Zbulohet korrespondenca: Hitleri, i ndikuar fuqishëm nga i ati

23 Shkurt 2021, 09:16Dossier TEMA

Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një historian në një libër të botuar sot.

“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë e tij si autodidakt”, tha studiuesi austriak, Roman Sandgruber.

Historiani analizoi 31 letra të panjohura më pare, që Alois Hitler i kishte dërguar një burri, i cili i shiti atij një fermë në fshatin austriak Hafeld.

Faqet e shkruara me makinë sugjerojnë se babai i Hitlerit, një zyrtar doganor, kishte njohuri nga të gjitha.

“Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, shpjegoi Sandgruber.

Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare.

Adolf Hitler, i cili u lind në 1889 në provincën e Austrisë së Epërme, përfundoi duke u bërë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë.

Në librin e tij në gjuhën gjermane, i cili përkthehet “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, Sandgruber argumenton, gjithashtu, se Hitleri ishte një antisemist që në rini, që kundërshton idenë se ai filloi t’i urrente hebrenjtë vetëm pasi u shpërngul në Vjenë.

Versioni origjinal i një biografie nga shoku adoleshent i Hitlerit, August Kubizek tregon se Hitleri u bashkua me një klub antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në kryeqytetin austriak, sipas Sandgruber.

8 komente në “Zbulohet korrespondenca: Hitleri, i ndikuar fuqishëm nga i ati”

  1. E vetmja aftesi e babit te Hitos ishte se ndryshe nga bashkfshataret e vet
    ne Braunau ,
    dinte te shkruante prandaj dhe u vendos ne ate detyre ne dogane .
    —–
    Pastaj c’ju duhen juve mesjetareve kto Historit e Hitlerit etj ,
    mesoni njiher te beheni Njerez dhe punoni ,mbasni paster ambjentet ku jetoni ,
    se do ju fshije pandemia (nga pislliqet e grumbulluara kudo ne ate vend )
    ju ngeli te mesoni mbi Hiton juve ,psikopate e ordinere !

    1. Baliu says:

      I lumte komentuesit. Para pak kohe skajeve te shetitores Nene Tereza pashe shites ambulant qe ofronin libra te “Dajes”. E pyeta a po shiten keto libra, tha po bukur mire. E pyeta prap e kujt po i duhen, ai skishte pergjegjie, por shihej se ishte i kenaqur me shitjen. Thjesht psikopata “sui generis”.

      1. Baliu ,
        rrespekt lol .
        Eshte vertet e tmerreshme se ku dreqin po shkon ajo shoqeri
        e c
        orientuar dhe paasnji vizion se ku i con era ! Klm.

  2. Emigranti Athine says:

    Shqipetaret te bien dakort per historine e tyre njehere pastaj te studiojne Hitlerin. Te bien dakort se kur u cliruan nga Hitleri. Ta qartesojne ne historine e tyre se cili eshte patriot dhe cili tradhetare. 90% e shqipetareve s’do e kishin problem ti pushtonte nje vend tjeter. (mjafton te ishin te pasur)

    1. ben says:

      Emigranti Athine-po zotrote ku e fut veten, tek 90%-shi i atyre qe nuk e kane problem ne se pushtohen apo ke minoranca e 10%-shit?
      Sigurisht qe atje ne Athine ta kane bere penicilinen ne tru, pasi faktet historike flasin ndryshe nga budallalleqet qe ke shkruar.
      Shqiptaret, historikisht, qe ne kohet me te lashta kane luftuar pa kompromis kunder pushtuesve, qe per fatin tone te keq, kane qene superfuqite e kohes. Kjo eshte edhe aresyeja se perse, ne ndryshim nga shume kombe te tjera te zhdukura (perfshi edhe neo-greket qe vetequhen “Helene”) mbeten edhe sot ne kete cep te botes qe quhet Ballkan.
      Shqiptaret jane nga popujt me rebele ne historine e njerezimit dhe kjo eshte aq e vertete sa qe edhe vete pushtuesit romake apo osmane kane pasur nje respekt e admirim per kete popull. Kot nuk i kemi dhene Romes 13 nga perandoret me te ndritur te historise romake.
      Ne Turqi, edhe sot e kesaj dite kane mbetur proverba e legjenda qe flasin per trimerine dhe burrerine e “arnauteve” sic quhemi ne ne gjuhen turke. Ketu ku jetoj, kam njohur shume turq, qe kur u thua se vjen nga Albania” nuk u ben fare pershtypje, por sapo u thua se je “Arnaut”, te shikojne me admirim te dukshem. E pra turqit ishin pushtues, qe u detyruan qe te admirojne edhe sot rracen shqiptare per vjerat e rralla qe kjo rrace ka.

      1. bobo says:

        Nuk ka pasur shqiptare ne kohen e Romes, ashtu siç nuk ka pasur italiane, franceze, spanjolle apo greke nga te sotmit. Mos fol budallalleqe.

  3. Emigranti Athine says:

    Nga qe ishim luftetare te medhenj u cliruam nja 100-vjet mbrapa greqise dhe ballkanit. Shqipetaret nuk jane per lufte, pervec kosovareve.

  4. jugu says:

    Faik Konica nje nga mendimtaret me te ndritur shqiptar shprehesh:kush nuk e kupton perparimin e merr kufirin e mendjes se tij per kufirin e botes,—–per mungese kulture besimet ashtu si edhe idete vdesin.Eshte krim te trazosh lumturine e budallait. Popujt e Ballkanit jane te gjithe me mentalitet te kufizuar.. Kurre kujtojme kete personalitet te pa krahasueshem dhe erudit e vetmja force e madhe qe dallon njerzimin nga njeri tjetri eshte dituria dhe urtesia e saj ne veprim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje