Covidi te mosha 15-24 vjeç, epidemiologu: Nuk i kishim testuar më parë, do të 2-fishohen rastet

21 Janar 2021, 13:34Sociale TEMA

15-24 vjeçarët janë më të infektuarit këto dy javët e fundit. Alarmi i ngritur nga kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, në studion e Absolut 4, tregon se moshat e reja nuk janë të paprekshme nga Covid-19.

Grumbullimet masive dhe frekuentimi i lokaleve kanë qenë dy nga faktorët kyç për përhapjen e koronavirusit në vend si dhe në këto grupmosha. Por në një këndvështrim tjetër i sheh shifrat epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Sipas tij kjo moshë nuk është testuar sa duhet. “Nuk i kemi testuar më parë. Në Itali 12.1% e rasteve janë nga mosha 0-19. Presim që në Shqipëri të kemi 2-fishim dhe 3-fishim të rasteve në moshat e reja”, thotë epidemiologu.

Përhapje e lartë e Covid-19 gjatë këtyre ditëve është raportuar edhe në rrethe. Alimehmeti thotë se krahasimet duhen bërë ndryshe.

“Në qofte se shkojmë te rastet për 1000 testime, Tirana nuk është e para, por e fundit. Kalkulimet  e përditësuara tregojnë që në Tiranë ka 140 raste,  ndërsa në Fier, përshembull,  ka rreth 658 raste”, shton ai.

Alimehmeti sugjeron hapjen e plotë të shkollave dhe universiteteve dhe këshillon që më shumë kujdes të bëhet në familje, pasi mundësia e përhapjes së virusit  është 6 deri në 7 herë më e lartë aty, se në institucionet arsimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje