Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga Frrok Çupi

Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët leckamanë?!’. A nuk të vjen në veshë jehona e ‘qeverisë së rigonit’ e lëshuar këtu e shtatë dekada të kaluara.

Në fakt ka një lidhje mes kolerës së ‘rigonit’ dhe eventit dinjitoz në kryeqytetin tonë. Por vetëm  një lidhje që e krijon truri i politikanëve dhe opinionistëve perversë.

Po flitet për një takim të mundshëm ku Turqia dhe Greqia  do të ulen në Tiranë për një dialog mbi mosmarrëveshjet e fundit. Mes njerëzve që shikojnë vetëm ‘varfëri dhe padinjitet’, ka lindur një trishtim i madh pse ky luksa e pse ky dinjitet.

Prej kohësh është lavdëruar mizerja:

‘Rigoni’ iu imponua kombit si ushqim politik në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Qeveria komuniste u vetëquajt si ‘qeveri e rigonit’. Kishte një qëllim: Që secili të fliste me vete çfarë mund të kërkoj më shumë kur qeveria është shpallur e rigonit?!” Vetë diktatori, deri në fund të jetës, nuk e harroi. Mes miqve në Politbyro, Enver Hoxha hapi kujtimet:

-Ti Ramiz e ke njohur plakun tim. Në atë kohë ai shkonte rrugës kështu, kokëvarur se ishte edhe plak, pastaj edhe djalin e kishte në mal dhe qe si i mërzitur. Kur takoi një nga gjirokastritët reaksionarë, nga fisi i Karagjozatëve, që e njihte, ky e pyeti:

-Si je more Halil?

-Mirë- iu përgjigj plaku.

-Ç’të mban ty tani-vazhdoi tjetri.

-Pse ç’më mban mua?-e pyeti plaku.

-Po ja, u formua qeveria e “rigonit”. Natyrisht, këtë ai ia tha me qëllim, se në kuptimin figurativ në Gjirokastër, “rigon” quajnë rrjepacakët.

Kjo ishte biseda e diktaturës.

Biseda në Demokraci:

-E pe sa kushton bifteku në Dubai?…

Mijëra njerëz janë lëshuar nëpër studio, nëpër facebook e në instagram, nëpër kafe e dasma.., të gjithë me sytë në një restorant larg në Dubai. Një grup shqiptarësh, qeveritarë, bisnesmenë e gazetarë ishin ftuar nga autoriteti i Emirateve, dhe miqtë u kanë ofruar darkë. Një video me pjatat u shpërnda si hajmali. Pushteti i djeshëm nxiti ‘urinë’ e njerëzve. Edhe kjo kishte qëllimin e njëjtë me Enverin shekullin që kaloi: ‘Të marrë pushtetin me ‘rigonin’. Veçse në këtë rast mungon njëri nga aktorët: Qeveria në fron po bën gati samitin e ‘luksit’, ndërsa pushteti i djeshëm lëshon thirrje për ‘rigonin’. Sa më shumë zili tu ngjallë njerëzve ‘pjata e tjetrit’, aq më shumë afër pushtetit e shikon veten opozita. Por njeriu dhe kombi ulin kokën deri te pjata, kaq poshtë.

Biseda menjëherë sapo ra ‘qeveria e rigonit’:

Kjo ka ndodhur në vitin 1992. Që ditën e parë, presidenti i Republikës u lëshoi përpara njerëzve kartën e varfërisë. Fillimisht deklaroi se do të ndërtojmë ‘kapitalizmin shqiptar’ me piramida financiare… Herën tjetër hapi varret e krerëve të Byrosë dhe burgosi të venë e diktatorit me akuzën e vetme se kishte ofruar 40 kafe në mortjen e diktatorit… Herën e tretë presidenti doli para popullit dhe deklaroi se ‘jemi të gjithë njësoj- bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë. Ju të varfër, edhe unë i varfër… Do të banoj, si ju, në lagjen e Brrakës ku kam jetuar deri tani!’.

Në të gjitha rastet njerëzit duartrokiten, thuajse si ditën kur në Tiranë zbriti nga malet ‘qeveria e rigonit’.

Po çfarë e gjeti popullin nga rigoni i lakmuar?

1.Karta e piramidave rrëzoi të gjitha kursimet dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm e të varfër, ndërsa rriti në kulm pasurinë e liderë që imponuan ‘rigonin’. Lufta civile e vitit 1997 mori mijëra jetë dhe shkatërroi vendin për shkak të ‘rigonit’

2.Burgu i vejushës se diktatorit për 40 filxhanë kafeje i vuri kapakun historisë së diktaturës në krimet kundër njerëzimit. Që aty puna e quajt e mbaruar me 40filxhanë, 30 vjet nuk u ndëshkua me ligj diktatura komuniste. Qëllimi ishte që as qeveritë pasardhëse të mos ndëshkoheshin kurrë për vjedhjet dhe krimet. Rigoni prapë përdorej si mit.

3.Pallati presidencial, të cilin presidenti nuk e deshi, për pak sa nuk e fshiu jetën e njeriut në këtë vend. Ja si deklaroi para dy ditësh presidenti ‘që jetonte në Brrakë’: ‘Nga ministria e mbrojtjes më njoftuan zyrtarisht se forcat rebele kishin rënë dakord me aviatorë në aeroportin e Kuçovës që të bombardonin presidencën. Pas këtij njoftimi kam thirr komandantin e gardës dhe e kam urdhëruar të shpalosë bateritë e artilerisë kundërajrore të gardës por dhe raketat antiajrore të shpinës në perimetrin e mbrojtjes së presidencës dhe të asgjësojnë çdo avion ushtarak që do hyj në këtë perimetër. Njëkohësisht janë njoftuar puçistët se çdo përpjekje për të bombarduar presidencën do ketë si përgjigje të vetme asgjësimin e tyre’.

Në presidencë po përgatitej kasaphana me trupat e njerëzve të rigonit. Këta, përpara se ta masakrojnë njeriun, ia ulin kokën; pastaj e dinë vetë.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Rigoni dhe samiti i Tiranës”

  1. Leko says:

    Aq mire e ke or ti Frrok. Ngelem popull brekegrisur nga njera ane e nga tjetra cirremi se jemi europiane. Mos pafshim dike te ulet e te haje se do ti sulemi si kucedra! Po pse ore keshtu do hyjme ne Europe ne? Po do kete ore edhe ca shpenzime luksi se i behet respekti miqve te huaj dhe i rritet prestigji vendit.
    Shkoni or popull e punoni, mos i beni naze punes e mos u merrni me kete fare opozite, tamam opozite rigoni. Opozite leshi.

    Rinia te lere kafenete, enderrat per tu bere milionere e per jete luksi pa punuar. Te beje shkolla profesionale e te marrin zanate, mjaft me me juridik apo ku di une dhe kerko pune ne shtet..

    Psikologji te semure, ambicje. Mund ti bejne keq dikujt vetem per zili apo per ti prishur pune.. Keshtu jo! Nuk behet dot Shqiperia, prandaj ndryshoni sa nuk eshte vone!

    1. Salianja says:

      Po Xhozi qe i hipi devese vajti per pune apo per qejf…?

  2. 👏👏 says:

    Je fantastikkkkk!!!

  3. Tami says:

    Je gazetar i paperseritshem, i lexoj me kenaqesi te gjitha shkrimet.
    Te falenderoj

  4. KODRA MBAS BREGU says:

    Medemek, PORDHË ME RIGON kjo puna e PiDhisë tonë o Frokuuuuuu…….

  5. Lulja says:

    Hahaha sa keq qe atje ne Dubai su dhane pak buke me domate e me djathe se atehere do kenaqej opzita e do thoshte te pabuksit do bejne bisnes? O cfare gallate do qe pastaj.

  6. Dini says:

    Mos u lodhe shume me shpellarin e kete idotin qe e kane vu ne krye te p.d se dine te gjithe se cfare qenefit jane

  7. Km says:

    Qeveri e rigonit ,qeverine e pasluftes e kane quajtur bejleret dhe agallaret e permbysur,bashkepuntoret e fashizmit.Ndaj mos mashtro.Nese nuk e di,pyet para se te perdoresh.Nese e di dhe e ben qellimisht je mashtrues.po ku dini ju malochiot ceshte rigoni. Ju edhe jastekun e pate per here te pare ne kohen e qeverise se “Rigoni.”me pare perdornit trungu si jastek.

  8. Km says:

    Cdo gje qe thote mero ne kete rubrike eshte e sakte.Faji i rames eshte qe nuk i kontrollon,me justifikimin qe jane organe te tjera qe duhet ta bejne.askush nuk heq te drejten e kontrollit dhe verifikimit nga qeveria.vetem nese,atje ku do ,nuk e zbaton.por faji nuk eshte i edit qe ka perballe legena te tille.Faji eshte i atyre qe lane keta perballe rames.por realiteti ky eshte.ne opozite te gjithe keshtu jane,nje cilesi ,nje kategori.kjo ka nje arsye.mbulimi i krimit dhe korrupsionit.Nuk thote kotedi”luli eshte djale i mire”.keshtu tha dhe per like floririn.Saliut per gerdeci i rrahu krahet.Andej nga permeti,perdoret nje shprehje:-ky Stan kete bulmet ka”
    .

  9. ta says:

    gazetari nuk shkruan filozofi se nuk te merr vesh njeri por realitetin dhe me fjale te thjeshta, se ;jemi te gjithe me shkolle te larte;

  10. 1 + 1 edhe pas 1-milion vitesh do bëjnë 2 says:

    “”Kur është arrestuar Nexhmije Hoxha dhe kur është bërë e njohur akt-akuza kunder asaj “shperdorim i postit zyrtar” akuzë e bazuar në pirjet ( jo vjedhjet ) e 40 e disa fixhanave me kafe. Që nga ajo ditë e deri sot, kam degjuar nga disa personalitete politike evropjane të ftuar në studio televizioni, deklarata që sipas tyre, nqse autoritetet gjygjësore shqiptare nuk kanë ( kishin ) akuza të tjera kunder N.Hoxhes p.sh në abuzimin, mos njohjen dhe shtypjen e lirive fondamontale të të drejtave të njeriut, për këtë grua që ka qënë një nga pjesët kryesore të motorrit drejtues-funksionues të sistemit dhe rregjimit komunist në shqiperi, dhe mbi të gjitha gruaja e liderit absolut të shqiperise, por sipas drejtesisë shqiptare ajo nuk ka kryer asnjë krim tjeter perveç pirjeve të disa kafeve më teper se duhej në punen e saj, disa nga keta personalitete janë shprehur që ishin gati tja paguanin ata vetë shqiperisë, dëmin ekonomik që ka bërë N.Hoxha.”” Megjithse shumë shtete demokratike evropjane e shikojnë imtësisht sjelljen e personave politikë të vendeve të tyre në lidhje me abuzimin dhe korrupsionin në ekonomi, të pakten ata punojnë shumë për vendin dhe popullin e tyre. Kurse ata që duan ta ushtrojnë politiken si profesion në shqiperi e kanë qellimin që në fillim me vjedhë veçse për vehte dhe zagarët që i ndihmojnë për të hypur dhe qendruar në post. Pse këta qelbesira nuk kanë dhe nuk mbajnë liber llogarie, dikush krejt i mshefur e ndoshta shumë larg i rregjistron keto llogari deri në centimin e fundit, dhe populli nuk e kupton që në fund të fundit ai do rjepet deri në kockë për të paguar keto llogari si greqia sot —albanistan hesapi–

  11. Mali says:

    Sa here nuk gjendet arsyetim llogjik per te mbeshtetur nje ide apo deklarate, analiste e politikane i drejtojne shigjetat dhe sharjet ndaj Partise se Punes, Enver Hohxes apo Qeverise se Rigonit nga ku kerkojne te argumentojne gjithcka te keqe, si edhe ne kete rast!.. Eshte dobesi e tyre apo ndoshta nostalgji e tyre, ku ta dime? Por Qeveria e Rigonit nej vend analfabet e beri me arsim te mesem te detyrueshem dhe me disa universitete, nje vend qe vuante per buken e gojes dhe vdiste nga uria e transformoi ne vend agrar te perparuar: thau kenetat, vuri nen uje rreth 400 mije hektar tokeetj, nga nje vend ku njerezit vdisnin nga malarja, sifilizi, tuberkulozi etj,, semundje te tmerrshme e ktheu ne nnje vend ku ato semundje u zhduken, ku kushte qendra shendetesore e mjeke ne zonat me te thella, nga ven i pishes dhe qiriut e beri me drita ne cdo fashta e shtepi ej, etj.. me gjithe gabimet e deshtimet e veta ajo qeveria e Rigoni nga rreth 1 milione shqiptar ne vitin 1944 e beri vendin me 4.8 milione banore (pa dyshim me plot halle!..). qe duhet vleresuar eopoka e Partise Komuniste dhe Partise se Punes kjo duhet bere nga analizat objektive!,,, por jo ne kte forme. Kjo sjellje edhe shkrimit te mire, si ky i Frrokut, ia ul vlerat, Jo cdo kush qe shan Qeverine e rigonit, Enverin apo Pp nuk eshte automatikisht antikomunist dhe nuk merr vlera te vecanta!,,, Mali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *