Erion Veliaj duhet t'i kërkojë ndjesë Lulzim Bashës!

16 Janar 2021, 18:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Erion Veliaj ka bërë një gafë të rëndë publike, për të cilën dhe mund të ndëshkohet, nëse nuk e ka vetëm propogandë politike. Ai ka deklaruar në një takim me simpatizantë socialistë, se kunati i Lulzim Bashës ka aplikuar për leje për vilën e tij të “pestë”, siç e quan ai aplikimin për leje të qytetarit Erion Isufaj.

Sipas zotimit të Veliaj, ai nuk ka ndërmend t’i japë leje, pasi sipas tij, ata kanë mohuar katër vilat e tjera dhe flasin e ankohen për varfërinë.

Deklarata e Veliajt nuk është as politikisht korrekte, por mbi të gjitha as ligjërisht korrekte.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit nuk është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, që t’u numërojë vilat qytetarëve dhe pastaj të vendosë kujt t’i japë leje e kujt të mos i japë, pasi me këtë kriter këtyre që ndërtojnë pallate dhe kulla në Tiranë, nuk duhet t’u japë leje të dyta, pasi kanë bërë nga një.

Leja është një e drejtë që i buron çdo investitori, nëse ai plotëson kushtet juridike për ta zhvilluar pronën. Në rastin konkret, Erion Isufaj dhe partnerja e tij kanë blerë tokën e tyre dhe kanë aplikuar për leje për ndërtim vile, sipas koefiçentëve që ka lejuar plani urbanistik në atë zonë.

Erion Veliaj nuk ka asnjë të drejtë ta ndalojë kunatin e Lulzim Bashës të ndërtojë dhe zhvillojë pronën e tij. Ndryshe nga në Vlorë, ku babai i tij zaptoi detin dhe bëri ndërtim të paligjshëm duke korruptuar zyrtarë lokalë, këtu ai ka blerë tokë të ligjshme dhe po i kërkon leje të ligjshme Bashkisë.

Debati pastaj se sa vila ka Lulzim Basha dhe kunati i tij, është debat moral, ose objekt i ILKDP, apo SPAK, nëse ata i kanë përfituar të adhurat nga burime të paligjshme.

Por dhe kjo është pa shumë bazë. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.

Erion Veliaj nuk është shpërndarës i të mirave material, por menaxher i qytetit, në bazë të planit urbanistik të miratuar, në rastin konkret në investimet në ndërtim.

Ndaj ai duhet të tërhiqet dhe të kërkojë ndjesë nga deklarata që nuk i jep leje Erion Isufajt.

Lejen atij ia jep ligji. Lekët ja kanë dhënë socialistët. Të drejtën për t’i përdorur lekët si të dojë, ja jep vetja.

Askush nuk mund ta ndalë atë dhe Lulzim Bashën të jetojë në vila, përderisa këtë e  bëjnë me të ardhura të fituara nën pushtetin socialist, të cilin e quan të korruptuar.

I vetmi problem këtu është problemi moral që Lulzim Basha ka me demokratët, për të cilët ankohet që po vdesin për bukë, kurse ai po vdes të marrë leje për vila.

Por ky nuk është problem i Erion Veliajt, por problem i opozitarëve. Kjo ndoshta i mbush ata me besim se derisa kryetari i tyre ka sukses si biznesmen në opozitë, në pushtet mund të jetë i paparë.

54 komente në “Erion Veliaj duhet t’i kërkojë ndjesë Lulzim Bashës!”

  1. Fatal Division says:

    Erion Isufaj ose kunati i shokut Lylzim financon leket dajes Vehbi të Vefes.
    Keto jane leket qe Vefa me Vehbiun vodhen nga populli fukara.
    Viktimat e VEFA-s të zaptojne vilat dhe bizneset e Lulit me kunat.

    1. Lasgushi says:

      Mero.Ke plotesisht te drejte.Po te kene pagure,Edi me Erjonin i kane te gjitha mundesite,me ane te shtetit,qe te nxjerin vjedhjet firmave te kunatit te Lulit ne qeverisjen PD e ta cojne ne burg ku te implikohe dhe Lulin.Aq me teper mos i jepnin prokurime nga pasuria e shqiptareve gjate qeverisjes se tyre.Kjo puna e vilave e lejeve, eshte loje per te tallur paguren e genjyer shqiptaret.
      Me duket se filloi.edhe ky i vogli,qe realisht punon,te imitoje ate me brekushe.

    2. xheJ eN Bi says:

      Fatal Divivision….
      Erjon B. edhe guri edhe arrën e ke në dorë.
      Prandaj nëse e verifikon se janë parat e Vefës ,ke të drejtë t’i sekuestrosh .

  2. Anadoll ne Tiranë says:

    Nje shkrim tepër realist, kritik, dhe i drejtë. Veprimi i Veliajt tregon se nuk eshte kandidat per te zevendesuar Ramen ne krye të Partisë Socialiste.

  3. Gumi says:

    Më falni Zoti Baze, por më duket pak e çuditshme kjo mënyrë e të shkruarit: “Lejen atij ai ja jep ligji. Lekët ja kanë dhënë socialistët”. Lejen / atij / ai / ja / … ?
    Me respekte!

    1. Ekluida says:

      Ironi e bukur.

  4. George says:

    Ky vezhgim i drejte mund te behej me nje telefonate…

  5. Skenderbegasi says:

    Erioni flet shume por,
    Punon me shume sec flet.

  6. Emigranti says:

    Mero, miku im me i miri..!
    Nuk te kuptoj pse je kaqe i shqetesuar,dhe po mbron kunatin e Lulezim Bashes.
    Nese kryetari Bashkise shkel ligjet, ka istanca te vecanta qe e ndreqin kete pune..
    Gazetaria hyn ne loje kur,ka probleme,qe i takojne Gazetarise..
    Mos se do te akuzojne ,se po pajtohesh me Lulin e Berishen..Erion Veliaj po e qeveris shume mire Tiranen..
    Mire ishte te vije ta takoje dhe te beje nje intervite me te per kete problem
    Respekt..per ty..

  7. Taulant says:

    Plotesisht dakort me Meron .
    Erion Veliaj betonizuesi i Tiranes nuk mund te dal mbi ligjin dhe te seleksionoj kujt do ti jap leje.
    Ne qofte se zoteria ploteson kushtet ligjore per leje Lali Eri nuk mund t’ja bllokoj Pse ai eshte kunati i Bashes.

    1. xheJ eN Bi says:

      Taulant…..
      O Taulant ,shyqyr që ishe njëherë dakort me Meron ,se gjithmon kur shkruan kundër Lulit do ” kacafytesh” me Meton.Bëra kryq me dorën e majtë.

  8. 21 janari krim lulbfashist.. says:

    Jam dakort me “emigrantin”
    vecse do te shtoja se dhe dhe
    4 te pushkatuarit e 21 janarit 2011
    duhet ti kerkojne falje Devilulit
    se i bene pis kullen e bajraktarit
    viqidolit
    .
    Erion Veliaj edhe pse ka punuar shume
    mbetet nje G.S-IST po aq i ndyre sa dhe L.B & E.R
    por kjo qe ke shkruar sot
    i nderuar Mero
    e meriton te te urojme
    Gezuar festen e 21 janarit 2011
    Keq-ardhje !

  9. Al paci says:

    Lali eri kokerra e legenit, Super hajdutet. Lulin dhe kunatin e tije e di gjithe shqiperia ca jane, kurse ky lali butheqiri nje skuthe I pashoqe.

    1. Artan says:

      Bravo Mero Baze, nje reagim i tille ishte i detyrueshem nga shoqeria shqiptare dhe ty te jep nder dhe te dallon nga gazetarucet militante te te dy kraheve. Erjon Veliaj provon me kete qe, dhe pse punetor i madh, nuk ka kulture dhe ngelet nje lepurush ne politike.

      1. Era says:

        Të qeshim apo të qajmë! Po hahen qehallaret kush bejlerë duhet t’i ketë sarajet më të mëdha

    2. orges says:

      Gazetari dhe llogjike teper e preht Mero

  10. “Lejen atij,ja jep ligji,,Leket ja ka kane dhene socialistet” eshte tregues qe Jane I njejti sekt,Lali Eri e ka cuar faturen e ujit,pa uje ,me larte se te Energjise + te tjerat…..

  11. Kaonia says:

    Eu kete e di dhe bufi qe erjon isufit i hapen dyert ne bashki per te mare c pune e doje dhe biles me urdher.Mero ka te drejte prandaj reagon ne kete forme.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    O Mero, kujti ti kerkoje ndjese ?!?! Ku i kerkohet ndjese te pafytyrit (me te drejte ose jo). Fajin e kane vete qe u krruajten dhe u zhgerrlaqen tek qulli qe po beshtynin para se te mirrnin qeverrine. Ta gezojne tani duke lare parate dhe po i shohin si bufa kur nuk ben shtetin te forte..

    1. An says:

      O mero, sa leke ke marre per kete lecke qe shkruar?

      1. DUCJA says:

        kunati do ishte budalla po te mos ta hedhe Lalin ne gjyq. mund tu rrupase fare lehte ca para. si puna e Becchettit. Pengim investimi, zhdemtim per demin pasuror dhe moral.

  13. Konfjuz says:

    Tamam rrumpalle e vertete!Ketu ka tradheti burra!
    Nga nje ane kemi Ramen qe i jep para Bashes dhe nga ana tjeter Veliaj qe kundershton. Rama i dha 13 miljon dollare Bashes sepse ai kish “pushtuar detin” ne Vlore dhe kish ndertuar pallatin amfib! Veliu nuk i jep as ate qe i takon! Basha nga ana e tij tradheton te djathten kapitaliste dhe flet se ai do mbroje te varferit kur te vije ne pushtet!
    Rrumpalle e vertete!
    Here e pare qe shikoj se si Merua eshte konfjuz por simpatik. Pergezime Mero!
    Me sa duket Veliaj pritet te dale nga PS ose te behet Kryeminister. Me sa duket e ka kuptuar(pak me vonese) lojen e Rames me Bashen. Rama ka nje qen. Qeni ham e Rama na! Qeni i kenaqur me copa mishi dhe Rama i kenaqur me qenin qe i ruan shtepine(pushtetin).
    Rrumpalle e vertete! Veliaj eshte lodhur nga rrumpalla dhe kerkon qartesi. Historia eshte shume e gjate. Aq e gjate sa shkenctaret akoma nuk dine kush eshte me i zgjuar. Eshte qeni qe ha copa mishi, apo njeriu qe e quan qenin “shok besnik”.
    Ja dhe Merua, papritur i eshte future detit me not. Uroj qe t’ja dali se po s’ja doli “do mari kum te bova”. Une te falenderoj zoti Mero se shkrimi yt flet me shume me ato qe s’thua se sa me ato qe thua. Faleminderit!

  14. dulla says:

    Bravo Mero, dridhe like behe trike, erdhi koha per ta dredh, mbrohe Lulin dhe kunatin se jane fukarenj.

  15. THeu komen shejtani o Baze qe po shan birin politik te Rames!!
    Velahuli do te ver gjoba tani ..
    Nuk e di ti qe asnji media nuk e atakon
    Velo partizanin apo gazetar
    Megjithate ke kthyer gur mar qe po ben kritika nr 2 te ripjelljes.
    Ose ka dicka tjeter qe ti e ke nuhatur sps ke vite qe rri me kucedrat politike te Tiranes duke filluar me Saliun edhe Ramen.
    Dhe po ben oponenc ne oret e fundit per te sherbyer si ure pas 25 prillit.
    Sps PD eshte ne ngjitje edhe se lidershipi eshte i dobet populli nuk e do me Ramen sado reklama pompoze te beje me Erdon
    dhe Athinen apo me vaksinen.
    Jo Nasipin te mari ai brenda Ps por gjithe
    LSI te fusi brenda PS ,Rama nuk fiton me.

  16. Qerim Vidohova says:

    Gaboni rende, zoti Baze, nuk eshte ” i vetmi problem ketu problemi moral qe ka Lulezim Basha me demokratet, per te cilet ankohet se po vdesin per buke, kurse ai po vdes qe te marre leje per vilat”. Ky lloj problemi per te cilin ti flet ne kete fjali eshte problem per Lulezim Bashen, per Erjon Veliajn dhe, duket, edhe per ty, qe kujdeseni vetem per pushtetin dhe jo per shtetin. Kurse ata qe duan nje shtet te ngritur mbi rregulla ligjore, ku te lulezoj prona e gjithkujt, si nje e drejte baze e sistemit shoqeror qe duam te ndertojme, shqetesohen seriozisht, ndryshe nga ju qe beni sikur shqetesohen ne kete shkrim, kur arsyeja qe ke mprehur penen eshte thjesht politike. Veliaj, jo se eshte ndonje burre fort i ndershem, por ai e urren “per vdekje” te ligen kur e bejne te tjeret, pasi kur e bene vet ajo nuk mund te quhet me e lige. Ai duhet ndeshkuar seriozisht, pasi me kete qe ka bere tregon qarte qe nuk ka piken e lidhjes me shtetin qe duam te ndertojme. Ose flet budallalleqe qe nuk ka kandar ti ngreje, thjesht per fushate politike, per tu dhene silazh turmave qe ndjejne nje kenaqesi te papare per kete lloj ushqimi.

  17. uskania says:

    Një shkrim shumë e mirë, ku gazetari Mero Baze, duke kritikuar gjoja Erion Velinë, nxjerr me bythë jasht Kunatin dhe Dhëndërrin Lulush.

  18. ⚖️?? says:

    Basha, sqarro pasurinë .
    Nuk mundet të bëhesh kryeministri i vendit tim, me anë të errëta në historikun e jetës dhe veprimtarisë tënde .

  19. 001 says:

    Dikush ti thote erion kellires superkurves qe enver hoxha ka vdekur
    Erion bushtra edhe kur inaguron nonje hale apo wc ne tirane, e ben politike lajmin kaq beri saliu kaq luli kaq ka bere zogu kurves (erioni)
    Eshte person fallco, prostitut, beseprere dhe hasmi nr 1 i pensionesteve qe shesin qep dhe sallate ne rruget e tiranes
    Ka alergji kur shikon te varfer
    Eshte me kurva e tiranes
    Ky person deri sa e ka lejuar isufin dhe lulzimin te marrin tendera pa hesap keto 7 vjet tregon pafytyresine qe ka si burr kurve
    Shkaterojani karrieren ketij qelbesires
    Erion isufi ka te drejte te investoje dhe shteti ka te drejte tja sekuestroje po e ka bere vilen me vjedhje apo korrupsion
    Dobica jan te dyja palet po erion veliaj superkurve

  20. Tepelensi says:

    Eshte beteje politike
    Mero mos e bej juridike
    Te gjithe e dine qe ai ka leke
    Dhe nuk eshte njeri pa brek

    Por Erjoni do te thote
    Se nuk jane keta pa shtepi
    Tek keta vilat vene e vine
    Dhe kete njezit duhet ta dine

    Nuk eshte turp te jesh i pasur
    As edhe te kesh shtepi
    Turp eshte Mero te kesh frike
    Qe e ke gjithe kete pasuri

    Mire do ishte keta te shkrete
    Mos te mohojne pasurin e vete
    Jetojme ne paqe dhe demokraci
    Mund te kene ku te duan shtepi

  21. Tepelensi 1 says:

    Eshte beteje politike
    Mero mos e bej juridike
    Te gjithe e dine qe ai ka leke
    Dhe nuk eshte njeri pa brek

    Por Erjoni do te thote
    Se nuk jane keta pa shtepi
    Tek keta vilat vene e vine
    Dhe kete njezit duhet ta dine

    Nuk eshte turp te jesh i pasur
    As edhe te kesh shtepi
    Turp eshte Mero te kesh frike
    Qe e ke gjithe kete pasuri

    Mire do ishte keta te shkrete
    Mos te mohojne pasurin e vete
    Jetojme ne paqe dhe demokraci
    Mund te kene ku te duan shtepi

  22. #Thetruth says:

    ….sarkazem dear alb…po thote mos fol kot se asgje nuk do besh… ..
    …kur ai pasurohet cdo dite para syve te tu dmth… duke vene gjoba… por qe si hyn gjemb ne kembe… .edhe vilen do ta bej se ja lejon ligji…i thote mos bjer edhe ti ne populizem une keshtu …une ashtu..si ai llafi..une matu..ai bjer….
    ..por ne fund asgje… sepse debili PD nuk ka moral…

    Ps…per te gjithe ju alb qe votoni.. mos harroni nje shprehje te #popullit….
    …. po vuret #bythen te gatuaje…#mut do hani….
    …e keni vete ne dore ???

  23. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Te lutem ji i sinqertë me lexuesit naivë.

  24. Keisi says:

    Luli eshte pasurur gjithmone, sikurse gjithe pedeistet e tjere, edhe kur ishte minister vodhi e u knaq t’u u tall me popullin. Pasurojne veten dhe farefisnine e tyre.

    Edhe cuditem si vazhdon te drejotje nje parti te percare.

  25. Krida says:

    Po mbeten duke u pasuruar gjithe fisi i lulish gjumashit

  26. Lola says:

    Ore është një parodi në vetvete BASHA sështë serjoze kjo ?

  27. Lindi says:

    Është një ironi e bukur e MERO BAZEZ vetëm kaq!
    Për çfarë ti klrkoj falje lali që sblri tramvain , që nuk shtroj një rrugic, që nuk ngriti një shkollë

  28. O legena pse si botoni mesazhet e mia
    Gazetar te felliqur me keq fejziu ,batoni e cani ptu rrac servilash

  29. manjola says:

    E paska mpref aq shumë penën meroja sa ka fut kolaps komentuesit … :)))))
    SKA ASNJI ARSYE REALE PËR MË FAL LALI BASHËS!
    BASHA POPULLIT ,PO!

  30. mimoza says:

    Ska më ku të vej tallja dhe parodia që po i bëhet lulzim … Komedi e gjallë është kjo

  31. Korcari says:

    Nje gje e ka bere mire Erion Veliaj,po e ka bere mire fare ama.Shkaterroi identitetin dhe trashegimine kulturore te Tiranes.Turp qe ne krye te Tiranes tone Tiranes te te gjithe shqiptareve eshte nje i paskrupull qe nuk e ka shokun si Erion Veliaj.

  32. Kledi says:

    Lali ka bere ate qe basha as ne gjumrat e tij te thelle se ka pare ne enderren me te bukur

  33. Lindi says:

    Basha eshte bere tragjik komik o lali të keqen

  34. Iliri says:

    Ironia e llit dhe meros rrit bashen me 0000000,01%

  35. D.DIDANI says:

    Sa me elezet ja fute atij qe mbrojte o Mero Baze!

  36. peter says:

    Me vjen keq por asnje nga komentuesit me lart nuk e kane kuptuar ironine therese te Meros ne kete shkrim.I madh je o Mero Baze.

  37. orges says:

    Gazetari dhe llogjike teper e preht Mero

  38. 07..LB says:

    Mero..!! Po e teperon.Edhe sikur 1000 komente te botosh nga militante te PD ….vleren nuk ja ul dot kure Erjon Veliut..sepse eshte kryebashkjaku me i mire ,qe ka patur dhe ka vendi..
    edhe mbaje nja dy muaj akoma, kete artikull, qe te shprehen llumbi i shoqerise shqiptare..Po ta them se po humbet pike..
    Te kam qujtur Yllin e Gazetarise….

  39. Bureto says:

    Në shkrimin e Bazes, mjafton pohimi se, “kompanitë (vini re në shumës kjo) e kunatit të Lulzim Bashës, janë tre nga kompanitë me ritme më të larta të rritjes së të ardhurave në Shqipëri në këto 7 vitet e pushtetit socialist…”, për të ngritur një sërë pyetjesh, për të cilat dhënia e përgjigjeve, në rradhë të parë i takojnë qeverisë, por dhe disa institucioneve ligjzbatuese të shtetit. Këto si për të kaluarën, ashtu dhe për të sotmen, duke filluar qysh nga historitë me Pramidat famëkeqe, ndikimi i tyre në shumë biznese, të cilat mbas 1997 lindën si këpurdhat pas shiut, dhe kjo jo vetëm për Erion Isufajn. Mendoj se shprehja e famshme e Sorros (nëse e ka thënë vërtet), që ‘për milionin e parë mos më pyesni’, nuk vlen për rastin e shqiptarëve. Sorrosi spekulloj në bursën e Londrës dhe nuk mashtroi apo grabiti anglezët apo këdo tjetër. “Bosët” e piramidave, edhe me suport politik, grabitën shqiptarët dhe njëherazi e futën vendin në një tragjedi si ajo e vitit 1997, nga ku veç të tjerave, rezultuan edhe mbi 1500 të vdekur. Ndaj mendoj se ky problem ka kaluar si shumë përciptaz nga gjithë qeveritë shqiptare. Dakord, duhet të shikohet përpara, por edhe e kaluara nuk duhet harruar. Nëse kapitali i Erion Isufajt ka në zanafillë, edhe mashtrimet e Vehbi Alimuçajt, minimalisht i takon shtetit ta bëjë për opinionin publik transparencën e duhur. Dhe kjo kurrë nuk duhet bërë për përfitime politike, por përkundrazi do vlente pa masë për krijimin e besimit të popullit tek Shteti, i cili është fatkeqësisht në pikiatë.

  40. 07LB
    Ti pretendon qe un bej pjes te llumi shoqeris shqiptare !!!atehere ti ben pjes te ai proverbi qe thote .Nena e injoranteve eshte gjithmon shtatzen..
    Un nuk jam militalnt i PD as e kam votuar
    kurr PD .,…
    Bindjet e mia jan te majta dhe ne 96 kur kam votuar per her te par ne qendren e votimit ishte kryetari dhe sekretari i PD per gjithe prefekturen bashk me militantet edhe cubat e tyre i merrnin
    votuesit 1 e nga 1 ne dhomen e votimit dhe dhe i tregonin me gisht se cilen parti duhet te votonin. Kur u futa ne dhomen e
    fsheht erdhen te me diktonin se ke do votoja ..i nxora jasht te gjithe vetem sekretari i PD nuk doli dhe un ne menyr demostrative shenova kandidatin e PS
    ne sy te tij dhe duke ja treguar ne surrat
    qe nuk i perulesha pushtetit te tyre prej banditash .dhe kur hodha fleten ne kuti fillova ti kerkoj llogari antarit te komisionit te PS sps nuk reagonte dhe ai kokulur me tha qe cdo gje ishte e kote..
    Jo i thash un nuk e ul koken para ketyre langaraqve qe jan ne pushtet tani .
    Edhe ne 21 janar kur u vran kater te pafajshem mund te kishte qen kushdo viktim ate dite..
    Dhe kreu i PS me 1 prill beri aleanc me njeriun qe shkaktoi revolten.
    E pse per karriken …per pushtetin..
    Dhe tani fap na mori Nasipin ne PS llaxoren nr 2
    te LSI .
    Vijm tani te lule Velo partizani
    birin politik te Rames..pyet nji her sa i poshter eshte se si sillet me njerzit e thjeshte ,nqs Rames ja zbut pak mendjemadhesin kultura qe ka .Velahuli
    eshte nji me i lig se vet djalli sps nuk ka asnji formim politik kulturor dhe shoqeror ajo qe e dallon nga te tjeret eshte qe din ti sillet si skuth,ose me mir
    si puna e atij. …..qe kur u be Pasha vrau baben e vet..

  41. I demtuari ne menyre te pa ligjshme nga ERION nazisti. says:

    ERION VELIAJ eshte kthyer ne nje Hitler per popullin e tiranes. Ky kurve nuk po le njeri pa ngacmuar ne menyre te pa ligjshme ne Tirane. Ky I degjeneruari nuk i njeh ligjet e shtetit ky nazisti ka ligjet e veta. Mua personalisht me ka ndershkuar dhe me ka penguar ne menyre te pa ligjshme per te zhvilluar pronen time sepse ky nazistofashisti nuk i njeh ligjet e shtetit .Ne qofte se ky do vepronte ne menyre te ligjshme une do kisha zhvilluar proven dhe do kisha punesuar disa persona .Pyesni ne Tirane njerezit per kete nazistin dhe do mesoni te vertetes po u nxin jeten eshte bere shum i rezikshem per qytetaret i ka mare frymen njerezeve qe ne menyre te ligjshme duan te investojne ne pronen e tyre. I bej nje lutje Edi Rames qe ti beje nje seminar ketI nazistofashisti per ti mesuar ligjet dhe si duhet te sillet me qytetaret e ndershemtuar. Edi Rama dhe partia socialiste do humbi shume vota nga ky une kam votuar per P.S por per shkak te ketij une dhe familja ime nuk do te votojme me dhe shume shoke qe votonin partine socialiste.

  42. Socialist i hershem says:

    Erion Veliaj nje narcizist politik, skematik dhe i mefshte.
    Duke punuar sipas manualit politik ka arritur te ngjite shkallet.
    Besoj do te rastise ne shkalle te kalbura dhe do te perfundoje si kove pusi ne fund.
    Fundi i tij tragji-komik mbase do jete shembulli per politiken dhe brezat e ardhshem.
    Eshte kthyer tashme ne neveri politike.

  43. ERION VELIAJ neohitleri i Tiranes dita do vije qe te paguash dhunen kunder qytetareve . says:

    Zoti Mero Baze te falenderoj shume per shkrimin shume te sakte qe tregon ralitetin qe eshte katandisur kryetari koke boshe i bashkise se Tiranes dhe hallin e madh qe ka zene qytetaret e Tiranes. Por si ky rast ka shume ne Tirane qe per shkak te ERION VELIJES nuk kane mundur te zhvillojne ne menyre te ligjshme proven e tyre dhe kane mare rruget e kurbetit. Ju falenderoj edhe nje here per venjen e ujit ne zjar se vetem duke vene doren mbi plage dhe duke thene te verteten besoj qe do hecim perpara.

  44. permetari says:

    Mero ka shume te drejte ne ate qe shkruan! deklart veliajt dulet si ndeshkime ne kohen e komunizmit se ai tjwtei qenka kulak! Po keshtu eshte kir veliaj i ka futur te gjithe ne thes dhe i korrupton me leke e favore mediat dhe do dutoe pordhet w tij sa her mbjell nje peme a miarton 2 m rruge! keahtu eshte kir ka vdekur media ne Shqiperi dhe con kastea e lajme te gatshme e cdo media i transmeton si me urdher! luptohet korruptimi dhe favoret per pronaret e mediave! nuk eshte se ata e duan por ai u duhet atyre dhe thelle thelle ata e shajne me liber shtepie! por kujdes Meri se edhe ty te ka fut ne kllap kur te dha leket per bursen e ekslences se djalit tend qe e ke te punesuar ne Bashki! ose do te ta heq ose nulk te ka plotesuar ndonje kerkese se ska si shpjegohet ndryshe kjo”kritike” ndaj bamiresit! e thelle kjo pune! vetem nderseru gazetareake nuk eshte se ska si te jete nga koburja enpushtetit te Rames dhe veliajt! sulmon se nuk ka marr gje ose do te marr dicka!

  45. VLORA VLORA says:

    PYETJE:
    Kush ja dha lejen e ndertimit ilegale vjehrrit te Lulzim Bashes te ndertonte ne truallin e shkolles publike “Zenel Murra” Uji Ftohte Vlore ???
    PERGJIGJE:
    Shpetim Gjika dhe Bashkia Socialiste Vlore.

    PYETJE:
    Kush mbylli syte edhe per superilegalizmin qe pallati i vjehrrit te Lulzim Bashes te zgjerohej edhe brenda ne det ne gjirin e Vlores ???
    PERGJIGJE:
    Shpetim Gjika dhe Bashkia Socialiste Vlore.

    PYETJE:
    Kush e pagoi vjehrrin e Lulzim Bashes per ilegalizmin ne toke publike dhe superilegalizmin ne det, 16milione e 800 mije euro ???
    PERGJIGJE:
    Edi Rama dhe Qeveria e PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje