Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën

24 Shkurt 2021, 18:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është e qartë që Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre, nderimin që SHBA i bëri gjyqtarit Adrian Dvorani. Reagimet zyrtare të Ilir Metës dhe zyrës së tij, tregojnë për humbje kontrolli, ndërsa reagimet e familjes Berisha janë dhe më banale.

Dhëndri i tij, i cili me historinë korruptive të klubit “Partizani” është objekt i drejtësisë dhe kandidat për listën e zezë të SHBA, ishte i pari që sulmoi me komente fyese SHBA-në, ndërsa gjithë stafi i televizionit të familjes Berisha, është mobilizuar të fyejë gjyqtarin Dvorani, me të cilin pronari real i televizionit, ka konflikt interesi, pasi mes të tjerash i ka vrarë dhe vëllain Dvoranit në Gërdec.

Duke e konsideruar si një sinjal kundër tyre prej SHBA-së, Meta dhe Berisha po përpiqen të fyejnë Departamentin e Shtetit, si një institucion nën kontrollin e Edi Ramës, dhe akoma më keq, të betohen se do të zhbëjnë reformën në drejtësi.

Por pikërisht këtu ata duket se janë të ndarë nga Lulzim Basha.

Ky i fundit ka ditë që përsërit, në fakt pa ja kërkuar askush, se kur të vijë në pushtet do mbajë duart larg nga reforma në drejtësi, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë koment negativ ndaj nderimit që i është bërë nga Departamenti i Shtetit, gjyqtarit Dvorani.

Kjo diferencë qëndrimesh duket e konsultuar paraprakisht me diplomatë Perëndimorë në Tiranë, pasi refreni i tij, se do të qëndrojë larg prekjes së reformës në drejtësi, përveçse është një qëndrim i kundërt me Berishën dhe Metën, është dhe antifushatë për Ilir Metën, i cili është betuar se “25 prilli do jetë referendum që do shkrijë Ramaformën”, siç e quan ai reformën në drejtësi.

Ngjarja  e djeshme dhe reagimet e çekulibruara të familjes Berisha dhe llir Metës, e bëjnë dhe më të fortë këtë kontrast. Lulzim Basha nuk ka reaguar, por vazhdon të thotë se nuk do ta prekë reformën në drejtësi.

Deri më sot reforma në drejtësi ka qenë një vijë ndarje mes opozitës nga një anë, dhe shumicës në pushtet dhe Perëndimit nga ana tjetër.

Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën. Për më tepër, në këtë rast Berisha e Meta e kanë jo vetëm qëndrim politik, por dhe problem personal, qëndrimin ndaj reformës.

Është kjo arsyeja që ata e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre nderimin e gjyqtarit Dvorani nga SHBA. Nuk di si do ta marrin heshtjen e Bashës.

15 komente në “Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën”

  1. Tepelensi says:

    *****************************
    Lul basha eshte kryetare kote
    Se llogarit njeri ne ket bote
    Ai nuk ka gje per te thene
    Se ate skane per ta lene
    *
    Po Sali Berishen ce ka gjete
    Qe nxori dhendrin e vete
    Ca gjera dhe duhen duruar
    Se punet jane ngateruar
    *
    Ksaj pune i ka dale per zote
    Presidenti qe kemi sote
    Por dhe ai e di shume mire
    Se keto pune duane kshillim
    *

    Fjalen i pari na e mori blushi
    Ti president je si VOJO KUSHI
    Presidentit ne ato momente
    Mendonte se ish komandant Aliente
    *
    ARBEN CICI qe ishte ne kembe
    Qeshte dhe ngeli pa mend
    Ore Blushi gje mos keni pire
    Pak rraki dhe nje gote shellire
    *
    Jo mor thote Flamur Gashi
    Ky njgjan si MUJO ULQINAKU
    Kur armikut te na zbarkoje
    Ne topat do ti drejtojme
    *
    Pa te shikojme se cbehet ne bote
    MUCAJ dhe ZHULALI te na i thote
    President kete ralle jemi ne halle
    Te gjithe kundra na kane dale
    *
    Presidenti pyt per pushtetin vendor
    YLLI ASLLANI thote skemi gje ne dore
    SPIRO cbehet me sigurimin kombetare
    Jane afruar shume imperalistet american
    *

    Po ekonomin tone PETRAQ ce pret
    Jemi nje cik dobet ska bereqet
    Me ceshtjet sociale BRUNILDA ca po bene
    Jemi keq president jane me P S-ne

    *
    BLEDAR cbehet nga drejtesia
    Na i ka mbledhur shume qeveria
    Nga te gjithe njerezit e besuar
    Pjesa me e madhe u largua
    *
    Pra ne kete situat te krijuar
    Duhet te veprojme pa u vunuar
    Me kujdes duhet te punojme
    Qe njerzit mos te na kuptojne
    *
    Nuk jami pale ne keto votime
    Ke genjeni me keto mashtrime
    President na jep nje mendim
    Per ju kushe eshte vote e lire
    *
    Kur ne kete votime nuk je pale
    Shqiperise pse i vjen verdalle
    Nuk ke lene vend dhe takim
    Pa share Ramen dhe qeverin
    *
    Kete duhet ta bejne te tjere
    Nuk eshte rralla jote kte here
    Kur te jesh i pari ti me partine
    Behe luften tende me lsi-in
    *
    Per te bere lufte ti je betuar
    Nga kush ndiheshi karcenuar
    Armik ne kete demomokraci
    Mund te jet vetem nje si ty
    *
    Po cpate me LUCEN e shkret
    Ler qe te beje punen e vete
    Ai eshte i veshtire per tu marre
    Vetem ndonje peshk mud te fal

    *

  2. PIRDH O LUL SE LIROHESH MOS HA MUT SE MBARSOHESH says:

    Opozita është bërë si gishti i tretë ? dhe si gishti i tetë ?.
    Ku tu pëlqejë, le të rrijë, në daç në të tretin? apo në daç në të tretin ?.
    Ku ta ndjejnë vehten më mirë.
    Kush tu a kruajë më mirë.
    Ku tu dhëmbi e mos tu djegë.

  3. Iso says:

    Z.Mero!luli nuk ka reaguar por larg qofte po fitoi babalepartia ai do beje cfare ti thote djali i vuk karaxhicit,per kete nuk duhet te keni dyshim.

  4. Beni USA says:

    O Mero,nuk jane ndar po thjesht taktik elektorale per te mos u kompromentuar,jane bashke deri ne amshim kunder reformes ne drejtesi.

  5. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Lulzim Basha pra ka deklaruar se kur te vije ne pushtet do ti mbaje duart larg nga Reforma ne Drejtesi.
    Dicka pra qe nuk e kane bere aspak as Berisha yt i dikurshem, e as Rama yt i tanishem o Mero!
    Ty kjo te duket risi pozitive apo kerkon te mbetesh akoma peng i deshirave te trios Meta-Berisha-Rama qe kane futur e fusin hunde e turinj tek Reforma duke e Deformuar sa vetem Drejtesi nuk quhet kjo ketu.

  6. Edi says:

    Po pse ky gjyqtari qenka shembullor..ky ka abstenu per Meren ska dhen vot kunder, abstenimi esht me keq se vota pro ne drejtesi. Sikur dhe 100 miljon i kishte fshef??? Kaq kisha.

  7. Ppp says:

    O mjere djali reforma ne drejtsi po zvarritet vetem nga qeveria opozita u be vite qe u varros
    Qe ti ta kesh te qarte ceshte nje qeveri e pakorruptuar dhe pro vetingut do ta shikosh te qeveria kurti pastaj bej krahasimin 4vjet qeveri e kurtit dhe 12 vjet qeveri e rames do te jap nje raport 1 me 3 per ramen dhe flasim pas 4 vjetesh

  8. Lik says:

    Mero po tall menderen me “aleancen e qelbesirave” .Mban era diversion o Mero ,po mire e ben .Luli laget ne poture prej B,M dhe jo me te mbeshtese Reformen , qe shenjestren e kane me B,M.

  9. Satèr says:

    Mbas 25 prillit fillon çmontim i reformés së shba-sé pér tu zvéndésuar me hunjté dhe trapet e Plepave !

  10. lulashi says:

    Mero. Luli nuk ka bere koment negativ per keq Dvoranin, por as pozitiv jo. Tani ky nbeshtet SHBA, apo Meten dhe Berishen?

  11. redaktori says:

    Meraku i madh nga Rama i pari deri tek Merua i fundit eshte –
    Sikur per dreq ky Basha te mos e shkruaje ne liste per deputet ate Berishen
    Atehere do veje c’do veje.
    Rama do mbetet pa ate te Berishes ne goje kurse Meros gjore do ti duhet ti qaje hallin Saliut tij te dashurise vjeter
    Vajtja e Bamir Topit te PD e ka nje kuptim, per ato qe i kuptojne ca levizje.

  12. Kane te drejte qe preokupohen!
    Vleresimet behen per personalitete qe luftojne kunder korrupsjonit, ne vendet me nivelin me te madh te mafjes dhe krimit ne bote. Duke vleresuar Dovranin, SHBA akuzon Sali Berishen, Ilir Meten, drejtesine e tyre gjingjoniste, medien e tyre dhe Lubjet e tallavase, si nje nga organizatat mafjoze me te rrezikshme te botes, qe duhen asgjesuar.
    Nderkohe qe vazhdojne punen me konsolidimin e drejtesise, SHBA ka detyruar politikanet qe mbajne vulat, Lulin dhe Ramen, te lexojne kopjen qe ju kane shkruar.
    Deri ketu gjithcka eshte e qarte. Amerikanet qellimin e tyre po e mbrojne jo vetem hapur diplomatikisht, por edhe ushtarakisht, me prezencen e aleances me te madhe ushtarake te globit, ditet e zgjedhjeve. Manovra ushtarake me 30 mije trupa te armatosur me te gjithe arsenalin me modern te kohes, ne nje periudhe zgjedhjesh. Mesazh me i forte nuk mund te egzistoje! Biles ne kete pike nuk eshte me as mesazh, por ultimatum per vetvrasje per kermen e Vicidolit dhe presidentin halabak.
    Duket se koha me litarin qe ju lane per te varur veten, mbaroi. Nuk zgjodhen te vetvriten si Mehmeti, le te ngordhin si Kadriu qe i mbyten femijet, i thyen kockat dhe sharruan dhembet, para se ta varrosnin te gjalle.

  13. Ramalluku i Surrelit says:

    Basha ne fushate me Bamke Qyrollarin

    Rama ne fushate me Tao Tao Katundarin

    me mire nje qytetar sado qe te jete zullap

    se sa Derr Katundar Balla, ai kokerr TRAP!

  14. qytetar says:

    Opoziten e ka bashkur kur lopa kishte qumesht.
    Tani qe qumesht nuk ka me …..
    Çfare mnd ti bashkoje !?
    Eh moj Nane Shqipni sa te te don Opozita Ti….

  15. kasemi says:

    Mero, te lutem vere dhe artikullin e Frenk Shkrelit.
    Vertet ti e beson reformen ne drejtesi?
    Nqs do thuash po, do veme ne dyshim intelegjencen tende.
    Mero, na thuaj troc a je apo nuk je antikomunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje