Ambasadori amerikan: Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe

Ambasadori i SHBA’-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 deklaratat e Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Gjatë fushatës zgjedhore Haradinaj e ka përmendur disa herë idenë e bashkimit me Shqipërinë. Ndërkohë Kosnett ka thënë se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo edhe për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe. 

Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu.

Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi.

Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie.

Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik. 

Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”, tha ai.

Bashkimi kombëtar është përmendur nga Haradinaj, pasi Albin Kurti eshte terhequr nga kjo ide, si alternativë pasi qytetarët e saj jetojnë të izoluar dhe nuk iu mundësohet udhëtimi pa viza në shtetet e BE-së. Kosnett thotë se nuk e sheh të ardhmen e Kosovës në izolim.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Ambasadori amerikan: Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe”

  1. Tironci says:

    Hahahahaha, politike pordhe.
    Po ate gjakun e derdhur, po ato perdhunimet, po ato grabitjet e tokave tona, a mos valle duhet ti themi serbit se, ti na i ke bere te gjitha keto, por ne perseri po te shtrengojme doren per paqe dhe te ndajme me ty jeten tone, kulturen tone, pasurine tone, Tokat tona dhe ta harrojme amanetin e te pareve tane qe luftuan e derdhen gjak nder shekuj kundra jush per mbrojtjen e Shqiptarizmit, pra te gjitha keto, vetem sepse paska thene amabsadori i usa se jane vrare 2 ushtare amerikan ne lufte dhe ata jane vrare qe ne ti perkulemi serbise dhe ti themi ska problem se cfare na keni bere. Po perse more ambasador, po ata miljona Shqiptare qe ka vrare e masakruar serbi, cfare ishin?, Ti flet per 2 ushtare amerikane, ne flasim per miljona Shqiptare te masakruar, keta miljonat nuk ishin njerez dhe nuk kishin deshirat dhe jeten e tyre apo ishin kafshe, bile ju edhe per qente hapni gojen dhe bertisni me te madhe, por per miljona Shqiptare te masakruar, ska problem, se ju eshte vjedhur liria, tokat, e gjithshka ska problem, mjafton te ngrihet sa me lart emri i 2 ushtareve te usa. Po vrasjet qe po behen akoma edhe sot ne dardani si i quan ti zoti ambasador, po vriten ish ushtaret e UCK, apo ska problem se Shqiptare jane, mjafton paqe dhe interesat e usa. Po turp nuk ke ti, a nuk te nxihet surrati, apo te te thahet gjuha kur flet keshtu, duke hedhur poshte te gjitha sakrificat e Shqiptareve per te mbrojtur trojet e tyre? Tipa si ty duhet te behen nongrata, por dardania ska force sot, e kishte mire ai dulla dikur kur thoshte, se liria e dhuruar eshte roberi e re. Vetem bashkimi do e nxjerri Kombin tone nga pellgu ku ka rene.

    1. Selam Labi says:

      Jam dakord ne thelb me komentin tend dhe bie dakord mbi te gjitha me shprehjen qe the qe ” Liria e dhuruar eshte roberi e re”.

      Ceshtja eshte qe vet serbia dhe sidomos Greqia pervecse vende te krijuara nga Rusia dhe Perendimi si nje lloj sulmi kunder Perandorise Osmane dhe Shqiptareve, ishin vende qe kane pasur shume me shume perkrahje ne shekullin e 19 dhe 20, edhe se Shqiperia sot.

      Mos te harrojme edhe nje gje per bythlepiresit injorante te Amerikes ne Arnautllek dhe Kosove, se Ameirka ju shpetoi bythen serveve gjate 2 luftrave boterore dhe ushtria e Milloshevicit ishte financuar me para Amerikane.

      Jam dakord gjithashtu qe servet jane armiqte kryesore te Shqiptareve dhe nese do kemi ndonjehere mundesi ti shfarrosim duhet ta bejme sic e kishim shansin ne 1915 ku nga 800,000 serve vetem 250,000 vdiqen ne Shqiperine e veriut.

      Vetem se duhet te jemi serioze me numrat dhe mos te mbi viktimizohemi.

      Miliona Shqiptare te vrare eshte shifer e mbi ekzagjeruar.

      Mijra te vrare po. Ne luften e Kosoves humben jeten 13,500 njerez nga te cilet 10,700 Shqiptare dhe 2,800 serve.

      Nga Shqiptaret, 9000 ishin civile.

      1. Tironci says:

        Ckemi, Per shifrat nuk kam parasysh vetem ata te luftes ne 1999, por edhe ata te luftes para ballkanike, ballkanike e deri me sot. Po te hedhesh nje sy ne Histori, shifrat i kapin me te vertete disa milion te masakruar. Por duhet te dime edhe nje te vertete, qe shume Shqiptare sot jane asimiluar, dhe qe edhe keta i kapin disa milione. Sllavet dhe shovinistet greke e bullgare, kane bere shume me teper masakra edhe se vete turqit mbi Shqiptaret. Poshtersia politike e komunizmit ka qene, qe u fol shume e shume per luften kunder fashizmit, u dhjete fishuan numrat e te vrareve, u fol edhe per luften kunder turqeve por, u lane pothuajse ne harrese krimet e sllaveve.

        1. Selam Labi says:

          Boll me kete viktimizim masiv o bur se nuk te con kerrkund.

          Edhe shifrat e luftrave ballkanike te fusesh qe prej 1912 perseri ne disa mijra shkojne dhe as qindra mijra jo.

          Shqiperia ne 1941 ishte 1.1 milione dhe Kosova 600,000.

          Sa per asimilimin, vetem ne zona te Sanxhakut dhe Rekes ke Shqiptare e asimiluar ne shekullin e 20.

          Te tjeree jane sllavizu me kalimin e kohes shekuj perpara.

          Rasti i Arvanitasve qe ne Greqi shkojne ne disa milione eshte i vertete por e verteta qendron qe shume lidera arvanitas pranuan te greqizohen.

          Besoj qe e kishe fjalen per shovonistet serve se me bullgaret nuk keni pas ndonjehere probleme.

          Sa per pjesen tjeter, Perandoria Osmane nuk ishte turke dhe turqit ishin subject i Perandorise si vet Shqiptaret.

          Luftimet me te ashpra kane qene ne shekullin e 15 ne kohen e Gjergj Arianitit dhe Skenderbeut por mbas kesaj periudhe ne teresi Shqiptaret u integruan ne Perandori dhe u bene nder popujt me te rendesishem te saj .

  2. Jon says:

    Rendesi ka cili eshte vizioni i shqiptareve, jo i SHBA. Nese populli shqiptar ka vullnetin per tu bashkuar sepse jemi nje popull, ca rendesie ka vizioni i te tjereve?

  3. Marko says:

    Ambasasadori na foli qe Sh.B.A. nuk eshte per Shqiperine e Madhe , por kjo nuk do te thote se Sh.B.A. nuk eshte per Shqiperine Natyrale. Shqiptaret nuk kerkojne Shqiperi te Madhe, por ate Natyrale , qe permban trojet e grabitura padrejtesisht nga pazaret e fuqive te medha e te fqinjeve te pabese.

  4. Kuq e zi says:

    Po ja un po marr fjalet e ambasadorit kur thote ” e marr fuqine te amerika qe eshte multietnike multifetare etjer”
    Por mua me lind pyetja po sikur kete ameriken multietnike,multifetare da ndanin ashtu si eshte bere me kombin shqiptar do luftoje ti z.ambasador per bashkimin e amerikes?

    1. Tironci says:

      Shume e drejte kjo pyetje. Amerika beri lufte civile per te qene e bashkuar e kjo qe eshte sot. Por ky ambasadori me sa duket e paska harruar historine e usa.
      Por besoj se edhe ky, tani qe erdhi Biden ne pushtet, do ngreje leckat e do iki andej nga ka ardhur.

  5. hahaha pordhe me kanell says:

    Peshku i modh nuk don peshq me te medhenj!!!

  6. hahaha pordhe me kanell says:

    Peshku i modh nuk don peshq me te medhenj!!!
    vizion plus

  7. hahaha pordhe me kanell says:

    Peshku i modh nuk don peshq me te medhenj!!!
    vizion plus

  8. luli says:

    MORE ZOTERINJ E DINI QE POLITIKA ESHTE KURVE, AMBASADORE E PRESIDENTE VENE E VIJNE,E C’DO NJERI FLET SIPAS RRADAKES DHE INTERESAVE TE MOMENTIT,POR KJO NUK DO TE THOTE SE KA TE DREJTE , PERANDORITE NGRIHEN DHE BIEN,, ESHTE POPULLI DHE HISTORIA E TIJ QE FLET DHE QE VENDOS,EDHE PSE ME VONESE ,PIKA JONE E DOBET ESHTE BASHKIMI NE NJE IDEAL SI PO BEJNE IZRAELITET PER KOMBIN E TYRE ,

  9. Shqiperi-Etnike says:

    Kur nuk kane Opsjone-Plane-Vizjone-per Bashkimin KOmbetare Shqipetaret..duhet te kene Amerikanet??Apo dikush Tjeter??Kombi Shqipetare eshte me i Rrezikuar se Kurre….e pame POlitiken e Trumpit….real Politika Globale Ndryshon,dhe sote ata qe ke miqe neser jane Armiqe..prandaj Shqipetaret te gjithe Duhet te Mbeshtesin Programin e Bashkimit KOmbetare…Duhet tju Inponohesh te Tjereve qe te Pranojne si te tille..askush nuk te bene Dhurate..
    Serbet Historikishte kane qene ,jane dhe mbeten Armiqe te Shqipetareve….ata asnjehere nuk kane Hequr dore nga Zhdukja e Shqipetareve si KOmbe,dhe keta do ta bejne edhe me Forma MOderrrne….Dalja ne detin Adriatik e Serbeve eshte Qellimi i tyre….dhe jo vetem????????

  10. Ceni says:

    Selam Labi flet per hustoribe! Ca thu mor plako. Mer gunen, krraben dhe faqoren e rskise dhe nisu perpjet Kendervices. Atje te stanet, plako.

    1. Selam Labi says:

      Une e marr vesh qe ti je ironik i madh por Leberit pervecse jane muzuem i kultures etnike Shqiptare dhe pjesa me luftarake e ketij kombi, kane qene edhe kala e shqiptarise.

      Ne 1854 thyen neo greket ne Thesali dhe Arte, shpallen pavaresine ne 1912, thyen andarte ne 1914 dhe thyen Italianet ne 1920 duke siguruar pavaresine e 2te te Shqiptareve.

      Nese mendon se kam dicka gabim, sill argumentet e tua

  11. Sali Berisha është tradhëtar i kombit Shqiptar. Me vdekje tradhëtarët. says:

    Një general amerikan në pencion, dhe admirues i Shqiperisë dhe i popullit Shqiptar, në një dikutim që është bërë “në një mbledhje diskutimi të lirshem rreth një kefeje” mbi gjeo-strategjinë Evropjane në pergjithsi, dhe ballkanike në veçanti, ka prashtruar disa hipoteza që ishin favorable bashkimit natyral të popullit Shqiptar, dhe ai nxirrte 2 konkluzione negative për arritjen e ketij bashkimi : 1- Evropa në pergjithsi, dhe vendet sllavo-ortodokse në veçanti nuk kanë për të pranuar kurrë krijimin e një “Izraeli” të dytë në mes të ballkanit dhe të Evropës…! 2- Armiku më i madh i Shqiptarve, është Shqiptari vet…! Me rënjën e perandorisë Otomane, marrveshja mes Anglisë dhe Francës për ndarjen e influencës dhe krijimin e shteteve të reja në lindjen e mesme dhe në Afrikë, që sot njifet si marrveshja SYKES – PICOT ( Sajks – Piko ) e dt-16 maj 1916, ishte krimi më i madh kunder humanitetit, sepse ndau popujt e një rrace dhe të një gjuhe, në 2, në 3 apo në 4 pjesë të cilët i bashkoj me 2, 3 apo 4 popuj të rracave të tjera dhe formonin një shtet hibrid, që kurrë nuk kanë gjetur prehje, qetësi dhe harmoni mes tyre. Një gjë e tillë ndodhi edhe më Shqiperinë dhe Shqiptarët. Toka Shqiptare që e kemi trazhguar nga stërgjyshërit tanë, po të ishte e bashkuar në një shtet, me një popull, me një gjuhë, me një kulturë, me të njëjtat zakone, dhe e armatosur si në kohen e Enver Hoxhës por me armët e sotit, do të ishte vertetë Izraeli i dytë në Evropë. Por me një udhëheqës si Sali Berisha, që furnizon me karburant ushtrinë nazi-fashiste Serbe që shtypte, vriste, perdhunonte popullin Shqiptar të Kosovës, që spihunonte, burgoste, vriste dhe ju humbte kufomën komandantëve, ushtarve dhe militantëve të UÇK-së në Tiranë, kurrë Shqiperia nuk do bashkohet. Ndoshta e ka shkruar zoti, që edhe Shqiptarët të durojnë si Çifutët 2000 vjet për tu bashkuar dhe për ti bashkuar Tokat e shenjta Shqiptare. Pershendes komentuesin Tironci për komentin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *