Pse Ilir Meta s’mund të qendrojë më në zyrën e presidentit (mjafton vetëm kjo fjali e sotme)

Ilir Meta duhej hequr me kohë nga zyra e presidentit, pasi ai tashmë nuk është më presidenti i shqiptarëve, por presidenti i LSI-PD, që bën thirrje për përmbysje e revolucion, nga zyra e kryetarit të shtetit.

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 prill”, shkruan sot ai.

Vetëm kjo fjali, që mediat e japin si një lajm normal, jo si një skandal presidencial, do të mjaftonte që presidenti të shkarkohej urgjentisht.

Por, socialistët tashmë janë tërhequr nga nisma për shkarkimin e tij dhe po e “përdorin” Metën për fushatë, me idenë se sa më shumë ai të flasë kundër tyre, aq më shumë i prish punë opozitës para shqiptarëve.

Kjo, për faktin se, për shumë njerëz, Ilir Meta është sinonimi i korrupsionit dhe së keqes në këtë vend.

Dhe fakti që ai del e flet pastaj për përmbysje, me qëllim që në pushtet të vijë gruaja e tij me Lulzim Bashën, natyrisht që është në favor të socialistëve.

Por ky nuk mund të jetë justifikim, për të banalizuar institucionin e presidentit, duke lënë aty një njeri qesharak, që nga mëngjesi në darkë mendon si të rrëzojë qeverinë, a thua është kryetari i opozitës, dhe jo presidenti i shqiptarëve.

Se ata që ai thotë duhen përmbysur, e kanë votuar për president, ndaj më shumë se këdo, në atë zyrë ai përfaqëson socialistët, jo dmeokratët e lësëistët.

Thirrjet e Ilir Metës për përmbysje natyrisht që do të vazhdojnë dhe me afrimin e datës së zgjedhjeve, ai do të bëhet edhe më agresiv.

Madje më 26 prill, nëse PS fiton sërish zgjedhjet, siç dhe janë gjasat, Ilir Meta do të jetë “revolucionari” i parë që do nisë revolucionin e radhës.

Se kështu thonë lartë e poshtë, që këtë radhë o fitojnë ata, o bëhet nami!

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Pse Ilir Meta s’mund të qendrojë më në zyrën e presidentit (mjafton vetëm kjo fjali e sotme)”

  1. liri says:

    po sikur edvini o mero e vuri president apo jo ? apo ne ate kohe nuk e njihte se kush ishte like floriri ?

    1. XY says:

      Do e heqin me 15 Mars, nese nuk iken vete perpara.

      1. Mik says:

        O Liri,
        Po bën gjoja sikur merr vesh nga ironia?
        Mos kopjo ato qe lexon lart e poshte nga Zike Qorri, se nuk të bejne te zgjuar. Mendo.me mendjen tende.
        Akoma nuk e ke kuptuar qe zgjedhja e ilir Metës president ishte levizja politike me e zgjuar qe ka bere PS,, duke nxjerre jashtë loje Metën, duke e futur ne zinxhiret e presidencës, duke e bere te terbohet si nje qen I lidhur me zinxhir, duke vene Moniken ne krye te LSI, dhe per ta shkaterruar LSI-ne si force politike, nje plage e qelbesuar e politikes shqipetare.

      2. Ray says:

        “PS do fitoje zgjedhjet ” sipas gjasave te artikull shkruesit ,
        sepse ju ka vendosur Shqiptareve taksa me te larta edhe se Amerika ,
        Hajde estrade gajde !

      3. Kalec Dega says:

        Duke share apo pritur fundin e te madhit , mjeshtrit, Presidentit ma t’mire te Shqiperise,kujdes , se e prish me Ramen/Pallen/Kokonen e Kravastase dhe sekretarin e Partise, Rucin.

    2. Halili dhe Hajria (pensioniste) says:

      S’e di kush e vuri aty Nishanin, Meten… ishin edhe votat e Rames apo gabohem???

  2. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Mjafton kjo qe ky hajdut kokpalare,te shkarkohet dhe ti jepet gjyqit.
    Trump nje here organizoi hyrjen me dhune ne kapitol dhe po hetohet…
    Ky maskara me gruan dhe sali berishen kane 30 vjet qe sulmojne me molotov,djegin,vjedhin,vrasin dhe bejne thirrje per kryengritje dhe vellavrasje,dhe asnje nuk e rrun dhe duket si dicka normale ne nje vend me popull anormal

    1. M says:

      Kam pare e kam degjuar , por eshte nje rast i vecant , qe shkon ne lufte per te humbur.
      Shiten apo bien ne kompromise per nje ndeshje sportive, mundet te perfshihen edhe gjyqtaret per te ndikuar tek rezultati me nje anshemeri, por eshte e pallogjikshme te shenoje p.sh gol kryesori . ……….

  3. Shqepësi says:

    Kjo eshte e vertete, te pakten per mua. Ne zgjedhjet e fundit lokale isha betuar te mos shkoja fare per te votuar, i zhgenjyer nga qeverisja aktuale per disa gjera te rendesishme per mua. Sa filloi Luli me Monen alias Saliu me Ilirin kercenimet se kush do shkoje te votoje nuk do ta leme te kaloje pragun e qendres se votimit, diten e zgjedhjeve u ngrita qe ne mengjes heret dhe shkova votova. Si une di qe ka edhe shume te tjere. Iliri me Saliun ne vend ta qepin e shqepin.

  4. Konjak says:

    Po pse i mbani hatrin , hiqeni nese ju shkon nga dora . po ju sikur e bete kete pecapie edhe kohe me pare , pse e falet !?. Jeni shum zemergjere , more te uruar .

  5. Sqepari says:

    Po si do shkarkohet, nga kush? OK, do ishte veprim politik shume i drejte, por… Eh, ky pori?! Nuk e ka parlamenti kete atribut, pa vendosur gjykata kushtetuese, organ qe peshngritesi e ka blinduar me prurjet e tij.

  6. Shenjestra says:

    SQEPARI, e ka mire.Meta nuk mund te shkarkohet se ka gjykaten kushtetuese per vete,e mbron Vitore Tushe me disa servila te tjere.Meta eshte nje funderine qe po turperon shtetin tone.Ai duhet hequr menjehere,por kushtet qe ka krijuar ai me dredhit e pabesit e tija,ka bere qe te jete akoma president. S’ka gje,me shme dite vijn se sa kane ikur.Do t’i vije diat e dhe atij dallkauku nga Skrapari per te shkuar bari me dhi.

    1. Realpolitika says:

      LIKE FLORIRI ESHTE HAJDUT ME ÇIZME, KRIMINEL ME DAMKE
      DHE ANTIKOMBETAR I PASHOQ.
      SA ME SHUME THIRRJE PER LUFTE AQ ME I URRYER DO BEHET PER SHQIPTARET.
      PS DO FITOJ BINDSHEM ME NDIHMEN E LIKES , MONES E SALIUT SE LULIN SE LLOGARIT ASKUSH.

  7. laramani njengjyresh says:

    Lerini pordhet, nuk eshte se ju vjen per shtat socialisteve se futet ne fushate Meta jo, por s kane cfare ti bejne,vetem i hane mutin se e zgjodhen vete dhe Venecia ua dhjeu. Tani duhet ta durojne.

  8. Shenjestra says:

    Ilir Metes ne 25 Prill do t’i bjere te fiket nga humbja dhe fitorja brilante e Edi Rames.Atehere ai do behet per ne psiqiatri.

  9. Refiku says:

    z.Edi Rama i dha postin e presidentit z. Meta. Tani c’kerkon prej tij. Ti veje pas avazit? Kesaj i i thone “O xhixhi, moj xhixhi, ku me dhemb mua e ku te kruhet ty”.

  10. Texas says:

    I dashur popull , politika eshte shume here e pakuptueshme dhe e padukeshme per qytetarin e thjeshte . Propozimi dhe votimi i Z . Ilir president eshte bere ne bashkepunim me nderkombetaret dhe eshte nje kurth i ngritur per te .Cili nga lajmet pas informacioneve dhe fakteve te shumta nga agjensite partnere nderkombetare do te kisht me shume reagim e shprese per qytetaret , 1 – U arrestua deputeti Ilir Meta , apo rasti , 2 – U arrestua presidenti republikes Ilir Meta . Kini besim qytetar qe kete vit rezultati i reformes ne drejtesi udhehequr nga USA dhe BE do te jap rezultatin e shume pritur .

  11. noku says:

    Kjo eshte e turpeshme, president me te ndyre ky vend nuk ka pare por dihet se hajdutet nuk kane moral…..

  12. Trotski says:

    Like Baba me 440 Hajdute Plus 1 -Mona Baxhellen

  13. rexha 10 says:

    PO C’FARE THUA MORE LUMEADHE. ìììììì AI NUKE DUHEJ TE FUTEJ FARE NE ATE ZYRE ,DHE JO TE MENDOHEJ SE ISHTE NJE NJERI MBI PALET.
    NEJSE ,JEMI NE DIMER DHE FLEJME ME SHUME SA ARIU. Nje popull qe drejtohet nga keta tipa ka marre funde.Keshtu i done tenxheria kapakun

  14. L.R says:

    E thene drejte dhe sakte; Sinonimo i korrupsjonit dhe i te keqes… une doja te shtoja qe kurren e kurres ai se kupton fjalen PRESIDENT I SHQIPTAREVE pasi eshte bllokur truri nga injoranca e nivelit kultures qe ky KRYEHAJDUT perdorin Presidencen pa fijen e turpit duke ofenduar mbare SHQIPTARET.

  15. ben says:

    Meta nuk duhej te ishte vene kurre ne karriken e presidentit. Ai e kishte dhe e ka vendin ne burg, si hajdut ordiner.

  16. Veshgues says:

    ILIRI Duhet te jete me status president deri sa ta therras SPAK. Kjo bene shume efekt kunder korrupsionit dhe i hap shtegun edhe per Salen, Lulin apo edhe mediun qe i kan shpetuar drejtesise dhe nuk jane gjykuar duke u mbrojtur me imumitete politike.
    Prandaj PS nuk e shkarkon! FBI po sjelle cdo dite dosje me prova te konfirmuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *