Pëson vdekje klinike, gruaja thotë se pa trupin e saj nga lart dhe shpirtrat e të vdekurve për 37 sekonda

19 Janar 2021, 17:56Lifestyle TEMA
Pëson vdekje klinike, gruaja thotë se pa trupin e saj nga lart dhe

Një nënë që pësoi një vdekje klinike direkt pasi lindi fëmijën e saj përshkruan momentin tronditës kur pa trupin e saj dhe shpirtrat e vdekur, për dokumentarin e Netflix “Surviving Death”

Stephanie Arnold, nga Çikago, SH.B.A. tha se kishte parandjenja se do të vdiste duke lindur fëmijën e saj të dytë në 2013. Kjo parandjenjë e saj erdhi kur ajo dhe burri Jonathan mësuan se vuante nga një gjendje e quajtur placenta previa, e cila mund të çonte në një hemorragji.

Parashikimi i saj u bë i vërtetë. Vetëm disa momente pasi lindi djalin e saj Jacob në Qendrën Mjekësore McGaw në Çikago, zemra e saj pushoi së rrahuri dhe ajo ishte klinikisht e vdekur për 37 sekonda.

“Ata më futin në dhomën që do t’i jepja jetë Jakobit dhe do vdisja unë. Mjekët vendosin një perde para fytyrës time dhe më përgatitën për prerjen cezariane. 

Ata nxorën Jakobin i cili i shëndetshëm dhe i lumtur. Në një moment përjetova një film 3D, unë mund të shihja jashtë trupit tim dhe çdo gjë që ndodhte në sallën e operacionit”, u shpreh ajo.

Stephanie Arnold gjithashtu ka përshkruar të gjithë situatën që ndodhte në dhomë kur ajo pësoi vdekje klinike:

Unë pashë  anesteziologun pranë këmbëve të mia. Pashë infermieren e cila erdhi pranë meje dhe më solli djalin mbi gjoks. Në këtë dimension tjetër që isha, marrëdhëniet hapësinore ishin prishur. Nuk kishte tavan dhe nuk kishte mure”.

Ndërsa trupi fizik i Stephanie ishte ende i shtrirë në krevat, ajo pretendon se mund ta shihte vajzën e saj në një pjesë krejtësisht tjetër të spitalit me dadon e tyre.

“Unë shihja shpirtra kudo, gjyshen time, e cila kishte vdekur kur isha 10 vjeç. U shfaq edhe vëllai i nënës sime. Gjëja e fundit që dëgjova ishte Julie, dr Levitt, duke thënë “kjo nuk mund të ndodhë, kjo nuk mund të ndodhë”, u shpreh Stephanie.

Ajo ndjeu një “tërheqje në stomak” para se të dërgohej përsëri në trupin e saj. Vdekja klinike e la atë në gjendje kome për 6 ditë me dështimin e veshkave.

Gruaja tha se iu desh një kohë shumë e gjatë që të shërohej, të ecte dhe të fliste sërish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje