INVESTIGIMI: Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro edhe i 50% të tre kullave të reja në ish-Kompleksin Partizani! Cila është origjina e parave?

Kompania “Kontakt” dhe kompania “Homeplan” reklamojnë së bashku kompleksin ”Magnet 1” të ndërtuar në tokat tek ish- Fusha e Aviacionit, mbi të cilat dikur ishte Kompleksi Sportiv Partizani. Në vitin 2009, në përfundim të një procedure të dyshimtë të shënuar nga konflikte të pafund interesi, të cilat SPAK po heton sot, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye ish-pronarëve duke përfshirë Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha. “Kontakt” dhe “Homeplan”, siç do të shohim, janë vetëm dy nga kompanitë që janë pjesë e një skeme të kompanive dhe marrëveshjeve në të cilat familja Berisha mban një pjesë të pasurive të patundshme të saj . Megjithëse Jamarbër Malltezi ishte vetëm një nga 64 trashëgimtarët që duhej të ndanin tokën, me përqindje e pronësi shumë të vogla, arrin të bëhet pronar i pothuajse 40% të të gjithë investimit me vlerë miliona euro. Si ia doli?

Identik si kishte vepruar Argita Berisha në 2007 me investitorin pakistanez Zafar Ansar nga i cili, sipas denoncimit publik të të njëjtit sipërmarrës, ajo i kërkonte 3% të vlerës së investimit nëse arrinte të merrte lejen e ndërtimit për një termocentral në Porto Romano, koncesioni i së cilës varej nga Sali Berisha, kështu edhe Jamarbër Malltezi vendosi një taksë midis 3 dhe 5% të vlerës së tokës për një numër të madh të ish-pronarëve nëse ai arrinte ta privatizonte kompleksin sportiv. Edhe një herë, shansi i suksesit ishte në duart e vjehrrit të tij, dhe kjo shpjegon pse Sali Berisha e ka trajtuar këtë procedurë familjare me nje prioritet absolut që në javët e para të emërimit të tij si kryeministër, në Shtator 2005. Realizimi i privatizimit, i ka garantuar familjes së tij një sasi të madhe të pasurive të patundshme.

Ja si Jamarbër Malltezi imponoi si shpërblim 3-5% te pronave të privatizuara nga 26 ish-pronaret

Këto janë 3 prokurime të marra nga Jamarbër Malltezi, me të cilin një numër i madh i ish-pronarëve i delegojnë atij çdo kompetencë për të përfunduar procedurat e privatizimit. Janë gjithsej 26 ish-pronarë nga 64: në një nga tre prokurat përqindja prej 3-5% të pronave të paluajtshme të rezervuar për Jamarbër Malltezin përcaktohet si ” mbulim i shpenzimeve të përgjithshme ”, por në 2 prokura të tjera ajo konsiderohet hapur si ” shpërblim ”. Edhe familja Begeja, pjesë e të cilës është vetë Jamarbër Malltezi, u detyrua ta paguaj ”shpërblimin” prej 5%, për të përfituar nga privatizimi në të cilin dhëndri i kryeministrit ishte në pozicionin e dyfishtë të një nga trashëgimtarët, por edhe të përfaqësuesit ligjor të të tjerëve. Një pozicion që i lejon atij të fitojë dhjetëra miliona lekë (të reja) vetëm përmes asaj përqindjeje.

Por pse ky grup prej 26 ish-pronarësh ra dakord të paguanin një bakshish 5%, nëse vërtetë letrat për të marrë të drejtën e tyre mbi tokën ishin plotësisht të ligjshme? Dhe pse 37 ish-pronarët e tjerë kanë shmangur ta kërkojnë mbështetjen tek Jamarbër Malltezi? Dhe pse, pavarësisht se kishte marrë “të drejtën e kthimit të pronës” që nga 1996, askush nuk kërkoi kurrë privatizimin e Kompleksit Partizani para se Sali Berisha të kthehej në qeveri në 2005? Dyshimet  rëndojnë mbi të gjithë mbi familjen Begeja emri i së cilës shfaqet në hartat e shpronësimit të vitit 1940 të zbuluara nga Report TV dhe të hartuara nga qeveria e atëhershme fashiste, e cila synonte të ndërtonte zgjerimin e aeroportit të Tiranës pikërisht mbi parcelën prej 28.200 metra katrorë tokë të Begejave, duke ia blerë atë.

Si duket nga krahasimi, bëhet fjalë pikërisht për parcelën e kthyer nga shteti falas përmes procedurës së privatizimit të kompleksit sportiv Partizani ne 1996. Dyshimi që u përmend edhe në një kallëzim të paraqitur vitin e kaluar tek SPAK nga Partia Socialiste, është se ”ish-pronarët, pretendues të kësaj prone, kanë qenë kompensuar më parë nga qeveria italiane për këtë pronë dhe rrjedhimisht ata nuk mund të pretendonin kthimin dhe njohjen e një prone që ishte shtetërore tashmë, pasi të gjitha pronat që kanë qenë në pronësi të shtetit italian gjatë pushtimit i kanë kaluar shtetit shqiptar në bazë të një Marrëveshje” pas luftës.

Për të vërtetuar nëse akuza është e bazuar apo jo, duhet ta presim rezultatin e hetimeve të SPAK. Ajo që është e sigurt, siç e kemi treguar në dy episodet e mëparshme të investigimit tonë, është se vetëm në sajë të presionit të fortë të ushtruar nga Sali Berisha dhe përdorimit të paskrupullt të të gjitha institucioneve shtetërore që kanë vepruar nën komandën e tij, procedurat e privatizimit mund të përfundonin ashtu si dëshironin Jamarbër Maltezi dhe familja e kryeministrit.

Përdorimi i pacipë i pushtetit lejoi që të dëbohej nga struktura sportive edhe Klub i Futbollit Partizani, i cili e kishte përdorur atë për shumë vite sipas një kontrate me shtetin. Drejtuesit e saj besuan se ata kishin fituar të drejtën e parablerjes në rast të privatizimit edhe falë investimeve të bëra në kompleks. Por objekti sportiv ishte destinuar për familjen Berisha dhe asnjë e drejtë tjetër nuk mund të mbizotërojë kurrë mbi të drejtat private të ”doktorit”.

Për të mbështetur procedurën e privatizimit Qeveria “Berisha 1” votoi 1 akt normativ dhe 3 VKM

Nuk është një rastësi fakti që kontrata për shitjen e Kompleksit Sportiv Partizani që Report TV e disponon, bazohet ligjërisht në një akt normativ dhe në tre vendime të këshillit të Ministrave, të gjitha të aprovuara posaçërisht midis 2007 dhe 2008 nga qeveria dhe parlamenti i Sali Berishës. Këto akte legjislative hapën rrugën për procedurat dhe riafirmuan të drejtat ekskluzive të ish-pronarëve, pra të familjarëve të kryeministrit. Më 21.11.2007, për shembull, kur procedurat e privatizimit të Kompleksit Partizani janë në zhvillim e sipër, Sali Berisha ka aprovuar në këshillin e ministrave VKM nr. 794 për ”Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe për procedurën e shitjes”.

Në VKM theksohet ndër të tjera se ” Kur ish-pronari i truallit është pronar i objektit duke përdorur të drejtën e parablerjes, trualli kalon në favor të tij pa shpërblim ”. Ky është saktësisht rasti i Jamarbër Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë: Nga agjencia e kthimit dhe kompensimit dhe pronave të kontrolluara nga Berisha, ata kanë marrë që nga viti 1996 të drejtën e parablerjes mbi ndërtesat që ndodhen në tokën e Kompleksit sportiv dhe të cilat duhet të paguajnë shtetin, ndërsa për truallin që u është kthyer nga vetë AKKP, ata nuk kanë pse të paguajnë asgjë pasi konsiderohen se janë ish-pronarë.

Për sa i përket kostos së ndërtesave, e llogaritur nëpërmjet një Raport Vlerësimi nga Ministria e Ekonomisë, ajo duhet paguar për 80% me bono të privatizimit dhe vetëm 20% me para. Bonot e privatizimit, siç dihet, janë në fakt letra pa asnjë vlerë, dhe për këtë arsye, shuma e vetme që ish-pronarët duhet të derdhen në arkat e shtetit është 20% e vlerës së ndërtesës. Vlera e truallit të ish-Kompleksit Partizani, përfituar falas nga ish-pronarët, është përllogaritur mbi 6 milionë euro, ndërkohë që ka dyshime mbi llogaritjen e vlera e  ndërtesave që është bërë me Raportin e Vlerësimit.

Ekspertët e ministrit Genc Ruli ulën deri 75% vlerën e godinave që Jamabër Malltezi duhet t’i paguante shtetit

Report Tv zbuloi që për Kompleksin Partizani ka në fakt dy Raporte të Vlerësimit. I pari, shumë i detajuar dhe i përbërë nga 52 faqe, dërgohet nga Ministri i Ekonomisë Genc Ruli në Ministrinë e Financave në datën 20.05.2008 me numrin e protokollit 4660: këtu vlera e ndërtesave që do të paguhen nga ish pronarët llogaritet në 43 milion lekë të reja, ndërsa vlera e tokës (për të cilën ish-pronarët nuk do të duhet të paguajnë asgjë) llogaritet mbi 505 milionë. Por, me sa duket, edhe ato 43 milionë janë konsideruar tepër për të paguar, dhe kështu çuditërisht pas dy muajsh, prapë ministri Genc Ruli më datën 22.07.2008 me numrin e protokollit 6120, dërgon një raport të dytë Vlerësimi. Dokumenti rezulton i shkurtuar në vetëm 29 faqe dhe këtu vlera e ndërtesave, pra shuma që Jamarbër Malltezi dhe trashëgimtarët e tjerë do të duhet t’i paguajnë Shtetit, është ulur në 10 milionë lekë të reja. Si kundërpeshë është rritur në 710 milionë lekë të reja vlera e truallit, por kjo shumë nuk prek xhepat e ish pronarëve sepse për truallin ata nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë.

Nga 10 milionë të reja si vlerë të ndërtesave të mbetura nga rikalkulimi dashamirës i ekspertëve të Genc Rulit, Jamarbër Malltezi dhe 63 pronarët e tjerë duhet të paguajnë cash vetëm 20%, pra saktësisht 2,021,800 lekë, që korrespondon me rreth 14,000 euro. Por trashëgimtarët nuk do të paguajnë as këtë shumë për Shtetin. Në momentin e pagesës, në fakt, del ne skenë kompania “Kontakt shpk” me administratorin Fatmir Bektashi, duke deklaruar se ai dëshiron të kryejë “blerjen e ish-kompleksit sportiv Partizani për llogari të ish-pronarëve”. Një formulë e paqartë që ngre dyshime të tjera në lidhje me legjitimitetin e operacionit. Sidoqoftë, ministri Genc Ruli pranon procedurën, “Kontakt shpk” paguan 2 milionë lekë në bankë dhe privatizimi i superpronës përfundon.

Lulzim Basha firmos në favor të këshilltarit të tij Jamabër Malltezi lejen e ndërtimit për 17 kullat e para

Nga ky moment, ish-pronarët e tjerë duket se largohen nga skena, dhe mbeten vetëm Fatmir Bekashi me Kontakt Shpk, Jamarbër Malltezi dhe një kompani e dytë, e quajtur Homeplan. Kompania Homeplan u themelua më 3 qershor 2008 nga Fatmir Betkashi dhe është bërë gati  për fazën e dytë të projektit: ndërtimin e kompleksit rezidencial Magnet pikërisht mbi tokën e ish-Kompleksit Partizani. Jamarbër Malltezi u sugjeron ish-pronarëve dhe investitorit Fatmir Bektashit, të presin që bashkia e Tiranës ende e drejtuar nga Edi Rama të përfundojë në kontrollin e sigurt të familjes Berisha, sepse në atë moment pas tokës ai do të garantojë edhe leje ndërtimi.

Dhe kështu ndodh. Më 25 qershor 2011, Lulzim Basha bëhet kryebashkiak me vetëm 10 vota më shumë sesa Edi Rama, në fund të një procesi të diskutueshëm numërimi që ka nxitur dyshimet e përhapura për manipulime. Jamarber Malltezi bëhet këshilltari i tij në Bashkinë e Tiranës dhe së bashku ata hartojnë masterplanin e kryeqytetit i cili përcakton gjithashtu se ku mund të ndërtohet. Sigurisht, ata nuk kanë asnjë dyshim se në vend të fushave dhe palestrave të Kompleksit Partizani mund të ndërtohet qendra e tyre rezidenciale, duke zëvendësuar ambientet sportive me kulla betoni. Më 18.09.2013 Lulzim Basha firmos lejen zhvillimore në favor të dy ndërmarrjeve, “Kontakt shpk” dhe “Homeplan” që dalin bashkë si investitorë, duke autorizuar ndërtimin e kompleksit Magnet I për një sipërfaqe totale prej 128,494 metra katror.

Homeplan, si investitor  nënshkruan një kontratë sipërmarrëse me 25 nga ish-pronarët, të cilëve u garanton 25% të ndërtimit si kompensim për përdorimin e tokës. Këtu Jamarbër Malltezi shfaqet në rolin e dyfishtë të pronarit te disa parcelat te vogla e trualli dhe përfaqësuesit të 24 pronarëve të tjerë, por në asnjë moment nuk deklaron se ai është gjithashtu investitor. I vetëdijshëm për konfliktin e interesit me bashkinë e kryeqytetit të kryesuar nga Lulzim Basha, i cili lëshoi ​​leje ndërtimi nga njëra anë, dhe me qeverinë e kryesuar nga vjehrri i tij Sali Berisha, i cili pranoi privatizimin, Jamarbër Malltezi vendos të mbajë një nivel të ulët profilin, por, duke garantuar njëkohësisht biznesin e tij.

Në fakt, më 23 janar 2014, vetëm gjashtë muaj pas marrjes së lejes së ndërtimit dhe nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes si pronar, Jambarbër Malltezi blen 35% të aksioneve të Homeplan duke paguar shuma simbolike e 35,000 lekë, por kontrata u bë publike  në Qendrën Kombëtare të Biznesit vetëm në 2018, dhe kështu, Jamarbër Malltezi për 4 vjet ka mbajtur rolin e partnerit dhe financuesit të fshehtë të një investimi me vlerë dhjetëra miliona euro. Ku i gjeti fondet për të financuar ndërtimin?

 Dokumentet vërtetojnë që Jamarbër Malltezi ka përqindje shumë të vogël toke në pronësi, (rreth 1.5%). Pra 35% e investimit e ka siguruar duke derdhur një shumë të madhe parash. Ku i ka gjetur?

Edhe pse ai ka kërkuar 5% të tokës nga ish-pronarët në këmbim të privatizimit, pjesa e tij personale e pronësisë në trualli nuk justifikon përqindjen  e të ardhurave dhe të investimeve që Jamarbër Malltezi arrin në këtë marrëveshje. Për vite me radhë propaganda e familjes Berisha e ka profilizuar Jamarbër Malltezin si një nga pronarët më të mëdha të tokave në kryeqytet. Në të vërtetë, përqindjet e pronësisë së tij në truallin te Ish Kompleksi Partizani mbeten shumë shumë të vogla: në këtë akt pronësie për shembull, e cila ka të bëjë me një parcelën prej 1820 metra katrorë mbi të cilën është ndërtuar kompleksit Magnet I, siç mund ta shihni, Jamarber Malltezi ka vetëm 1.5% të tokë, pra 27 metra katrorë.

Prandaj është e qartë se për të arritur 35% të aksioneve të investimit total, ai ka derdhur dhe kapital. Një shumë e madhe parash. Në marrëveshjen e blerjes së aksioneve të “Homeplan” që Report TV ka gjetur, zbulohet se Jamarbër Malltezi ishte zotuar me Fatmir Betkashin për të investuar personalisht 35% të vlerës në ndërtimin e kompleksit Magnet që nga data 2.10.2008, d.m.th 13 ditë para se kontrata e privatizimit të nënshkruhej me Ministrinë e Mbrojtjes. Kur më datë 23 janar 2014 ai blen 35% të aksioneve, Jamarber Malltezi pranon “transferimin e pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërisë, së bashku me të drejtën dhe detyrimin e lidhur me këtë pjesë, duke filluar nga data 23.01.2014”. Pra ai, që nga dita e parë e fillimit të punimeve, ka qenë bashkëfinacues i gjithë ndërtimeve. Por me cilat para?

Në tetor 2006 Argita deklaroi vetëm 39.500 dollar gjendje cash të familjes. Në 2 tetor 2008 bashkëshorti merr përsipër një investim dhjetëra miliona euro. Cilat janë burimet e parave?

Në 2005 pas emërimit të Sali Berishës si kryeministër Jamarbër Malltezi  vendosi të kthehej në Shqipëri me gruan e tij Argita Berisha: të dy kishin befasuar opinionin publik duke deklaruar prona të paluajtshme për 745,000 dollarë. Sot ato shuma duken si thërrime në krahasim me sasinë e miliona eurove që Jamarbër Malltezi ka filluar të manaxhojë brenda disa vitesh. Argita Berisha në intervistën e saj të vetme të dhënë në Tv Klan për këtë temë, shpjegoi se në tetor 2006 ajo dhe burri i saj, përveç atyre pasurive të patundshme të blera me fitimet e punës në Kosovë, kishin në gjendje cash ”vetëm” 39,500 dollarë dhe 2,000 euro.

Si shpjegohet që duke pasur vetëm 39.500 dollarë gjendje në bankë, Jamarbër Malltezi dy vite më vonë (ne data 2.10.2008) ka marrë përsipër me Fatmir Bektashin të bëjë një investim imobiliar ne kompleksi Magnet prej dhjetëra miliona euro?

Në 27 dhjetor 2018 (katër vjet pas blerjes së aksioneve) pjesëmarrja e tij në Hompelan u regjistrua zyrtarisht në QKB. Nga viti 2014 në 2018, duke ndërtuar kompleksin Magnet, kompania ka grumbulluar fitime prej 3.5 milion euro, dhe nga këto 1.2 milion euro i takojnë Jamarbër Malltezit si askioner. Ai ka paguar aksione vetëm 35.000 leke: si mund ta ketë siguruar kundër kësaj vlere qesharake, 1.2 milionë euro fitim? Si parashikohet edhe në  kontratë e blerjen e aksioneve, me të cilin Fatmir Bektashi i ka transferuar 35% të kostove dhe fitimeve të të gjithë investimit, del që Jamarbër Malltezi ka financuar ndërtimet.

Në bilancin e vitit 2018 të kompanisë së tij janë regjistruar  4.1 miliardë leke të reja si aktiveve afat  shkurtër, pra per pjesa me e madhe blerjet e bëra për ndërtimin e kompleksit: që do të thotë 33 milion euro. Pyetja që shtrohet mbetet e njëjta: ku i gjeti Jamarber Malltezi ato miliona euro të nevojshme për të financuar 35% e këtë ndërtim gjigant? Dhe ku i gjeti milionat euro të tjera të nevojshme për të financuar tre kulla të tjera që do të ndërtojë vetëm disa muaj më vonë? Sepse oreksi i Jambarbër Malltezit për betonin nuk ka përfunduar ende.

Në 2020 Jamarbër Malltezi merr fshehurazi një tjetër leje ndërtimi për 3 kulla ku është pronar me 50%! Pjesa e tij e investimit arrin në 11.5 milionë euro. Ku i gjeti?

Më 13 nëntor 2019, dhëndri i Sali Berishës duke u fshehur prapë pas partnerit të tij Kontakt, aplikon për të marrë nga Bashkia e Tiranës një tjetër leje, këtë herë për të ndërtuar “Godinë banimi 5, 7, 10 dhe 11 kat me 2 kat parkim nëntokë dhe godinë banimi 7, 9, 10 dhe 11 kat me 2 kat parkim nëntokë si dhe kopsht 2 kat me mur rrethues “. Kulle e re, e quajtur Ursa, Leo dhe Sirius, duhet të ndërtohet në një pjesë të tokës së kompleksit Partizani që nuk u përdor për kompleksin Magnet I.  Leje ndërtimi u lëshua nga bashkia e Tiranës më 27.02.2020 pa pasur nevojë që Lulzim Basha të jetë në pushtet. . Edhe nëse në dokumentet e dorëzuara në bashkia Fatmir Bektashi me firmën Kontakt del si investitori dhe Jamarber Malltezi shfaqet prapë vetëm si një nga pronarët, realiteti që ka zbuluar Report Tv është krejt i ndryshëm.

Këtë herë pjesëmarrja e Jamaber Malltezit si investitor ngrihet në 50% përmes kompanisë Magnet Imo e themeluar në 15 maj 2018 dhe nga të cilat mban 100% të aksioneve. Më 8.10.2020 Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Betkashi regjistrojnë kompaninë Kontakt & Magnet Imo me qëllimin e ndërtimit të kullës së re pranë kompleksit Magnet INe këtë kontratë midis Jamarber Malltezit dhe Fatmir Bektashit që shoqëron krijimin e kompanisë Kontakt-Magnet Imo për të ndërtuar ato tre kulla, marrëveshjet janë shumë të qarta: secila mbulon 50% të kostove të ndërtimit dhe ndan 50% të fitimeve ose humbjeve. Ndërtimi zë 41,858 metra katrorë dhe investimi fillestar i planifikuar është 2,6 miliardë lekë të reja, i barabartë me mbi 21 milionë euro. Përpara hapjes së kantierit, kompania paguan 209 milion leke te reja, si taksë për bashkinë, i barabarte me 1.6 mlion euro. Jamarber Malltezi, investitor me një pjesëmarrje 50%, duhet të garantojë pjesën e tij të parave e cila në total arrin të paktën 11.3 milion euro. Ku i gjen?

Me intervistën e saj të bere në tetor 2006, Argita Berisha u përpoq të justifikonte pasurinë e grumbulluar deri në atë moment, në tetë vitet ku babait i saj kishte qenë në opozitë. Por në të vërtetë Argita Berisha dhe burri i saj Jamarbër duhet të flasin sot, për të shpjeguar pasurinë 50.000 here më të madhe të mbledhur pas 8 vitet që Sali Berisha ka qenë në qeveri.

Si u kthyen 39,500 dollarë në dispozicion të familjes Malltezi-Berisha në vitin 2006 në një kapital që sot kap një vlerë prej dhjetëra miliona euro? Sa kanë ndikuar në krijimin e kësaj pasurie marramendëse ato vite të Sali Berishës në krye të qeverisë? Çfarë origjine kanë ato para qe Jamarbër Malltezi ka derdhur në ndërtime, por edhe në investime të tjera?  Dhe si shpjegohet  që i vetmi nga 64 ish-pronarët e Kompleksit Sportiv Partizani  që u bë miliarder, është pikërisht Jamarbër Malltezi, ky ambientalist i çuditshëm që vdes për beton?

Përtej asaj që prokurorët e SPAK-ut do të jenë në gjendje të hetojnë, historia e Kompleksit Sportiv Partizani përbën një skandal shembullor moral dhe politik. Të gjithë protagonistët e përfshirë me role të ndryshme, duhet të japin një shpjegim publik për veprimet e tyre dhe nëse ata ende besojnë se është e drejtë të përdorin Shtetin si një pronë private dhe pushtetin e marrë nga popullit si një shkop me të cilin të mbrojnë familjen e tyre dhe të godasin të gjithë të tjerët. Një sjellje thellësisht imorale e mbajtur nga të njëjtit njerëz që sot e çdo ditë pretendojnë se u japin mësime morale të gjithëve.

Por i pari që duhet të shpjegojë është Lulzim Basha: tani që po kandidon për postin e kryeministrit duhet të distancohet nga Sali Berisha dhe familja e tij nëse dëshiron vërtet të bindë votuesit se nëse një ditë do të vijë në krye të qeverisë, ai nuk do të zbatojë të njëjtat metoda të pushtetit. Turpi i Kompleksit Partizani që kemi zbuluar me këtë investigim është në fakt vetëm një nga shembujt e mundshëm të asaj që ka bërë ajo qeveri e korruptuar dhe nepotike, siç ka qenë deri ne 2013 pushteti i Sali Berishës.(Report TV)

REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “INVESTIGIMI: Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro edhe i 50% të tre kullave të reja në ish-Kompleksin Partizani! Cila është origjina e parave?”

  1. k says:

    Mos i shkuani nëpër gazeta por çoni dokumentat në SPAK dhe prokurori (Në SHBA).

    1. Titi says:

      Pikerisht se nuk jane fakte i lexoni neper gazeta. Ne ndryshim nga Bolino qe ka marre prone publike te destinuar per gjimnaz per 1 euro dhe koncesionin e bunkereve te ndertuar me parate e publikut per ta vjelur si lope dhe me tej akoma tenderat e akshit ku gjysma e tenderit shkonte per reklame ne xhepat e Bolinos dhe te shoqes, ky tjetri ka paguar per te marre pronen e tij. Perqindja ne prone dhe perqindja ne investim jane dy gjera te ndryshme ndersa nuk ka njeri qe nuk e di se investimi ne ndertim behet pjese pjese nga shitjet dhe parapagesat. Kjo eshte dhe aresye qe “faktet” llokociten kudo e sido por jo ne prokurori.

      1. Patrioti says:

        Tit Bolino i ka te rralle shoket ne respektimin e ligjit. Ka 30 vjet ketu dhe te jesh i bindur qe Saliu jot ka bere te pamunduren ta gjeje te jashtligjshem me ndonje gje. Kur nuk e gjeti e deboi. Sado qe ju vjen plasja eshte nje italian qe ka krijuar familjen e tij ne Shqiperi sic 500 mije shqiptare e kane krijuar familjen e tyre ne Itali. Tani fakti qe ju nuk shqetesoheni qe dhenderri i liderit tuaj pastro miliona euro si mafioz ordiner nuk eshte problemi Bolinos mik. Edhe fakti qe Bolino ben muzeume me pronat e shtetit kurse ju keni urine e pallateve nuk eshte problemi jone si shqiptare.

      2. baca says:

        Fakti qe nuk ju bejne pershtypje faktet te hedhura te zeze mbi te bardhe do te thote qe ju brishovicet keni te gjithe nje surrat. Ju intereson vetem pushteti per te zhvat dhe jo puna. Edi Rama dallon nga ju 100 perqind dhe sa te jete ai, nuk puthni me pushtet jo vetem se eshte 1000 here ndryshe e me mire se ju, por dhe se shqiptaret e dine mire kete dhe mezi presin te zhdukeni si rrace e felliqur politike.

    2. Jemi ne nje situate shume te keqe ne qofte se drejtesija nuk veprone says:

      Haha Ku i gjeti parate ??? po 3 milon shqiptare kane 30 vite qe punone per nje grushte hajduta dhe familja e mafjoze e Sali Berishes Kan qen numer 1 per te vjedhur shqiptaret nga te gjitha anet dhe akoma e kesaj dite vazhdone te vjedhin shqiptare dhe te tjetrsone pronat e shqiptarve edhe pse ? ? Demek sote nuk Jane ne pushtet ???? Ne Qofte se drejtesija e re nuk Ben diqka dhe nuke vihen para drejtsise dhe Tju konfiskohen leket dhe pronat qe u kane vjedhur Shqiptarve ather gjith jeten keta kriminela do ti kemi mbie koke se pse kane lekun e pa fare dhe prona qe jave Ka vjedhur Shqiptarve dhe brez Pas brezi keta kriminela do e nzjerrin koken

  2. Une says:

    Neper gazeta keto fakte nuk kane piken e vleres. Nese nuk i merr ne dore drejtesia dhe t’i hetoje ne menyre serioze, me mire mos i publikoni fare se na duket sikur koqet e fishkura te saliut vazhdojne te na perdhunojne si ketu e 30 vjet me pare.

  3. pjeter says:

    Mafja reale me fakte dhe dokumenta

  4. Familja berisha ,
    ka vjedh Miljarda Buxhetit te Shetit Shqiptare .
    Vetem ne rrugen Durres -Morine berish muti kryeminister ,
    i vodhi buxhetit te shtetit 900.000Miljone $

  5. arifi says:

    E keni gabim . Per keto fakte duhet te flasin te gjitha gazetat…Ne qofte se jane te tilla se shumica e tyre jane leter higjenike e mafies dhe jane te ngaterruar edhe vete

  6. Taulant says:

    3% apo 5% te vleres paska marre shume pak.
    Rama e Veliaj gjoben e kishin 20% per lejet e ndertimit.

  7. L'imperatore Diocleziano says:

    Te lumte bibilushi sjearber. Gjete Shqiperine dhe shqiptaret dhe qe je dhender i djallit mbi toke.

  8. Ndroqi says:

    Ky mut muti,dhe dhenderi kriminelit me te madh te te gjitha kohrave Sali Berisha, kur Edi Rama u be kryeminister filloj fushaten per ruajtjen e ambientit kunder kullave,ne fakt paska benotizuar nje nga pjeset me te bukura te Tiranes, ambientet e klubit Partizani.

  9. SPAK per pak says:

    Jeni te sigurt qe dosja eshte ne SPAK,apo enderroni qe te jete atje?

  10. Altin says:

    Fusha shpk nja 30m2 kishte prone aty afer teatrit kombetar dhe vodhi truall publik…. njelloj. Te gjithe ne burg

  11. Sllavet says:

    Leket familja i grabiti nga ndertimi i rruges Durres-Kukes. Shkaterroi komplet buxhetin e shtetit per shume vite. Kur u nda plaçka Lulzim Basha e investoi pjesen e vet tek ngritja e Megatekut, Shkelzeni tek Lim Emi – kompani ndertimi, Malltez pederasti dhe shtriga tek dy kompanite qe ndertuan tek klubi partizani. Dhe qe vazhdojne e ndertojne. E gjithe rruga “patriotike” per ne Kosove ishte veçmas nje plaçkitje madhore nga rraca e shpellareve sllav.
    Sali Berisha – me origjine te larget ruse
    Liri Berisha – serbe
    Jamarber Malltezi – boshnjak Shijaku, sllav
    Kete vend e plaçkiti ne kocke kjo familje e ndyre mercenaresh te huaj. Shqiperia ka vdekur.

  12. pesimisti says:

    Taulant nuk gjete gje tjeter te thuash?

    1. Taulant says:

      Cfare te them keto gjera dihen.
      Pse Rama nuk denoncoj asnje minister te Berishes?
      Pse Veliaj ju jep leje ndertimi?
      Pse Gjika shkaterroj Vloren?
      Dako Durresin?
      Pallatin e vjehrit te Bashes ne det ne Vlore e vulosi leja e Gjikes kryetarit te Partis Socialiste Vlore.

  13. Koli says:

    Ju dhjefsha Spakun dhe Ambasadoret qe thone Peshku madh.Familja e ketij Maskarai eshte Peshku i Madh ne Shqiperi,pra Sala,Liria,Zeni,Argita dhe Jamarberi.Arrestojini te gjithe dhe pastaj te themi qe Shqiperia behet,pa arrestimin dhe denimin e ketyre nuk ka per te pasur asnjehere Politike te paster ne Shqiperi.

  14. Skifteri says:

    Taulant bythcpuari nuk shikon skandalet te perbindeshit Sali qe bien ere te ndyre, dhe po helmojne gjithe jeten politike shqiptare , po na benka krahasime me histori fantazie me Veliajn dhe Ramen , ke dokumenta dhe fakte ore moterqir ?? Apo leshojme fjalet si lopa bajgen …. keshtu te paska mesuar Lul bytha ore Taulant ??? Apo je dhe ti ne grupin propagandistik qe kane filluar sulmet neper media ? Eshte nje grup me kamikaze qe financohen nga Lul bytha sa humbet Luli zgjedhjet se jane bere re modes , dhe nuk perbejne lajm Taulanti kush e di nga i ben yzmet bythes pastaj ……..o robqir , per Jamkarin e Beriishes bucasin faktet dhe dokumentat bejne muuuuuu kurse ti na tregon pralla , ptuuuu plere

  15. ... says:

    Ramazoni ka 8 vjet kryeminister perse nuk e ka cuar per ndjekje penale kete ceshtje dhe shume te tjera si ajo e 21 Janarit apo ka qene ortak ne kete skeme pasi ai ka qene kryetar bashkie ne ate kohe.Po per kullat ne te cilet pastrohen parate e pista te Ndraghetes apo te tjereve kur do shkruash o Mero apo sta mban suma

  16. zgalem says:

    Nga ky shkrim i sotem dhe ato , qe jane botuar , keto dite , del ashiqare se Jambamer Maltesi , eshte perfshire ne nje mega skandal , me miliona Euro . Nese SPAK , nuk vepron , ne kete rrast me shumke prova te dukeshme , mbetet , qe vete SPAK eshte pasardhes i denje i asaj drejtesie , qe themeloi Sali Berisha dhe nepermjet te se ciles , vodhi Shqiperine , jo vetem me pasurite e monizmit , por dhe me dergesat e emigranteve dhe shumicen e bizneseve te fuqiahme , qe u krijuan ne fillim te Demokracise . Rrasti Jamarber Malltezi , me sa duket nuk kane mundur ta fshefin , sepse te tilla rraste jane me dhjetra ku perfitus , jane familja Berisha dhe te afert me ta . Nuk pesuan gje nga rrasti Gerdeci , ku vepruan djali Shkelzen dhe Mediu . Fare hapur , pasuria dhe Shqiperia u vu ne sherbim te tyre . Shpresoj se do te njohi qenin te zotin , Zgalem

  17. Na duhet timoni per mandatin e trete. Jo per gje por presidenti me i mire na doli burri me i keq says:

    Kush ti arrestoje keta mer trap ?! Keta kane avokat Edi Ramen o bole.

  18. A i a ka ble dhe a i a ka pague shteti Italian paret ne vitet 1939-1943 mund te gjendet edhe ne Arkivat Italiane sepse asht e pamundun qe kjo veprimtari shit-blerje te mos jete e evidentueme.

  19. Ju te PS ç’far nuk shpifni .Te gjitha dekumentat e paraqitura juridikisht jane te rregullta.
    Kjo eshte nje mashtrim i madh ne prag te zgjedhjeve te 25 prillit.zKjo propogande eshte njelloj me ato shpifjet qe bete per pallatin e ILIR Metes.zJu te PS e beni siç thote populli :Priftin me barre.

  20. indinjata says:

    Ata pusht – etin nuk e duan per te perfituar perseri pasuri te paligjeshme sepse i kane marre me kohe por per te rivene mafien ne veprim per te qeruar si dikur ne kohen e kryekrimit Sali te gjithe ata qe u prishin rehatine e kerkojne te germojne mbi milionat e tyre!Ndaj e duan me çdo kusht pushtetin,qe te ridjegin çdo dokumentacion,te fshijne nga faqja e dheut me metodat e Berishizmit si “aksidente automobilistike(me leva mbrapa koke),ingxheksion per kurim te pakthyshem jete e plote eleminime te tilla qe per nga manipulimi e organizimi i kishte zili edhe ndonje pseudoambasador i akredituar ne kete vend sorrash qe gjahun e zgjidhnin vete!
    Lulezim Basha eshte me mision qe te marre me çdo kusht qeverine ,ndaj dhe nuk disponon asnje program (sepse nuk i duhet),duke garantuar qe do tu mbushe te gjitheve xhepat me para (si rapush xhaferri apo sudia)vetem e vetem qe te heshtin per disa kohe!
    Ja perse u duhet pushteti me çdo kusht si Ilirit dhe Lulit,ku jane te bindur qe ky popull do te genjehet rishtaz ndonese u ka hasur sharra ne gozhde nga intelektuali qytetar Edi Rama i cili i ka vene perpara e nuk le kerkend te dale nga rreshti deri ne qelit perkatese!
    Ja perse i duhet edhe nje mandat Edi Rames i cili misionin se perse hyrri ne politike do qe perfundimisht ta beje realitet,duke ç’liruar nje here e pergjithmone kete popull te raskapitur ketu e 30 vite ku ndersa zihen per prona brenda familjes deri ne kercenime per vrasje ,ku atyre pronat ua ka pervehtesuar familja kremafioze Berishjane e shoqeruar nga lakenjte rreth e qark kesaj familje!Ja perse Lul Basha po te doje mund te nderoje vile nje here ne jave sepse ata nuk e prishnin gjumin se kishin instaluar nje çdrejtesi per kedo qe tentonte te pergojonte keta vrastare e hajduter me çizme!

  21. Shkodrani says:

    Dakord të gjitha, po lejet e pazarllëqet në kohën e Ramës si lejohen? Apo siç thonë ata që kanë bërë investigimin… “Patti chiari, amicizia lunga”.

    1. Flamurtari says:

      Shkodrani ,

      nuk ka ne kte Bote ,si thua ti :

      Dakord te gjitha ( pra dihen qe Familja bereisha ka shpartulluar e vjedh Shtetin Shqiptare )
      por te Kalojme ke tjeri !!!!!!!
      Nuk funxionon keshtu Bota .
      Eshte njelloj sikur te duash te ngresh nji Shtepi mbi nji toke te paqendrushme ,
      e thuash varja cfar eshte ktu poshte shikoni lart mos te gaboni !

      1. Shkodrani says:

        E lidha me faktin që ky tipi milioner, Jamarbër Malltezi vazhdon e merr leje edhe aktualisht nga Bashkia e Tiranës, nga kryetari i saj Veliu pa u penguar, pa u trazuar…se kush është Berisha e Luli nuk nevojiten më prova, dihet…por çudit fakti se horrat vazhdojnë rrugën e tyre të qetë vazhdimisht…prandaj “Patti chiari, amicizia lunga” duket si lajtmotiv…

  22. vlora says:

    Gazetaret nuk jane spiune te Spak. Gazetaret mbledhin fajte dhe i publikojne. Prokuroret e Spak te mbledhin e ti shqyrtojne dhe te shkojne dhe me thelle. Shteti i ka te gjitha isntrumentat ti nxjerri pa breke keta spurdhjake race bastarde hajdute. Vjedhin ne sy te te gjitheve, sfidojne shtet e drejtesi dhe kane goje ta flasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *