Policia finlandeze drejt zbardhjes së ekzekutimit misterioze të 33-vjeçarit nga Tepelena

23 Shkurt 2021, 09:25Kronika TEMA
Policia finlandeze drejt zbardhjes së ekzekutimit misterioze të

Hetimet për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë po vazhdojnë intensivisht. Mediat vendase bëjnë me dije se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit dhe mund të kenë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt. Lidhur me këtë vrasje në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot.

Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.

Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson, në një deklaratë është shprehur se  janë sekuestruar shumë të dhëna që mund të zbardhin krimit. Sipas tij gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar kompjuterë dhe telefona.

Nga ana tjetër lidhur me këtë vrasje në pranga është një shqiptar dhe sipas Frettabladid.is ai është një prej të dyshuarve kryesor. Në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, por ai është paraqitur vetë në polici dhe ka mohuar përfshirjen në krim.

4 komente në “Policia finlandeze drejt zbardhjes së ekzekutimit misterioze të 33-vjeçarit nga Tepelena”

  1. Lexuesi says:

    Korregjoni titullin : jo Finlandeze, por Islandeze

  2. Cudi! says:

    Mire ajo islandezja po policia filandeze ca tha?

  3. Gjeka says:

    BRAVO FINLANDEZVE .Bajne dhjete mije km rruge per te zbuluar nje krim ne nje shtet tjeter.
    Ky eshte solidariteti internacional.

  4. Y-3 says:

    a di gazetari se ku eshte Finlanda dhe kushte Islanda ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje