SHIFRAT/ Korça “kokë më kokë” me Durrësin: Ja cilat janë destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët

Tirana është destinacioni i preferuar për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri, për vitin 2019. Referuar Vjetarin Rajonal Statistikor të Institutit të Statistikave, kryeqyteti zë 35.3% të totalit.

Korça renditet e dyta, me 15.2%, Vlora e treta, me 14.4%, ndërsa më tej Durrësi, me përkatësisht 12.8%. Megjithatë, specifikisht për qëllime pushimi dhe kohe të lirë, Vlora rezulton qarku më i preferuar për vitin 2019, me 34.1%.

Më tej Durrësi dhe Korça, me 19.9% dhe 19.4%. Ndërsa, për qëllime vizitash te të afërmit dhe miqtë, si dhe për qëllime biznesi, numri më i lartë i udhëtimeve është po në Tiranë.

Nga ana tjetër, në total për vitin 2019 janë numëruar 4.317.025 udhëtime për qëllime biznesi apo personale, brenda Shqipërisë. Udhëtimet e kryera për qëllime personale brenda vendit përbëjnë 95.9 % të udhëtimeve kurse udhëtimet për qëllime biznesi 4.1 % të tyre.(scan)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “SHIFRAT/ Korça “kokë më kokë” me Durrësin: Ja cilat janë destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët”

  1. Daku says:

    Me ket ritem ene Sallmonja do jet kok mkok me Durrsin per turizem

  2. beni says:

    Trecereku i Serbise ka per te ardhur ne Korce per te Pare Kishen e Ristozit ne Mborje per te Pare afreskun e Ikonen e Carr Stefan Dushan!

  3. taso kume says:

    E O tu mbyllt e emndjes ca po meremi me spiunet GERQISE ne Korçe te meremi dhe me ata SERBE. Do na kerkojne vare dhe SERBET per ushtare qe nuk jane vrare.

    1. beni says:

      Po ATA spiunet e Turqise si llogarit fare,gjysem Korces Jan myslimane?

  4. Ramo says:

    NJE CUDI MEDIATIKE SI DHE SHUM TE TJERA ME PARE. JANE SHKRUAR 11 QYTETE SI DESTINACIONE TE PREFERUARA TE SHQIPETAREVE PER TURIZEM, NE ATO NUK ESHTE PERLA E SHQIPERIS SARANDA NDONSE NE REKLAME KANE VENDOSUR FOTO NGA SHETITORJA E MBREKULLUSHME SARANDES DHE LAGJA E RE TE BREGU I GADISHULLIT MBI PORTIN DETAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *