Treni i lodhur i opozitës

Nga Pajtim Bello

Në listën Basha, si edhe herë të tjera, po të gjejnë strehim politik disa parti të vogla. Një rit i stërpërsëitur dalë boje, “negociata” gjoja të shtrënguara mes kryetarëve të kalçifikuar dhe Z.Basha, të cilët duan të sigurojnë një vend të sigurt në listën e kandidatëve. Ata justikojnë vehten para të vetëve që në çdo raund elektoral mbeten numurorë topi në baterinë e shthurur. Por ti qasemi thelbit të çështjes. Së pari një kolacion politik dhe lista e përbashkët bëhen për të shumfishuar vlerat moralo politike që krijojnë fuqinë e “zjarrit” në një fushatë elektorale.

E vetmja meritë e tyre është se, fare formalisht, tradicionalisht janë parti aleate të PD, që manifestojnë urtësinë e qingjit dhe kokëulësinë e hyzmeqarit para beut. I janë bindur pa kushte Lidershipit të PD. Këtë përulje e kanë bërë aq shpesh sa që kanë konsumuar tërësisht identitetin e personalitetin e tyre, vetëm e vetëm që të lyejnë gishtin me mjalt në qypin e PD, gjithnjë nëse kjo vjen në pushtet. Në aspektin e staturës moralo politike këto parti, përveç se krijojnë thjesht një fasadë aleance të rremë dhe pa pikë vitaliteti në ngjyrimin e sajë; realisht nuk i sjellin asnjë vlerë të shtuar PD në ballafaqimin me elektoratin.

Përkundrazi njerëzit e ftilluar në të djathtën nuk kanë pse të votojnë për të sjellë në Parlament përherë e përherë pafundësisht disa kryetarë partish të cilët janë po të njëjtët njerëz vetëm e vetëm se Ata bëjnë çfarë iu kërkon Lidrshipi i tyre. Së dyti një kolacion politik dhe lista e përbashkët bëhen për të shtuar e maksimizuar votat. Por në këtë amalgamë partish rreth PD për koonrtibut në mbledhjen e votave elektorale asqë bëhet fjalë. Kaçilja e seicilës prej tyre ngelet pothuaj bosh dhe ato pak vota që hidhen në to firojnë nga thesi i PD, falë aleancës parazgjedhore dhe listës së përbashkët. Por asgjë nuk është kaq e thjeshtë sa e shkruaj unë.

Kryetarët e partive aleate do të jenë përkrah Z.Basha dhe qytetarëve do t’iu çfaqen me atë çfarë ata përfaqësojnë. Realish ata, në politikë, janë më të vjetër se vetë Basha. Ata i shoqëron një histori e mbushur me dështime dhe ngjarje që nuk mund të harrohen nga shqiptarët, pavarësisht nësë janë të djathtë, të majtë apo të qendrës… Bëmat e tyre janë në vragat e trupit të Shqipërisë në tranzicion. Edhe pse koha kalon vragat vetëm thellohen, kullojnë gjak e qelb sepse ende nuk janë kuruar!.. Kryetarët e partive aleate të listës janë personifikim i dështimeve apo skandaleve të qeverive të djathta. Edhe partitë që ata kryesojnë e përfaqësojnë janë damkosur si të tilla.

Fjala vjen LZHK të sjell imazhin e privatizmit të dështuar ku pasuria e shqiptarëve u rrush e kumbulla nga bordet politike të PD, kur z.Sheni ishte zv kryeministër dhe ministër i Ekonomisë së Qeverisë Berisha!.. Ose PR të sjell pamjet makabre e të trishtueshme të masakrës së Gerdecit kur Z. Mediu ishte ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Berisha… Nuk di si do ti mbajnë të qeshurat simpatizantët e PD kur të shohin shtrenguar sup më sup si fishekët në vezme PDIU(Z.Idrizi anti grek..filo çam!) dhe PBDNJ(Z.Dule anti çam..filo grek!)…

Në koalicionin opozitar dhe në Listën Basha ka një bashkim antivlerash që në atmosferë herë sjellin nervozizëm e herë sjellin ilaritet. Janë të shumta e pikante rastet që mund të sillen; qëllimi nuk është ky. Gjithë sa thamë e nuk thamë të forcojnë bindjen se me këtë koalicion dhe me këtë listë “trenit” të PD i janë shtuar vagona për rikupero. Këta vagonë, me rrota frenato e kushineta të djegura, do ta rraskapitin e ndalojnë në mes të udhës “trenin” e PD, shumë larg objektivit të sajë aqsa edhe me dylbi nuk do ta shohij dot finishin e ëndërruar të kësaj fushate. At’herë kur Lulzim Basha ta kuptojë se çfarë i ka bërë PD dhe vehtes, nuk do të ketë kohë as ti bjerë kokës me grushta.

Skifterët e PD, që mezi presin të vijë kjo ditë, do ti jenë vërsulur dhe nuk do ti lenë gjurmë puple mbi trup. Këta ndezin qirinj për natë dhe luten për dështimin e Lulzim Bashës, por edhe vetë Lulzim Basha ditë për ditë po e gërmon tokën nën këmbët e veta. Në vend të aksesorëve apo agregatëve që mund ti rrisnin shpejtësinë trenit të tij, Ai preferoi të lidhij pas vehtes vagona të dalë boje që nuk i hyjnë në punë askujt, përveçse grumbulluesvë të skrapit. Në këtë tunel ku është futur nuk e ndihmon dot as vet Zoti, nëse Ai dhe të tijët besojnë në Zot. Ky tren është i dënuar të ndalij ose të përplaset. Kjo do të ndodhë, është e pashmangshme!

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Treni i lodhur i opozitës”

  1. 👏 says:

    E ke qarë, mor zot !

  2. Shenjestra says:

    Bravo.Shkrim i shkelqyer.Eshte vertete e besueshme se treni i PD-ke,ose do te ndaloi ose do te perplaset. Nje fund tragjik i sigurt.

  3. Mali says:

    eshte e sakte. PD ka nje kryetar te damkosur: 1. me korrupsionin e Rruges se Kombit, nje 200 milion dollare afere vellezer!.., per te cilen gjyqi nuk u be se iu dogjen afatet sepse Luli si minister i P Jashtme ngeli jashte shtetit dhe 2.Per vrasjen e kater protestuesve dhe plagosjen e dhjetrave te tjere ne 21 janarin e famshem. Por i damkosuri mbledh rreth vehtes te damkosurit vrasesit e Gerdecit, hajdutet e prones shteterore apo ish ministra karagjoze si Nard Ndoka i shume perfolur qe ishte bytha e gabuar ne karrigen e Minsitrit te shendetesise!.. E pra keta kane hypyr ne trenin rikpero, sic thote autori, apo ne anijen e shpuar qe ka marre uje do te thoshja une!.. Mali

  4. Çika says:

    Analize e sakte. treni do te perplaset pa nje pa dy. me Lulin trenist, me vagonat e partiçkave Mediu dhe kompani nuk mund te kete fat tjeter. Çika

  5. Teli says:

    Analize korrekte, shkurt e arte. PD mbeti peng i figurave tragjiokomike si Mediu, Dulja, Idrizi, Ndoka, Duka, nje fare ekrem spahiu, dash shehi etj, etj. Po cfare pret qe te fitoje me keta? Cfare na ofron ky ekip i semure dhe i telendisur nga skandalet e tyre?!.. Tren mavria eshte denuar te perplaset, por ku do futet Luli qe do ta rjepin te gjalle Sala me kasapet e tije. Luli ndro pllaken sa nukke shkuar per ti rregjistruar ne KQZ? Teli

  6. Jimi says:

    Respekte i nderuar! Vetem se, a mund te quhet tren nje dekovil, lokomotiva e te cilit ende punon me qymyr!?

  7. Koco says:

    Kjo bandë kopukësh e dallkaukëshi kanë varur shpresat e hulerinë kazan me kazan e bërtasin e ulerijnë se nuk durojnë dot më !Duan farë ? “Babën ” e bëjne sikur nuk kuptojnë “Presin të bien Qufte ndag qelli ” po me nder nga qelli vetëm M .. mundet të bjerë që të hanë këta delnxhinjë ,aferash e pazaresh të pista e të qelburash dinë . ” Presin që ti bienë bolet Cashit “?! Ajde o moj kasolle në ç’derexhe e mursillëk këtë ” Me nder Opozitë e delegjitimove ” Nuk mundet as sot as për nje 100 e 1mot të meret pushteti në tavolinë me skenarë dhune apo duke fjetur Gjumë ti o Lulush e ata jezitë që jeni bërëturpi e gazi i dynjasë . Mos qaj o Lul mos Qaj , se Ty me Monën e Salhinë e tjeret populli me zi po pret t’ju votojë Ju ka shume shpirt , ju ka shumë Xhan! Apo jo xha Teme Agron Llakaj : Me nder ju plasi Bytha do thoni po të ju pjesen juve këta të Kazanit të Shupit .

  8. Konjak says:

    Bello , kenaqesia jote eshte qe te gjithe ata qe ti s’perfiton gje prej tyre , te thyejn qafen !. Po mir , a deshiron qe edhe ata te ken te njejten deshire per ty ?.. Sigurisht qe jo . Ty ose je i paguar mir , nga padronet e tu , ose je vetem instiktiv . Si ka mundesi qe njeriu te jet ujk per njeriun , dhe mund te besh cope-cope cilindo qe ti s’ke interesa . Mir politikanet , qe mundet te perdorin politiken , per te marre pushtetin , dhe ka nje tolerance per ta perdorur politiken e rendomte ; po ne te tjeret , pse duhet te hyjme ne ate vordull te pist ?!. Nuk eshte se kerkoj tju terheq nga ajo ndermorie , qe juve deshironi ti sherbeni me fanatizem , por se paku kurse ofezot dhe poshterimet ndaj tjeterit , qe s’ju trazon ne jeten tuaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *