Pse Danimarka po shfaqet si lider i BE-së në vaksinim?

16 Janar 2021, 14:49Bota TEMA

Danimarka po udhëheq në vaksinimin kundër virusit të ri corona, falë shpërndarjes së tij të shpejtë dhe të pandërprerë, dhe nëse do të kishte më shumë doza në dispozicion, një numër më i madh i njerëzve do të vaksinoheshin.

Që nga fillimi i vaksinimit, më 27 dhjetor, 2.2 milion njerëz janë vaksinuar në Danimarkë, nga një popullsi prej 5.8 milion, raporton AFP.

Ndryshe nga vendet e tjera, të cilat lënë gjysmën e dërgesave të tyre mënjanë në mënyrë që pacientët të mund të marrin një dozë të dytë, Danimarka përdori të gjitha dozat e para të vaksinës Pfizer / BioNTech në valën e parë.

“Pozicioni i qeverisë është që sa më shpejt që vaksina të mbërrijë në Danimarkë, ajo duhet të përdoret menjëherë,” tha kryeministri danez Mette Frederiksen.

Me një logjistikë të shkëlqyeshme dhe vaksinim të shpejtë në shtëpitë për të moshuarit, ku pothuajse të gjithë dëshironjnë të merrin vaksinën, Danimarka kryeson në këtë proces në Bashkimin Evropian dhe është shumë përpara Italisë dhe Sllovenisë.

Vonesa në marrjen e dozës së dytë

Danimarka vaksinon popullsinë e saj tre herë më shpejt se mesatarja evropiane.

Nga e enjtja deri të premten, 129,170 njerëz u vaksinuan në Danimarkë me dozën e parë.

“Vaksina shpërndahet shpejt dhe ne kemi një infrastrukturë shumë të mirë IT, e cila na lejon të regjistrojmë çdo person që merr vaksinën,” tha Jens Lundgren, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Kopenhagës.

Në mënyrë që të merret doza e parë e vaksinës për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, Danimarka, si disa vende të tjera, ka lejuar që doza e dytë e vaksinimit të shtyhet deri në gjashtë javë, në vend të tre javëve të rekomanduara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vendimin, pavarësisht kundërshtimit nga prodhuesit.

Danimarka gjithashtu filloi të përdorë vaksinën Moderna të enjten. /tesheshi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje