Edhe Rey Manaj përgjigjet në apel, realizon dygolësh në Spanjë

21 Shkurt 2021, 20:42Sport TEMA

Ka qenë një fundjavë për t’u mbajtur mend nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, teksa disa nga sulmuesit kanë gjetur rrugën e rrjetës me klubet.

I fundit për nga radha është Rey Manaj, i cili ka shënuar dy gola me Barcelonën në sfidën e javës së 17-të të Segunda Division ndaj ekipit Hospitalet.

Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në minutën e 20-të, pasi goditi bukur me kokë, duke dërguar topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë katalanasit fitojnë një penallti, që e shndërron në gol Rey Manaj, i saktë si zakonisht nga 11-metërshi. Barcelona B e fitoi takimin me rezultatin 3-0, ndërsa Manaj bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Të shtunën ishte Sokol Cikalleshi që realizoi dy gola me klubin e tij turk Konyaspor, ndërsa Myrto Uzuni i dhuroi fitoren Ferencavaros në Hungari me një gol me peshë.

Të dielën përveç Rey Manajt, shënoi edhe sulmuesi tjetër i talentuar Armando Broja. Reparti i sulmit duket në formë mjaft të mirë në këtë pjesë të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje