Kush është simboli i Përmetit?!

22 Shkurt 2021, 08:57Sociale TEMA

Nga Mitro Çela

Rrugës për në Përmet nisëm një bisedë me Ezmerkën rreth dilemës:

Cili është simboli i Përmetit?

Kush shkon në Përmet për herë të parë  thotë:

-Guri i Qytetit.

Normale. Përfytëroni një  shkëmb 42 metra të lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katror, që ka “hapur” themelet buzë Vjosës.

Kur e pa Edith Duram tha:” Një nga vendet më të  bukura në  botë!”

Të jetë shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit? Ndoshta. Këtë thonë gjeologët.

Por legjenda flet ndryshe:

Gur perëndie!

Ka  ardhur si dhuratë nga qielli, për ti dhënë  edhe emrin qytetit.

Kush  beson në legjenda, le të lexojë  historinë.

Mesjetë. Kryezoti i krahinës Prendi, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala.

(Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. )

Ishte fundi i shekullit të 14-të. Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit.

Prendi kishte vdekur. Kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji.

Kishte   një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji.

Një natë turqit mbritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza.

Turqit kërkuan çelsat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës.

Diestra mori në dorë djepin me djalin,  dhe u hodh nga maja e  shkëmbit.

Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u  përplas Diestra.

Mbi gur  disa shënja: Dora  e foshnjës ose vijat e djepit.

Këtë thotë legjenda.

Kush ka banuar në  Përmet, mund të thotë:

-Qytet i Trëndafilave!

Normale. Baçevanët nga Përmeti, kanë qënë me famë në gjithë Ballkanin. Kanë kultivuar aqë shumë lloje e soje, sa që trëndafilat lulëzojnë  në çdo stinë.

Por permetaret kanë edhe një  “sekret”: Prodhojnë ujë  trëndafili.

Me këtë ujë, lahen dhëndri me nusen ditën e dasmës!

Asnjë parfum  nuk mund të krahësohet me ujin e trëndafilit!

Ujët e trëndafilit, përdoret edhe si “delikatesë” në glikotë me famë shumë që bëjnë nikoqiret e qytetit!

Për kureshtarët. Pronari i hotel “Alvero”, ka një relike: Pajisje për të prodhuar ujë trëndafili!

Është blerë në Stamboll dy shekuj më parë!

Tjetër mendim kanë historianët. Sipas tyre, Përmeti është simbol i familjes Frashëri.

Normale. Naimi, Samiu dhe Abdyli hodhën themelet e Rilindjes Kombëtare.

Nuk mund të gjesh  shqiptar që të mos dijë të  recitojë  disa vargje nga poema: ”O malet e Shqipërisë…”

Samiu, autori i librit:” Shqipëria çfarë ka qënë, çështë dhe  çfarë do të bëhet”, është babai i eciklopedisë turke, si Denis Diderot për eciklopedinë franceze.

Nga dera e Frashëllijve është edhe Rifat Frashëri- ish drejtor i Institutit Bakteologjik në Stamboll, një nga autorët që zbuloi vaksinën kundër tërbimit, në fillim të shekullit të 20-të.

Ka edhe pinjollë të tjerë në Panteonin e Shqipërisë: Publicisti dhe shkrimtari Mit’hat Frashëri- Lumo Skëndo; më i madhi ndër më të mëdhejtë aktorë të Teatrit Kombëtar: Naim Frashëri.

Historini Kristo Frashëri.

Ndryshe mendojnë politikanët.  Përmeti, thonë ata është simbol i politikanëve të urtë.

Nga Përmeti ka qënë  Turhan Pasha Përmeti, ambasador i Turqisë në Shën Petërburg, guvernator në Kretë,  dy herë kryeministër në Shqipëri, pas Ismail Qemalit.

Një  mal me baltë u mundua të hidhte Enver Hoxha mbi Sejfulla Malshovën. Profesor në universitetin “Lomonosov” të Moskës. Dishepull i Trockit dhe Buharinit. Armik i Stalinit.  Ministër i Kulturës dhe Sekretari Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë në vitin 1946.

Idetë e Sejfulla Malshovës për reformat në ekonomi, përbëjnë bazën e socialdemokracisë shqiptare.

U internua në Fier në vitin 1947-të.

Deputet i Përmetit, Stavro Vinjau  në qeverinë e Fan Nolit ( 1924) kishte dy portofole: ministër i arsimit dhe ministër i drejtësisë.

“Lapidar” idea e thënë nga Vinjau në parlament:

Taksat e përmetarëve të përdoren në Përmet.

E dini si hyri në politikë Ali Këlcyra? Beu ishte poliglot. Dinte Gjermanisht, Italisht, Ferngjisht, turqisht, greqisht etj.

Në vitin 1913 në Shqipëri erdhi mbreti Vid! Duhet të mbante  fjalim edhe Mbretëresha Sofie.

Fjalimin ja përgatiti Ali Këlcyra. Ishte  vetëm 22 vjeç.

Pas 10 vjetësh u bë  deputet në parlamentin e Fan Nolit.

Artistët kanë shumë simbole për Përmetin. Në kulmin e skulpturës kombëtare, ka zënë vend Odise Paskali.

Kush mund të “matet” me publiçistin Nonda Bulka?

Nga Përmeti ishte  Mentor Xhemali. Në Përmet jetoi “ustai” i madh i klarinetës Laver Bariu. Familja e muzikantëve me famë Qerimi e ka zanafillën në Përmet.

Pak janë ata që e dinë se Tefta Tashko, Tedi Papavrami dhe Anjeza Shahini, janë nga Përmeti.

Duke ndjellur kujtime, rruga duket më e shkurtër. Pa e ndjerë kishim mbritur në Grykë të Këlcyrës.

Tek Ujët e Ftohtë janë  ngritur katër restorante. Nga këto, tre kanë edhe hotele. Kur hidheshin themelet e hotelit të tretë, disa menduan se do ta ketë jetën të shkurtër. Do i hajë konkurenca.

Por jo. Konkurenca  nuk “solli drynin”, por shtoi investimet.

Bashkë me investimet u pasurua edhe menuja. Mishi i pjekur i kecit. Përshesh me thëllënxë. Peshk  në tavë. Tavë shqeto. Lepur i egër. Delikatesë me mish sorkadheje. Gliko me arra. Turshi me lëndë të para bio. Raki dhe verë fshati…Djathë dhije…Të gjitha nën gurgullimën e ujit të burimeve që rrjedhin si ujëvarë dhe të valëve të Vjosës…Parajsë e shkuar parajsës, në këtë cep të Ilirishtes!

Themi të Ilirishtes, sepse po të marrësh “Shtegun e Pelës”, ngjite malit përpjetë dhe mbrin në fshatin Kala, ku gjenden  rrënojat e një kalaje ilire…

Në Grykë të Këlcyrës na ndjek historia.

Në hyrje- Sarajet e bejlerëve të Këlcyrës. Me famë  në Ballkan. I dogjën grekët në Luftën e Parë Botërore.

Gjyshi i Ali Pashë Tepelenës, komiti i njohur Muço Hysa, ndërtoi urën që i dha emrin e tij.

Në mbyllje të Grykës së Këlcyrës, është  ura e Dragotit. Unikale në vend. E ndërtuar me hekur. Pa as një mbështetës.

Në qëndër është ngritur impianti i ujit “Trebeshina”. Në krah të tij është ndërtuar Manastiri i Shën Kollit me varret e ushtarëve grekë.

Në Përmet restorantet, baret, hotelet, kafenetë janë shtuar si “kërpudhat” pas shiut.

Mes restoranteve shkëlqen :  “Familjari” dhe  “Antigoneja”. Po pse? Sepse pronarët kanë kthyer sytë nga  tradita.

Pse kjo metamorfozë? Vitet e fundit janë shtuar  turistët nga Italia, Greqia, Gjermania, Japonia, Austria, Franca. Vinë për të parë tre kisha.

Në Kosinë kisha është ndërtuar në shekullin e 12-të. Në Leusë në shekullin e 17-të. Po kaqë e lashtë  është edhe kisha  në Badëlonjë.

Turistët shkojnë  për të  bërë kanote në Langaricë.

Bëjnë  alpinizëm në Nemerçkë dhe bredhin e Hotovës, platacionin më të madh në Ballkan me bredh.

Turistët kërkojnë ushqim tradicional. Kërkesa e turistëve, nxiti guzhinierët të “rrëmojnë” në traditë.

Dhe menyja dolli  shumë e pasur. Më të drejtë sot Përmeti mund të quhet “djepi” i guzhinës shqiptare.

Nga ta nisim investigimin? Ftuam për kafe Eli Janaqi…Në vend që të fliste hapi çantën. Nxori andej disa letra  dhe nisi të tregoi:

– Kam ardhur e armatosur! Ja këtu kam shkruar recetat për disa gjëllë karakteristike përmetare…Pse do të thoni ju?…Kam dy vajza në Tiranë. Njera në punë. Tjetra studente. Gatuajnë në shtëpi. Ftojnë  shoqet dhe i “gostitin” me gjellë përmetare…

-Lëpijnë gishtat,- më thonë vajzat. Bile shkojnë më tej: Duan të mësojnë recetat për të gatuar edhe në shtëpitë e tyre…Merreni listën. Dua tu flas për glikotë. Një drekë e mirë pa gliko, është  si  një vajzë e bukur pa stoli!

-Mbretëreshë ëshë glikoja e arrës…Sininë kur qirasin zonjat, e zbukurojnë  glikotë e qershisë dhe karpusit ( shalqi). Por mos u largoni nga Përmeti pa provuar glikonë me fiq të egër a nerënxë? Kam disa  vazo në shtëpi. Po ua dhuroj me gjithë zemër…

Po kush mund të na gatuaj? Na rekomanduan disa lokale.

Zgjodhëm “Hanin e Coles”…Morëm rrugën drejt Lixhave të Langaricës. Bëmë  5-6 kilometra rrugë dhe u kthyem majtas.

Pranë një burimi, rrëzë një rrapi shekullor  është ngritur bujtina. Në katin e parë: Guzhina dhe restoranti. Dy kate për hotel…E zonja, e pasi përmëndi 10-15  gjëllë karakteristik, përgatiti disa prej tyre.

33 komente në “Kush është simboli i Përmetit?!”

  1. Pernetari says:

    Simboli i Permetit eshte evgjitetia e civilizuar asgje tjeter . Qytet si gjithe te tjeret ne jug

    1. Tironci. says:

      Idiot, dhe injorant. Pisllek ne mendje e shpirt.Laj gojen kur te flasesh per permetaret qe jane zoterinj, te mikpritur , e zemer bardhe , e nderojne Shqiperine.

      1. Permetari says:

        Shko mer evgjit se felliq Tironen me ate nick .

        1. na mbytet injorantet me kompjuter says:

          ty loqe me llagapin “Pernetari” duhet te te bejne vaksinen ne koke. Ti plehre nuk ke qene ndonjehere ne Permet.
          Permeti ska te beje fare me pjesen tjeter te Shqipkarerise ku ti ben pjese

          1. Permetari says:

            Ja nje evgjit tjeter qe se kupton qe un nuk shava permetin ne asnje germe qe kam shkruar . Tashti qe Permeti qenka ndryshe nga pjesa tjeter e Shqiperise si thua ti i bie qe vaksinen ne koke e ke bere ti . Merr Mitron e gjithe ju kooetentet e kompiuterit e shpallni Republiken Egjiptiane te Permetit .

            1. Ilirjan says:

              Mbylle gojen e ndyre ti, qe permetar as per nje mije vjete nuk behesh! Mjaft! Gjithe ate bukuri e kenaqesi te shkrimit, vjen e ta ndyen nje si ti…

              1. Permetari says:

                Ilirjan je i vetmi evgjit Permeti qe nuk u gdhende kurre . Gjithsesi pyll pa dera nuk ka .

    2. Shenjestra says:

      PERMETAR! E ke gabim.Une nuk jam nga Permeti,por kure kame vajtur kame pare gjera te mbrekullueshme.Mbi te gjitha Permeti shquhet per njerez te sjellshem,te edukuar,mikpritesa dhe deri sot nuk kemi degjuar qe te kete rremuja,shkaterrime,vjedhje,krime te ndryshme,por mirkuptim dhe mirsjellje.Me ka pelqyer pozicioni i Permetit,prane nje lumi qe i jep bukuri dhe nje qytet te paster.Edhe atje ka qe jane njerez te PD-ke qe sjellin keqinterpretime,e qe duan te shtremberojne realitetin,se ata ate zakon kane te nxijn çdo gje,por kjo pake rendesi ka se populli Permetar eshte tolerant dhe shikon vetem anet e mira.Do me pelqente sikur te jetoja ne Permet.

      1. Permetari says:

        Shenjestra ku e pe qe e kam gabim se un pohova ate qe ke shkruar ti . Detisa thashe qe dhe evgjitet jane civilizuar kuptohet qe qytetii ka te gjitha ato qe thua ti . Por pavaresisht se jam permetar nuk i shtoj asnje presje me teper se Korces Pogradecit Ersekes e gjithe asaj zone .. sa per ate punen e PD sinqerisht se kuptova idene . Pershendetje

        1. koqe zi says:

          ndonje evgjit permeti ta ka shk… racen aq keq or tej se te duken gjithe permetaret evgjite?

  2. Iliri says:

    Qyteti i qe meriton vemendie nga investitoret!

  3. Tropoja says:

    Respekt per permetin dhe permetaret

  4. Poli says:

    O ti gjoja Permetar, vecantia eshte se dhe jevgjit e Permetit jane te paster e me kulture me shume se pjesa me e madhe e Shqiperise…turp te vije qe flet keshtu. Jane diku ke 60 familje ne qytet se ne fshatra nuk ka fare…

    1. Permetari says:

      Ate po them pra qe e vetmja merite eshte civilizimi i evgjiteve . Te tjerat si cdo qytet tjeter i jugut ose juglindjes me mire .

      1. LESI ME FYTYRE MONGOLI says:

        ty te shkerdhefshin jevgjit e Permetit

  5. kritiku says:

    O Permetari me kenaqe se edhe vete permetar i vjeter jam. Drejt ajo qe thua. Ne kemi ca gjera te vecanta vertet, sidomos ne kuzhine, por keto kane mbetur ne mendjen e atyre qe bejne nga keta artikuj, te cilet me thene te drejten me teper i shkruajne qe ti mos i harroje mileti se sa per Permetin. Sa per gatimet jane shume larg tradites se gatimet permetare nuk jane per restorant. Le pastaj glikote qe te mbeten ne gryke. Le pastaj qe po vajte abases si i themi ne rrezikon te mbetesh pa ngrene, ce vetem Urimi eshte. Te Colja as mos e co ne med te vesh…Permeti perpara se te mburret ka shume per te rregulluar. Nuk di cdo behet me keta arabet mos e bejne lemsh fare. Tia kalosh mire.

    1. Permetari says:

      Flm … Mitro me keto komentuesit e tjere meqe kane kaq dashuri me siguri do kthehen pergjithnje ne Permet .

    2. Erdogan says:

      Sa te “zgjuar” jane “Pellazget” e Arnautistanit te Samiut qe parashikoi se si do katandiset Arnautia!,
      70% te te rinjve aplikojne per lloton amerikane per nje “jete me te keqe” se ketu ne Permet eshte Mrekulli (Miracle angl.
      E Demo te hengert tenja
      E ke te keqen brenda.
      Nje Patriote dhe Epirote i ndershem i Kastriotit ne Vorio Epir bile dhe i turqizuar me mendje te hapur do bente pyetjen.
      Kush ishte Kolli sipas Alive,Hamzave Mamuteve,Saliheve etj?
      Kur dihet fare mire qe ne periudhen 1100 vjecare Greke te Bizantit quhej Agios Nikolaos.
      A nuk e quajti Perandori Ilyre Greke Megas Iustinianos Agia Sofian ne 532A.D dhe te kthyer ne Xhami nga Sulltani Erdogan me Evllogine e Perendimit.
      Bile mijera Kisha apo Istitucione te Epiroteve dhe Ilyreve Turqija i ka shkaterruar dhe popullsine Epirote e zboi dune u prere duart neper varka grave dhe femijve ne Katastrofine e Zmirnit ne 1922in.
      Dihet kush e ka degjeneruar dhe e degjeneron historine e Epirit dhe Epiroteve te Kastriotit.Naimet,Samite Abdullahet,Ismail bej Vlora etj qe luftuan per Baben kur Epirotet dhe te ashtuquajturit ” Arvanite”luftuan kunder ketyre dhe per tu cliruar nga Bisha Osmane.
      Sa per Permetaret kane qene dhe jane Njerez te respektuar gje qe tregon kulturen e tyre.
      Jugu apo Toskeria nuk u turqizua komplet ne periudhen 500 vjecare te barbareve turq dhe kjo ka bere diferencen.

      1. Permetari says:

        Ja nje tipik evgjit jo permetar qe nuk civilizohet dot . Prandaj ngul kembe qe vetem evgjitet e Permetit u civilizuan . Ky me nick Erdogan eshte simboli i evgjitit jo permetar qe gjithmon evgjit do mbetet bashk me komentuesin me nick Ilirian

  6. Alban says:

    E ke mbeshtjell Permet e Tepelene bashke o Mitro. Shto andej e shto ketej. A thua se s’ka Permeti plot.

  7. Beni says:

    Plote figura ka nxjerre Permeti por ka nxjerre edhe bytheqira si puna e artikullshkruesit Mitro

    1. Permetari says:

      Po cpret nga nje evgjit o derebardhe .

  8. Ceni says:

    Na kenaqe. Shkrim me shije dhe kulture. Kesaj i thone, te njohim vetvehten.

  9. N.Mehmetaj says:

    Bravo Mitro ,
    Shkrim i kendshem, me shume dashuri.Une kam jetuar tre vjet ne Permet, gazetar i asaj gazete qe ke punuar edhe ti.Pas Xhevos…Tani e kupton se kush te shkruan…
    Kam nje verejtje per ty Mitro. Nuk na ke shkruar dy fjale per Brezhdanin, fshatin tend te lindjes dhe traditen e tyre te mrekullueshme si artizanë bakerpunues…
    Nejse, te gjitha ne nje shkrim nuk thuhen dot…
    Por diçka te veçante per permetaret duhet thene…Permeti eshte Qyteti ku shtepite pergjithsisht rrine, ose me sakte i linin pa çeles (atëhere)…sepse banoret ishin nje komunitet kompakt…I keqi nuk i shpetonte dot syrit te permetareve…
    Po si nuk na the diçka nga historia moderne e Permetit, qytetit ku u kurorezua fitorja e Luftes Antifashiste Kongresin e Permetit dhe vendimet e tij…
    Mitro , Permeti shkeqen ne historine moderne te shtetit shqiptar. Nuk mund te mohojme historine….
    Sidoqofte shkrimi yt eshte shkruar me shumë dashuri Mitro Permetari…, shoku im i mire.
    Te pershendes.

  10. Dhe prane ati shkembi eshte ndertuar nje hale says:

    …me emrin xhami qe poshteron hitorine dhe kulturen e permetit.

  11. Mesuesi says:

    KE Haruar nji gje MITRO : Makinen e ngiste Ezmerkja. Apo jo???

  12. Shenjestra says:

    PERMETAR! E ke gabim.Une nuk jam nga Permeti,por kure kame vajtur kame pare gjera te mbrekullueshme.Mbi te gjitha Permeti shquhet per njerez te sjellshem,te edukuar,mikpritesa dhe deri sot nuk kemi degjuar qe te kete rremuja,shkaterrime,vjedhje,krime te ndryshme,por mirkuptim dhe mirsjellje.Me ka pelqyer pozicioni i Permetit,prane nje lumi qe i jep bukuri dhe nje qytet te paster.Edhe atje ka qe jane njerez te PD-ke qe sjellin keqinterpretime,e qe duan te shtremberojne realitetin,se ata ate zakon kane te nxijn çdo gje,por kjo pake rendesi ka se populli Permetar eshte tolerant dhe shikon vetem anet e mira.Do me pelqente sikur te jetoja ne Permet.

  13. Sokoli says:

    Më kujtoi kohën kur shkruante në “Zërin e Pop”.
    Atje ke ngelur.

  14. Soza says:

    Më kujtoi kohën kur shkruante në “Zërin e Pop”.
    Atje ke ngelur.

  15. Kavajs says:

    Po ca permet leahi mer aman i picibyth qytet i thencin se eshte sa i fshat ku gebelllëku esht vecoria kryesore

  16. Patrioti. says:

    Permeti per mua eshte qytet i bukur shume i paster
    me tradita me njerez te shkelqyer te edukuar te arsimuar.Nje qytet i vogel qe ka nxjer figura te medha,si rilindasit tane vellezerit Frashrit,artiste te shkelqyer Laver Bariu Mentor Xhemali e shume artiste te medhenje. Permetaret jane fis bejleresh,Po lere gatimin e kane te shkelqyer njeres mireprites cfare doni ju vajza te bukura si Valbona Selimllari qyteti i luleve me te bukura trandafilave shume ngjyrash qytet qe e flet sakt dhe paster shqipen pa djalekt. O SHQIPERI ME JEP NDER ME JEP EMRIN SHQIPETAR ZEMREN TI MA GATOVE PLOT ME DESHIRE E ME ZJARE.Bukurit dhe te mirat e Permetin nuk i pershkruan dot me dy vargje se jane pa fund.

  17. Pirdh...pirdh se lirohesh says:

    Laver Bariun..qe i binte gernetes te “varri” ushtarit “grek” mbush me kockat e Qenve te Permetit…hahahahahaha…deri aty perfundoj ai njeriu i “madh” …..

  18. Lori says:

    Per mua simbol i Permetit eshte babai i Blendi Manes dhe mamaja e Arian Qanit! Tung ka pas thene dikur nje komentuese e gazetes qe nga Dita u be Nata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje