kalojne 4 vite duke u marre me Lulin è jo me hallet è shqiptareve!

  22. S- New York says:

    Nuk jam partiak,nuk me intereson asnje parti.
    ANALIZE E SAKTE MUCI.
    PD-kurr nuk fiton,jane shume te neveritshem,hajdud dhe kriminel,jo se jane me pak te tjerat.
    Me vjen per tu habitur,por nje gje eshte e sigurt,sa shoh grupimin e te djathtes”Dule,Ndoka,Idrizi,Shehi,MEDIU,Duka me ne krye BASHEN,nuk ka gje me te neveritshme.
    PS-se ne fushate do ti mjaftonte te vendosin postre me fotografi te ketij grupi dhe nuk do te kishte nevoje per fushate,se sa ti shohim ato, vrerin do ta shprehin ne vote kunder tyre.

  23. Ylli says:

    YA
    Ata e dijnë, po mirë bëre që ua kujtove.👍

  24. toni says:

    Kenaqesi t’ju lexosh dhe degjosh z. Nano

  25. PULARIA e KRIMIT të ORGANIZUAR , dhe VEZËT e KRIMIT të ORGANIZUAR të Agron HAJDUT DUKËS says:

    Edvin KRYEHAJDUT Rama (Shoku dhe Vèllai SIAMEZ i KRYEHAJDUTIT tè BALLKANIT Arben FAQEZI Ahmetit) , èshtè me FAT tè MADH , qè ka pèrballè NJÈ OPOZITÈ si kjo KRIMINALE , me BANDITÈ , KUSARÈ , HORRA , HAJDUTÈ dhe TRADHTARÈ tè URRYER tè PD KRIMIT dhe LSI MAFIES , qè kèrkojnè té RICIKLOHEN pèrsëri , bashkè me KRYEKRIMINELIN dhe KRYEHAJDUTIN Agron KUSAR Duka tè PAA , sè KORRUPSIONIT dhe KRRIMIT tè ORGANIZUAR ⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱

  26. PULARIA e KRIMIT të ORGANIZUAR , dhe VEZËT e KRIMIT të ORGANIZUAR të Agron HAJDUT DUKËS says:

    Edvin KRYEHAJDUT Rama (Shoku dhe Vèllai SIAMEZ i KRYEHAJDUTIT tè BALLKANIT Arben FAQEZI Ahmetit) , èshtè me FAT tè MADH ,qè ka pèrballè NJÈ OPOZITÈ si kjo KRIMINALE , me BANDITÈ , KUSARÈ , HORRA , HAJDUTÈ dhe TRADHTARÈ tè URRYER tè PD KRIMIT dhe LSI MAFIES , qè kèrkojnè té RICIKLOHEN pèrsëri , bashkè me KRYEKRIMINELIN dhe KRYEHAJDUTIN Agron KUSAR Duka tè PAA , sè KORRUPSIONIT dhe KRRIMIT tè ORGANIZUAR ⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱⚖⚖🙏⚖⚖🇦🇱

  27. Grey wolf says:

    Ke harruar deklarimin e “liderit legjendar” se kishte ]lan te vriste me sniper kryetarin e opozites dhe qe dogjen seline e nje partie politike ne Shkoder. Vetem keto mjaftojne qe shqiptaret te kuptojne se sa demokratike eshte PD. Por prit se ka dhe me: provoni te shkruani nje koment negativ ne faqen e liderrit te tyre, per te qinden e sekondes ua fshijne komentin dhe ju bllokojne. Dhe kjo ne opozite, mendoni te vije ne pushtet ai. Eshte me i ri se saliu por eshte me i vjeter se enveri per nga menyra diktatoriale se si udheheq. Nuk pranon as kritika e as sugjerime. Ne anen tjeter ne faqen e edi rames mund te thuash cfar te duash, jo vetem nuk ti fshin apo te ben bllok por edhe te begenis me nje pergjigje sqaruese se perse nuk eshte sic thua ti, dhe madje kur sugjerimet i sheh te drejta i aplikon ato ne kohe rekord.

  28. ce says:

    Te vetmin artikull qe e kam lexuar dy here o mendjendrituri Muc Nano. Exelent, brilant, Smart Brain je o gazetari dhe publicisti me i dashur per publikun, do te krahesoja me Zdravko Colic kengetarin e madh qe Serbet e kane idhull dhe juve Muc shqiptaret ju kane idhull se flet vetem te verteten dhe ate cka ndjen vete dhe jo si kryelegeni Gjekmarkaj gazetari me i urryer ne Shqiperi qe skuqet se gjel kur genjen pa pike turpi. Bravo Muc,,

  29. Labi says:

    Ne 1992 votova PD,arsyet dihen,mbas 1 muaj qeverisje prinderit e mi hiqen nga puna,edhe pse ajo qe ata benin nuk kishte lidhje me politike,ne vend te prinderve te mi u punesuan dy te tjere nga Tropoja, a mundem une te votoj per ate parti,per nje gje ja pame hajrin,ikem te gjithe si familje,cudia ndodhi kur Basha i dergon mesazh djalit tim si student qe ka mbaruar shkelqyer dhe i premton pune dhe jete dinjitoze ne Shqiperi,ai mendon se im bir do leje jeten e lire ne perendim dhe do besoj gnjeshtrat e Bashes,mjaftoj nje fjale,thone qe ky genjen dhe kur e pyt sa eshte ora,dhe im bir u bind me ke ka te beje.

  30. Haki Stermilli says:

    Shkrim i detajuar mirë Muço dhe të jap të drejtë sesi i arsyeton gjërat. Megjithate unë them se do të ketë dhe surpriza në 25 Prill pot jo nga Llulli por nga partitë e ikura nga PD. Kete here shikoj në Parlament J. Topallin, Murrizin Hajdaren e vogël por dhe Patozin. Elektorati Gri them se do tjua japë një mundësi atyre. Mbas këtyre 30 viteve Akoma i bëj pyetjen vetes: Po mirë gjithë ata të perndjekurit politikë të vërtetë si nuk arritën dot të mblidheshin bashkë dhe të formonin dot partinë e tyre? Që në fakt u takon atyre dhe vetëm atyre të ishin të djathtet e vertete…

  31. Olimpia says:

    Nano, I ke bere analize matematike situates politike dhe PD.
    Doja te theksoja dicka interessante… Drejtuesit e PD LSI dhe Basha me Mo en deklarojne se kudo ku shkojne, ndjejne urrejtjen ndaj Rames dhe pragun e, fitores,, Por ka nje gje te thjeshte… Ku shkojne ata???
    Tek militantet è tyre te betuar.. te cilet I mbushin me besnikeri dhe garanci se do te fitojne… Por harrojne nje gje te vogel.
    Qe ata pebejne vetem 30 % te elektoratit, e shumta 40%…Pjesa tjeter eshte e majte, kushdo qofte ne krye te PS, Rama apo neser Veliaj, Denaj, Xhacka apo nje outsider nga bota akademike apo diaspora è shkelqyer shqiptare qe ka figura te talentuara.
    Ne faktor tjeter Jane epidemia dhe termeti.Te dyja keto beteja te tmerreshme te perballuara mjaft mire nga Rama, I bejne shqiptaret te mendohen mire perballe kutise se votimit.. Ata mijra njerez qe presin shtepite per te futur koken nuk mund te bejne shaka duke votuar PD dhe Berishen e Meten te njohur per rekordet e tyre te zeza kriminale dhe pa aftesine e skajshme. Ramanje liberal i qendres keto dy fatekeqesi I perballoi me politika te majta gje qe ka ndikuar ne elektoratin e majte dhe te varferit. Ne epoken e lajmit te shpejte njerezit kane pare qe edhe ne vendet e pasura pasojat e termeteve apo te pandemise jane perballuar me mjaft veshtiresi dhe humbje te medha njerezore.

  32. Kume Peza says:

    Saktë. Është hera e parë që jepet një tablo e plotë e gjendjes së elektoratit dhe fatit të zgjedhjeve në Shqipëri. PD asnjëherë nuk e ka kaluar 30%

  33. Daj Sami says:

    Llogari e bame mik,keta kujtojne qe ky popull nuk ka memorje dhe i rren menja se do fitojne,drejtusit kryesore te kesaj opozite,jane njerzit me te inkriminuar ne kete vend,tutori i tyre plak,per krimet e bera mund te denohet me nja 10 denime te perjeteshme,ky klyshi i tij,po ashtu,presidenti jone i nderue,vetem akuzat qe i ben tutori i tij te mjaftushme te mbetet brenda per nja 30 vjet,prandaj keto fytyra anti-popullore e kane pazarin e mbyllur,tani jane ba trima nga frika e drejtesise,qe se shpejti do jene objekt hetimi dhe gjykimi

  34. Kajo says:

    Ke perforcuar me shum meqe je nje njeri publik nje ngjarje qe te gjith e dim si do perfundoj …nuk ka baza te djathta populli jon…esht i majt dhe shyqyr zotit keshtu qoft edhe tet vjet pastaj ska lezet ta mari ndonje demokrat i ri i pa lyer nje qe te denoj berishizmin….ndryshe vetem ps do kete…..

  35. Bollino says:

    Duken si mitingjet e Sales ne 2013 keto o Muc-t, grahmat e fundit.

  36. Konjak says:

    Ti zoteri Nano nukse je armik i partise Demokratike , je armik i betuar i demokracise , je armik i betuar i se drejtes , ie nje sahanlepires i Rivdekies . Ke njmije halle , dhe s’mund te jesh i ekulibruar . Paguhej nenedore me shuma te medha , per ti bere pseudopropaganta ne interes te sejmeneve te tu . Por je duke sulmuar nje popull te tere qe s’ka pune , edhe ata pak te punesuar , paguhen jo me shume se 20000 lek , pa sigurime shoqerore , pa liber shendeti , punetor te pa pune jan rreth 650000 , pensionistet me jo me shume se 13000 lek mesatarisht , per mbi 650000 pensionist . Pra jan rreth 1250000 Shqipetar ne pike te hallit , pikerisht nga kjo qeverisie , qe mbron e lavderon ti , por ka edhe te tjere si ti . Pse ndodh kjo propagante nga ju ?!. Ndodh sepse , jeni te mirpaguar , ju dhe gjith te tjeret qe propagandoni nje uzurpator pushteti , ku shumica e popullsise , nukse i duhen . A merrni nje rroge qesharake apo pension –si gjith te tjeret — atehere pse sju digjohet zeri , per mungese ekonomie –si shumica — , por beni propagante shperdorusit te ekonomise , ja qe duket sheshit qe paguheni , me shuma te majme , nene dore . Sigura , se shpejti , tij dhe te gjitheve si ti , do tju behen , helm e vrer , gjithe parat e popullit , qe merrni nene dor , duke e varferuar popullin ne maksimum , e duke i bere fresk nje grupi uzurpatoresh te pushtetit . Vazhdoni , beni kerrdine , ekonomise dhe institucioneve te popullit , ngjersa ne Prill , tju vije mandati i humbies se vonuar . Nese populli , se ka veten me vete , dhe te punoje per vete ; vazhdoni ta shkaterroni kete vend dhe popullin e thjesht , sa ky vend te mbetet shkretetire . Ta gezoni kete vend , zoteri Nano dhe gjithe Nanot e tjere ; — Ne u lencin — !.

    1. Bashko says:

      E paske tha shishen e konjakut 🥃

  37. Shoku jot says:

    E paske qare. Vete shnosh PD!

  38. Taulant says:

    Zgjedhjet ne Shqiperi behen midis dy bandave.
    Banda e Rames eshte me e fuqishmja ka para pa fund u forcua shume me leket e kanabizmit te vendit.
    Shume oligark qe kane marre tendera pa fund do financojn Ramen.
    Media qe eshte plotesisht e korruptuar gjobvenese do propagandoj Ramen.
    Ne Shqiperi Partia Socialiste nuk eshte parti me program politik te majte si partite Evropjane Socialiste.
    Partia Socialiste Shqiptare eshte nje grup kriminelesh si Tom Doshi,Vangjush Dako,Sejdini i Elbasanit Gjika i Vlores,Ahmetaj,Gjiknuri etj qe shkaterruan e vodhen gjithcka.
    Mos te flasim per kryetarin bastard Rama qe ka depozituar miljona Euro pasuri jashte shtetit.

  39. George says:

    Me 25 prill 2021, Sali Berisha dhe Ilir Meta do te vaksinohen Live kunder Terbimit!

  40. Daj Sami says:

    Edhe nje dopio konjak dhe kaloni ne dehje patollogjike,ju ushkuret e krimit,korrupsionit,anti-shqiptarizmit,qe erdhet nga hici dhe sot jane bere miljader,qe ndermjet konjakut bekan analizen e gjendjes,qe normalisht ka probleme,po harrojne ku ishin,si u katandis ky vend dhe ky popull,harrojne se sa veta mbeten pa varr,ne kohen e tyre,harrojne dhunen e terrorin e tyre ,ndaj popullit,harrojne 2 prillin,96-97,fajdet,Gerdecin, zgjedhjet ne 2009,zgjedhjet ne 2011,21 janarin,arrestimet dhe vrasjet e drejtusve te UCK-se,per llogari te Serbise,harrojne udheheqesin e tyre me gjithe zonjen e pare,me kapele me pupla gjate vizites per te fshehur leket e vjedhura,ne Malajzi dhe Brunei,harrojne keta kelysher se si e katandisen Tiranen dhe mbare Shqiperine,ne nje hale te madhe,harrojne keta talebane se si erdhen dhe si jane sot,keta moralistat dhe patriotet e leshit,qe si perfundim kane shku per lesh

  41. Anetari i partise se tritolit=PD says:

    Padyshim qe ne shqiperi ka dhe njerez me mendje dhe me llogjike te shendoshe.Dhe nje prej tyre eshte dhe i nderuari Mustafa Nano,shkrimet e te cilit perpihen me nje fryme nga cdo shqiptar qe e do vendin e tij,qe preferon demokracine ne vend te kaosit dhe vandalizmave te frymezuara nga armiqte e ketij vendi dhe veglat e tyre te, paguara ose jo,nen etiketen e “opozites” e krie.areve te opozites zyrtare (Berisha,Lyli,Like,Monika, Mediu etj etj).E lexova me nje fryme dhe kete radiografi te persosur te bere nga patrioti Mustafa Nano,te cilin shqiptaret e respektojne dhe e renditin ne radhen e penave me te forta te pranuara gjeresisht nga opinioni publik shqiptar,se bashku me Minxhozin,Viktor Malajn,Mero Bazen,Bollinon, Sh.Nazarkon e shume te tjere qe s’me vijne ne mend ne moment dhe qe i bejne nder ketij vendi.Meriton nje bravo te madhe zoti Nano,sepse e verteta eshte nje dhe nuk mund te tjetersohet.Partia e ashtuquajtur demokratike,por qe ne fakt eshte nje konglomerat negativ i njerezve me vese te ndryshme,me ne krye disa agjente te UDB-se (disa emra jane te njohur boterisht) ka fituar vetem nje here ne vitin e larget 1992 me vote te vertete te shqiptareve.Dhe atehere nje pjese e votuan sepse besuan vertet se do shpetonin nga ish sistemi dhe nga lufta e klasave e varferia,kurse nje pjese tjeter dhe shumica e votuan,te trembur nga kercenimet dhe banditizmi i te gjithe vagabondave te inkurajuar nga vagabondi numer nje i kesaj partie ,i martirizuar me vone si “Heroi i Demokracise”qe qarkullonte me pistolete ne brez diten ne diell.Mjafton qe te tregoje teseren e PD-se ne ate kohe te erret dhe edhe te te kapnin duke vrare njeri ne rruge ne flagrance,ishe i liruar nga akuzat.Dhe lufta e klasave jo vetem qe nuk u zhduk,por ndryshoi krah,u zhvillua me nje intensitet te ri,por kete radhe kunder te gjithe atyre qe nuk pranuan te ndryshonin lekuren e te merrnin teseren e PD-se,te cilet u shpronesuan,u hoqen nga puna,u terrorizuan,u burgosen nje pjese,u vrane me gjoja “aksidente” etj etj nje pjese tjeter,sidomos perpara zgjedhjeve te vitit 1996 dhe shume shqiptare,duke mos rezistuar dot nga sulmet dhe ambienti mbytes i falangave te zeza gte drejtuara nga Azem Hajdari e me porosi te njeriut te zi te demokracise se brishte shqiptare,Sali Berisha u detyruan te emigrojne,per te mos u klther me pas.Ata qe nuk u larguan dhe guxuan te merren me politike,pesuan shume prej tyre fatin e Edi Rames,te Erjon Braces,te Servet Pullumbit,Ndre Legisit apo te shume gazetareve trima qe u gjymtuan apo iu dogjen gazetat si rasti i gazetes “Tema” te Mero Bazes apo te gazetes “Koha Jone”.Qe atehere kjo bande politike,duke e pare e kuptuar se me zgjedhje te ndershme nuk mund te fitonte dot,futi mekanizmin e blerjes e vjedhjes se votes dhe viti 1996 ishte sipari i ketij mekanizmi,i cili me pas erdhi duke u perfeksionuar dhe kulmin e arriti ne vitin 2011,kur ne prezence dhe perpara syve te ambasadorit Arvizu,u tjetersua vota,duke u shqyer kutite e votimit ne Lunder dhe lylke rrumbullaku nga luser me -10 vota doli fitues me …aq vota sa deshi per bashkine e Tirones,per te fjetur gjume nja kater vjete ne ate detyre.Dhe kane sy e surrat te akuzojne PS-ne per vjedhje votash,kur jane ideatoret,perdoruesit dhe perfituesit e ketij sistemi,sistem te cilin gradualisht e berite tijin partia e Like-Monikes,duke fituar dhe konkursin nderkombetar e duke marre dhe patente per kete gje!Eshte per kete aresye dhe per fatkeqesite qe kjo bande i ka shkaktuar ketij vendi qe ky popull nuk harron se kush jane keto fytyra qe kerkojne te vijne ne pushtet dhe qe kane 30 vjet qe riciklohen cdo kater vjet (Saliu,lyli,likja,Monika,Mediu,gaztori i Shqupit Ndoka,Idriz lavjeresi,Dule kingu,Dashi me shishe ne dore e ndonje tjeter.Mjaf eshte mjaft!Jane shqlqi me prove! Eshte e vertete qe dhe partia socialiste ka bere gabime ne shume gjera dhe sidomos Edi Rama! Nga me kryesoret eshte perkulja nga presioni i UIlir Floririt per u bere prresident e me pas terheqja nga shkarkimi i tij,pasi shkeli kushtetuten e vendit.Nje tjeter procke e tij eshte vleresimi i krie.ariut te Ballit kombetar,Mit’hat Frasherit se ka kontribuar per letrat shqipe,kur ai pervec kesaj,ka bashkepunuar me Nazistet Gjermane dhe ka urdheruar forcat e tij te luftojne forcat partizane,duke spiunuar,torturuar e vrare bijte e nenave qe luftonin per clirimin e vendit.Dhe per kete ka dokunmenta te vete gjermaneve qe e vertetojne.Dhe jo se Edi Rama nuk e di kete,por ai me ndergjegje ben te tilla veprime,sepse per mendimin tim,nuk ka nje vleresim te drejte per luften Nac-cl dhe nuk i bejne pershtypje keto gjera.Kjo ka bere e ben qe te hidhet balte mbi epopene me te lavdishme te ketij populli dhe te kete ndokim negativ tek pasuesit e kesaj vepre te lavdishme dhe tek komiteti i veteraneve te luftes.Po ashtu,ai edhe per zbardhjen e krimeve te kryera nga Sali Berisha nuk ka bere sa duhet qe ky gangster e agjent te vihej perpara drejtesise dhe vegjeton akoma ne politiken shqiptare akoma edhe sot dhe dale ku jemi.Por,pavaresisht te gjitha ketyre,partia socialiste eshte partia e cila ka qasjen me pozitive per te gjitha sa thashe me lart dhe per te ardhmen e shqiperise.Te mendojme nje cast,sikur ne krye te PS te mos ishte Edi Rama,me te gjitha kritikat qe mund te kemi ndaj tij,por te ishte ndonje tjeter nga siocialistet! Imagjinoni se c’mund te bente Saliu apo Iliri se bashku me te kunder shqiperise dhe ketij vendi?!!Ata me Edi Ramen dhe per pak e krhyen vendin permbys kur u hoq Llalla nga prokuror i pergjithshem dhe na mbeti Monika me nje cizme!Pa le te themi te flitej per reforme ne drejtesi pa Edi Ramen! Do kishim Saliun president e Like 7%-shin KMinister pa diskutim! Dhe ne fund te fundit Edi Rama nuk eshte kriminel,nuk ka vrare e nuk i ka duart me gjak si Sali Berisha e si Lulzim Basha qe lane te vrare 4 djem ne mes te bulevardit,vec vjedhjes e korrupsionit te papare qe kaner bere dhe vrasjeve politike te dyshuara (Pashko,Olldashi,Remzi Hoxha etj etj)te cilat,veglat e tyre ne krye te organeve te specialiuara nuk kane hetuar qellimisht dhe dihet se perse.Edi Rama eshtre me e keqja e mundeshme dhe ne kundershtim me kandidatin (larg qofte)per kryeminister te opozites jashteparlamentare ka punuar dhe shume madje dhe rezultatet kane filluar te duken.Imagjinoni te ishte LyliBashe Tavarishi krieminister ne kohen e termetit apo tani me pandemine!Mos o zot! Do behej nami me vdekje e mjerim!Nje alternative opozitare e llogjikeshme per zgjedhjet e 25 Prillit eshte opozita parlamentare e Murrizit,Rudines,apo partite e reja te Patozit e te Xhozefina Topallit,prania e te cilave ne parlamentin e ardheshem eshte nje dobi dhe nje domosdoshmeri,sepse partite e tyre nuk komandohen nga bandite me kollaro e imunitet dhe nuk kane ne kurriz krime e akuza te pandeshkuara e te pagjykuara si ata qe permenda me lart.Zgjedhjet e ardheshme do vendosin nese shqiperia do ece perpara e do i bashkohet BE-se apo do u dorezohet dhe njehere Saliut e Likee dhe kamikazeve te tyre te bejne ato qe kane bere keto 30 vjete,pa u hyre nje gjemb ne kembe.,sepse reformen ne drejtesi do e kthejne kokeposhte dhe do na marre lumi me Gjin Gjonat me shoke!
    1

  42. WHAT A FUCK says:

    sa me ngjan me parashikimet politike qe bente Bleona Qerreti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *