Bilushi i Metës tregon prapaskenat nga sondazhi i Zeni TV

19 Janar 2021, 20:29Antena TEMA

Pas publikimit të sondazhit të Picit në Zeni TV, Bilushi i Metës iu tregon për prapaskenat e sondazhit,  mbështetësve të LSI-së:

“Të dashur miq!

Sa i përket sondazhit të zotit Pici në Zeni TV< është një vendim i përbashkët i dy partive kryesore të opozitës, PD  dhe LSI.

Duke parë se sondazhet i kishim kundër, vendosëm të thërrasim zotin Pici, që të merrte përsipër sondazhin që do t’ia jepnim ne.

Qëllimi është që të relativizojmë lajmet e këqija që vijnë nga sondazhet  e tjerë.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi tani.

Ajo që dua t’iu tregoj është xhentilesa me të cilën zoti Pici e mori përsipër sondazhin.

Në fillime thirri Doktori.

-Zoti Pisi, të kam thirrrur pasi më kanë sjell këtu një sondazh për të cilin më thanë se e keni bërë ju.

Desha t’iu falenderoj, e keni ba shumë mirë.

-Doktor, unë se kam bërë akoma, sot më thane!

-Zoti Pisi, e keni ba! E kishit ba shumë mirë. Të përgëzoj.

Faleminders. Keni ba një punë të shkëlqyer. Ju përgëzoj.

Pici doli i hutuar në korridor dhe pyeti zëdhënësen e Berishës.

-Mirë që s’më la t’i shpjegoja që se kam bërë sondazhin, po pse më thotë zoti Pisi?

-Si frankofon me siguri, “c” e lexon “s”, i tha zëdhënësja. Mos ja merr për ters. Do të krijojë idenë që je francez.

Pas kësaj e thirri Meta.

-Zoti Piçi, të përgëzoj për sondazhin, i tha. E kishit bë shumë mirë.

-Më fal zoti president, s’di kush ua ka thënë, por unë sot e mora vesh që do bëja sondazh.

-E mo mire, ç’bëri sot, ç’bëri dje. Rëndësi ka që është sondazh i mirë.

Doli prapë i shqetësuar dhe më pyeti mua: Ore po ky pse më thotë zoti Piçi?

-Epo këta nga jugu po panë “c”, e lexojnë “ç”, si puna e Gramoz Ruçit, i thashë.

Mendojnë që çdo “c” në mbiemer është “ç”.

Sapo u nda nga unë, e mori në telefon Qim Peka.

-Zoti Piqi, të presim në studio, i tha.

-Prit të lexoj sondazhin një herë, i tha ai, pastaj vi.

Dhe nuk e kam Piqi, e kam Pici, me “c”, si cica, jo me “q”, si qeni.

-Mos ça kokë o burrë. Çfarë të bëj unë i shkreti kur më thonë në Kosovë, “Qim veç një herë”, dhe s’di si t’u them, se duket sikur nuk më punon, se ty maksimumi kur të thonë “Piqi” këta të PS…. thuaj do t’i pjek”.

2 komente në “Bilushi i Metës tregon prapaskenat nga sondazhi i Zeni TV”

  1. aa says:

    vdiqa se qeshuri !!! haha !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje