Policia plan masash për regjistrimin e armëve të gjahut: Ja hapat që do ndiqen për procesin

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që nga viti 1993.

Sipas një dokumenti të shpërndarë në drejtoritë përkatëse, kërkohet identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë.

Mësohet se armët e gjahut duhet të regjistrohen në regjistrin elektronik SIMA.

Ndërkohë një pjesë e mirë e qytetarëve kanë ndryshuar vendbanim ose kanë emigruar, por policia kërkon që regjistrimi i tyre të bëhet në adresat e reja.

Pritet që ky proces të përfundojë deri më 31 maj.

Vetëm pak kohë më parë në Komisionin e Sigurisë socialistët kërkuan amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Ky propozim mori dhe pëlqimin e policisë, por u sugjerua që zbatimi i amnistisë të mos nisë gjatë zgjedhjeve dhe pandemisë, por në një moment të dytë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *