"10 vite padrejtesi!", Erjon Braçe: Bilanci penal i një pushkatimi dhe një përgjigje për të gjithë ata që thonë “kujt i ankohesh, ti je ne pushtet”

21 Janar 2021, 09:34Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Urdheruesit e pushkatimeve jane te lire, te pahetuar, te pagjykuar,  te pa ndeshkuar; Madje madje njerez te pushtetshem ne politike, ekonomi, biznes;

Quhen Sali Berisha e Lulzim Basha!

Pushkatuesit jane te lire, te hetuar nje pjese, te pahetuar pjesa tjeter, te gjykuar nje pjese, te pagjykuar pjesa tjeter, te pandeshkuar te gjithe!

Zhdukesit e provave jane te lire, te pahetuar, te pagjykuar, te pandeshkuar!

Gjyqtaret e ketij krimi jane te larguar te gjithe nga sistemi i drejtesise!

A eshte drejtësiI kjo? Jooooooooooooo!

Kush e vrau Aleks Niken?

Vrasja e tij as eshte hetuar, as eshte gjykuar e as eshte ndeshkuar!

Po Sokrat Gode e Fatos Mahmutaj  kush i plagosi? As per ta nuk ka autor!

Ky eshte bilanci penal i nje pushkatimi!

Ndaj hetimi duhet rihapur nga drejtesia e re!

Kjo drejtesi nuk fiton besim vetem duke goditur krimin e rruges;

Kjo drejtesi behet e forte, e drejte, e barabarte dhe funksionale, duke goditur krimin e politikes, pushtetit, kete pushkatim, me i madhi e me i rendi qe nga koha e fashizmit!

E di, do nise tani kenga “kujt i ankohesh, ti je ne pushtet”!

Nuk dua te pergjigjem me kengen tone “prokuroria e gjykata jane te pavarura”!

Jo! Ky krim nuk i perket as vetem qeverise,  as vetem prokurorise, as vetem gjykates! Ky krim i perket gjithe shoqerise! Presioni per drejtesi duhet te jete i gjithe shoqerise;I njenashem, vetem prej socialisteve eshte i kufizuar, i paragjykuar dhe i pafuqishem!

Shoqeria duhet te mos pajtohet me pushkatimet politike, pa gjyq por vec me nje urdher politik qe mbrohet edhe tani.

Hetimi duhet te rinise ketu, tek urdhri, sa kohe qe urdhri nuk eshte hetuar, gjykuar.

Po mbrohet si i drejte edhe pas 10 vitesh!

7 komente në ““10 vite padrejtesi!”, Erjon Braçe: Bilanci penal i një pushkatimi dhe një përgjigje për të gjithë ata që thonë “kujt i ankohesh, ti je ne pushtet””

  1. .... says:

    Kur eshte per te shpronesuar ndonje varfanjak e beni pa pyetur as gjykata e as ligje
    Kur eshte per te permbyllur ndonje premtim qe ju solli ne pushtet si denimin e vrasjeve te 21 janarit apo vjedhjeve nga pushtetaret na thoni qe nuk vendosim ne Po gjykatat
    Ju jeni funderina majtas e djadhtas Po cti bejme ketij populli dele

  2. cic mic says:

    ca te bej shoqeria e shkret o brace vllai kur cunat arrestohen per 1 qese hashash edhe saliu rri jasht per nje mal me vrasje…..nqs ka persona qe duhet te flasin per kete gje jane njerez si puna juaj . Rrespekte

  3. Lumi says:

    Te qi…te bota cfare te mban pragu I shtepise o kokone e shal gjatit. Viktimat I perdort per te ardhur ne pushtet por jo per te bere drejtesi. Ju jeni te gjithe vrases. Te pakten heshtni! Rob..re.

  4. Nuk kuptoj says:

    Po zoti Brace, jeni ne pushtet.
    Nuk keni bere padi personale per manipuluesit dhe zhdukesit e provave.
    1- Pse nuk ka padi per te dy mjeket qe thane se protestuesit jane vrare nga afer?
    2- Pse nuk ka padi penale per ate qe fshiu serverat e kryeministrise.
    Endri Hasa, jo vetem nuj i hyri gjemb ne kembe, por u shperblye duke u bere deputet.
    3- A ka kallezim penal, personalisht per Sali Berishen? Jo.
    4- A ka kallezim penal nga ana juaj, personalisht per Lulzim Bashen? Jo.
    Atehere cfare keni bere ju zoti Brace?
    Vajtet e bete kryetar bashkie nje pjestar te grupit te vrasesve. Sigurisht ai mund te mos kishte asnje faj. Po morali, ku eshte morali?
    Nuk kishte pak te tjere qe mund te beheshin kryetare bashkie. Intelektuale?
    Por nje polic qenka me i miri.
    Keni faj zoti Brace, keni shume.

  5. Brahoo says:

    Kur ishte puna per pensjonistet qe nuk paguanin korendin i futet neper burgje,nuk kishte drejtesi te pavarur ! Kur vjen puna per Berishen silleni sikur jeni pjella e saj o Braçe opozitari i opozitarve

  6. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Brace,mor bashkefshatari im,ke te drejte qe vraseseit i denon gjykata,kurse Ramen dhe Bracet,i gjykojme dhe i denojme ne shoqeria.
    Mbasi u vrane 4 protestues paqesore ne nje protest qe e udhehiqnit ju te ps-es,ne prisnim ne menyre te natyreshme,qe mbas kesaj masakre,ju te organizonit dhe protesta te tjera me te vendosura ne vazhdim,deri sa krimi shteteror te merrte ate qe meritonte,si brenda dhe jashte vendit.
    Por c ndodhi,ne ditet ne vijim?
    Ju futet sqepin ne puplat tuaja dhe nuk levizet nga koteci,mbas frikesimit qe ju beri Saliu,perjashto nje vizite te vakur ,qe beri mbas disa kohe Rama tek sheshi i krimit.
    Prandaj,o bashkefshatari im eshte mire per ty,qe te mos e nxjerres me sqepin nga furriku i kyeministrise,ku nuk po ngroh as veze,sic po guxon dhe e nxjerre,se pastaj ju kujtojme historine ashtu sic ka ndodhur,pa asnje koment,ku me indiferentizmin dhe kokeulesine tuaj karshi krimit,del qe jeni dhe ju pjestare ne kete krim,ne nje kendveshtrim tjeter.

  7. ben says:

    Zoti Brace, nuk kuptoj se perse keni shkruar kete artikull. Kujt ja kerkoni juve denimin e autoreve te ketij krimi makaber, aq me teper kur juve dhe te gjithe shqiptaret i dine se kush jane ata qe vrane 4 persona te pafajshem?
    Populli ju dha voten per mandatin e dyte pasi juve premtuat se duke qeverisur te vetem do kishit dore te lire per ti bere keto pune sic duhet.
    Pyetja ime, qe besoj se eshte edhe pyetja e cdo shqiptari te ndershem eshte fare e thjeshte:
    PERSE NUK JANE MBRAPA HEKURAVE AUTORET E KETIJ KRIMI, DHE NE RRADHE TE PARE ATO QE URDHERUAN KETE KRIM?
    Po patet bythe, pergjigjuni, packa se nuk besoj se jeni aq trima sa kerkoni te tregoheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje