Votimi me postë, Balla nga Elbasani: Keqardhje që PD e LSI janë kundër votës së emigrantëve

19 Janar 2021, 17:20Politika TEMA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla  ka deklaruar sot se ndjen keqardhje që PD dhe LSI janë kunëdr votimit me postë për emigrantët.

Balla tha se emigrantët kanë të drejtë të votojnë aty ku jetojnë e punojnë.

Ai garanton se votimi me postë është procedurë e sigurtë që ndiqet në gjithë botën.

Postimi i plote i Balles:

Elbasan – Takime me banorë. Emigrantët kanë të drejtën të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë, keqardhje që këtë e kundërshton Partia Demokratike dhe LSi-ja.

Ekonomia shqiptare nuk do të ishte kjo që është, nëse nuk do të ishin emigrantët, ndërsa votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën pasi është një proces i sigurtë.

Bashkëbisedimi me banorët e njësisë 3 në Elbasan u fukusua edhe në problematikat e këtyre banorëve, por edhe në projektet e investimeve publike në këtë zonë gjatë muajve në vijim.

1 komente në “Votimi me postë, Balla nga Elbasani: Keqardhje që PD e LSI janë kundër votës së emigrantëve”

  1. Xha Temja says:

    Bravo Balla, “gju me gju me popullin”, ashtu te paste Partia! Dhe mos harro t’ja marresh asaj kenges per Komandantin, “Karafilat permbi supe”, se na kenaq shpirtin dhe na e bene zemren mal. Hic mos u shqeteso per ndonje sulm nga reaksionaret pse kendon per shokun e lavdishem Enver! Dhe mendo, o shpirt, per ndonje kenge edhe per shokun Edi, se beqma i ngelet qejfi. Sepse, sic mund ta dish, e meriton plotesisht, sidomos pasi e nguli ate spitalin ne Fier atje ku i desh kokerra e qejfit, duke treguar shqeto me kete rast, se shokun Enver e ka ne zemer. Mos u shqeteso pse e shan ndonjehere, e bene per te miren e pushtetit. Une e di qe kjo sharje e tij per komandantin legjendar, ty te dhemb deri ne thellesi te shpirtit, por beje gajret, duro. He, me rruac! Dhe ata te LSI-se bom te bejne, ne nuk luajm nga instikami, votat per Partine tone te dashur do ti japim, jo per ata laneter…
    Nashi une po rrotullohem pak ne anen tjeter te divanit, do ti teheq si tespie nja 10 apo 12 pordhe, dhe per lehtesimin e shpirtit do beje nja dy ore gjume per shtate pale qejfe. Te rroje Partia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje