Kronologjia e sulmeve të egra të Ilir Metës: Nga Lu e Vllahutin, deri tek gazetarët e mediat kritike ndaj tij

22 Shkurt 2021, 18:46Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka një aksiomë që në politikën shqiptare praktikohet prej vitesh e vitesh.

Kur do të shmangësh një argument “jo komod” në opinionin publik hap një fushatë shpifjesh, po mjaft të rëndë që të devijosh sadopak këtë problem.

E kjo po zbatohet edhe këto ditë, edhe në këto minuta.

Ka nisur një fushatë e egër shpifjesh e denigrimi ndaj disa emrave të njohura, që u vendosën në listën prioritare të vaksinimit të mbi 80 vjeçarëve me vaksinën anti-Covid.

Ndërkaq, Ilir Meta, e qarqet pranë tij kanë nisur një fushatë sulmesh ndaj gazetës TemA, e cila konsiderohet si media që është kritike ndaj presidentit. Që në fakt nuk është e vetmja, por një nga të paktat që ka qenë mjaft e fortë ndaj kritikave të saj.

Njerëz pranë Metës kanë ndërmarrë një sulm pa princip ndaj ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, thjesht e vetëm se ai është në listën e personaliteteve të marrë vaksinën.

Njerëz pranë tij e akuzojnë për gjera të tmerrshme, sulme pa skrupuj, vetëm e vetëm që diçka të mbetet në moçalin e opinionit publik.

E kjo nuk është e re pasi është një logjikë e taktikë e vjetër e kësaj klike politike, që asnjëherë nuk ka ndjekur një betejë reale, të fortë e me argument pë rata që ata mbrojnë, por vetëm një mënyrë poshtë brezit.

Çdo kush e mban mend çfarë ndodhi në vitet e para pas vitit 2013.

Kur në Shqipëri, nisi të strukturohet Reforma në Drejtësi, si një reformë kushtetuese dhe politike që pati që në fillim mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare: Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në krye të kësaj beteje u vendosën ambasadorët respektivë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Menjëherë sapo këta ambasadorë nisën që të vihen në krye të mbështetjes ndërkombëtare të Reformës në Drejtësi, mediat pranë Ilir Metës, nisën një fushatë të egër denigimi ndaj Lu e Vlahutin.

Nuk pati kritika ndaj tyre, objeksione për atë që ambasadorët deklamonin publikisht, jo. i dredhuan debatit dhe përhapën një fushatë të egër shpifjes dhe insinuative nga më të ulëtat që ekzistojnë në qoshët e errëta të subkoshiencës njerëzore.

U sulmuan me një fjalor të pandodhur ndonjëherë Lu e Vlahutin që në mediat pranë Metës e Berishës u trajtuan thjesht si dy individ që puthen në parlament. U sulmua Vlahutin me lajme nga më të rënda e gjugë vulgare, plus një historie që donin ta cilësonin si korrupsion.

BE bleu një rezudencë luksoze në Tiranë për të banuar ambasadori i Europës së Bashkuar. Një rezidencë që si ajo ka thuajse të gjithë ambasadat në Shqipëri. Madje disa diplomat i kanë marrë me qira pikërisht nga kasta e këtyre që inspiruan sulmin.

Kur shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, mbrojti institucionalisht ambasadën e Bashkimit Europian në Tiranë dhe natyrisht titullaren e saj Vlahutin, e sulmuan atë. Shkruan se ka një motër trafikante dhe se është komuniste e terroriste.

Padyshim futen në qoshë të qelbura dixhitale edhe sajesa morale, nga njerëzit më të pamoralshëm në këtë vend. Dhe kjo taktikë vijoi e vijoi edhe me ambasadorët e Gjermanisë, atë të Italisë, e të OSBE-së që ishte një nga dipliomatët më të rëndësishëm gjermanë, e me pozicion kyç në zbulimin e masakrës së Raçakut, që më pas u shpall non grata në Presidencë.

Përse presidenti merret me një media, kur thjesht mund të flaës për faktet; t’i pohojë apo t’i përgënjështroje shkrimet, lajmet, komentet apo edhe diskutimet në thelbin e tyre?

Kjo është shumë e thjeshtë dhe ka qenë thelbi i strategjisë që të fillimit kur janë sulmuar ambasadorët e SHBA-së e BE-së, deri edhe shefja e diplomacisë së BE-së, por edhe kryetari i komisionit Europian, Jean-Claude Juncker , i cili u cilësua një “pijanec ordiner” nga këto qarqe.

Janë sulmuar çdo zë, që ose ka qenë kritik ose i ka zënë rrugën Ilir Metës në gjithë këto vite; qoftë në kundërshtimin e reformës në drejtësi, në logjikën për të bllokuar institucionet në 2019 etj etj.

Madje ka shkuar deri në Kirgistan, duke sulmuar Donald Lu-në dhe mbrojtur njerëzit e Moskës atje, pikërisht sepse shikonte një kauzë të tij në kritikët e kauzës që ka në Tiranë.

Kështu që sulmi i Ilir Metës ndaj TemA-s shenjon një objektiv përveç atë të kundërvënies ndaj kritikës, të dekurajojë çdo kritik të tij, se do ta sulmojë aq egër sa nuk do të kursejë asgjë. Siç kanë bërë njerëzit e Metës sot me Presidentin Moisiu dhe Bamir Topin, apo Kreshnik Spahiun.

Në momentin që Meta sulmon Ramën, qeverinë, mazhorancën, nga analistë të “pavarur” si Arjan Vasjari, është cilësuar si “antidotë” për të siguruar ekuilibrin institucional në vend. Por kur Meta sulmon një meda apo gazetar, si mund të konsiderohet?

E mbani mend si u soll Meta ndaj gazetarit Adriatik Doçi, kur publikoi një investigim për shtetësitë që kishte dekretuar Ilir Meta?

Fakt është që Meta më shumë se me Ramën, po synon opinionin publik që e kritikon atë, pasi e di mirë se me Ramën, edhe mund ta gjejë gjuhën, por jo me njerëzit, të cilët shkruajnë komentet e tyre në shkrimet kur përmendet Presidenti. E në fakt ky është referendum real që përmend Ilir Meta, e këtij i frikësohet, ndaj po e shantazhon…

7 komente në “Kronologjia e sulmeve të egra të Ilir Metës: Nga Lu e Vllahutin, deri tek gazetarët e mediat kritike ndaj tij”

  1. Rako Moglica says:

    Në pidh të Monikës, do të vejë Likja nga Çepani, buri i kurvës hajdute….

  2. shkumbini says:

    Dy monstra. Cte thuash me shume .

    1. IF says:

      DY MOSTRA SHkumbin.Fjalori ska monster.

  3. k says:

    Çfarë prisnit nga një fshatar injorant , enciklopedinë universale ?

  4. Vlora says:

    Tema juve mire jua ben se jeni te njeanshem.
    E sulmin dhe dita liken po nuk e shihin te abkihet e qurravitet si juve, sepse nuk i mban anen askujt ajo.
    Jini me popullin she do ta shihni qe nuk ju sulmon njeri kot

  5. dauti says:

    Like floriri eshte i ” depolitizuar ” por i dashuruar me Sali krimin i cili e pagezoi me emrin ILIR FLORIRI dhe qe atehere u bene vellezer.

  6. Cere beni mer yahoo
    o shndru Shqipnia ne Indi !
    Mo shume Majmune se qytetare ne Shqypni ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje