Vajza e Amos Oz trondit me dëshminë e saj: Më dhunonte, ishte një abuzues sadist

22 Shkurt 2021, 11:00Lifestyle TEMA

Vajza e shkrimtarit të njohur izraelit, Amos Oz, ka botuar një libër autobiografik për fëmijërinë e saj, në të cilin pretendon se është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga i ati.

Galia Oz, vajza e autorit të librit “Të njohësh një grua”, tema e të cilit është marrëdhënia e një babai me vajzën e tij të sëmurë me epilepsi, thotë se është rritur në një mjedis ku abuzimi ishte kthyer në rutinë.

“Kur isha fëmijë, babai im më rrihte, më shante dhe më poshtëronte. Ishte një rutinë abuzimi sadist”, janë fjalët që hapin librin “Diçka e maskuar si dashuri”, shkruan Haaretz.

Galia është vajza e Nili dhe Amos Oz, i cili vdiq nga kanceri në dhjetor 2018.

Botuesi i librit shprehet se libri “Diçka e maskuar si dashuri” është një “dokument unik mbi dinamikën e tiranisë brenda familjes, duke filluar me dhunë fizike dhe verbale, duke përfunduar me ngacmime kërcënuese dhe përhapje të qëllimshme shpifjesh.

“Diçka e maskuar si dashuri” është një ‘udhëzues xhepi për abuzuesit’, Për hijet në jetën njerëzore dhe për një realitet në të cilin shtëpia nuk është gjithmonë një vend i sigurt”, thuhet në parathënien e librit.

Shkrimtar, gazetar dhe intelektual izraelit, Amos Oz është nderuar me disa çmime. Ai ka dhënë letërsi hebraike në Universitetin Ben-Gurion të Negev dhe ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Autor i 40 librave, përfshirë romane, përmbledhje tregimesh, libra për fëmijë dhe ese, ai është botuar në 45 gjuhë, më shumë se çdo shkrimtar tjetër izraelit.

Ai eshte nderuar me çmime si “Friedenspreis des Deutschen Buchhandels”, Legjioni i Nderit i Francës, Çmimi Izraelit, Çmimi Goethe, Çmimi Princi i Asturias në Letërsi, Çmimi Heinrich Heine dhe Çmimi Franz Kafka.

Në shqip janë përkthyer disa vepra të tij, ndër të parat “Një rrëfim për dashurinë dhe errësirën” dhe “Të njohësh një grua”.

4 komente në “Vajza e Amos Oz trondit me dëshminë e saj: Më dhunonte, ishte një abuzues sadist”

  1. taso kume says:

    AMOS OZ ishte pasqyra e realitetit ne IZRAEL , u be shum i ndjeshem me vdekjen e djalit ,ushtare ne ushtrine e yllit te DAVIDIT ,me vdekjen e tije BOTA humbi nje nga pacifistet me te medhenje ne rajon, mendoje qe vajza e tije ka fantazuar per shitjen e librit .

  2. Ndryshe says:

    Amos Oz nje shkrimtar kalibri, ish kandidat per cmimin Nobel. Eshte bere e modes akuza e famijve ndaj prinderve te njohur. Te etur per publicitet dhe te paafte ta arrijne me pune, e kerkojne me sulme ndaj prinderve.

  3. Gjergji says:

    Nuk kam çfar ti shtoj dy komenteve te mesiperme

  4. Laberia ime says:

    Keshtu eshte kur binaja te hedh poshte per nje shpull..i till brez muti po rritet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje