Arsyet pse opozita dhe Ilir Meta sulmuan personalitetet

21 Shkurt 2021, 15:59Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ajo që ndodh në Shqipëri është vërtetë e pazakontë. Presidenti, kreu i PD, kryetarja e LSI dhe e gjithë opozita që vijon poshtë tyre duke përfshirë edhe analistë që bëjnë kamikazët nëpër banaqet televizive, kanë një vit që nuk lënë gjë pa thënë për Covid-19. Kanë shkuar deri aty sa kanë thënë e përsëritur se ky virus nuk egziston, siç më pas kanë thënë se vaksina që kryeministri siguroi nga Pfizer, ishte ujë dhe jo vaksinë. E gjithë kjo tymnajë që amplifikohet nga opozita e Ilir Meta, në fakt nuk është shkarje, por strategji.

Opozita dhe Ilir Meta kur vjen puna për pushtet nuk kanë mëshirë, ndaj edhe strategjia e tyre për të bërë njerëzit të besojnë se nuk ka virus (gjë që çonte në shpërfillje masash e rritje infektimesh) apo se nuk ka vaksinë por ujë (që njerëzit të mos besonin të vaksina), është e gjitha e mirëmenduar për përfitime elektorale pasi kjo sipas tyre do të rriste pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Prej ditësh, kur kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu thanë se do të vaksinohen edhe personalitetet në kuadër të planit të vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç, opozita dhe ata që i bëjnë freskun në studio televizive nisën një fushatë ofensive dezinformimi, duke thënë se po lihen të moshuarit pa vaksinuar dhe po vaksinohen disa personalitete për efekt propagandistik. Duke mos thënë në asnjë moment faktin që tanimë janë vaksinuar 6 mijë përsona, opozita iu sul personaliteteve.

Por si qëndron e vërteta e vaksinimit të personaliteteve më të cilët është abuzuar kaq shumë nga ata që nuk durojnë dot faktin që Shqipëria ka sot vaksina ndërkohë që Ballkani dhe 130 shtete në botë akoma nuk kanë asnjë vaksinë?

E vërteta është shumë e thjeshtë. Sot u vaksinuan ato personalitete që plotesojnë kushtin e të qenurit mbi 80 vjeç e që u vinte rradha sot në bazë të planit të vaksinimit sipas të cilit sot fillojnë mbi 80 vjeçarët, vendosën ta bënin publikisht për të sensibilizuar se vaksina është e sigurt. Bashkë me personalitetet që përbëjnë lajm për shkak të asaj që janë e asaj çfarë kanë lënë në historinë e kombit, janë vaksinuar po sot e do të vazhdojnë të vaksinohen dhjetëra mijëra të moshuar të tjerë që janë mbi 80 vjeç.  Pra, nuk po vaksinohet asnjë personalitet që nuk plotëson kriterin e moshës, por vetëm ata që edhe po të mos ishin personalitete do të vaksinoheshin pasi i parashikon plani kombëtar i vaksinimit si kategori e rrezikuar e cila duhet të vaksinohet e para. Kaq e thjeshtë është historia për të cilën nuk është lënë gjë pa thënë, vetëm pse ata, janë fatkeqësisht mbi 80 vjeç.

Por pikërisht fakti që këta personalitete vendosën ta bënin publikisht para mediave vaksinën për të sensibilizuar se vaksina është e sigurt, është shkaku se pse opozita e Ilir Meta i janë sulur personalisht e mediatikisht kësaj historie duke dizinformuar. Sepse, ata e kanë të vështirë të pranojnë që vaksinimi në Shqipëri po vazhdon, ata e kanë të vështirë të pranojnë se si personalitete që qytetarët i adhurojnë, besojnë të virusi dhe të vaksina që të shpëton jetën, ndryshe nga ç’deklaron opozita.

Për këtë arsye, në kushtet kur kanë dal blof me deklaratat se virusi nuk ekziston, kur kanë dalë blof me deklaratat se në Shqipëri nuk ka vaksina por ujë fiziologjik, nuk iu ka mbetur asnjë argument tjetër veçse të sulmojnë personalitetet, të cilët përveç faktit që rrisin sigurinë ndaj vaksinës, nuk kanë shkelur asnjë radhë për vaksinim, pasi për shkak të moshës atyre u takon të marrin vaksinën të parët, njëlloj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që u vaksinuan sot e do vazhdojnë ditë pas ditë, deri në fund.

13 komente në “Arsyet pse opozita dhe Ilir Meta sulmuan personalitetet”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    D.m.th sipas këtij pafillos,vaksinimi sot i Tinka Kurti,Alfred Moisiu,Margarita Xhepa,Aleksandër Meksi e tj,e tj,është vetëm një rastësi.
    Po pse nuk u vaksinua dhe mamaja ime sot që është 89 vjet o pafillo?!
    Pse nuk kish dhe pleq të zakonshëm sot në vaksinim o copa e m…..?!,por vetëm të ashtuquajtur VIP-a?

    1. Sokoli says:

      Keto nuk qendrojne. 1. Nuk ka mbetur nje aktore theatri te me mbushe mendjen te vaksinohem ose jo. 2. Nje shekull te tere jetojme ne nje shtet privilegjesh. Miku, fisi, shoku, paraja kane percaktuar gjithshka ne kete vend. Shpresoja se z. RAMA do zbatonte nje rregull neutral, me kete e shkeli. Do zoti me kaq, se po vazhdoi me tej, nuk ja fal kush.

  2. Nafia says:

    O ti shqiptari i Saliut,jo i lirise,vaksinimin nuk e bejne qe te gjithe ne te njejten ore dhe ne te njejtin dite,se nuk eshte e mundeshme, vetem Saliu yt ja u nguli ne te njejtin moment ne Gerdec.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Unë të q….ty me gjithë Saliun moj Nafija e dybekut të partisë!
      Dëgjon moj tru tharë e partisë!
      Rama e ka kuptuar që e ka dhjerë dhe ka nxjerë ca loqe si puna jote të hedhin tym për ta mbuluar mutësillëkun që bëri.
      Vërtet nuk vaksinohen në 1 ditë të gjithë,po jo në 1 ditë të ketë vetëm “VIP-a” dhe asnjë njeri nga populli i thjeshtë!
      Kupton moj Nafie?!
      Dhe boll,se mbete gjithë jetën duke tundur dybekun e partisë!

      1. xhemal says:

        shqipetar i ilirise…haaaaa…patriot i madh ,te uroj mos te semuresh ,ruhu per vete e ata qe ke rrotull.mos u merr me pune te medha …vaksina me e sigurte eshte te ruhesh..mos u shqeteso per popullin ..se nuk ke kapacitetin. ti akoma mendon se jeton ne kohe tjeter.shkruan me emra spiunesh ke frike se te zbulojne..haaaa..kritiko ke te duash nuk te ndodh gje jemi nje vend i lire..te uroj shendet

    2. Leci says:

      Në një kohë nuk vaksinohen të gjithë,po pse duhet të vaksinohen personalitetet në të njëjtë kohë moj Nafie?
      Apo për ty që di të tundësh vetë dybekun e partisë nuk ka problem?Vetëm udhëheqja të mos shqetësohet?
      Ë Nafie?

  3. gjergji says:

    Shtetet ne bote veprojne per vaksinimin po ne te njajten mendyre si Shqiperia.Shembull te mirret Israeli.Vaksinoj te gjithe ato te moshes 80 vite e siper(ishin me te prekshem nga infektimi).Vazhdoj vaksinimin te atyre te moshave 70-80 vjec pastaj vazhdoj vaksinimin ate te moshes 60-70vjec,vaksinimi vazhdoj per ato persona te moshes 50-60 vite per te arritur ne vaksinimin e moshave 16-50 vite.Rezultatet tani dihen:pas vaksinimit dyte me vaksinen Phfizer rezultatet ishin e jane fantastike.1-Mundesia e mbijeteses pas infeksioneve te renda arriti 99.2% 2-PARANDALIMI I I INFEKSIONIT ME KORONA VIRUSIN KAPI 95%.3-Vaksina e Phizer eshte e afte edhe ne luftimin e muracioneve te reja te korona virusit C-19 e te tjera statistika mahniteshme te deklaruara nga sherbimi shteteror shendetsor i Israelit.
    Tani eshte ne rendin e dites qe personave qe nuk jane vaksinuar nuk u lejohet te marrin pjese ne grumbullime te ndryshme ,nuk pranohen ne pune vecse neqoftese analiza per korona virusin e bere 1 dite para paraqitjes ne pune eshte negative( analiza javore per personat e pa vaksinuar).Askush nuk ka te drejte te rrezikoj jeten e nje tjetri nga nje mos dije,pakujdesi e budallallek.Prandaj eshte e nevojshme te ndigjohen njerezit e afte e profesionist e jo politikaneve tane hileqer e shakllabana te PD apo LSI.Sot shtetet ne bote kan aktivizuar edhe sherbimet sekrete per te ndihmuar sigurimin e vaksinave se eshte teper teper e veshtire.dUHET PERGEZU QEVERIA SHQIPTARE PER DREJTIMIN E LUFTES KUNDER PANDEMIS E ZOTI Rama ne vecanti per impenjimin e tij per sigurimin gradual sipas grafiqeve te furnizimit me vaksina nga kompania Phaizer

  4. Ati says:

    Sipas “llogjikes” se Ilirit dhe shume mendje shkurterve duhet qe PreSidenti te beje dekorimin e te gjitheve ,paperjashtim dhe te mos beje dallime per disa persona te vecante , qe per meritat dhe kontributet qe ata Kane dhene ne interes te vendit e te kombit !?!?. Eshte praktike e perboteshme,qe personalitetet e nje vendi meritojne
    dhe ne fakt nderohen me cmime e vleresime te vecanta. Kur ndodh qe nje nga keto figura te shquara te vendit ndron jete , institucionet perkatese shteterore organizojne ceremonialet perkatese ne nderimin e fundit si shenje respekti e mirenjohje per kontributin e shquar qe ata kane dhene me veprat e tyre. Po sipas ” llogjikes” se mbrapshet qe po degjojme I bie qe keto ceremoniale ne nivelin shteteror ose nuk duhet te organizohen ose nje gje e tille duhet te organizohet per te gjithe paperjashtim.Nje nonsens absolut!
    Ne rastin konkret po vaksinohen sipas kriterit te moshes , ne nje dite te vecante disa nga keto personaltete, qe kane fatin te jene akoma ne gjirin tone.
    Respekte dhe jete te gjate per keta njerez te nderuar te kombit dhe mos e mbuloni veten me turp. Behuni njerez te qyteteruar, mjaft me palacolleqe!

    1. Gjergji says:

      Idiot o Ati yne ne toke. Ketu nuk eshte pune dekorate, eshte pune jete dhe kur nuk ka sa duhet vaksina, duhet vendosur rregull i forte. Perdonalitete, kjo eshte pune denglash. Tere Pd-istat nga ish kryeministri, ish presidenti dhe ish ministra e artista te Saliut, u futen si muti ne rresht, dhjeramane.

      1. Super I " zgjuari" gjergj says:

        Te vaksinuarit ishim mbi 80 vjec! Kjo eshte radha e percaktuar nga autoriteti perkates,pra ata u vaksinuan si dhe gjithe te tjeret dhe nuk ja rembyen dikujt jasht radhe.
        Kush na qenkan artista te Sales? Nuk po te fajesoj se me sa thua dukesh qe nuk ke haber nga arti.
        Ke kohe te mesosh dhe nderkohe idiotllekun tend mos ja atribo te tjereve se ofendimi eshte arme e imjorantit.

    2. Nafija says:

      O shqyptari i lirise se bythes se Saliut, fakti qe perdor fjalor rrugacerieje,me bind 100% se je morr bythe i Saliut.

  5. aleko says:

    Ska asnje te keqe se u vaksinuan ca personalitete te njhura qe jane 80 vjec. Ata sjane me mijra , jane shume pak qe jane gjalle keshtu qe mos shqetsohen ca idiot se na mbaruan vaksinat dhe ska per te moshuarit e tjere. Vaksinimi vazhdon sipas rregullit te percaktuar me 80 vjecaret si fillim…Llapaqenet le te vazhdojne te llapin, ashtu jane gatuar…kushe can koke per ta?…

  6. mira says:

    Bënë shumë mirë që u vaksinuan, ju kujtohet se si presidenti me demek në detyrë bëri testin i pari?
    Ata që sulen që në fillim kundër gjithshkaje që shkruhet pozitivisht, janë të punësuarit nga PD-ja nën drejtimin e Elonës që unë të them të drejtën e kam vlerësuar si gazetare, por humbi arsyen dhe aq ju errësuan sytë sa shkoi si zëdhënëse e Lulit. Kisha kohë që pyesja, ku e ka mbajtur vrapin, nuk e shohim as në studio televizive, as të shkruajë…por ja që na doli ku fle lepuri.
    Ajo paguhet mirë të punësojë ca rrogëtarë sa për të mbajtur frymën me byrek, dhe i turr në shtyp. Sa poshtë paske rënë moj Elona, dhe sa turp që shfrytëzon të rinj nevojtarë për të shtrembëruar identitetin e tyre duke punuar në të zezë. Kur do vaksinohen kur të vdesin? Prandaj ju anti të punësuarit e PD-së, vazhdoni ulërini, nuk ju beson kush më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje