Një teolog mysliman për Monika Kryemadhin, i akuzuar për vrasjen e sekretarit të Komunitetit Mysliman

16 Janar 2021, 17:26Politika TEMA

Ermir Gjinishi, një personazh me lidhje të dyshimta, gjë për të cilën edhe e larguan nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, është shfaqur sot krah Monika Kryemadhit.

Ai do të jetë kandidat i LSI-së në Peqin, për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjinishi, që për disa vite ka qenë edhe nënkryetar i Komunitetit Mysliman dhe në periudha drejtues i Drejtorive të ndryshme, kur në pushtet ishte Berisha (mediat pranë PD-LSI e prezantuan si ish-këshilltar i Ramës sot), prej disa muajsh ishte aktiv në portalin e familjes Berisha-Meta, me shkrime kritike kundër Ramës.

Me sa duke tani po përgatitej për të hyrë në politikë.

Vite më parë Ben Blushi, asokohe deputet, e akuzonte Gjinishin se ka qenë “partizan i futjes së shamive nëpër shkolla dhe se ka shkelur parimet e shtetit laik”.

Ndërsa Bujar Nishani kur ishte president refuzoi emërimin e tij si ambasador në Arabinë Saudite.

Por, kandidati më i ri i Monika Kryemadhit ka një histori shumë të dyshimtë.

Vrasja e Sali Tivarit dhe ndalimi i Gjinishit

Komuniteti Mysliman vite më parë do të tronditej nga një ngjarje e rëndë brenda zyrave të tij. Në janar të vitit 2002 u qëllua brenda godinës, sekretari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Sali Tivari.

Deri më tani nuk është dënuar askush për vrasjen e tij pasi Prokuroria ka pezulluar hetimet për shkak të mungesës së provave, megjithatë disa dokumente të gjeneruara në atë periudhë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me vrasjen në fjalë, hedhin dyshime të forta mbi grupet ekstremiste të mbështetura nga fondacioni Al Haramain në atë periudhë në Tiranë.

“Sali Tivari, një zyrtar i lartë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u vra në janar të vitit 2002. Ermir Gjinishi, i cili mbështetet nga AHF (Al Haramain) u ndalua si dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, por mbi të nuk u arkivua asnjë akuzë. Ai u lirua më vonë nga autoritetet shqiptare.

Pak para se të vritej, Tivari kishte vënë në dijeni AHF-në (Shoqatën Al Haramain) pjesë e së cilës ishte edhe Gjinishi se kishte ndërmend të reduktonte ndikimin e huaj mbi Komunitetin Mysliman”, theksohet në dokumentin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën ka një raport të posaçëm mbi aktivitetin e shoqatës Al Haramain në Shqipëri, e cila është bijë e rrjetit terrorist të Al Kaedës.

Në këtë dokument paraqiten lidhjet e Al Kaedës me Al Haramainin, por edhe përfaqësuesit zyrtar të kësaj shoqate në Shqipëri.

Më pas, raporti vijon duke shpjeguar edhe arsyet e vrasjes së Tivarit nga ekstremistët e El Haramain.

“Para se të vritej, Tivari kontrollonte financat, personelin, vendimet dhe çështjet që kishin të bënin me donacionet mbi myslimanët në Shqipëri. Kjo i jepte atij një fuqi që t’i mbijetonte disa tentativave të ekstremistëve të trajnuar për ta zëvendësuar me qëllim marrjen e fuqive ekzekutive të tij”, thekson raporti.

Vrasja e Sali Tivarit në zyrë u shoqërua me hije të mëdha dyshimi për shkak edhe të aktivitetit të shtuar të celulave egjiptiane të Al Kaedës në Shqipëri.

Në atë periudhë pati aksione të bujshme të Policisë së Shtetit kundër këtyre celulave, duke arrestuar figura të larta të kësaj organizate terroriste në Shqipëri.

Anëtarët e huaj të Al Kaedës apo organizatave të saj bija ose u arratisën ose u arrestuan nga shteti shqiptar, ndërsa mbështetësit vendas u larguan për një periudhë nga vendi për t’u rikthyer sërish me një orientim të ndryshuar tashmë.(TemA)

12 komente në “Një teolog mysliman për Monika Kryemadhin, i akuzuar për vrasjen e sekretarit të Komunitetit Mysliman”

  1. Na myten says:

    Izeta Haxhia ka nje variant tjeter per vrasjen e Tivarit. Baze bën sikur s’di gjë.

  2. Tan shqiptaret politikan says:

    LSI e gjore. Zhytet te mari ndonje deputet. Majtas, djathtas, hajdut apo fetar. Si eshte Monika eshte dhe LSI-a.

  3. Islamqener qe akoma jetojne ne shqiperi says:

    Covid -20 do meret vetem me keto mbeturina otomani.

  4. Astrit says:

    LSI asnje deputet nuk ka per te marre.Te gjithe e dine se eshte parti korrupsioni.Ky ne Peqin do marri ate te Noc Rrokut.

  5. Operacioni Zjarri says:

    Epo ky personi ka qene keshilltari i Rames. Athere nuk quhej?

  6. Patrioti says:

    Po kur ishte keshilltar i Edi Rames nuk ishte i akuzuar ? Apo tani qe u be me LSI ?

  7. , says:

    o ku ku mjer shqipnia.

  8. Ne emer te se vertetes says:

    O zot, i biri i pedofilit, vete kriminel qe vrau sekretarin e komunitetit musliman, i sponsorizuar nga organizate terroriste kerkon te behet deputet. i ka ardhur fundi botes. Nga Peqini eshte ky vemje se dhe surratin e ka si vemje. nuk besoj qe populli i zones se Peqinit te kete shkare deri ne kete derexhe. Duke iu bashkuar LSI, njerez si ky kaner gjetur plotesisht strehen qe meritojne. Parti hajdutesh, kriminelesh, pedofilesh, e cte them me shume ,gjithe te zezat. Ky genjeshtar nuk ka asgje me figuren e Mustafa Gjinishit. Familja e tij e mohoi Mustafa Gjinishin gjate regjimit komunist. Pjelle e poshter.

  9. Ladi says:

    O zot, i biri i mesuesit pedofil e hajdutit, vete kriminel qe vrau sekretarin e komunitetit musliman, i sponsorizuar nga organizate terroriste kerkon te behet deputet. i ka ardhur fundi botes. Nga Peqini eshte ky vemje se dhe surratin e ka si vemje. nuk besoj qe populli i zones se Peqinit te kete shkare deri ne kete derexhe. Duke iu bashkuar LSI, njerez si ky kaner gjetur plotesisht strehen qe meritojne. Parti hajdutesh, kriminelesh, pedofilesh, e cte them me shume ,gjithe te zezat. Ky genjeshtar nuk ka asgje me figuren e Mustafa Gjinishit. Familja e tij e mohoi Mustafa Gjinishin gjate regjimit komunist. Pjelle e poshter.

  10. Ymeri says:

    Sali Tivarin mund ta kete vrare edhe Mero Bazua, i njohur si Ymer Abazi

  11. KY DO KET FSHEHUR PARATE E MONALIKES…

  12. Nga momenti qe eshte i pafajshem nuk ke te drejte ta akuzosh tjetrin oTema e Meros
    Ai ka te drejte te kandidoje ku te doje
    ne secilen parti nqs nuk e kap ligji..
    Pra kjo eshte nji shpifje per ju si gazete..
    Dona ta shani se iu bashkua LSI se Mones
    apo Lones sipas Lef Kokes bejeni po jo per vrasje.dhe mos harrojn Blushi e Rama bijte e progonatit komunist baballaret e tyre ishin servilat e kolonelit te UDB. calamanit Mugosha dhe Miladinit
    qe e zinte gjumi ne gjoksin e Dulles dhe nga ana tjeter jepnin urdhra per vrasje pas shpine te GJinishit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje