Arsene Wenger trajneri i Kosovës? Francezi: Jemi takuar me presidentin

Presidenti i Federatës kosovare të Futbollit, Agim Ademi ka pasur një takim me ish-trajnerin legjendar të Arsenal, Arsene Wenger.

Mediet në Kosovë aluduan se francezi mund të ishte zgjedhje e ardhshme për stolin e Dardanëve, ndërsa ka qenë vete Wenger që ka shuar zërat.

Trajneri konfirmon takimin që duket edhe nga foto, ndërsa për Indeksi Online është shprehur se ka qenë vetëm miqësor.

“Jo, më fal. Ne jemi takuar vetëm miqësisht”, tregon 71 vjeçari.

Francezi në drejtimin e Arsenal qëndroi plot 25 vite duke fituar 3 Premier League dhe 14 Kupa FA dhe Community Shield.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *