STATISTIKAT/ Rekord aksidentesh në janar: Rritje e pazakontë, të rinjtë zënë peshën kryesore

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit sa i përket aksidenteve rrugore.

Sipas tyre, dëshmohet një rritje e ndjeshme e tyre gjatë muajit të parë të vitit, krejt ndryshe nga tendenca e viteve të kaluara sa i përket muajit të parë të vitit.

Shifrat e përcjella nga Scan, tregojnë se gjatë janarit janë regjistruar 125 aksidente rrugore në vendin tonë, në rritje me 34.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rritje të ndjeshme regjistrohet edhe numri i viktimave nga aksidentet rrugore, si dhe numri i të plagosurve.

Në total, numri i viktimave, fatalitete dhe plagosje, është rritur me rreth 35% në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Ajo që bie në sy nga të dhënat është fakti se çdo vit paraardhës, numri i aksidenteve rrugore ka qenë në rënie në muajin e parë të vitit, rrjedhojë edhe e lëvizjeve më të pakta të njerëzve.

Kjo tendencë është përmbysur fare këtë vit, paçka se në kushte pandemie, çka reflekton jo vetëm rritje të papërgjeshmërisë në timon, por edhe rritje të fluksit të lëvizjes së individëve me mjete rrugore.

Një tjetër fakt që bie në sy nga të dhënat është ai se rritja e aksidenteve vihet re vetëm në grupmoshat e reja, sidomos ajo deri në 24 vjeç.

Edhe grupmoshat e tjera deri në 44 vjeç regjistrojnë rritje të ndjeshme, ndërkohë që në rënie janë grupmoshat mbi 44 vjeç.

Sa i përket qarqeve, rritje të ndjeshme raportojnë Durrësi dhe Lezha, ndërkohë që Tirana vijon të mbetet në vend të parë, me 56 aksidente në total.

Tirana është konsideruar një nga vatrat më të nxehta të aksidenteve, kjo edhe për shkak të keqmenaxhimit nga ana e policisë rrugore të Tiranës ku shembull për këtë është aksidenti përballë Radio Televizionit Shqiptar, ku një makinë e tipit BMW, ecte me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe duke përplasur një makinë Skoda.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin,  i riu Stiverjan Dashi, rezultonte me dhjetëra gjoba në sistem dhe vijonte ende të mos i ndalohej qarkullimi rrugor nga Policia Rrugore e Tiranës duke u lënë krejt i lirë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria është vendi i 6-të në Europë sa i përket aksidenteve rrugore, me 96 jetë të humbura për 1 milionë banorë.

Më poshtë po përcjellim statistikat e plota:

 

 

1 komente në “STATISTIKAT/ Rekord aksidentesh në janar: Rritje e pazakontë, të rinjtë zënë peshën kryesore”

  1. gavroshi says:

    Keshtu eshte kur shpellaret lene gomeret dhe hypin ne makina nga me te shtrenjtat qe i kane blere me djersen e droges….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *