Përdorimi i telefonit është më i rrezikshëm sesa e mendoni, zbuloni çfarë ju ndodh

22 Shkurt 2021, 22:00Lifestyle TEMA

Sipas një sondazhi britanik, një njeri kalon më shumë se 3 orë në javë në tualet. Kjo tejkalon  10-15 minutat e rekomanduara në ditë, që i bie rreth 1 orë e 45 minuta në javë dhe telefoni është shkaku i kësaj kohe të humbur. Por qëndrimi gjatë në telefon kur jeni në tualet nuk ju bën të humbisni vetëm kohë,  shkakton dhe probleme të tjera.

1.Telefonat janë terrene për mikrobet.

Telefonat mund të transferojnë dhe marrin mikrobe shumë lehtë. Ata mund të transferojnë mikrobet nga sipërfaqja e tyre në zonat tuaja intime. Telefonat gjithashtu mund të marrin mikrobe nga çdo sipërfaqe tualet ndërkohë që jeni duke larë duart.

Studimet kanë treguar se telefonat janë përgjegjës për përhapjen e superbugit MRSA në mjediset e kujdesit shëndetësor. Kjo mund të nënkuptojë që një pacient i rastësishëm mund të përfundojë të jetë i infektuar.

2. Hemorroide dhe çështje të tjera të rektumit

Sipas mjekëve, qëndrimi nga 1 deri në 15 minuta në tualet është normale. Por nëse tejkalohet ky orar atëherë ndodh që ju mund të ushtroni presion të panevojshëm në rktumin tuaj. Hemorroidet dhe prolepsi i rektumit janë simptomat më serioze që mund të përjetoni.

Gjithashtu ndodh që rektumi mund të lëvizë nga vendi. Mjekët thonë se mund të ketë pasoja të rënda nëse e lini atë të patrajtuar.

3. Telefonat në tualet ju mbajnë të shpërqendruar nga aktivitetet e përditshme

Telefonat jo vetëm që do e mbushin trurin plot me stres, por gjithashtu do t’ju mbajnë të shpërqendruar nga aktivitetet tuaja të përditshme. Nëse keni nevojë të bëni një pushim gjatë ditës, provoni të meditoni ose të bëni disa ushtrime. Duke aktivizuar trupin , ju do të aktivizoni edhe trurin. Për më tepër, kur të hani vaktin tuaj, përpiquni ta shijoni atë dhe mos nxitoni.

Nëse meditimi nuk është në preferencat tuaja, mund t’i drejtoheni librave. Leximi do t’ju mbajë të përqendruar dhe të mos interesoheni për telefonin tuaj.

4. Ju e shihni kohën e tualetit si një mënyrë për të shpëtuar.

Një studim në vitin 2016 zbuloi se shumë prej pjesëmarrësve përdorën telefonat e tyre në mënyrë që të shtypnin ndjenjat dhe emocionet negative. Gjithashtu, i njëjti studim tregoi se studentët po përdornin telefonat për të luftuar mërzinë e tyre. Si rezultat, përdorimi i vazhdueshëm i telefonave si një strategji për të shmangur mërzinë mund të ketë një ndikim të rëndë në shëndetin tonë mendor.

5. Ju e humbni kohën tuaj.

Sipas hulumtimit, të gjithë kalojmë mesatarisht 90 minuta në ditë me telefonat, që i bie rreth 3.9 vite në jetën tonë. Kjo do të thotë që telefonat mund të na tërheqin vëmendjen dhe nuk do jemi në gjendje të bëjmë punët dhe aktivitetet e përditshme. Sipas këtij studimi, punonjësit harxhojnë rreth 5 orë në javë për gjëra që nuk lidhen me punën.

Pra, në vend që të punonin, shumë njerëz pranuan se kontrollonin postat elektronike të tyre personale dhe mediat e tyre sociale kur në të vërtetë duhet të punonin.

6. Ju bëheni të varur nga telefoni juaj.

Një nga simptomat kryesore të varësisë nga telefoni është frika e largimit nga shtëpia pa telefonin. Rezultatet negative të përdorimit të tepruar të telefonit përfshijnë vetëvlerësim të ulët, ankth dhe madje edhe depresion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje