SHBA nderoi gjyqtarin që mbrojti reformën nga Ilir Meta dhe Sali Berisha

23 Shkurt 2021, 18:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sapo Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se gjykatësi shqiptar Ardian Dvorani ishte nderuar si një nga 12 personalitet botërore, si “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili duhet ta kishte shpallur ditë feste këtë vendim të SHBA, nisi kryengritjen kundër SHBA.

Zëdhënësi i tij u betua zyrtarisht se 25 prilli do të jetë votë kundër reformës në drejtësi, dhe akuzoi diplomatët e korruptuar në Tiranë, që mbrojnë reformën, ndërsa Ilir Meta u shfaq në rrugët e Kombinatit me pesë adoleshentë, duke “marshuar” e duke u betuar se Shqipëria nuk do jetë kurrë e “oligarkëve dhe mafias ndërkombëtare”.

Mafia ndërkombëtare në këtë rast është sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka vlerësuar se “Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”.

Nëse e shikon këtë vlerësim, e kupton se Ardian Dvorani është nderuar për betejën një vjeçare me Ilir Metën dhe Sali Berishën, dhe rezistencën e tij në Këshillin e Emërimeve, për t’i hapur rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fushata e sulmeve personale që Ilir Meta dhe Sali Berisha  organizuan ndaj gjyqtarit Dvorani përgjatë vitit që shkoi, ishte e pashembullt dhe në një farë mënyre ishte mesazhi i tyre i qartë për SHBA dhe Bashkimin Europian, kundër reformës në drejtësi.

Ilir Meta e çoi në ekstrem sulmin e tij, duke e personalizuar atë dhe duke tentuar të shantazhojë gjyqtarin dhe në jetën e tij familjare.

Të dy këta politikanë kanë histori personale me Ardian Dvoranin. Sali Berisha, i biri i të cilit qëndron pas biznesit vdekjeprurës të Gërdecit, bëri një betejë të gjatë për ta larguar Dovranin nga sistemi i drejtësisë, pasi biznesi i të birit mes 26 viktimave në Gërdec, vrau dhe vëllain e Adrian Dvoranit, një punonjës i ushtrisë, që ishte aty si pjesë e Forcave të Armatosura.

Me llogjikën kanunore të Sali Berishës, i vëllai i tij duhet të merrte hak ndaj Shkëlzenit për vdekjen e vëllait, dhe për këtë shkak nuk la gur pa lëvizur dhe baltë pa hedhur mbi të, ta largonte nga sistemi.

Ilir Meta po ashtu e ka pasur Dvoranin në trupën gjykuese ndaj videos së famshme të tij dhe bëri ç’është e mundur ta bënte pis, duke e shantazhuar me montazhe bisedash, ndërkohë që familja e tij po kompensohej për vdekjen e djalit në Gërdec. Dhe në fund, u tërbua pse ai doli në pakicë në arsyetimin e vendimit.

Të dy bashkë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e kthyen betejën kundër Dvoranit, si një pikë nevralgjike përmes të cilës shpresonin se do bllokonin zbatimin e reformës në drejtësi.

Të gjitha këto i dimë, por lajmi është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndjekur njësoj si ne këtë histori përbaltje dhe rezistence mes Sali Berishës dhe Ilir Metës nga një anë, dhe Ardian Dvoranit nga ana tjetër, dhe kanë nderuar sot Ardian Dvoranin, për t’u treguar të gjithëve, se kush janë armiqtë e vërtetë të reformës në drejtësi, dhe njëkohësisht dhe armiqtë e SHBA në këtë histori.

Kjo më shumë se gjithçka tjetër ka tërbuar sot Ilir Metën, i cili po përbetohet se më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër reformës në drejtësi. Kjo deklaratë është dhe vlera më e madhe e qëndrimit të sotëm të SHBA.

Duke nderuar armikun e Sali Berishës dhe Ilir Metës, SHBA në një farë mënyre ndëshkoi këta dy të fundit edhe si kundërshtarë të saj.

Zëdhënësi i presidentit e tha qartë se 25 prilli do jetë referendum kundër reformës në drejtësi. Le të vazhdojë të bëjë fushatë duke e shpallur 25 prillin referendum kundër reformës në drejtësi.

90 për qind e shqiptarëve e mbështesin këtë reformë. Ai pastaj le të ndajë dhjetë përqindëshin me Lulzim Bashën. Po qe se ky i fundit i hap telefonin më 26 prill.

35 komente në “SHBA nderoi gjyqtarin që mbrojti reformën nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Petat e lakrorit po hiqen hapur ne sy te publikut tani. E qarte si kristali.. Kush do te kthehet mbrapa dhe te bie ne duart e Gjyqtareve te Plepave, fuqi paste..

    1. k says:

      I detyrohemi mirnjohje te përjetshme SHBA që do na pastrojë nga plehrat mafjozë
      dhe hajdutët e korruptuar se ne nuk kemi forcë morale ta bëjmë.

      1. Zeni says:

        Ku e sheh pastrimin ti vella?!?!?
        Durresi u tund mire e mire prape po plehrat mafioze e hajdutet e korruptuar sduan tja dijne….vazhdojne e bejne llogarite e fiqve ne Kombinat diten me diell
        Apo le ti zere betoni i Gjushit 250000 mije banore e le te zhduket 3600 vjet histori …se nuk ka me cfare te vidhet ketu

    2. Asllani says:

      BRAVO Mero
      Vetem Titullin po lexove kuptohet gjith shkrimi
      Je I math
      Populli duhet ta kuptoj kush jan Like floriri MONA Basha Berisha
      Te mendoi mir voten kur ta hedhe ne kuti
      Shpetoeni Shqiperin kete radhe o Popull.
      Mos u genjeni me GENJESHTRA dhe mashtrime

    3. Faliminderit Amerika ?????????????????? says:

      Hajdute ne burg Rrofte Shqiprija Amerika dhe Evropa ????????????

      1. T. K. says:

        Mëndjet e djallëzuara, të dy mostrave të Politikës Shqiptare, Sali Berisha e Ilir Meta, nuk kishin menduar se një ditë “do të hapeshin petat e lakrorit”, dhe tani që Drejtësia po shkëputet nga ndikimet e Politikës, dhe po pastrohet nga Gjykatësit e Prokurorët e korruptuar, ata i ka kapur paniku, se “e shohin veten të çveshur, nga mbrojtja e pa ligjëshme, që kishin vendosur, e s’dinë ç’të bëjnë e nga t’ja mbajnë; bëjnë lëvizje kaotike e flasin përçart!
        Dhe këta hajna të mëdhenj, mashtruesa me duart të lyer dhe me gjak, që përpiqen të mbijetojnë akoma në Politikën Shqiptare, janë përpjekur vazhdimisht të sabotojnë Reformën në Drejtësi, dhe tani guxojnë e dalin dhe hapur kundër saj dhe Institucjoneve ndërkombëtare, që kanë ndihmuar kaq shumë e po ndihmojnë vazhdimisht për Reformimin e Drejtësisë, pa të cilën nuk mund të forcohet Shteti i së Drejtës, të luftohet korrupsjoni dhe të ndëshkohen shkelësit e ligjit e keqbërsit e të gjitha formave!
        Ka ardhur koha, që Politika Shqiptare, gradualisht, të pastrohet nga  ata njerëz, që kanë abuzuar me Pushtetin dhe e ndotin ambientin!

  2. Shpellari says:

    Po u vjen fundi mbeturinave Shpellaro-Fashiste-Lalziste

  3. Simpatizanti says:

    Te lumte Ardian !
    Te tille gjyqtare me personalitet she integritet i duhen Shqiperise ,qe te inkuadrohet ne familjen e madhe.Je nderi i kombit dhe meriton me shume.
    Ju pershendes dhe ju falenderoj,per kenaqesine qe me ke dhene mua dhe njerezve te thjeshte.

  4. Taras DERIKUTËDUASH says:

    Luaje bythën o Likja i Mona kurvës, luaje, ti bashkë me Salën e Sheqeres, dhe po ja u a mbajti me 25, apo me 26 apo kurdo, me miq nga brenda apo nga jashtë, mbasi AMERIKËN këtu e keni.
    Me 26 prill, zhvillohet në Shqipëri, loja më e madhe ushtarake e NATO-s, që ka ndodhur ndonjehere në Evropën jug-lindore.
    Kruajeni bythën, po ju a mbajti, se ja u a kruan mirë dajëSami.

  5. Brahoo says:

    He se pastaj mbas zgjedhjeve bini dakort perseri me Ilir ,Meten,e fusni prap Meten me partin socialiste !
    Shpresojm qe te kushtoje pak,ti jepni vetem poste jo si 14 milion euro per vjerrin e Lulit.

    Kur lexon keto shkrime habitesh,duket sikur Like Floririn president e kane zgjedhur alienet,kur ne te vertete e kane zgjedhur socialistet ne pazar me Berishen. Tani te pakten mos beni sikur nuk e doni…

  6. Tepelensi says:

    R A D I O G R A F I
    SKANERIN e bene gazeta TEMA
    ***************************
    Eshte e vertete qe ky gjygjtare
    Asnjeher su ka mbajtur ane
    Por ate bure nga sistemi i ri
    E larguan me shume tradheti
    *
    Te gjithe ata u bene bashke
    Nga sistem per talen jashte
    Qe te kishin nen kontroll
    Ata gjyqtare qe do ti gjykojne
    *
    Halli madh kete e ka zen
    Mbrapa tema i eshte vene
    Ai e di qe eshte ne rrezik
    Prandaje dhe nga ata ka frik
    *
    Sa here qe eshte ne halle
    Ne ndihme i vjen paterica
    Ai ka emer dhe mbiemer
    Eshte krimineli sali berisha
    *
    Shume me pare kundershtare
    Por tani shume te dashuruar
    Qe te dy kane qene ne linje
    Drejtesin e re per ta luftuar
    *
    Dikush mund te na tregoje
    Ty dy kta cfare i bashkoje
    Dashuria per te bere shtet
    Apo babezia per te vene lek
    *
    I pari i vendit eshte hajdut
    Paterica e tije krye harbut
    Te dy kane vrare dhe prer
    Dhe su eshte bere fare qeder
    *
    Keshtu e bene kete shqiperi
    I ndane njerzit ne kategori
    Te dy keta ne ralle te pare
    Pasurin eshtetit per te ndare
    *
    Edhe pse i varfer ai dreq shtet
    Kishte akoma dhe ca bereqet
    Kishte akoma dhe ca pasuri
    Ne thesare edhe shume flori
    *
    Pasurin e shtetit e konfiskuan
    Me njerzit e tyre e rregulluan
    Dhe kjo vjedhe per te realizuar
    Sala vete mire e kishte menduar
    *
    Urdhrat vini ne cdo ministri
    Me shenimin per djalin e tije
    Keta ministra ishin te detyruar
    Porosit per djalin duhen zbatuar
    *
    Ankohet dhe toka e shkret
    Zvete dote te pronari i vete
    Te gjithe keta ishin ne gare
    Copen me te mire kush ta marr
    *
    Filloje dhe lufta ne shqiperi
    Cfare do behej me ate flori
    Ai smund te rinte pa zote
    Shtetin e kishin rrezuar ne toke
    *
    Dhe per kete mendoj I L I R I
    Ku do te cohej F L O R I R I
    Ai e fshe ate ne nje vend
    Por cedo nuk e mbane mend
    *
    Keshtu ka ndollur ne kete shtet
    Gjithe secili per xhepine vete
    Rojne bukur dhe hane mire
    Mendojne dhe per sahane lepire
    *
    Menduan keta edhe per ushtrin
    Ate qe do tju vinte ne ndime
    Duheshin shume njerez te paguar
    Krimet ktyre per tjua mbuluar
    *
    Prandaje dhe hapen nje gare
    Lufte kush te hyj me pare
    Vendet shpejte na u plotesuan
    Me gjyqetare te koruptuar
    *
    Ne loje hyne dhe te tjere
    Brezi i dyte qe ishte xhenjer
    Gazetare trima dhe analiste
    Por jo te gjithe ishin te piste
    *
    Po ti shikosh ata te gjithe
    Zdin cti bejne gjithe pasuris
    E pra keshtu ndodhi ne shtet
    Gjithe secili per hallin e vete
    *
    Ne fund foli dhe amerika
    Njerzve duhet tu dale frika
    Le ti thone ato qe dine
    Te shpetojme shqiperin

  7. Astrit says:

    Shkrim brilant .mero ke hyre ne histori bjeru dhe mos ki meshiredhe per sa i perket deklarates te zedhensit te presidentit une te them nje shprehje “ njerzit i konsinderojne Mushkonja prandaj u dalin dhe miliona”BRAVO TEMA

  8. Nafija says:

    Moment historik per reformen ne drejtesi,vleresimi maksimal i te vetmit gjyqetar shqiptar Adrian Dvorani qe mbeshteti me kurajo reformen ne drejtesi,dhe i vetmi gjyqtar i gjykates se lart qe kaloj vetingun.Flm Amerike,dridhuni Ilir hajduti dhe Sali krimineli,fundi juaj po afron.

  9. Tr says:

    Ky eshte nje lajm I mire per Dovranin, duke marre meritat e humbura nga Meta, por populli tashme pret qe keta Politikanet tane mos te bredhin me rrugeve si QENTE zarbo te Tiranes , por te k es ne nje fund.

  10. O Sali kopil Berisha ku je, dil jashtë se po të thërret Arqimedia says:

    Po çuditem keto ditë, që nuk po e shof dhe nuk po e degjoj as Sali UDB-ash Berishen as qytetarin dixhital duke ngrënë mut në intervista apo në web. Ky qelbësirë e din që nuk duhet ti fusë hundët aty ku i futë Amerika. Kurse ai hajduti i ulët i arkave me flori nga tunelet e shtetit, që sot, në saje të makinacioneve mafjoze, gjindet i ulur në kolltukun e Presidentit të shtetit Shqiptar. Ky presidenti i kotit, me klithmat histerike që bën duke akuzuar trupat diplomatike si të korruptuar, duhet të pergjigjet duke dhënë prova pêr çka thotë, ose të zbresi nga kolltuku zyrtar që e ka marrë peng, dhe jo që e ka fituar me voten e popullit. Gjyqtarët, Prokurorët dhe Policët e anti krimit dhe anti korrupsionit, po t’jua heqin frikën Amerika, ata do pastronin Shqiperinë nga plehu human që ka filluar të asfiksojnë popullin dhe shtetin Shqiptar.

  11. Myslimani. says:

    Meta duhet te jete agjent i ruseve. Faktet e tregojne. Ne 2016 coi Luan Ramen te takonte Putinin. Dhe ai nisi foto nga Kremlini. Kur foli keq per Belinda Ballukun …Sokol Balla ish burri i Belindes…i nxorri fotot qe kishin dale bashke ne Kremlin. Ai duhet te kete mbeshtetjen e ruseve qe i del kaq hapur kundra ShBA. Dhe ka ne mend te filloje lufte ne Shqiperi. Kete e tha dhe Sergei Lavrov. Opsion eshte dhe lufta ne Ballkan. Si duket prandaj USA e fillon stervitjen me ye madhe ne Ballkan ne date 26 prill. Nje dite pas zgjedhjeve. Ata do te qendrojne deri ne 20 qershor. Besoj se kjo perkon me ngritjen e BKh dhe arrestimin e kokave te korrupsionit.

  12. Qytetari i thjeshte says:

    Mero:Ne e dime se kush jane Basha+Berisha+Monika+Meta dhe ka shume pas ketyre..por keta jane KOkat e Krimit ,dhe Fatekeqesive te shume Shqipetareve….
    THjeshte ne Jemi Lodhur,duke degjuar ..Reforma,reforma…ne Drejtesi dhe nje Vrime ne Uje…Fakte ka sa te duash:pse nuk Shkarkohet Ilir Meta,dhe Akuzohet?????????????????????????????

    1. xheJ eN Bi says:

      Qytetar i thjeshtë…
      Fakte ka dhe sa të duash, po vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtën ta shkarkojë.
      Gjykata është me 6 gjyqtarë dhe 2-3 prej tyre i kanë vendosur Meta Berisha, kështu që nuk kanë 2/3 për ta shkarkuar. Duhet të plotësohet me 9 gjyqtarë dhe 6 prej tyre duhet të jenë dakort.
      Po ta bëjnë tani duhet të dëgjojnë dhe pordhët e Ilirit : ç’ më bët, me nder më hëngrët mutin ,do tu thotë. Nuk janë kaq të lehta o Qytetar i thjeshtë….

  13. Korabi says:

    I hodha nje sy mediave kosovare, asnje fjale per Adrian Dvoranin, nje nga 12 gjyqetaret e shembullor te botes vleresuar nga DASH, kur keto media nuk lene rast pa shkruajt kunder kryeministrit Rama,duket jane ne zi si kazani mediatik i Shqiperise nga goditja qe USA i dha dyshes Meta-Berisha.

  14. Shqiptar says:

    Pèr Ilir Metèn, kanè rènè kèmbanat. Ai, e di fort mirè se çfarè do tè ndodhè.!!!!
    Kèndon ditèziu hajdut atè kèngèn “partizani nè luftè po shkonte” por edhe zèri ka filluar ta lèrè.
    Nuk e shpèton dot mè njeri, hajdutin. As rusè dhe as grekè dhe as Janulla qè i dha nènshtetèsinè.

  15. Valbona says:

    Amerika sot nepermjet Dvoranit gpditi dyshen Meta Berisha,lajm shume i mire per shqiptaret,shpredojme qe fundi i tyre te jet i aferm. Gazeta Expres e veshllapushit Berat Bubuzheli kelyshit te Saliut dhe Metes sot ishte mare me pasurine e Rames.Ky veshllapush nuk ka dite qe nuk shkruan nje shkrim kunder qeverise shqiptare,e sigurt eshte se ha mut kot,ne 25 Prill miqt e tij ne Tirane do shkojne per lesh.

  16. ALBAN DEGA says:

    ILIR META E KA STERDERDHUR KUPEN…..

    – Shteti demokratik e ka zemren prej ligjit e jo prej Saliqi e prej Iliriqi…

    – Ilir Meta e mbivendosi vetveten, pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !

    – Ky President duhet te ngryse jeten ne qeli !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Komisioni Moniturues i Ilir Metes eshte Komision Minués i saj nga Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini dhe Like Flori Bliok Al Capone!
    Drejtesia e vertete per te cilen po punojne e luftojne SHBA dhe Gjermania e ka kryeminitorin- Ligjin
    dhe Kushtetuten e Shqiperise !
    Ilir Meta po shkon perdite e me larg ne theqafjen e pakthyeshmr edhe me tej. Jo vetem ka hequr cdo maske te fundit, jo vetem e mbivendosi vetveten, por pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !
    Cka pret lideri i shumices Edi Rama dhe Kuvendi i Shqiperise per ta shkarkuar me tupana e me turp kete President kryehajdut te Shqiperise!?
    Te rroke automatikun si Alendja i Kilit, qe ka si model, apo te gjuaj Kryeministrine e Kuvendin qe e zgjodhi me Molotovet e Putaninit dhe Tritolin e Vicidolit!
    Edhe sot Presidenti i Shqiperise hapi zjarr me topa kunder Kushtetutes dhe Reformes ne Drejtesi te miratuar me shumice superabsolute votash!
    Edhe pardje, edhe dje, edhe sot, edhe neser…Ilir Meta hoqi maske pas maske dhe njesoj si Saleh Toptani i Vicidolit i shpalli lufte vete demokracise shqiptare dhe aspiratave siperore te popullit te tyre per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike ! Ky President jo vetem duhet shkarkuar me ceremoni, por edhe duhet ta ngryse jeten ne qeli !
    Ilir Meta e ka derdhur kupen jo nje as dhjere por qindra here !

    Date: May 29, 2019 at 12:31:57 AM EDT
    To: [email protected]

  17. Spartak ngjela says:

    Hahaha kujdes kur ta derdhni se nga ky masturbim do mbysni Meron! Ore si ka mundesi qe vetem ky ishte me i pasterti nga gjithe sistemi?! Vetem ky? Apo u duhej amerikaneve dhe tani po i japin dekorate! Ky sekretari ameriakn i shtetit e njeh personalisht dvoranin! Keto pune i ben kimetja dhe ai as se ka idene se kush eshte dvorani! Ketu fshati shqiptar mastubohet! Kujt i ha gari per adrian dvoranin sherbetor i pushtetit sic kisha saliu te tijet! Vari garin!

    1. E èma e Zeqos says:

      Bretkoca nè fund tè pusit, kur e pyetèn, sa èshtè qielli, foli “krenare”, SA GRYKA E PUSIT.
      Kur je mèsuar me çorbèn e Saliut, kujton se edhe Amerika ashtu èshtè. Punè bretkocash @spartakngjela.
      Po, iu duhet amerikanève njè Dvorani, i papèrlyer, nè atè sistemin e plepave tè Gjiriz Gjonève tuaj por shumè mè tepèr iu duhet shqiptarève njè i tillè. Hajdutèt, nuk duhet tè kenè funksione politike mè nè Shqipèri. Parè nè kètè aspekt, nuk èshtè fillim i keq, njè lajm i tillè.
      Ju, vazhdoni revolucionin nga qenefet e Monikès pèr mace. Do e mundni Amerikèn.

  18. Alban Dega says:

    KRYEBANDITE TE GJITHE SHQIPERISE BASHKOHUNI… NE RESORTIN E PEQINIT !

    “BANDA E GANGSTEREVE” NE PRAG TE BURGUT
    “MAFIA KREJT JASHTE KONTROLLIT” NË PANIK!
    SALIKEKRACIA ANTISHQIPTARE NE RREZIK !
    ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT !
    KAMBANAT BIEN PER ATA QE KANE VESHE TE DEGJOJNE !

  19. Gezimi says:

    Kur sipas Departamentit te Shtetit paskemi patur ne majen e Drejtesise nje nga Kampionet Nderkombetar te Antikorrupsionit, si ka mundesi qe po ky Departament i Shtetit e cileson Shqiperine me nivelin me te larte te korrupsionit ne Europe ne c’do raport ben thirrje per Lufte kunder korrupsionit?

  20. Patrioti cam i M...Bazes says:

    O Mero si nje zhbrimues i forte biografish qe je zotrote, ma bej kabull nje pyetje –
    C’fare kombesie ka ky Dvorani?

  21. Patrioti. says:

    Brava Z Mero per shkimin me majen e penes ja ke nxier te gjitha te keqijat te keqinjve. Une po prese 25 prillin ajo dite eshte vdekjeprurese per te gjithe grupin lemerija qe kane vjedhur e vrare Shqipetaret. Por ne 25 prill keta vdesin politikisht mbas 25 prillit kufomat I mbledh SPAKU dhe i con ne rece.
    Rrofte Atdheu yne.
    Respekte pa fund Mero Baze.

  22. Velo says:

    U bllokoni passaportat se do arratisen. Fëmijët i kanë dërguar jashtë shtetit. Edhe paratë Iliri dhe Mona i kanë transferuar jashtë Shqipërisë. Ruajini se do ja mbathin.

  23. Deni says:

    Une sygjeroj qe DASH te fuse ne listen e te “nderuarve” edhe gjygjtarin qe I dha PS-se bashkine e Durresit. Vendim qe celi nje epoke te re antikorrupsion. Hajde te hapim sa me shume gjygje per te njejten ceshtje dhe te mbajme ate qe na pelqen. Nuk pyesim per apelin, gjykaten e larte apo ate kushtetuese.

  24. Berishe Metaj & Lulezime Munika says:

    Plotesisht dakord me shkrimin.Respekt per Adrian Dvoranin dhe punen e tij shembullore.Eshte momenti ti urojme suksese per vleresimin unik te tij nga departamenti i shtetit amerikan.Kryesisht vleresimi i tij ka ardhur per sulmin makaber qe u ushtrua ndaj tij per emerimin e Arta Vorpsit per GJK dfhe ne finale ai triumfoi,sepse nuk eshte me sekret tanoi qe ai eshte mafioz 24 karatesh,ia hodhi dhe komisionit te Venecias me pehlivanlleqet e tij.Qeveria amerikane e konsideron kete si nje sulm ndaj demokracise e ndaj reformes ne drejtesi dhe ne e dime kete.por si i behet pas ketij konstatimi?! Cdo te behet me fatin e Arta Vorpsit?Shtrohet pyetja qe GJykata kushtetuese qe po ngrihet do plotesohet me gjyqtare te ndershem apo me “ushtaret” e Metajt te tipit Xhaferllari,per te cilen kane ngrire te gjitha ankesat,pa kaluar dhe vetingun,me Tushen akoma ne krye te saj dhe me Arta Vorpsin ne shtepi ,pavaresisht se u rendit e para nga KED-i dhe u miratua nga parlamenti? Eshte normale nje gjendje e tille?Akoma do beje “vazhguesin” partia socialiste qe kishte e ka shumicen ne parlament (dhe shpresojme ta kete perseri dhe me te madhe pas zgjedhjeve te reja) e po keshtu dhe ambasada amerikane e BE,zonja Kim e zoti Soreca ? Si do veje halli me zgjedhjen e emerimin e Arta Vorpsit ne GJK ? A duhet te kerkohet qe Xhaferllari te kaloje ne siten e vetingut apo ka azil politik e per te duhet bere perjashtim!?Kur do marrin fund cic micet e Like Espinozes me GJK?Rregullisht dhe llogjikisht duhet parlamenti shqiptar te anulloje emerimin e saj,pasi nuk i permbushte kriteret e KED-it dhe u rendit e fundit (jashte liste) ne raport me tre kandidaturat e tjera,pavaresisht se ajo e kishte mikun me te madh se te gjithe te tjeret (nuk eshte pak te kesh ne krah Like Floririn dhe Salih Kancerin) dhe KED-i e nxorri ate nga dera kurse banditi i korruptuar ne postin e presidentit e futi ate nga dritarja ne GJK.Shpresojme te ndodhe kjo gje pas zgjedhjeve te ardheshme dhe reforma ne drejtesi te perparoje me ritme me te shpejta!

  25. Po ne 2008 kush e mbrojti Kushtetetuten
    o Qepaze Baze.
    Rama me Saliun.

  26. Legal says:

    “Relatori Dvorani u shpreh se ai ka mendim paralel, cka do të thotë se edhe ai ka qenë pro pafajësisë së Metës, por të arsyetuar ndryshe.”

    Ku e ka heroizmin ky ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje