Shënimet e rralla të Dritëro Agollit: Historia ime e fëmijërisë me mikun grek Pavlos nga Lufta e Dytë Botërore

5 Shkurt 2021, 11:31Kulturë TEMA

Nga Dritëro Agolli 

Fshati Menkulas, ku linda dhe kalova fëmijërinë dhe rininë e hershme, është në breg të lumit Devoll dhe shtrihet gjysmë ore më këmbë larg kufirit me Greqinë. Ne, djemtë e fshatit, shkonim për t’i kullotur lopët apo dhentë në kodrat e fshatit, përtej lumit, të cilat kishin dhe kanë një emër sllav: Poçrova.

Në këto kodra, që gjysmat ishin të fshatit tonë dhe gjysmat, matanë kufirit, lopët, lopët që kullosnim ne djemtë e Menkulasit, përziheshin me lopët që kullosnin djemtë e fshatrave greke. Dhe ne bashkoheshim: lopë dhe djem. Duke u bashkuar ua dinim emrin njëri-tjetrin: Pavllos, Markos, Spiros, Andonis, Kristos, Juniz e me radhë. Nuk rriheshim dhe nuk vriteshim. As nuk e dinim se çfarë ishim. Dinim se ishim njerëz që flisnim gjuhë të ndryshme. Ata thoshin, kur na takonin: -Jasu! Ne thoshim: -Njatjeta! Pastaj erdhën kohë të vështira. Ne nuk i nxirrnim lopët për t’i kullotur në Poçrava, në kufi. As djemtë e fshatrave grekë nuk i nxirrnin. Kishte filluar Lufta Italo-Greke. Në Poçrovë vërshëllenin dhe pëlcisnin gjylat e topave italianë dhe grekë. Atëherë në shtëpinë tonë erdhi një miku i tim eti, që e quanin Thomas, dhe që im atë i thoshte, Qirio Thomas. Ky Qirio Thomas kishte “ardhur” edhe më parë tek ne në shtëpi, se e kishim mik. Ai i binte violinës dhe im atë e merrte edhe në dasma dhe në festa. Por ishte luftë. Erdhi me të birin e tij Pavlin, që ishte nëntë vjeç, sa ç’isha edhe unë. Qirio Thomas i tha tim eti, me djalin Pavllon e vogël për dore: -Qirio Riza (Riza e kishte emrin im atë, Qirio Riza, mbaje në shtëpi Pavllon, se unë do të shkoj në luftë dhe nuk dihet se si do të ecë puna ime! -Lëre, Qirio Thomas! Pavllon do ta kemi si djalin tim! – tha im atë.

Dhe Pavllua qëndroi në shtëpinë tonë disa vjet. Flinim bashkë në një dhomë, hanim bashkë në një sofër dhe qeshnim e qanim bashkë. Ai mësoi shqip prej meje dhe unë mësova greqisht prej tij. E tillë ka qenë jeta e ballkanasve, bashkë i kanë ndarë gëzimet dhe bashkë hidhërimet. Kur në njërën shtëpi është bërë dasmë dhe i kanë rënë gërnetës, edhe në shtëpinë tjetër është dëgjuar kjo gërnetë. Kur është djegur njëra shtëpi, edhe tjetra është djegur. Kështu, filloi Lufta e Dytë Botërore. Poçrova u mbush me luftëtarë antifashistë shqiptarë dhe grekë. Unë e Pavllua më 1943 e 1944 ishim 12 e 13-vjeçarë dhe ishim korrierë partizanë! Në Operacionin e Qershorit të 1944 të nazistëve fshati im Menkulasi u dogj dhe ne shkuam matanë Poçrovës, në Greqi, atje në fshatin Revan, ku kishte shumë shqiptarë.

Më vonë, kur filluan sulmin gjermanët nga ajo anë, grekrit erdhën nga fshatrat tona. Vërtet, bashkë i kemi mbjellë pemët dhe bashkë i kemi ruajtur nga thatësira dhe ngrica. Edhe poezinë bashkë e kemi bërë. Naim Frashëri kur mësonte në shkollën Zosimea të Janinës pat shkruar në gjuhën greke poemën e famshme “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, ku dëshiron që grekë e shqiptarë të jetojnë si vëllezër. Po edhe gjysmë shekulli më vonë pas Naimit në Zosimea të Janinës, erdhi në Korçë një poet grek, si konsull, si nëpunës diplomatik. Por ky nëpunës, edhe vetë nuk e dinte se do të bëhej një nga poetët më të mëdhenj të Greqisë dhe më 1963 do të merrte çmimin “Nobel”. As unë, as Pavllua më 1940, nuk e dinim që Seferis, si konsull i ambasadës greke në Korçë, më 1937 shkruante: …

(Bëhet fjalë për një poezi të shkrimtarit grek George Seferis të shkruar në Korçë).

Mua fati më ka sjellë jo vetëm të lexoj edhe të përkthej shumë poetë e prozatorë grekë, por edhe të njoh disa prej tyre, madje t’i kem edhe miqë, si Samarakis Antonis, që i kam shkruar edhe parathënien e romanit të tij “Gabimi”, përkthyer në shqip. Kam njohur poeten e famshme, miken e vendit tonë Rita Bumi Paba bashkë me të shoqin e saj, Nikon.

Por kam njohur edhe poetin dhe publicistin simpatik të Janinës, Llambros Mallamas. Mos themi pastaj që kam takuar edhe pritur artistin dhe kompozitorin e madh, Theodorakis. Kam njohur edhe poetin dhe skenaristin e filmave Asimogopoulas, që kishte një fytyrë si të gdhendur në gurë. Nuk mund ta harroj as piktorin e njohur grek, burrin e mençur Dhimitër Jolldashi, që duke më dhuruar një album të veprave të tij ka shkruar një autograf.

Dhimitër Jolldashi ka ardhur në Tiranë edhe më 1980 edhe është shoqëruar nga Odhise Paskali. Edhe atëherë më të dhënë një libër të tij me autograf. Por mua më ka mbetur në mendje, ai Pavllua, shoku i fëmijërisë, djali i Qirio Thomait, mikut të tim eti, për të cilin kam shkruar një tregim që është botuar në greqi në librin tim. Tregimi mban emrin e librit. Madje edhe libri fillon me këtë tregim.

Unë po jap vetëm hyrjen e këtij tregimi që është përkthyer jo vetëm në greqisht, por edhe në frëngjisht edhe në gjuhë të tjera: ….. Ja, kështu janë punët edhe hallet tona, të mirat edhe të ligat bashkë.

(TemA)

11 komente në “Shënimet e rralla të Dritëro Agollit: Historia ime e fëmijërisë me mikun grek Pavlos nga Lufta e Dytë Botërore”

  1. trendafili Permetit says:

    Hajde, hajde, Dritero! Tani dalin keto shenime te thjeshta por kapitale nga ngjarjet dhe brendia. Media shqiptare duhet ti reklamoje me germa te medha qe ta mesojne greket e sotem se si ndertohet jeta ne fqinjesi. Kush i ka nxjerre ketu keto shkrime, shume te faleminderit qe po plotesohemi akoma me keto te paditura kaq te mrekullueshme.

  2. siringa says:

    Kjo është ndoshta rrethana me cilësuese që mund të ketë pershkruar ndonjëherë Driteroi…… do è rishkruaja në një pllakë përkujtimore si simbol të Ballkanit!

  3. Erdogan says:

    E pershendes kete shkrim te pa botuar dhe dua te besoj “jo qellimisht” .
    Vetem qe diferenca (differenza) midis Grekeve dhe “Skiptareve” si Rizai dhe Genicereve si Hamzai apo Mahmuti (Mehmet),Abdullahu (Abdyl) etj,e te tjere ecetera ishte se Greket i thonin Ggreqisht Jasu (Gia eshte shendet) kurse Skiptaret tu ngjat Jeta nga Vita ital,ashtu si i thone Mikut nga Amiko Armik,Kebdoj nga Kantare,Vallzoj nga Vals,Qitet nga Cita .tj.
    Popujt (edhe kjo fjale italisht nga popola) tane historikisht jane te luftuar te ndare te persekutuar,te turqizuar,te braktisur.
    Vete realiteti (reality) qe Museumet e Perendimit me Veprate vjedhura te popujve tane tregon “fytyren” e tyre.
    Kemi nevoje (need) per keto artikuj (articolo) dhe te mesojme historine e Vertete dhe jo te na ndajne te tjeret.

    1. ben says:

      Erdogan-kur perdor emrin ofendues “skipetar” tregon se sa poshte je si njeri. Ne fakt, injorancen e ke treguar gjithmone ne komentet qe ben vazhdimisht tek TEMA dhe kete tradite tuajen nuk e ke harruar as ne kete koment te fundit.
      Me kete perpjekje qe ke bere se fundi ne interpretimin e fjaleve te gjuhes italiane, ke hapur “varrin” tuaj, pasi ke treguar se sa inferior i keni njohurite ne kete gjuhe. Kete ta them me kompetence, pasi personalisht e zoteroj ne nivele shume te larta kete gjuhe qe e kam mesuar qe ne femijerine time.
      “Tu ngjat jeta”, nuk vjen nga italishtja. “Tu ngjat jeta”, eshte shqipe e paster dhe do te thote ” tu zgjatte jeta”, pra eshte nje pershendetje apo urim per nje jete te gjate.
      Po keshtu fjala italiane “Amico” perkthehet ne shqip me fjalen “mik” dhe jo “armik” sic e perkthen zotrote. Fjala “mik” eshte fjale qe permendet edhe ne fjalorin Etrusk” dhe ka shume mundesi qe eshte marre nga romaket duke u pershtatur ne fjalen e sotme italiane “amico”. Ka shume fjale te Etruskeve qe jane pershtatur ne fjalorin e gjuhes latine dhe per rrjedhim dhe te italishtes se sotme. E thene shkurt, nuk jemi ne qe i kemi marre fjale latinishtes, por e kunderta, jane latinet qe kane marre fjalet tona dhe i kane pershtatur ne gjuhen e tyre nga e cila rrjedh italishtja e sotme. Ne fakt, latinet, ne ndryshim nga shume pushtues te tjere kane marre shume komponnete te kulturave te popujve qe kane pushtuar dhe i kane pershtatur ne kulturen e tyre.

  4. Erdogan says:

    Pak (poco) flale per comentin Trianda-filla (tridhjete flete) e Permetit.
    Greket nuk kane cfare te mesojne nga “miqesia” e Arnauteve.
    Ju duhet te mesoni qe Seferis me Cmim “Nobel” ne Greqi nuk ka emertime Aerodhronesh si Tereza e Republices Popolare te Vatikanit,nuk ka emertime sheshesh Hoapitale,Buste.
    Kjo este differenza.
    Te tjerat (eceterat) e gluhes (Glosa) se Perendive te Allahut kuptoji (kapito) vete.

    1. ben says:

      Erdogan-lere se e kenaqe fare. Shko e meso sesi shkruhet gjuha letrare se e fandakose te tere,
      hai capito lazzarone?

    2. Kopenhagen says:

      Per Erdogan,
      ta kam thene edhe nje here tjeter qe duhet te kerkosh ndihme mjekesore.
      Merri barnat rregullisht.
      Ky eshte nje rast qe i pikellon njerezit, nuk eshte per te qeshur me gjendjen tende, eshte per te qare kur njeriu mendon se sa poshte bie shendeti psiqik.

  5. REALE says:

    Erdogan, je i ngarkuar keq , une e lexoj çiltersishte ate qe ka shkruar ai, prandaj shiko rrugen tende se ne kete menyre hiqesh me i mençur se Dija.

  6. katarakti says:

    Tani na dolën të gjithë demokratë të kulluar! Berisha, Dritëroi, Kadareja, Mustafai e kompani! Dritëroi gjithçka që ka arritur e ka arritur jo vetëm falë talentit të tij mesatar si poet, por sidomos falë besnikërisë dhe shërbimit ndaj Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës. Aq sa edhe gruas ruse me djalin i dha duart “se ashtu e mësonte partia”! Këta nuk janë figura për tu marrê shembull. Mësalla me dy faqe.

  7. demokrati says:

    Driteroi paska zbuluar ne femijeri Greqi pertej Kolonjes.

  8. Llaman says:

    Ato qe pershkruan mjeshterisht Driteroi jane shumefishuar mijera here sot, 60.000 martesa emigrantesh me greke e bejne te pa mundur armiqesine e dy popujve, pamvaresisht korenteve politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje