STATISTIKAT: Nga porta në sulm, analiza e numrave të derbit kryeqytetas

20 Janar 2021, 13:20Sport TEMA

Kjo është java e derbit të Tiranës. Në prag të kësaj ndeshjeje të shumëpritur Departamenti i Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përgatitur një material me të dhëna statistikore sesi prezantohen Partizani dhe Tirana, gjithmonë në aspektin e shifrave deri në këtë javë të 15-të.

Dy super mbrojtje & dy super portierë – Numrat e të dy portierëve, Alban Hoxha dhe Visar Bekaj, janë të tilla prej skuadrash në vend të parë në klasifikim. Alban Hoxha i Partizanit është portieri që bën më pak pritje në kampionat, 2.09 për ndeshje, i ndjekur nga Visa Bekaj i Tiranës që pret 2.49 herë gjatë një ndeshjeje. Bekaj është edhe portieri që ka bërë më shumë dalje në lartësi në këtë kampionat, 2.09 në ndeshje kundër 1.35 që bën Hoxha, i dyti në këtë klasifikim është Zogoviҫ i Vllaznisë me 1.66. Numrat e këtyre portierëve, mbi të gjitha pritjet e pakta, tregojnë jo vetëm besueshmërinë e portierëve, por edhe sigurinë e mbrojtjeve respektive.

Zotërimi topit – Pas Vllaznisë për numrin e pasimeve të realizuara në një ndeshje (396.3) gjatë këtij kampionati, në renditje vijnë Tirana dhe Partizani, me 375.2 dhe 363.9. Së bashku me Kukësin, Tirana është e para në përqindjen e pasimeve të arritura me sukses, 80.3%, Partizani në këtë të dhënë është kuotën e 79.3%. Të kuqtë janë skuadra që realizojnë më pak pasime të gjata në këtë kampionat, 46.7 për ndeshje me Tiranën, që është pak më poshtë se mesatarja e kampionatit me 50.1 për ndeshje, por ndodhet në vend të dytë pas Laҫit në raport me pasimet e gjata të kryera me sukses (56.7% Tirana dhe 56.9% Laҫi).

Sa diferenca në sulm – Tirana është skuadra që realizon më shumë pasime të cilat përfundojnë në 30 metra e fundit, 56.5 për ndeshje, duke qenë në vend të dytë mbrapa Teutës që realizon 60 në ndeshje, por është qartësisht e para për saktësinë e këtyre pasimeve, 70%. Në këtë renditje të veçantë, Partizani është në vendin e tetë në kampionat, me 47.7 pasime për ndeshje. Këtu dalin të dhëna më të thella që krijojnë diferenca: Tirana që dërgon shumë topa në 30 metrat e fundit, gjuan shumë pak drejt portës, 9.56. Partizani gjuan akoma më pak, 9.3 për ndeshje por dërgon shumë më pak pasime në 30 metrat e fundit. Por e dhëna që godet më shumë është ajo e saktësisë së gjuajtjeve në portë: Partizani është i pari në kampionat, me 44.2% dhe Tirana e fundit me 30.3%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje