Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat

Nga Skënder Minxhozi

Një reagim ishte i pritshëm, pasi “tenxherja me presion” ka kohë që zien e shfryn. Fjala është për mërrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Bashkimin Evropian. Jo të qeverisë shqiptare, pasi qeveria si trupë institucionesh shumë rrallë shprehet me gojën e saj për këtë çeshtje, por të kreut të saj. Në një notë verbale që normalisht duhej dorëzuar nëpërmjet ministrisë tonë të jashtme, ambasada franceze ka reaguar pas kritikave që Edi Rama ka adresuar ndaj vendeve evropiane dhe Francës, në lidhje me shpërndarjen e vaksinave anti-Covid 19.

Qëllimshëm ambasada e ka nisur notën verbale në fjalë në një dyzinë zyrash e institucionesh në Tiranë, në mënyrë që lajmi të bëjë shpejt xhiron e mediave. Një sjellje jokorrekte, si reagim ndaj një sjelljeje pjesërisht jokorrekte. Parimisht të paktën, pasi në praktikë situata me vaksinat dhe pandeminë ha shumë diskutim. Le t’i marrim gjërat me rradhë.

Sot në Beograd zbriti një avion me 1 milion vaksina kineze. Presidenti serb Vuçiç kishte dalë në aeroport me ambasadoren kineze për të pritur ngarkesën, duke mos harruar të falenderojë homologun e tij kinez Xi Jinping. Kjo është vaksina e tretë që shkel zyrtarisht tokën serbe, pasi më parë ministri i jashtëm rus Lavrov kishte vizituar Beogradin bashkë me një ngarkesë të parë vaksinash Sputnik 5, ndërkohë që fqinji ynë verior ka nisur rreth një muaj më parë edhe vaksinimin me vaksinën amerikane Pfizer. Njërën dorë në bakllava, tjetrën në revani, thotë fjala e urtë.

Ky liberalizëm e lirshmëri në përzgjedhjen e vaksinave anti Covid nga ana e Serbisë, në zemër të Evropës, vjen ndërkohë që BE ka aplikuar një politikë tejet rigoroze dhe autoritare ndaj vendeve anëtare (por edhe satelitëve të varfër si vendet e Ballkanit Perëndimor), që të mos marrin asnjë vaksinë jashtë formatit të përcaktuar nga autoriteti evropian i vaksinave Ema. Kur britanikët miratuan me shpejtësi vaksinat Pfizer e Astrazeneca, kjo u justifikua me daljen e Britanisë nga BE dhe u pa si një dëshmi e elasticitetit që jepte qënia më vete e një shteti evropian, përballë burokracisë së Brukselit.

Në rastin shqiptar, gjendemi përballë një situate që është diametralisht e kundërt, jo vetëm me realitetin aktual evropian, por edhe atë ballkanik, siç shihet me Serbinë fqinje. Shkurt fjala, as na japin vaksina, as na lejojnë të negociojmë me të tretët, diçka të ndryshme nga menuja evropiane, e cila për ne është ende një copë letër pa asgjë brenda.

Reagimi i Ramës i adresohej sjelljes egoiste të vendeve anëtare të BE, të cilat e kanë thyer disa herë solidaritetin dhe kriteret e paracaktuara nga Brukseli për vaksinat, duke kontraktuar direkt me kompanitë prodhuese. Jo vetëm kaq. Ndërkohë që deklarohet dendur se Ballkani Perëndimor do të trajtohet me përparësi në lidhje me emergjencën Covid 19, në horizont duken vetëm fonde të premtuara, por jo vaksina.

Ka momente kur edhe paraja nuk bën punë. Ky është njëri prej tyre. Evropianët ofrojnë miliona euro, por jo vaksina. Dhe tani mungojnë vaksinat, jo paratë për t’i blerë. Fare e thjeshtë.

Megjithatë sherri i ndezur nga nota verbale franceze, nuk ka brenda vetëm merakun se Edi Rama tha diçka të pavërtetë në lidhje me vaksinat franceze. Marrëdhënia mes tij dhe vendeve anëtare po maiset prej muajsh. Më saktë po tendoset gjuha dhe deklaratat e shefit të qeverisë shqiptare ndaj vendeve evropiane, si dhe disa sjellje të tij që nuk shihen me sy të mirë në Bruksel, Paris e gjetkë.

Në dy tetor 2020, fjala vjen, duke folur për shtyrjen në kalenda të liberalizimit të vizave për Kosovën, Rama deklaroi se ky është “…turp për BE! Duket surreale, që Kosova të presë, dhe të jetë vendi i fundit në Evropë që do marrë liberalizimin e vizave”. Ky ishte vetëm njëri ndër deklarimet e ashpra që Rama ka bërë në lidhje me heqjen e vizave ndaj kosovarëve, duke sulmuar faktin që Kosova mbetet ende peng e taktikave elektorale të vendeve të caktuara evropiane.

Ky dhe qëndrime të tjera të ngjashme, tregojnë një dëshirë të pakuptueshme të kreut të qeverisë shqiptare, për të testuar me risk cakun e durimit të evropianëve ndaj një vendi të vogël, në proces afrimi me BE dhe që ka njëmijë e një halle në shtëpinë e vet.

Në anën tjetër, kryeministri shqiptar i hyn prej vitesh një tjetër operacioni delikat diplomatik, duke u afruar me Turqinë e Erdoganit, të cilën Macron e të tjerë si ai, e shohin pak a shumë siç sheh sot Donald Trump Kinën komuniste të presidentit Xi. Miklues dhe frekuentues i përhershëm i sallonit evropian, Edi Rama kërkon të eksperimentojë pa masa sigurie, mbi telin e ekuilibrit të miqësisë me “Sulltanin”, ndërkohë që përpiqet të futet edhe midis tij dhe qeverisë greke.

Duhet thënë se deri më sot Rama ka riskuar pak në këtë balet paradoksal dashurie-urrejtjeje mes Evropën e Bashkuar dhe protagonistët e saj. Ja ka dalë ta mbajë formalisht mirë me të gjithë, me Merkelin dhe (më pak) me Macronin, megjithëse Shqipëria vijon të luftojë për t’u ulur në tryezën e negociatave me BE. Ja ka dalë të shpallë dashuri të pakushtëzuar me SHBA, të ulet sup më sup me Turqinë, të sulmojë vend e pa vend BE-në, pastaj t’i thurë vargje vokacionit të përjetshëm evropian të shqiptarëve dhe të tijin gjithashtu. Në 11 janar ministrja e re e jashtme shqiptare i deklaronte ambasadores amerikane se marrëdhëniet me SHBA janë një “gur themeli” për politikën e jashtme shqiptare. Fjalë që nuk janë aspak muzikë për veshët e një vendi si Franca. E cila është faktikisht motivuesja e vendeve si Holanda dhe Danimarka brenda BE, për të mbajtur qëndrime konservatore ndaj Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Ky “teatër eksperimental” i Edi Ramës me Evropën e Bashkuar, mori një karton të verdhë nga francezët, të premten në darkë. Ndoshta në momentin më të papërshtëtshëm dhe për shkak të një qëndrimi në të cilin kryeministri shqiptar duket se ka shumë më tepër të drejtë se në rastet e tjera. Por Evropa është në prag të zgjedhjeve. Është koha kur politikanët dhe qeveritë e kontinentit bëhen veçanërisht të paqëndrueshme. Franca më e para bëhet gati për zgjedhje rajonale së afërmi. Dhe pickimet e “të vegjëlve” në kushte të tilla, kur edhe pandemia ka bërë të sajën, nuk janë të mirëpritura.

Çeshtja kryesore për shqiptarët dhe qeverisësit e tyre është që të kuptojnë nëse me Evropën, partnerin kryesor ekonomik dhe fqinjin e madh të dera e shtëpisë, ja vlen një politikë ngacmimesh e aciditeti verbal, apo pritjeje. Rasti serb, me specifikat e tij unikale, tregon gjithsesi se një vend që tregohet fleksibël dhe i hapur ndaj shumë anëve, ndoshta fiton më shumë sesa një vend tjetër i vogël, që nuk mund ta shesë për forcë dhe arrogancë varfërinë dhe pamundësinë e tij për të qenë faktor në klubin e pasanikëve.

REMOTE_ADDR:[]

48 komente në “Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat”

  1. Pipëtima says:

    Mendoja se shkrimi do të kishte linjën: “Mirë ua bëri k/ministri ynë, se e meriton BE-ja ta shposh ca, dhe jo pak, pasi po na mban varur jo vetëm për vaksinat, por edhe për vaksinat”.

    1. ben says:

      Komenti juaj eshte i sakte. Nga i gjithe ky artikull, fjalia e fundit shpreh gjithshka. Europa ka qene dhe eshte kunder nesh, prandaj Rama po ben shume mire qe kritikon hipokrizine e saj ne pergjithesi dhe te Frances ne vecanti. Nga ana tjeter Rama po ben shume mire qe po kerkon aleanca me shtete te tjera si Turqia dhe pse jo edhe me Kinen e Rusine.
      Nga ana tjeter, jam plotesisht dakort me ministren tone te jashtme per deklaraten e saj se SHBA, ka qene, eshte dhe do jete aleatja jone me e madhe. Pas saj vjen Gjermania.

      1. trendafili Permetit says:

        Macroni pardje filloi te mburre Turqine si mbeshtetja kryesore e Europes! Pse me keto forma feminore do perballet Europa me vendet e tjera? Edi Rama eshte i vetmi politikan deri me sot qe perdor edhe kritiken direkte e te sinqerte edhe diplomacine e thelle dhe bravo i qofte. Me rrezik se covid sot nuk eshte asgje tjeter. Prandaj asaj ambasadores franceze qe nuk zbaton as prtokollet duhet ti flitet qarte dhe drejte nga ata shqiptare ne Tirane qe duan Shqiperine dhe jo partine. Partine e deshem me shume se vetja per 45 vjet qe edhe kur pushkatoheshim (jo une se jam gjalle akoma) therrisnim me ze te larte: TE RROJE PARTIA dhe ja ku jemi. Prandaj ti vene gishtin kokes politikane, gazetare apo kushdo dhe ti pergjigjen kujdo me ate qe kerkon.

    2. Vaso says:

      Me këtë shkrim autori do të thotë që -Edi Rama nuk ka të drejtë, por dhe ka të drejtë ?

  2. Edhe Franca Ka te drete says:

    Edhe Franca Ka te drete ne disa drejtime se pse ne duhet ta ndajme menden a do shkojme drejte Turqise e vendeve te lindjes a po vendeve te perendimi dhe Evropes . Por me sa duket per politikanet tone e kane shume me let te shkone drejte Turqise dhe lindjes Ku ata done te ndertone veq Xhamija dhe nuk done tja dine fare per demokraci dhe shtet ligjore . Ne I Kemi politikanet te korruptume dhe te pa afte prandaj e kane shume te veshtire te ken miqsi dhe lidhje me evropjane dhe boten demokratike dhe te zhvidhume

    1. tulla Kuksit says:

      Je gabim pasi EU sapo nenshkroi marrereveshje tregtare me Kinen nderkohe vende te tjera as duhet te kene kete marredhenie me vendet e lindjes. Eshte ceshtje interesi dhe satelitet europian duhet ti drojtojne fondet drejt EU dhe askund tejter. Bej si them un por jo sic bej un edhe motoja EU.

    2. Historia says:

      Franca gjate 45 viteve te Luftes te Ftohte nuk e ndau mendjen se me cilin bllok ishte. Pse duhet ta ndaje Shqiperia?

  3. goliku says:

    Kritika e Edit eshte sum e drejte se Evropa nuk ka bere asgje jo vetem per Shqiperine por per gjith Ballkanin. Serbia ka ber shume mire si per vaksinen Ruse ashtu dhe per ate Kineze deri sa BE ben dallime te tilla te turpeshme qe nuk ndimon vendet e varfera. BE kurre nuk do te bashkohet me eto politika te turpshme nga kryeministra qe martohen me gjyshe. Plera jane.

  4. - says:

    z bixhozi me kete artikull ja ke fut kot.ne jemi te lodhur me pritje e lutje per ne be.ne duam nje shtet te forte shqiptare me ligj dhe mirqenje.ne raste se ne ndertojme shtetin tone ska çna duhet fyrja ne federat me keta te pandergjegjshem qe rames i thon te tjera e lulukut te tjera.politiken e jashteme eshte e drejta e shqiperise se ke zghedhe.mos harro bixhozi se gjelat kan shekuj qe bejne politika si pas interesit te tyre dhe ashkush nuk i ndalon perse ata shfrytezojn edhe sot e kesaj dite kolonit e tyre.

  5. k says:

    Sipas jush Evropa duhet ti japi vaksinat shqiptarëve që të rrijnë nëpër kafe,
    dhe mos vaksinojë qytetarët e vet që do shkojnë në punë ?
    Kjo i ngjan assai historisë shekullore prej dembelash se “do na japi ndihma suedia,gjermania,amerika etj”

    1. Pd rrumpalla says:

      k…. dhe vetëm kaq? Vazhdo me emrin sepse na lë në dyshim , je karr, je koqe, je kokloqe ,të trea me “k” fillojnë. O lloz nga shqipja, i lexove fjalët e Ramës, ku u tha të mos vaksinohen francezët dhe të vaksinohen shqiptarëtë? RAMA kërkoj të mos ketë vaksina stok kurrë mund të ndihmojnë vende ti përdorin ato, o lloz ti do që të përkthejmë shqip-shqip për ty , kaq ” K” Je?

  6. #Thetruth says:

    ….europa ka marre fund..proven e dha me covid…mos me keqkuptoni…me hidheron shume ky fakt..por sidomos ky aguridhja francez qe kujtuam ose me mire kujtova se do ishte lider dhe do shpetonte unionin provoi te kunderten…doli njeriu me cinik..harbut..me me me …se trump …
    …po te kujtoni se si u anatemua italia nje vend kryesor ne BE per Covid and kur ishin ne deshperim te pashoq sespe po ndesheshin me nje te panjohur dhe kur gjithe bota u tmerrua pikerisht kjo kurve politike…mbylli kufijte dhe tha vrisni veten njerez te qelbur….
    …. Franca ne interviste ate dite u perdor nga rama si shembull sepse duket qe ai vazhdon e ndjek si ecen ai vend sepse ka jetuar atje (besomeni ju ndodh te gjitheve qe largohen nga nje vend ku kane jetuar me pare per nje kohe te gjate).
    ….por letra nuk eshte per cfare tha por cfare beri Rama….makron desh e coi ne lufte greqine..dhe I duhet nje lufte per ekonomine te ece…nderkohe qe Rama I ul ne karrike liderat e dy vendeve dhe ju thote…behuni heronj dhe ngeleni si te tille ne histori….
    …dhe debili makron ngeli me gishtin ne ….goje 😉
    ….rama eshte I lindur per politike… e kam thene vite me pare….rama nuk eahte ne politike per leke sespe me besoni eshte shume I pasur ne shpirt…por ai eshte ne politike te beje diferencen..ndryshimin..dhe ngelet ne anen e drejte te historise…jo so zjerrvenes por si atdhetar dhe zjarrshues….

  7. 🤣🤣 says:

    Rama, bravo që i thua gjerat ashtu siç janë.
    Franca nuk na ka në listë.
    As ne nuk e kemi 😳🤣🤣

    1. Bureto says:

      Komenti do dilte shumë i gjatë nëse do shtjelloja arsyet e kësaj që do them më poshtë:
      Historikisht, jo për arsye afeksionale por politike, Franca nuk ka qenë kurrë në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

  8. katarakti says:

    Nga shkrimet më të mira të Minxhozit. Llogjik dhe i ftohtë.

  9. Niku says:

    Minxhozi, po si thua ti, a mos valle beri gabim Xhacka qe theksoi si gur themeli raportin me SHBA? Eshte e tepert tju kujtoj qendrimin prej mese nje shekulli te Amerikes kundrejt shqiptareve dhe ceshtjes shqiptare. Nderkohe dihet fare mire qendrimi i perhershem pro sllav i francezeve.
    Per mendimin tim, Rama pak i ka thene dhe nuk i heq nje presje as punes se vizave te kosovareve, as qendrimit per vaksinen dhe ne pergjithesi sjelljes europiane me Shqiperine.
    Skender, pse raportin e Serbise me Rusine, Kinen etj e quan si qendrim fleksibel ndersa raporti i shqiperise me turqine qenkerka ngacmim?
    Thjesht z. Rama ka nenvizuar disa te veteta te hidhura.

  10. USA says:

    Vecanerisht Franca e meritonte gozhden e Edi Rames,tradicionalisht ka qene kunder shqiptareve,eshte ajo qe ka penguar integrimin europian te Shqiperise,po ule kurrizin ata te godasin me forte. Bravo kryeminister,shqiptari duhet te tregoj dinjitet, pavaresisht se eshte i varfer,nje Macron i pa pjekur nuk mumd te tallete ne.

  11. palla says:

    Europa, kjo kurva plake, me ne krye Francen qe historikisht asnjehere nuk na deshen, qe na urryen vetem nga fakti qe shumica e popullit tone eshte muslimane.
    Vertet qe jemi ne Europe dhe jemi pjesa e saj, por per fat shumica e popullit shqiptare e ka kuptuar se aleati yne i sinqerte e besnike eshte USA dhe Turqia, ndaj ne duhet te jemi me shume se te sigurte.
    Rrofte Edi Rama!
    Rrofte Shqiperia dhe populli shqiptare!

    1. ka edhe shqiptarë me kulturë says:

      palla, kur lexova komentin tuaj ,më rrodhi një pikë loti,bravo,të lumtë palla….

  12. aleko says:

    Po pra ate po ben dhe rama , ta kete mire me te gjithe edhe me turqine edhe me BE vetem llafe..

  13. MS says:

    “Karroten dhe kerbacin” per Europen! Bravo gjigant!

    1. Arbërori says:

      MS
      Mos e ngatërro me italishten (la carotta e il bastone), në shqip thuhet “kulaçi dhe kërbaçi “.

  14. dila e manatis says:

    Bravo analiz prefekte
    je nje gazetar me mend ne koke e kembe ne toke
    nese gazetaria do kishte shume nga keta njerez do ishim ku duam
    por drejtesia dhe gazetaria politike e kane shkaterruar shqiperine nga themelet
    dhe nuk me mbushte mendja qe nje mrekullin do te ndodhe ne te ardhmen kur shikoj nje rini
    qe urren punen,proferon vjedhjen dhe vrasjen dhe te shkel cdo ligj e norme sapo del nga shtepia
    God help albanian people

  15. Arber iliri says:

    BE po sillet ne ekstrem mohuese ndaj Shqiperise.Rama ka kurajon tja thote ne sy.Macroni ka ndikuar shume negativisht ne politiken eu te zgjerimit.

  16. Dok Tori says:

    Behet fjale per jete njerezish, dhe ketu KM yne ka shume te drejte.
    Disa mijera vaksina per personelin mjekesor, sa per solidaritet, nuk do ta demtonin Francen, apo BE-ne ne pergjithesi.
    Turp per pergjigjen e Qeverise se Frances!!!

  17. Mondi says:

    Annalize me dritehije politika franceze nxorri dhembet dhe jo demokracine sic ka bere gjithenje kunder faktorit shqiptar ne linje te perpikte me politiken ruse serbe greke reagimi I Rames ishte kritik ne sensin human dhe e kupton pse ndodh nuk e shpreh urrejtje por mendim si mund te ndihmojne por kjo ishte dhe pergjigjja demokratike e frances ne emer te bashkimit europian per veten. Krijimi I nje aksi nacional domosdoshmeri per mbrojten e dinjitetit, shikoni fqinjet Rama ka vene shpatullat duhet ndihmuar nga mendjeprehtet. Pershendetje.

  18. lenci says:

    Te vjen turp te kexosh kete njeri. Bythelepires deri ne neveri i Rames. Shyqyr sot nuk e kishte fajin Saliu, por BE, qe qenka jo korrekte, ndersa Rama qenka pjeserisht jo korrekt!

  19. Lloji says:

    Shkrim me vend dhe me nivel profesionalizem qe ç’do dipllomat (i yne, se tanet han mut) do ta kishte zili…(!)

  20. agron says:

    Në fakt po mban varur nje vend që ka arritur standartet e kerkuara.
    Shqiperia sot nuk eshte e denje per formatin europian. Nuk ka diskutim per kete. Madje po merr tipare autokratike si Saliu ne 94-96

  21. NjeQytetarOptimist says:

    Ta marri ate kartonin e verdhe ai albitri Francez dhe ta fusi aty ku e di ti.. Sepse sic po e shifkam une mbas kesaj situate pandemie, kemi nje llaf: Zoti per mua dhe asgje per te tjeret. Ne kulm pandemie ti s’ke 2 mije doza te japesh te pakten per stafin spitalor qe po merret me njerez te infektuar ?!?! Kjo jo vetem qe eshte gabim, por edhe imorale. Francezet kane nje problem: Kane gjuhen e gjate dhe kujtojne se jane gjithshka per BE-ne. Kujtojne se kane licencen e BE-se dhe pa ata do behet hataja.. Kane qene historikisht te ftohte me ne si rrace dhe asnje perkrahje historike te deshmonin nje gje te tille.. Si mund ta lini akoma Shqiperine vetem ne letra qe eshte zotuar dhe me nje vendim pro-perendimor ne shoqeri pa asnje vaksine ?!?! P’se te flasin per Serbine ata qe do te futet ne BE si ne dhe kur u shkon Komisjonerja aty ne Kuvend, e poshterojne (nje shfaqje e shemtuar) dhe keta “Francezet Europjan” as nuk pipetijne.. Nuk ka nevoje o Ambasada Franceze te na deshmosh ti sa ke dhene dhe si ke dhene nepermjet BE-se sepse leku ndonjehere nuk eshte gjithshka.. Shko tani dhe ziji deren PFizerit qe vetem te mirrni dhe mos te ngopeni..

  22. Dikush says:

    Shkrim shume korrekt. Asnje nuk e ndalon Shqiperine te marre vaksina nga vende te tjera. Rama e tha shume bukur se ai do marre fonde dhe nga “dreqi” per Shqiperine, me rastin e provokimit te gazetarit per fondet per spitalin qe do ngrihet nga Turqia ne Shqiperi. Kjo gje duhej te behej dhe per vaksinen…
    Diletantizmi i Rames, qe ka besim te teperuar ne cimbisjet, bie ne kundershtim me nevojat tona. Rama nuk ka nevoje te “kritikoje” te tjeret, por te veproje me te tjeret per te siguruar vaksinen. Po te ishte se edhe ai te kish kerkuar ndihme nga “Rusia” apo “Kina” per vaksinen dhe te kish marre nga ata ndihme, kjo do ishte edhe kritika me e madhe ndaj Frances. Nga ana tjeter do ja zinte gojen me “mut” francezeve. Une nuk e kam degjuar asnjehere Vuciqin te kritikoje “hapur” Evropen apo Ameriken, por ne praktike ai lidhet edhe me “djallin” per te miren e Serbise. Rama, sidoqe eshte zgjidhja me e mire per ne tani per tani, duhet te zvogeloje gojen dhe te pervesh lleret. Shakate me kripe “si te Duces” ti lere ne replikat me katunaret….

  23. Lili says:

    Fol Enver…..Edvin te lumte goja.Ka rjedhur fare i shkreti eshte bere si Dulla vitet e fundit.

  24. Astrit says:

    Zoti Minxhozi ju pergezoje per sinqeritetin e shkrimeve te tua dhe ne kete raste qe sillni thelbi i ceshtjes eshte i qarte ,mynyra e interpretimit e nxjer cesjhtjen nga konteksi.problemet e saje europa nuk duhet tja faturoje shiperise dhe keshtu sic eshte ndertuar edhe nje shtete i vetem mundet te bllokoi integrimin.E zeme qe shqiperia i ka bere te gjitha gjerat keq dhe nuk e meriton integrimin,po Maqedonia ?Une jame i bindur si do qe te kishte vepruar shqiperia qendrimi i tyre do te ishte i njejte .Kure serbia mer ndihma nga Rusia dhe nga kina per popullin e vete ,ketu e pergezojne dhe kure ne marim ndihma nga republika e Turke kryeministrin e kritikojne.E mbani mend kure gjithe bota nuk plotesonte nevojat per spitalet e veta dhe shtetet e BE bllokonin njeri tjetrin si pirat rugesh duke sekuestruar ndihmat sanitare spitalore,ne shqiperi vinin pa ndalim ndihmat nga shteti turk. Pse duhet te kemi frike te themi te verteten,qofte edhe per BE.Kryeministri eshte ne te drejten e vete ti thote gjerat sic jane,qe shqiperia ne kete raste kerkone vaksine dhe jo para se ne kete raste parat nuk i ha as qeni te tjerat jane koncentrat politike per gjene e gjalle.

  25. TONI says:

    Nuk eshte e vertete se BE te ka vebdosur kufizim….jemi te lire per cdo vaksine….sa per negociata nuk e meritojme fare….minimumi Europa nuk miraton ligje ku toka i meret pronarit si pa te keq…….

  26. Shenjestra says:

    Je shume i saket zoti Minxhozi me shkrimin tend.

  27. Luli says:

    Une mendojn se Shkrimi i yte eshte shume korekt dhe shume domethenes per Shqipetaret qe i kane syte nga Europa
    Europa nuk ido dhe nuk ika dashur asnje here Shqipetaret ne te gjitha koherat ,Dhe sidomos Franca , dhe Hollanda te cilat jane strumbullari kryesor qe Shqiperia te mos hyje ne BE
    Por forcat (Demokrate ) Shqipetare nuk duan ta kuptojne Kryeministrin e Shqipetareve dhe e sulmojne vend e pa vend per nje cope karige ne pushtetin qe u ka ikur dhe nuk doti vij me, se populli qe ata thone dhe e mbajne ne goje gjithmon nuk eshte budalla qe te mos kuptoj se kush jane Ata ( Demokratet e ashtuquajtur)
    Nuk ja ve njeri me pordhe Shqiperise dhe Shqipetareve per vaksinat dhe per shume gjera te tjera, prandaj bravo i qofte Edi Rames per gjithe shka qe bene per Shqiperin dhe Shqiptaret

    Qent le te lehin karvani te shkoj perpara

  28. Adi says:

    Domethene shkurt ajo qe po thua ti eshte “Kap me shume miza me mjalte se me uthull” dhe eshte thenie mese e vertete, por ne rastin tone dhe te Serbise ka shume faktore, pak a shume Serbia eshte zgjatim i Rusise dhe te themi te drejten edhe me Rusine varur i ka mbajtur gjerat BE-ja, nuk marrin asnjehere sanksionet qe dikush tjeter do merrte nese do bente cfare ben Rusia, pse – sepse shume vende te BE varen nga gazi rus. A mund te ishte diplomat me i mire kryeministri yne, po mund te ishte (por nuk eshte edhe pse te rrime shtrember e te flasim drejt me mire se Berisha eshte dhe me aktiv se Nano sigurisht).
    E verteta ngelet qe ne nuk do te trajtohemi asnjehere si Serbia edhe nese ne cdo gje sillemi si ata. Ishte vetem pak me shume se 20 vite me pare lufta me Kosoven dhe sot ata qe ndeshtoken jane shqiptaret e Kosoves.
    Ndikimi i Turqise nuk eshte nje avantazh per ne, dhe as nuk na trajton njelloj si Serbine serish. Nese ne Serbi investon ne ekomomi me miliona, neve na genjen me cikerrima dhe na e mbush vendin me xhami super te medha. Une per vete te keqen me te vogel nga keto partneritetet me vendet jashte BE-se, (sigurisht pervec SHBA )e shikoj me Kinen, te pakten nuk te sjellin ngaterresa fetare.
    BE-ja nuk mund te na mbaje varur perjete, nuk ju pranojme akoma (qe pak a shume do te thote asnjehere ne gjuhen diplomatike) por ama ju nuk mund te keni as partneritete te tjera, jo me Kinen, jo me Rusine, jo me Turqine, shkurt rrini si ne komunizem, vetem se kesaj radhe te mbyllet dera nga jashte dhe jo nga brenda.
    A ka pune per tu bere nga qeveria shqiptare, PLOT, sepse meqe keto 30 vite qe shkuan (me sakte ata qe qeverisen vendin) industrine, edukimin, infrastrukturen (aq sa e kishim, edhe pse nuk ishte ndonje veper arti ne vetve ishte e miremenduar teknikisht) dhe sistemin e shume vlerave (morale) ne vend qe ti permiresonin ato. Qeveria, duhet te investoje ne ngritjen e strukturave ne universitete, per profesore te mirefillte dhe jo sharlatane, per shkencetare dhe kerkime shkencore neper universitete dhe Akademi Shkencore, Per ringritje dhe modernizim te industrise vendase, kujdesit shendetesor, luftes ndaj krimit dhe korrupsionit etj etj. Por po kaq pune kane edhe disa vende qe jane pjese e BE, dhe ne kete familjen e madhe europiane, pervecse nga Austria, Gjermania dhe ne pjesen derrmuese edhe nga Italia e ndonje vend tjeter miqesor ne shqiptaret jemi konsideruar gjithnje si femije te njerkes dhe jo te nenes.

  29. Adi says:

    Gjithsesi, jo cdo gje qe duket e keqe eshte patjeter e tille. Mbase duke mos pasur akses ndaj vaksines menjehere na mbron nga te qenit “guniea pig” per vaksinat qe u bene ne kohe rekord dhe me teknologji te re. Deri pas ca muajsh minimumi do te kemi pare se cila ka me shume efekte anesore negative dhe cila eshte me e sigurte dhe keshtu mund te zgjedhim ato qe duhet per shendetin tone nese nuk kemi fituar imunitet dhe nese nuk zbulohet qe imuniteti eshte per gjithe jeten.

  30. Molla Omari says:

    Ne fakt kryeministri ka thene nje te vertet.Franca me kete idiotin qe ka president po edhe me pare, nuk e ka dash shwiperine

  31. Baca-Bajram says:

    Franca gjithnje ka qene kundra shqiptarve dhe ka treguar qart qe eshte pro Serbise. Shkurt Franca eshte kurva e politikes se Europes.

  32. Kellira islamike says:

    Rama eshte nje bole qe nuk e ka kuptuar shprehjen “Kur zihen qehallaret, shkelmat i hane gomarët”.
    S”ka pse te futet ne kete moment mes konfliktit France-Turqi e ca me teper te mbaje anen e Turqise. Por kur t’i kerkojne ta coje ambasaden ne Jeruzalem si do ta gelltise pështymën?!

  33. Lasgushi says:

    Shkrim shume i mire.Si gjithnje Minxhozi.

  34. Mamica says:

    Gabohesh me perkufizimin e fundit z.Minxhozi!Te pergezoj per shkrimin ne pergjithesi por gjithsesi mos harro qe politikan me gjuhe diplomatike si te Edi Rames nuk ka patur e s’ka per te patur kurre Shqiperia e kokeqosheve e bajraktareve!Ndaj dhe eshte luajtur e luhet keshtu me Shqiperine e shqipetaret sepse kemi qene siç e kerkon Ti ne fund as mish e as pesh ku njehere haroheshim e nje here mohoeshim por kurr ndihmoheshim!Padyshim qe Edi Rama po luan karta te hapura me Europen putane, por mos harro kurr ate barcoleten qe “nastradinin e futen ne thes per te mbytur e ai doli me nje thes me peshq”!Kur e pyeten se ku i gjete peshqit e si shpetove ai iu pergjigj atyre qe kerkonin mbytjen e tij :Po te me kishit hedhur me thelle me me shume peshq do kisha dale!
    Lereni e perkraheni sepse Shqiperia me shume se kaq nuk mund te humbase ndaj dhe prisni rezultatin ne heshtjen e tij!Koha do te tregoje se Ai di t’ia dale me mire se çdo kush, pa qene dorre zgjatur e puthadore per ato ç’ka i takon nje populli e vendi Europian ne gen e jo ne sjellje putanash!
    Shqiperia sot me shume se kurre ka mike SHBA,Gjermanine,Italine ,Turqine e se fundemi E.Bashkuara per te mos qene kuplara ku te shfryjne epshet çdo pseudodiplomat me tager “BE”!Mos tentoni ti korigjoni detyrat e shtepise sepse di ti zgjidhe me mire se çdo kush ne kete vend e Truall Shqipetar!
    Mos u merrni me Edi Ramen qe shurren e bene ne Tirane e te lage ne Europe!

  35. Velo says:

    Veprimi i Ramës është i drejtë dhe dinjitoz. Spitalet janë plotë e njerëzit janë në mes të flamës e po torturohen e po vdesin nga virusi. Rama po kërkon antivirusin, Europa premton fonde. Për vehten e saj Europa ka filluar vaksinën për të shpëtuar popullin e saj. Franca ka siguruar vaksina për gjashtë muaj, e i mban në depot e saj, kurse neve na thot rrini urtë se kemi planifikuar fonde. Çfarë duhet të bëjë Rama në këtë rast, ti bëjë temena? Të flas e të bërtasë fortë deri sa të gjejë vaksinat për popullin e tij. Kjo është detyra e kryeministrit, jo tu serviloset të mëdhenjve.

  36. Broduej says:

    Pershendetje z.Minxhozi.Nje analize e sakte e shprehur me nje gjykim sqarues e bindes.
    Duke lexuar noten e protestes te z.ambasador, fatkeqesisht nuk gjej asgje nga ajo cfare ka thene z.Rama.Z.Rama ka shprehur shqetesimin e ligjshem ,qe mund dhe duhet te beje cdo qytetar I thjeshte qe jeton ne trojet e Ballkanit Perendimor dhe aqe me shume drejtuesi I nje nga shtetet ballkanike si ne rastin konkret z.Rama.
    Pyetja eshte shume e thjeshte dhe e drejtepersedrejte : A eshte fakt qe vendet e Ballkanit Perendimor u vecuan nga vendet e tjera Europiane duke I lene jasht skemes se furnizimit me vaksinen anti virus ? Pse ne vendet e Ballkanit Perendimor nuk jetojne njerez sikunder dhe ne Europe ?
    Z.Ambasador mund t’ I vije keq. por ne rastin konkret kemi te bejme me nje cinizem te tejskajshem dhe antihuman.
    Nderkohe neveri per zagaret e politikes se ndyre , qe ne komentet e tyre nuk lene gje pa mashtruar me akuzen se z.Rama me ate cfare ka shprehur I eshte kundervene Europes.

  37. Epo kjo pune says:

    Nuk ka miliona te lajne 1913… pragmatizem tani, aleat vetem Shba, Angli, gjermani, austri, Italian, turqi… te tjeret vijojne me 1913

  38. Pd rrumpalla says:

    k…. dhe vetëm kaq? Vazhdo me emrin sepse na lë në dyshim , je karr, je koqe, je kokloqe ,të trea me “k” fillojnë. O lloz nga shqipja, i lexove fjalët e Ramës, ku u tha të mos vaksinohen francezët dhe të vaksinohen shqiptarëtë? RAMA kërkoj të mos ketë vaksina stok kurrë mund të ndihmojnë vende ti përdorin ato, o lloz ti do që të përkthejmë shqip-shqip për ty , kaq ” K” Je?

  39. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    Ke te drejte Z.Minxhozi!!
    Franca nga njera ane nuk te ndihmon
    por edhe nuk te le qe te dhikosh nga lindja.
    me nje fjale …as te qi dhe as te leshon.
    Edi beri gabim qe nuk pranoj vaksinat e Ruseve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *