Pandeli Majko: Njerëzit po largohen nga Shqipëria prej budallallëqeve që prodhon politika

1 Shkurt 2021, 11:48Politika TEMA

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka folur me tone të ashpra ndaj deputetëve opozitarë këtë të hënë gjatë një interpelance në seancën plenare.

Majko tha se gjatë interpelancën nga ana e opozitës u thanë informacione të pavërteta. Ai u shpreh se arsyeja se pse emigrojnë shqiptarët janë të ndryshme, por një ndër to janë “janë budallallëqet që prodhohen nga politika”  që sipas Majkos u prodhuan edhe gjatë seancës plenare të së hënës.

“Unë kam qenë i gatshëm të marr pjesë në çdo mbledhje komisioni kur ka qenë i ftuar për çdo lloj ligji apo informacioni. 

Besoj që është rast i veçantë që sidomos për reformën e politikës shtetërore në diasporë unë e kam informuar parlamentin dhe Kuvendin si asnjë ministër tjetër me informacione të rregullta tre mujore dhe duke ardhur në fund të çdo viti duke raportuar në mënyrë të plotë. 

Cilido deputet jo vetëm parafolësi ka të drejtë të kërkojë informacion të besueshëm sepse interpelanca e sotme ishte e mbushur plot me dizinformacion duke filluar me një fakt shumë i thjeshtë. 

Ç’keni bërë me tenderat e diasporës? O zotëri shko interesohu në Ministrinë e Financave, sa është buxheti i shtetit për Ministrinë e Diasporës? 

E do të thonë që ministrat e shtetit nuk kanë buxhet, por vjen këtu e fut të holla e të trasha. Hap legjislacionin dhe shiko gjërat si funksionojnë, por vini thoni disa gjëra në përgjithësi patetike dhe shmangeni nga ajo që duhej diskutuar në këtë interpelancë, e drejta votës për shtetasit jashtë vendit. 

Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë. Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë”, tha Majko.

Ministri u shpreh ndër të tjera se realizimi i të drejtës së votës për emigrantët është detyrim ligjor dhe kushtetues, ndërsa mazhoranca ka vullnetin e plotë për ta realizuar këtë.

3 komente në “Pandeli Majko: Njerëzit po largohen nga Shqipëria prej budallallëqeve që prodhon politika”

  1. Shqiptari says:

    Mirdita

    O njeri i ditur!
    Njerezit largohen nga Shqiperia se ;
    NUK ka stabilitet ekonomik!
    NUK ka te ardhme.
    NUK ka pasur edhe me parë,
    POR
    Gjate qeverisjes suaj i vute shkelmin gjithçkaje, e groposet kete vend, e rrenuat, e grabitet edhe ate pjese te vogel qe paten lene paraardhesit tuaj.
    Jave te mbare!

  2. Ujku Plak says:

    Njerezit ikin nga Shqiperia se Ripjellja deshtoi te bei shtet, dhe Opozita eshte e konsumuar, provuar qe eshte e pa afte ne drejtimin e Shtetit, dhe ne opozit ku eshte tani. Qe i bie Shqiperia nuk behet se e dominon injoranca ne mase, sidomos Administraten Shteterore prej 30 vjetesh. Shpresa ka vdekur.

  3. Ervinbushi na topoja says:

    Pandi……KORRUPSIONI…..KORRUPSIONI.. Pandi..!!!!! Zyrat e shtetit jane te pushtuara nga JENIÇERET…..Pandush….e di kete mire dhe shefi yt….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje