Roje në kampin e përqendrimit, gjermani dëbohet nga SHBA 75 vjet më vonë

22 Shkurt 2021, 12:06Lifestyle TEMA

Për 75 vite kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara, në një përditshmëri normale, anonime. Por fantazmat e një prej episodeve më të errëta të historisë iu rikthyen Friederich Karl Berger, si në netët e ftohta të vitit 1945.

Departamenti i Drejtësisë amerikane ka deportuar në Gjermani 95-vjeçarin Berger, pasi dëshmoi se gjermani kishte qenë në vitin 1945 një nga rojet e kampit të përqendrimit nazist të Neuengamme, në afërsi të Meppen.

Kampi famëkeq mbante më së shumti të deportuar rusë, holandez dhe polak me origjinë hebraike, por edhe shumë disidentë të regjimit.

Kushtet e kampit në vitin 1945 përshkruheshin nga forcat anglo-amerikane që e liruan në mars të atij viti  si dramatike, ku të dënuarit detyroheshin të punonin në kushte ekstreme, deri në vdekje.

“Pas 75 vitesh, kjo është qesharake, po më dëboni nga shtëpia ime”, deklaroi gjatë gjyqit Berger, që është mbrojtur duke thënë se në atë kohë ishte thjesht një djalosh 19-vjeçar që u detyrua të punonte aty, por hetuesit provuan se ai kishte kërkuar vetë transferimin në kamp.

Berger është nazisti i 70 i deportuar nga Shtetet e Bashkuara, ku ishin fshehur pas Luftës së Dytë Botërore, me identitete shpeshherë të rreme. Në SHBA, sipas amendamentit Holtzman, çdo pjesëtar i persekutimeve naziste, në çfarëdolloj forme, duhet të dëbohet nga vendi.

3 komente në “Roje në kampin e përqendrimit, gjermani dëbohet nga SHBA 75 vjet më vonë”

  1. Piro says:

    Nuk eshte per t’u cuditur.
    Amerika e sotme po shkon gjithenje me majtas (ne qe jetojme ketu e shohim cdo dite).
    Amerika ka vend per djalin e Hrushovit ( me nje vile ne Connecticut) dhe mbesen e tij,
    Po keshtu edhe per komuniste shqiptare qe kane deklaruar se kane qene komuniste dhe akne marre qytetarine
    amerikane.
    Por ja qe deporton nje roje kampi. Keshtu u largua pas 45 vjetesh jetese ne SHBA ne vitin 1992
    edhe kryetari teknik i grupit te inxhiniereve gjermane
    nje fare Oto (qe nuk ia mbaj mend mbiemrin) qe ndertuan raketen Saturn me te cilen
    u be udhetimi i pare ne hene ne vitin 1969 dhe shumica e udhetimeve nderplanetare.

  2. X-File says:

    Piro nacionalisti sumes. Kur aplikon ketu, ka nje kuti te vogel qe thote: ke qene pjese e organizatave komuniste fashiste naziste?
    Kur ti genjen, sic ke genjyer ti legen per pjesmarrjen tende ne rinine socialiste, atehere ti ke thyer ligjin.
    Sic po ta sqarojne, ata do debojne kedo qe ka bashkepunuar kunder njerzimit.
    Se nga e sheh ti majtizmin ne rritje ne Amerike, nje zot e di. O do jesh buf kenete ose gomar qe nuk di te njohesh kahet politike.

  3. taso kume says:

    Ne komente secili shpreh mendimin e tije pa inponuar te tjereve qe hiqen si me te zgjuarit e botes , ketu kalojme gjysem ore per te shplodhur e shikuar çfare ka ndodhur ,duke perdorur epitete legen ,lavaman etj me duket ofensive per njerzit me kulture,per sa i perket problemit AMERIKANET jane borxhllinje karshi HEBRENJVE ,se per ndihmuar ne kampet e perqendrimit per lirimin nga SS GJERMANE TE HEBRENJVE e shume te tjere u treguan te dobet para RUSEVE qe te paret zbuluan çfarosjet sistematike te kryer nga GJERMANET ,dhe nuk me duket çudi qe dhe ata qe kane vdekur ne SH,B,A dhe kane jetuar me emra fallco, flase per ish SS tu dergohen kockat ne vendlindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje