Një përgjigje për Kastriotin dhe gjithë skotën e bullistëve!

15 Janar 2021, 15:33Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Nëse ka punë më të bezdisur për një gazetar, është t’u përgjigjesh atyre që quhen në terminologjinë politike zagarë sulmi. Në Shqipëri janë një tufë rreth 100 vetë që operojnë në siglën Aleanca për Teatrin dhe merren me qira nga partitë politike.

Ka rreth dhjetë muaj që më sulmojnë qysh nga manifestimi që bënë kundër karantinës dhe për këtë pretendojnë të quhen edhe dishepuj të lirisë, pavarësisht se bota e qytetëruar i quan minimalisht të papërgjegjshëm, normalisht idiotë.

Së fundmi më është risulur Kastriot Çipi, fans i stilit fejsbukian të Elona Casllit. Nuk e njoh veprën e tij dhe ka të ngjarë nuk ka, derisa rri gjithë ditën rrugëve dhe lexon Casllin në Facebook.

Nuk do të merresha asfare me Kastriotin e kallamkusurin, por duke qenë se janë pjesë e një grupi sulmi që kafshojnë çdokënd që nuk u mban ison apo mendon ndryshe dhe shpifja është një ndër armët e tyre, e bëj për hir të atyre qindra intelektualëve të vërtetë që stepen kur kjo skotë i sulmon, i bullizon, duke lënë një boshllëk të madh dhe lejuar që dritat t’i marrin deficentët.

Tani dy fjalë për Kastriotin e kallamkusurin.

Kastriot, unë kam mbaruar ekonomist, dega Sferë Qarkullimi. Nuk e di ku e ke lexuar përkthimin anglisht të saj në CV time pasi nuk e kam përkthyer ndonjëherë, por po të sqaroj se në kushtet aktuale ngjason me profilin planifikim biznesi. Ka qenë një degë e re që u hap nga vitet ‘82 dhe komunizmi po përpiqej të përshtatej me ekonominë e tregut. Ishim një degë elitë ku merreshin ata që kishin mbaruar me mesatare të lartë gjimnazin.

Na jepnin leksione pedagogët më të mirë të kohës si Selim Belortaja, Bardh Çeku, Kol Prenga, etj. Bënim merceologji, statistikë, kontabilitet, industri, ekonomi politike, histori doktrinash ekonomike, tregti të jashtme, matematikë, etj. Ndjesë që të ngarkoj trurin me të tilla terma, pasi i mbaj mend që ca tipa si ty, tek artet, lëndën më të vështirë kishit Historinë e PPSH-së, jo si desidencë por aq ju mbante truri. Ne e kishim si çlodhje.

Nuk kam qenë kurrë sekretar rinie. Genc Ruli që kam pasur ca kohë pedagog kujdestar e dinte ç’hiqte me mua, pasi kam qenë zevzek dhe vetëm për i tillë nuk bëja. Dilja gjithmonë për vjeshtë në ushtarake si i padisiplinuar.

Kur mbarova më emëruan në Vaun e Dejës dhe jo në Teatrin Kombëtar. Ishte një vend më shumë për të internuar dhe zona ime shtrihej nga Hajmeli në Vig. Udhëtoja me autobus pa xhama çdo ditë.

Kur u shkrinë ndërmarrjet tregtare në vitin ‘92, më emëruan në Drejtorinë e Shërbimit Parësor, si ekonomist plani. Më emëroi PD-ja. Dola privat me dëshirë pas disa muajsh, pasi isha i zoti ta nxirrja bukën vetë dhe jo t’i vija vërdallë godinave të shtetit dhe përdorja politikën për të vënë gjoba.

Në vitin 2000 kam filluar punë në Ministrinë e Jashtme si specialist i thjeshtë. Kam qenë konsull në Bari dhe Milano në periudhën 2002-2006, dhe jam pushuar nga puna në vitin 2011, pasi isha kundër marrëveshjes për detin, kundër votimit pro që i bëri qeveria e kohës raportit të Dik Martin; qëndrimit kapitullant të MPJ-së dhe arrogancës së konsullit grek në Korçë që pretendonte varre ushtarësh grekë atje dhe e quante Korçën, Vorio Epir.

Shkrimet e mia i ke edhe sot e kësaj dite të botuara në gazetat “Shqip” dhe “Gazeta Shqiptare”. Jam akoma në gjyq me MPJ-në, megjithëse i kam fituar nja pesë të tilla, në të Shkallës së Parë, Apel, Administrative, pasi drejtoresha juridike e Ministrisë së Jashtme, një militante e LSI-së kujdeset që ta ndjekë çështjen përtej kompetencës së ligjit. Ndaj thuaji drejtorit të personelit të atij dikasteri, që ta japë dosjen e plotë.

Unë Kastriot e kallamkusur, kam bërë beteja për parime dhe jo lëmoshë që të bëhem deputet.

Kam dhënë dorëheqjen nga zëvendësministër i Ramës 15 muaj pasi ishte vendosur qeveria e tij, për mospërputhje mendimesh e parimesh dhe jo se më zunë duke vjedhur. Në ato kohë radha e këtyre opozitarëve të sotëm që prisnin të begeniseshin nga Rama, ishte deri në Durrës.

Kam qenë në çadrën e Lulzim Bashës për t’i shprehur përkrahjen time dhe inkurajuar të largonte të vjetrën. Aso kohe, ata që e nxitën Bashën të dilte nga Parlamenti, e lanë në baltë. Unë që nuk kam qenë kurrë mik i tij dhe nuk kisha asnjë premtim prej tij që të bëhesha deputet, i shkova në çadër dhe do t’i shkoja prapë për një kauzë morale. Por mesa duket edhe ai e ka të vështirë reformimin e asaj partie, kur rrethohet nga tipa që kanë kënaqësi t’i lëpihen një 80-vjeçari.

Kam qenë përkrahës i kauzave që kundërshtonin lodrat te Liqeni Artificial, e cila u shit nga një tip që nuk i mbaj mend emrin.

Kam qenë me kauzën e Teatrit dhe i pari që kam shkruar për aferën financiare pse duan ta prishin. Por u tërhoqa kur pashë ca tipa si puna jote që sulmonin ikona të teatrit si Robert Ndrenika, vetëm se nuk ishin me bandën tuaj.

Para dy vjetësh vetë Rama më sulmoi duke më quajtur mua dhe disa gazetarë të tjerë me termin pezhorativ “kadri”.

Ndërsa sot qenkam me Ramën! Në fakt nuk jam. Por përballë tipave si ju, Rama ngjan burrë shteti. Dhe ky është dëmi real që po i bëni çdo opozitari serioz dhe nderi për Ramën duke i dhënë mandatin e tretë.(Dritare.net)

16 komente në “Një përgjigje për Kastriotin dhe gjithë skotën e bullistëve!”

  1. TJETRI says:

    Çift sipmatik bashke me Rudinen. Respekt per ju Z. Hila. Rralle ju ndjek po me dukeni me kembe ne toke.

    1. Revizori says:

      Eh mor Dritan.
      Po u more me baltën, do behesh pis. Prandaj injorojë keta njerez te pamoralshëm si ky Kastriot Çipi, sepse vetëm ul veten duke u marre me ta.
      Ti je kalibër tjeter. Ne nuk jemi me Ramën, por keta të bejnë me zor te mbyllesh syte dhe te behesh me Ramën.
      Si nuk.paska mbetur asnje intelektual i djathte ne Shqiperi qe te shpetoje PD nga Sali Qeni dhe Lolo Basha. Si ka mundesi kjo fatkeqesi kombëtare?
      Që ne PD te mblidheshin kaq shume njerez te ndyre, eshte diçka tepër domethenese per menyren se si udhehiqet PD nga Sali Katunari dhe nga Loloja i tij.
      Turp dhe fatkeqesi.

    2. Z says:

      Doni me per Belulin? Keta jane intelektualet Shqiptar!

  2. gazetari says:

    Bravo Dritan..Mos u merr me Kastriotin..Ai eshte nje hic, dhe pa vlere..
    Une i kam ndjekur shkrimet e tua ..Ke kohe qe je reshtuar ne vargun e atyre gazetareve, me vlere kombetare,gazetareve realiste,me ne krye te madhin Mero Baze..
    Te siguroj se do kesh nje te ardhme te bukur…
    Respekt nga nje ish gazetar,tani ne Europe..

  3. Labi says:

    Z Hila eshte nje fjale e urte popullore,mos e luj mutin se i del era,kaci eshte kategori e ulet nuk je i njejti nivel,respekt per ju e familje.

  4. Saliu says:

    Braaaaavo Tani!
    Keta tipa si Cipot e Casllot jane si mize kali qe rrine bytheve te bagetise…

  5. vlora says:

    Z.Hila te komentova dhe radhen e pare ne repliken tende me Casllin[me fal qo nuk ve parashtesen znj. se nuk eshte zonje].Meru me nje pune me te hairit dhe mos gjuaj qente e fshatit me gure.Qente bejne mire punen e tyre .Lehin .Bej dhe ti punen qe di te besh me mire .Shkruaj ndonje artikull problemor

  6. Shaqo says:

    S-ka gje tjeter per Belulin?
    Po leket e burgut (internimit) ne Vaun e Dejes i ke marre?
    Je nje tralala pe verteti.
    Paske patur “peshe” per detin, prandaj te paskan hequr. Po Rama te hoqi si disident, apo si pordhac?
    E ke peshuar vehten ndonjehere per te pare sa vlen? Percec 5 lekeve qe mund te jape Merua per ty, ti vegjeton gjithmone ne ujra te pista, prandaj nuk i hyn ne pune njeriu. Ngryse jeten ne vegjetacion.

  7. Shaqo says:

    S-ka gje tjeter per Belulin?
    Po leket e burgut (internimit) ne Vaun e Dejes i ke marre?
    Je nje tralala pe verteti.
    Paske patur “peshe” per detin, prandaj te paskan hequr. Po Rama te hoqi si disident, apo si pordhac?
    E ke peshuar vehten ndonjehere per te pare sa vlen? Percec 5 lekeve qe mund te jape Merua per ty, ti vegjeton gjithmone ne ujra te pista, prandaj nuk i hyn ne pune njeriu. Ngryse jeten ne vegjetacion.
    Kurren e kurres nuk jam me ata qe permend ti, po as me pordhet e tua.

  8. Shkodrani pa pune says:

    Dritan sa kam qesh me termin ZAGARE SULMI , je i madh.Nje keshille mos u mer me keta zagare dhe qen qe lehin ,se ata te sulmojne qe te heqin vemendjen nga shkrimet problematike qe ti je kreativ

  9. jaku says:

    Tani eshte e kote te sqarosh keta plera se Cipi me shoke se kush jeni ju i cili e ke treguar vete qe nuk joshes nga postet politike. Kastriot Cipi eshte nje plere i deshtuar ne jete qe njihet mire se nje fjal e popullit thote me thuaj me cilin rri te te them se cili je…… Tani ti je zoti dhe gjithmon ke care i vetem.

  10. Engjell says:

    Zagare sulmi. Gjetje e goditur,te lumte.

  11. Konjak says:

    Hile , po u merove me kete Kastriotin , posht e perpiet , e me ne fund e verteta juaj ne artikull , doli ashiqare ne dy rreshtat e fundit te shkrimit . Po pse u merove kot , per dy fjale qe do thoshe , per te shar opoziten , e kishe bere kete qysh ne fillim , e pastaj ishe rehatuar , i kenaqur e gezuar , se jua tregove vendin atyre “edepsezave ” dhe propaganten pro KM-se e bere . Po mir bere qe na tregove edhe peripecite e tua , qoft ne monizem qoft ne demokomunizem . Po te mos jeshe bir i Partise , edhe me 20-ta te dilie nga gjimnazi , nuk do ta shikoje universitetin me sy , pa le ta mbaroje ate !. Kurse , historine e partise , sigura e ke pat dhe e ke per zemer , dhe harrojini ato sjellie indiferente ndaj asaj lende , qe na i thoni sot se gjoja ti mirrte mendia , ashtu kot , pa ti nuk doje as ta shikoje , pa lere ta mesoje . Kurse me ato emerimet , ne fshaterat e veriut , – qe sot kerkon te besh disidentin –, sigura je emeruar dhe shkuar me pune dhe me sherbime , qe u ngarkonte Partia . Ju jeshet bij dhe bija te atij pushteti , i sherbenit atij , dhe mir bete ; Por po mundet , mos na trazoni plackat e barkut , me brrockulla ..

  12. Erësiran says:

    Arsyetime dhe justifikime prej INJORANTI:
    1. Ky ka qene pro kauzes per mbrojtjes te teatrit, por tani ka ndryshuar mendim dhe eshte hedhur ne krahun e kundert sepse ata te mbrojtjes te teatrit kane share rober ndreniken!
    Jane shkaqe te tjera qe ky lepires tani eshte pro prishjes te teatrit.
    2. Ky ka qene kunder mendime e e qen drimeve te rames, por meqenese rama tani i duket me i zgjuar se perkrahsit e mosprishjes te teatrit, ky ndron mendim dhe tani eshte pro rames.
    Pra nuk mer parasysh kush ka te drejte, por mer parasysh kush eshte me i zoti i gojes.
    Nuk niset nga e verteta por nga fakti kush eshte me i forte, kush eshte ne pushtet qe te perfitoje prej tij.

  13. Jaho says:

    Ceku thote ca gjera dhe ky Tani. Dhe ky Cipa qen bir qeni eshte. Po sa lexova tek shkrimi i tij se ka qene tek cadra e Bashes per ta mbeshtetur, me erdhen zorret tek goja. Cadra eshte nje nga veprimet me idiote te opozites bashke me daljen nga Kuvendi. Dhe ky ka vajtur per ta mbeshtetur kauzen e tyre. Ptuu…lanet, kameleon, njeri pa bosht.

  14. laramani njengjyresh says:

    Hila zbuloi aferen qindamilionesh qe luhej nga qeveria per teatrin, e pastaj per inat te ca zagareve e harroiiiii dhe u be me shefin e aferes, Ramen te cilin po e gudulis me shpresen se ky do ja vari prap.
    o Hila,je pak legen dhe kaq ishte historia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje