Fabula e çuditshme e ish-zyrtarëve të PS-së të rënë nga fiku, që kërkojnë të votohet Berisha e Basha

16 Janar 2021, 10:19Politika TEMA

Thirrja e Ylli Manjanit drejtuar qytetarëve shqiptarë që të votojnë me 25 prill Partinë Demokratike, ishte e pritshme për shumë njerëz. Ngaqë Ylli Manjani ka qenë një kundërshtar i fortë i Edi Ramës që prej vitit 2010, kur u largua nga PS.

U largua pasi nuk u zgjodh deputet i PS-së në Dibër, e bëri presion që të vendoset si pasojë e dorëheqjes së një deputeti që të vijë ai.

Shkoi te LSI, me të cilën u bë zv.ministër, minister, por pas largimit si ministër nuk është se ka pasur gjithmonë qëndrime lineare me partinë e Ilir Metës.

Megjithatë, rasti i Manjanit nuk do të përbënte një zhvillim nëse do të ishte thjesht një histori e veçuar.

Kjo, pasi janë disa zyrtarë të lartë; ministra, ofiqarë, deputetë e tjerë, të kohës së PS-së, që janë bërë ndër përkrahësit më të ethshëm të PD-së.

Kastriot Islami: ministër i Arsimit, kryetar Parlamenti, ministër Financash, zv.kryeministër, deputet në kohën e PS-së, që prej vitit 2010 është një nga politikanët më të ethshëm që përkrahin Sali Berishën.

Në vitin 2013 kaloi në PD dhe e shpëtoi Qeverinë e Berishës, madje u bë edhe deputet i saj, por vetëm për një mandat.

Arben Malaj ka qenë ministër i Financave, i Ekonomisë, kryetar i grupit parlamentar i PS-së, kandidat për kryetar bashkie i Vlorës, deputet disa mandate.

Por sot është një nga përkrahësit më të ethshëm të opozitës së Lulzim Bashës.

Agron Duka, prefekt i Durrësit, deputet i PS-së, ministër Bujqësie në kohën e PS-së.

Në 2013, Edi Rama nuk e bëri deputet me PS-në e doli me republikanët e Mediut. Ja doli të hyjë në Parlament.

Prej atëherë ka harxhuar shumë energji, ka marrë Partinë Agrare, ka xhiruar andej këndej duke mbështetur Lulzim Bashën e natyrisht është një nga ana që kërkon fort të votohet kundër Partisë Socialiste.

Kështu është edhe Agim Hushi, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Kavajë përballë Sali Berishës në 2005, por që ka 8 vjet që bën thirrje për të votuar PD-në, apo dhe Elmaz Sherifi, ish-deputet i PS, Asllan Dogjani etj.

Ndërkaq nga ana tjetër ka shumë figura dhe politikanë që janë larguar nga Partia Demokratike në vite, madje me konflikte edhe më të ashpra në këto 30 vite.

Por asnjëherë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë thirrje që të votohet Partia Socialiste.

I ndjeri Gramoz Pashko është një nga politikanët që u konfliktua që në fillim ashpër me Sali Berishën, madje duke përjetuar edhe drama personale dhe familjare.

Pashko kaloi me PAD-në e në vitin 1997 u bë këshilltar ekonomik i Fatos Nanos, më pas i Pandeli Majkos e Ilir Metës.

Arriti të bëhet edhe zv.ministër i Arsimit në qeverinë e PS-së. Por kurrë nuk bëri thirrje që të votohet PS-ja.

E njëjta me Neritan Cekën, Preç Zogajn, që ishin jo thjesht aleatë, por zyrtarë të aleancës me PS-në dhe qeverisjes së saj.

Në 2005 të gjithë këta u kthyen në PD.

Por me qeverisjen e PD-së pas 2005  natyrisht që pati të pakënaqur që nga Bamir Topi, e grupi i deputetëve që u bashkua me të, por asnjëherë ata nuk bënë thirrje që të votohej PS, megjithëse ishin kundërshtarë të Berishës.

Kjo ndodh edhe sot: Jozefina Topalli, Astrit Patozi etj që janë përplasur me Lulzim Bashën, por publikisht thonë që të rrëzohet Edi Rama nga pushteti.

E gjjithë kjo sjellje politike e këtyre politikanëve të së djathtës, të distancuar nga Berisha në fillim e Basha sot ka një logjikë normale.

Ata nuk mundet të bëjnë thirrje që mbështetësit që ata dikur i kanë kërkuar votat, të votojnë Partinë Socialiste.

Po atëherë, si mundet që Arben Malaj e drejtues të tjerë të së majtës, që dikur që kanë pasur rival Sali Berishën, kanë marrë vota e kanë bërë fushatë  me zgjedhësit e majtë, sot të kërkojnë që të votohet për PD.

Kujt i drejtohen ata realisht?

Ilir Meta, në vitin 2005 mori mjaft vota të majta, duke akuzuar Fatos Nanon se nuk ishte tamam i majtë dhe mori në një farë mënyrë imazhin e një “mehmetshehu” që ishte tipik drejtues i fortë i së majtës.

Dhe në lidership pati mjaft figura të së majtës. Por kur në 2009 bëri aleancë me Berishën, kjo logjikë u rrëzua.

Po atëherë si ka mundësi të gjithë këta figura që kanë marrë vota, poste, ofiqe, privilegje si përfaqësues të PS-së, për shembull Ylli Manjani ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Fatos Nanos, sot të dalë e të thotë votoni PD-në?

Edhe mund të ndodhë, por nuk kemi të bëjmë me një mesazh politik, por thjesht me një qëndrim personal. Ata nuk janë më përfaqësues.

Mund të thonë se janë qytetarë, por në publik nuk janë bërë të njohur si të tillë,  por si zyrtarë të PS-së. Edhe pse bëjnë thirrje për të votuar PD-në, ata mbahen mend thjesht si zyrtarë të PS-së, që kërkojnë të votohet PD. Po cila është arsyeja?

Ja marrim si shembull Kastriot Islamin: ai vetëm kryeministër e president nuk është bërë nga PS, pasi të gjitha postet i ka pasur.

Po përse atëherë kërkon të votohet Berisha që e ka bërë vetem 4 vjet deputet?!

47 komente në “Fabula e çuditshme e ish-zyrtarëve të PS-së të rënë nga fiku, që kërkojnë të votohet Berisha e Basha”

    1. Soreto says:

      Keni harruar edhe ca lapanjoze te tjere si Rexhep Mejdani e Arta Dade, apo keta leng groshi kane qene edhe ne PS.

      1. Ray says:

        C’eshte ky shkrim i felliqur ?–Po pse i quani te rene nga fiku ju keta ,?
        Keta i hoqi Rama, se do krijonte Banden e hajduteve te Rilindjes,
        duke sjelle kalamajte mysybeter qe nuk dijna azgje tjeter vec te vjedhin si te babezituar, si Manstriliu qe vjedh maskat e mjekeve , Xhxacka qe vjedh breket e ushatareve,
        Lali Eri qe vjedh me Kullat e Tiranes, Beqja nje hajdut e sharlatan i papare, Shalsi nje deficent klasi etj aradha e pionereve hajdute

        Ndersa keta te vjetrit qe hoqi Rama ishin te gjithe kuadro inteligjente ,
        te kulturuar qe dinin ca flisnin, nuk ishin sharlatane dhe ishin super te afte ne drejtimin e PS-se,

        Mirepo PS-ne e rrembeu hajduti Nano, dhe ky pastaj ja shiti kreun e PS-se hajdutit EDI RAMA ,
        Dhe Rama ngaqe kishte ndemrend te vazhdonte stafeten e vjedhjeve te Nanos,
        i hoqi keta te vjetrit qe te kishte dore te lire
        ne cdo gje ….dhe te vjedhi sic po vjedh nepermjet PPP-ve, me djegeat, me rruget qe i shtron me nga 30 milion dollare per km,
        me taksat e Karburantit me te larte ne EUrope etj etj,

        1. Ray,
          ka te drejte ,
          Rama i hoqi se do formonte Banden e Rilindjes

          vetem Motra e Rayt mungoj se e kishte rremby nji Zezak

        2. Plugu says:

          Ray,ti gjithemon flet nga bytha dhe jo nga goja.Fol si te duash nuk te pjerdh njeri.Ti je nje mut qe bje ere dhe kete mut ta hash e te lyesh edhe koken.

        3. Saliu krimineli 97s says:

          na more, ti, pulitikan i ndershem, kujdes se na i nxore te rente na fiku si ajka e kombit. keta jane llumi i llumit, more vesh apo jo? Skorje qe mbeten ne site kur kullon llumin. Ka llum edhe sot ne qeveri. e llum te madh bile, por Islami&co shesin edhe grate per para.

  1. Kajo says:

    Thjesht paster pa gabime …..jan me pushter se ata…. EDI RAMES nuk i ven dot as te maj e thoit te kembes prandaj….nuk besonin se ky do behej nje LEGJENDE …tani jan ber llapaqen per turpin e tyre pa neve m…na han e dim se ke do votojm …ne te mamave dhe keta e po ka dhe ndonje tjeter…

    1. Sulo says:

      Legjende ? ? Fiks si legjenda e tim kacurrelsit…. ke degju per te besoj

      1. ILYRIA says:

        Sulo cthone Bagetia ??????
        Po me Qumeshtin si jemi o Sulo ?????
        YYYYYYYYttttttttttt Xhixhi
        thyej qafen Xhixhi…….

  2. Km says:

    Jane blegtore te mire.Ndaj cdo gje u duket si lope per tu mjele.arben malajt i duket partia si firme piramidale.

  3. Haka Tekizoti says:

    Këtu nuk ka asgjë të çuditshme, të tërë kēta janë nga ajo raca e shkërdhatokracisë, që jo vetëm që s’e rruajnë fare për mbrothësinë e atdheut, po janë gati t’i vënë zjarrin, në qoftë se ai zjarr që shkrumbon Shqipërinë sajon një vend prej nga mund të vjedhin edhe atë që ka mbetur pas shkrumbit. Këta janë plehrat e mbeturinat më të rrezikshme të Shqipërisë, që s’ka landfill që mund t’i mbulojë e t’u nxjerrë ndonjë gjë të mirë. Këta janë edhë më të ndyrë se streha që i pranon e që u siguron të ardhme hajdutërie.

  4. peter says:

    Edi Rama ben cdo mengjes nga nje nga keta llapaqener dhe PS i rriten me shume votat kur keta pisa flasin pro Sali Drashkovicit

  5. Eshte shume e thjeshte , e dine qe nuk i gjen asgje dhe qe mendojne apo shprehin ate qe mendojne , qofte kjo dhe kur mundohen te cojne ujin ne mullirin e kundershtarit , te atij qe i ka share , rrahur , poshteruar,denigruar deri ne kufijte e mos durrimit .
    Ketu qendron dhe diferenca , dhe kete votuesi e di , keshtu qe dhe propaganda e tyre ben efekt te kundert .

  6. Zana says:

    Kjo tregon se në PS nuk kanë hyrë për interesa personale për të zënë një karrige e për tu pasuruar.Te gjithe keta kur kanë qenë në pushtet janë treguar me fanatike se të tjerët.Keta i ka ngritur PS se po të shikosh asnjeri nuk ka marre vota vete jashtë partisë ,megjithëse e kanë provuar.Malaj u mbush në Vlorë se ka mbështetje të madhe por deputet su bë dot.Po kështu dhe Duka në Durrës. Këto veprime e njollosin figurën e politikanit duke u munduar me shume te korrupsioni se sa nga ideologjia dhe sakrificat për të zhvilluar vendin.

  7. MS says:

    Nga PD ikin burrat, nga PS ikin legenat!

    1. Ahmet says:

      Te gjithe keto legena i kane
      harruar gjemat qe u ka bere Sali Serbi,ketyre personalishte,socialisteve dhe gjithe popullit ne keto 30 vjet.Turp te bashkepunosh me Sali Serbin dhe te besh thirje kunder socialisteve qe i kane vleresuar !

  8. Shaqo says:

    Diferenca e jashtezakoneshme intelektuale, aftesite e papara menaxheriale deri tani, perzgjedhja dhe besimi tej stafi i vet drejtues ne parti e qeveri qe ndjekin ritmin e tij, te qenit i barabarte dhe me homologet europiane e me gjere; qe nuk eshte ndjere asnjehere inferior meqe perfaqeson nje vend te vogel, dhe shume diferenca te tjera, bejne qe ata si kundershtare jane shume te vegjel para tij, dhe te gjithe bashke; me gjithe te paguarit prej tyre neper bote, jo vetem qe nuk e arrijne dot, por as nuk e demtojne. Populli dhe politikanet europiane jane teper te mencur per te besuar jo verberisht cfare thone myteberet e cfare thote e ben Rama.

  9. mira says:

    Sepse ju mungon shtylla kurrizore dhe kanë ngrënë atë çorbën e prishur e vjellin vrer gjithë jetën.
    Mjerë fëmijët për prindërit pa moral, pa parime dhe i mbuloftë turpi deri në varr!

  10. Bashkim says:

    DO THOSHTE I MADHI EDI RAMA. G E L B A Z A K O M B E T A R E.

  11. Texas says:

    Cneni me LGPT politike , ata jua japin ate Voten kysh ta ket RESPEKTIN me te madh , po te madh aman

  12. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Mendoj,qe kjo thjesht dhe bukur ,ka te bej me origjinen e partive.
    E gjithe shoqeria,nuk harron dhe e ndjen eren mbytese dhe te neveriteshme te ps-es,qe vjen nga themelet apo geni i saj,prandaj kjo shoqeri u ngrit e tera para tre dekadave per ti shkaterruar deri thelle ato.
    Dhe ishte PD,ne fillimet e saj qe perfaqesonte forcen udheheqese,per shkaterrimin e atyre themeleve,dhe te iniconte demokracine europiane ne kete vend.
    Por pamvaresisht se drejtuesi i saj,jo vetem qe nuk ish antikomunist i vertete,por zhvilloi metodat komuniste,gershetuar me kultivimin ketu te islamizmit anadollako arab.
    Por pamvaresisht se ky percudnim i pd,e tkurur me pas, ne dimensionet e nje bande mesjetare tribale, vazhdon dhe sot,si antipodi i PD,qe cfaqej ne fillim te viteve 90, ideali i shqiptareve vazhdon te mbetet PD-ja e fillimit,pamvaresisht se pragmatizmi i imponuar nga opozita e shpelles,ben qe per momentin tja jape voten si me pak te keqe,komunisteve te dikurshem,qe per hir te realitet duhet thene qe jane rufjane te vertete per te hedhur suva mbi nje germadhe muzeu.
    Prandaj eshte dukuri normale e kohes,qe kapot e dikurshem te ps-es qe nuk ju mundesua me tej kullufitja e priviligjeve te mbrapeshta te pushtetit,eshte ne genin e tyre,qe inati personal ti hedhe ne krah te kundert,megjithse e dine se atje jane te padesherueshem nga te gjithe,perjashto nje pazar xhambazesh qe beri Saliu me islamin.
    Kurse e kunderta,qe te shkelesh idealin e viteve 90,apo dhe sikur te jesh ndodhur interesaxhi ordiner,ne ate kohe dhe te shkosh ne vathen e komunisteve te dikurshe,kjo do te ish me shume se nje vetvrasje morale,qe nuk falesh nga asnje shqiptar i thjeshte.

  13. Konjak says:

    Ja pra , kur edhe intelektualet me te aft te PS-se , jan totalisht kunder Rilindies ; a nuk eshte nje tregus i sakt dhe i pa kundershtushem , se Rilindia ka rreshqitur , ndoshta ne ndonje sistem politik qe ne nukse e njohim . Per te gjithe ata qe vazhdojne te ptopagandojne nje parti qe eshte ne pushtet , por ka shkaterruar gjithe institucionet , gjithe ekonomine e popullit –vihet re tek papunesia , rrogat dhe pensionet , mizerie , korrupsion i pa ndalshem ne gjithe institucionet e popullit– , papergjegjshmeri qoft tek antaret e qeverise , qoft tek punonjesit e institucioneve ; kujtoni skandalet e fundit te punonjesve te kesaj qeverie . Si rezultat i gjithe ketyre c’rregullimeve e pa pergjegjesive qeverisese ; ky krahe politik e ka humbur besimin per mandate te tjera . Sigurisht , ne c’do parti politike , ndodhin edhe gabime apo keqkuptime , krijohen mllefe e ngjer spostime , por kur gjithe partia rreshqet teresisht nga aksi politik , rreth te cilit vertitet , atehere duhet ripare lidershipi , jo mendimi ndryshe brenda partise . Mund te ket edhe individe qe nukse jane dakort me sjellien e lidershipit , jo me vijen politike . Prandaj ndodhin keto qe fliten ne shkrimin me siper , ata qe mendojne ndryshe , do ti referohen nje politike tjeter , te qendrushme dhe te pranushme . Nuk zgjidhen problemet e nje partie duke perjashtuar gjith ata qe i shikon si rival , por duke i respektuar mendimin e tyre dhe duke i lene te lire te zgjedhen rrugen e tyre . Nese dikush ne parti apo ne pune , me bemat e tij , ta sjell shpirtin per te dal , rreagimi do jete teper i fuqishem dhe kundershtis . Keto menyra te menduari e te sjelluri , ne shoqeri , nuk e kane jeten e gjate . Secilit hakun .

  14. Shpati says:

    Ketyre nuk i ka borxh as ps,as elektorati i majte qe i besoi e votoi i vetmi titull per ta “TEADHETARE ‘ keta te.heshtin eshte pak.

  15. Shqiptari says:

    Ne rastin e tere kesaj aradhaje njerezish kodoshesh politike,te shkolluar dhe te perkedhelur nga fati,kemi te bejme me nje praktike te vjeter qysh nga lashtesia.
    Kjo rrace eshte e zgjuar dhe tejet pragmatise dhe di te mbijetoje,te pershtatet dhe te synoje gjithmone te jene ne sifren e madhe te banketit.
    Dihet qe nje pjese e madhe e politikaneve ne tere noten jane te pamoralshem,demagoge dhe pa bosht kurrizi.
    Tere keta politikane qe permenden me emer mesiper,ne fillim te viteve 90-te ishin tokesore,qytetare te zakonshem qe benin nje jete modeste si tere populli shqiptar .
    Por ata kuptuan shpejt qe politika ishte nje biznes interesant qe sillte fitime marramendese,pa bere biznes,por duke bere politike.
    Kjo rrace nuk ka bindje politike,apo formim politik,ideologjik dhe klasor te nje grupimi te caktuar qe ti sherbejne me zemer kesaj bindjeje apo perkatesies politike.Jo!
    Por ata i bashkohen nje grupimi apo partie politike,nje grupimi pasi duke qene mjeshtra sporti,aty ata ndihe te sigurt dhe te mbrojtur.
    Si pragmatiste dhe mjeshtra sporti ata punojne te kapin nje karrige shteti ,apo partiake duke bere protagonistin.
    Pasi kane marre karrigen dhe ndihen te sigurte ,nisin punen per te siguruar,pse jo dhe ndonje lek.
    Dhe keshtu,lek pas leku behen te forte,te paprekshem dhe te pangopur me pasuri.
    Kur u tronditet pozita dhe karrigia,rebelohen,shperthejne dhe i bashkohen nje ideali tjeter duke hedhur vrere ndaj grupimit dhe miqve qe e perkedhelen me karrige dhe pasuri
    Tani qe kand parane,nuk kane frike dhe turp,pasi moral nuk kane,nxjerrin vrere per kedo qe i cenon sadopak interesat e tyre egoiste.
    Por sot per fat te mire,shqiptaret jane zgjuar nga gjumi dhe enderrat ideologjike dhe politike dhe nuk u besojne me kamaleoneve te degjeneruar politik dhe amorale,qe qajne dhe ulerasin per popullin qe po vuan per buken e gojes.
    Njerezit kane sy dhe veshe,shikojne dhe degjojne se çfare race jane keta horra politike,qe per moral kane mashtrimin dhe per bindje kane pasurine dhe parane.
    Do shikojme pas 25 prillit sa i duan keta horra shqiptaret.

  16. Zeni says:

    Ja ndryshimi midis te ikurve nga PS dhe nga PD:
    Ata te PS e dine qe nuk i gjen gje, prandaj hane mut kot, per ata te ikurit nga PD nuk guxojne te nxjerrin fjale nga goja se pastaj Sali Vdekja u qi nenat, grate, motrat e gjithe c’kane! Keni degjuar ndonje te ikur (Jozi, Patozi etj.) te fajesojne Berishen per ndonje gje?
    Jo??perse? Lexo me siper! Tung!

    1. Goni says:

      Thjesht sepse Berisha paguan. PS nuk paguan asnjehere, historikisht.
      Qeni leh atje ku ha, thote populli, dhe keta jane nga ata qener qe Shqiperia I prodhon me teprice.

  17. Geri says:

    Kaloheni edi ramen te hap nje parti te re dhe shifni sa do fitoj rrofshin pensionistet.

  18. Geri says:

    Mendoni qe Edi Rama te krijoj nje parti te re dhe shifni sa do fitoj .

  19. Lani says:

    Njëri nga këta të fotografisë(Marko Bello) ka ikur nga kjo jetë ndaj për respekt ndaj të vdekurit hiqeni atë foto dhe bjeruni pastaj. Mos mendoni se këta që drejtojnë PS-në sot janë idealist të çartur. Nuk ndryshojnë nga këta të fotografisë përveç se nuk janë miq të Ramës por të Nanos.

  20. Geri says:

    Edhe edi rama se krijon nje parti tjeter si keta do ngelet do te bej opininist ,sa te kete te moshuarit eshte ne regull ai .

  21. . says:

    keto kerrma i bashkon ideali i partis .saliu apo lulk..ri i mirpresin vllezerit e tyre prej nje ideali PKSH.jemi mashtruar prej kaq vitesh nga partia e PD, s .Ky fat duhet te ndergjegjsoje demokratet e vertete shqiptare .PD eshte pushtuar nga bolsheviket me ne krye sali bajga serbi.poli anti kombtare ka grumbulluar ne gjirin e saje llumin e shoqeris shqiptare.Me te drejt jozefina u largua nga partia e PD sepse aty gjen mbrapsin,urrejtjen,tradhetin,primitivitetin,hakmarrjen .

  22. Juliano says:

    Fytyra te peshtira per publikun, ku per interesat personale te ngushta me parane, harrojne se ka pasur shum viktima qe keta palanjoze te beheshin ministra e deputete. Keta nuk jane njerez mbi te gjitha, sepse nuk mund te harrosh ate qe vret e rreh shoket tuaj ne bulevard, ti sot ti bashkohesh te keqes me te madhe. Eshte e pafaleshme per te gjithe keta surreter qe vetem stres na shkaktojne sapo shfaqen neper media. Prandaj dhe jemi te pasigurte per nje te ardhme per te gjithe, sepse jane keto lloj zgjyrash qe kerkojne te aktivizohen dhe te bejne ate qe ne donim ta harronim, poshtersine,.

  23. Velo says:

    Përgjigjen e kësaj fabule e ka dhënë populli. Nusja thotë : “për inat të s’ime vjehrre vete flë me mullixhiun” edhe këta për inat të Edi Ramës venë e flenë me Saliun.

  24. Velo says:

    Sqarim: këta të fundit Patozi, Jozefina e compani nuk u larguan nga PD. Ata i përzuri Luli. Të vetmen gjë të mirë që ka bërë në gjithë karrierën e tij.

  25. tironsi says:

    politikane luge jane keta , sbejne nje leke.. kur ngellen p ngren zen therasin,,

  26. Tani says:

    Kastroot Islami eshte pusht, (gjynaf nje profesir e rrezoi veten dhe e katranosi sa me sbehet) une si nje ish student fizike ne universitetin e Tiranes e humba respektin per te dhe jo vetem une. Ai eshte njeri qe per para dhe pushtet hengri te vetin…..

  27. Xhini. says:

    Konjak shko futi një dopio konjak që të vij mendja në vend se të paska rrjedhur fare.

  28. Labi says:

    Ore Horra, te paguar nga Rilindaj e Rame katastrofes, Ju qe po shkruani mund te jeni nje person i paguar mire nga klanet mfiose.

    E vertetat per keto figura politike eshte ndryshe nga cfar shkruani ju.
    Kastriot Islmani eshte nje intelektual me titullin Doktor, Profesor, ne nje nga fushen e Fizikes, nuk u pajtua me Ed Rame kasapin e shqipetareve.
    Ne krahasim me Kastriotin, Edi Rama eshte nje zhgarravinist i pa pare, por as ekspreience, as kualifikim per managjim nuk ka, por edhe deshire te udheheqe dhe te mbroje interesat e kombit nuk ka, keshtu qe Kastriot Islami: Edi Rama, Rezultati nje milion : Zerooooo.
    Edhe Arben Mala, nje njeri shum i ngritur, nje Vlonjat patriot shum i rrrespektuar nga te gjithe me te cilet ai ka punuar. Ed rame katastrofa kombetare nuk mund te krahasohet me Arben Malajn. Ed Rama bes preri, shkaterroi totalisht partine Socialist, sepse keshtu ja don interesi i sponsorizuesve te Edi Rames. Personalitete te tilla si Rexhep Mejdani, Arta Dade, Namik Dokle, Elmaz Sherifi, Servet Pellumbi kane qene shtylle kurrizore e Partise Sociaalist, por fatkeqsisht bespreri i Rilindjes Ed Kristaq Rama i fshiu nga lista, Kesi burri eshte Ed Rama, Fatkeqsi qe vendi eshte ne duart e nje keqberesi te pa pergjegjshem.

  29. vjosa says:

    Jashtqitjet gjithmon kane ere te ndyre, keshtu jane Kac KAFKA, Ben HAJDUTI, Beni ecen vete dhe fundrina te te gjith ngjyrave….. Keta quhen ndryshe prostituta politike, njerez pa moral…..

  30. Druri ka dale nga xheneti says:

    Labi, ti i rri kastriotit nga mbrapa si dhelpra me koqet e dashit, qe kur ti bjere ti ta kapesh. Te lavderosh kaçin e zi do te thote se interesat e tua me kaçin ju ben te mos dalloheni nga soji. Kaçi eshte nje hajdut ordinier deri aty sa vidhte korentin ne pallatin ku jeton. E njef mire komuniteti aq sa dhe berisha e pagezoi “ kaçi zi”, sepse ai ja di mire adenene ketyre pisave qe kurre nuk do gjejne qetesi me ndergjegjen e tyre, sepse PS i beri ministra, berisha i qiu dhe vazhdon ti qije dhe fisin.

  31. Ahmet says:

    Te gjithe keto legena i kane
    harruar gjemat qe u ka bere Sali Serbi,ketyre personalishte,socialisteve dhe gjithe popullit ne keto 30 vjet.Turp te bashkepunosh me Sali Serbin dhe te besh thirje kunder socialisteve qe i kane vleresuar !

  32. saimir says:

    o mero ti e di shume mire,po nuk do ta shkruash,

    1. Qerim Vidohova says:

      Edhe une si ti mendoj, Merua e di shume mire kush jane keta. Por nuk do ta thote se keta jane amaneti i shokut Ramiz per sali Berishen dhe Fatos Nanon, jane niperit dhe mbesat e shokeve “te luftes dhe te punes”, por te asaj lufte dhe pune te nendheshme, qe nuk dukej. Fatosi la hapur te kuptohej se nuk para kish shume nge te tu marre me amanete, ndaj dhe i la rrugeve si femije jetime. Duke u gjendur si homeless, krejtesisht pa perkrahje, ata shkuan tek ai qe e ka qellim kryesor ne jete mbajtjen e amaneteve, shoku i lavdishem Sali Berisha. Ky ka vertete nje gji te ngrohte per tere bijte dhe niperit e shokeve te ‘luftes dhe te punes’, sidomos te asaj pune qe te bente gjemen.

  33. lavdrim surreli. says:

    Te gjithe komentuesit keshtu i vleresojne profesoret e braktisur nga Edi Rama,apo i perzgjedh Merua. Rama largoi gjithe intelegjencen dhe intelektualet qe mbronin te verteten,duke krijuar nj erilindje qe i ben amin dhe e duartroket per cdo gje.Edhe komentuesit qe mbivleresojne Ramen,jane ata qe perfitojne privilegje nga Rama. Nje pyetje: a eshte me i mire Ritvan Bode qe deri dje Rama e akuzonte per hajdut, qe zevendesoi profesor Arben Malajn ne keshillin mbikqyres te Bankes??? A doni shembuj te tjere se si Rama ka mbrojtur kriminelet dhe hajdutet dhe ka shkatrruar PS e vertet.

  34. Landi says:

    NJe pergjigje per personin me emrin RAy.Ti thua qe Edi hoqi intelektualet dhe vuri hajdutet.Nuk flas per kush jane sot,populli do vendosi me 25 prill,por per intelektualet qe hoqi Edi them qe beri mire.I pari: Kastriot Islami ishte Zevendes kryeminister dhe Minister i jashtem kur ne te gjithe Ambasadat shqiptare u Zbulua Skandali i Riparimeve me shuma Marramendese dhe ai qe firmoste TEnderat ishte Intelektuali yt Kaci Zi i Berishes dhe i Nanos.I dyti eshte Arben Malaj,si Minister i Financave i kohes se Nanos eshte Miljarder se bashku me Genc Rrulin e PD ne kohen kur kane qene Ministra ,ishin te Besuarit e Nanos dhe Berishes,po te them edhe nje here Miljardere dhe jo Miljonere.I treti I Miri Manjani,kur ishte Minister Drejtesie nga partia Likes,vetem me Tenderin E Byzylykeve per te burgosurit i futi Miljona.Jane te gjitha te faktuara i dashur Ray per Intelektualet e PS ,qe na paska hequr Edi.?

  35. arvanitasi says:

    Keto jane letyrat e Fatos Nanos, hajdute te regjur njesoj si Ilir meta, por Arben Malaj ka nje hall tjeter se mos SPAK zbulon vrasjet qe ka bere ne rrogozhine me bodigardin e vet ((nje kriminel nga Selenica e Vlores)per trafikun e cigareve kontrabandt ne 1997 kur ishte minister, te gjithe e dine ne Llakatund dhe Vlore e di dhe Saliu dhe Ilir kokemadhi bile kane dhe deshmitare. Por vendi ka zot popullin , te gjatin, ameriken dhe Gjermanin

  36. Never to late says:

    Realiteti eshte ky: partite politike nuk kane bosht ideologjik. Çdo gje edhte taktike pet te fituar pushtetin. PS ishte shume kapilare dhe tipike e majte por tashme eshte nje grupim interesi jo ideologjik. Nuk perfaqeson ate qe duhet. Te mos flasim per partite e tjera ( jane banda,)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje