Bamir Topi: Basha kryeministër? As në ëndërr. Ai është pupac i Berishës, një njeri në hall

Lulzim Basha ka afruar në koalicionin e tij edhe partinë e Bamir Topit.

Por çfarë mendon Topi për Bashën. Ai e ka cilësuar atë si një pupac të Berishës, ndërsa në një intervistë të dhënë për gazetën TemA disa kohë më parë, Top shprehej se Basha mund të bëhej kryeministër veç në ëndërr.

A e mendon ndonjëherë Lulzim Bashën kryeministër?

Shkencërisht kam kuptuar që kurrsesi nuk mund të shohësh një ëndërr, që sheh dikush tjetër.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ju ka akuzuar se firmat e partisë suaj që u depozituan në KQZ janë nënshkrime të stafit të OSSHE-së. Mund të na thoni si qëndron e vërteta?

Këtë që thoni juve, pata rastin ta shikoj në një kronikë televizive. Duke i njohur vetes një traditë familjare dhe qytetare, gjuha e komunikimit tim historikisht ka qenë e matur dhe e argumentuar. Asnjëherë nuk  i  kam dhënë vetes të drejtën qëtë fyej të tjerët, madje edhe kur ma kanë bërë borxh.

Nga ky pozicion, do të jap disa konsiderata për njeriun drejt të cilit jam rezervuar që të bëj kritika pasi e kam parë si një njeri në hall.

Bazuar në marrëdhëniet korrekte, kam gjykuar politikisht misionin që mund ta krahasoj në mënyrë alegorike me raketat balistike të kreut të Koresë së Veriut që shpërthejnë në ajër.

Z.Topi, shoh në artikulimin tuaj se ka një pakënaqësi ndaj Z. Basha. Pse gjithë ky perceptim ndaj tij në një kohë kur e djathta duhet të ishte më e bashkuar se asnjëherë tjetër?

Ajo që pata shpresuar realisht nuk ka ndodhur dhe nuk ka shans të ndodhë.

Basha në vend që të lirohej nga mëkatet e babait shpirtëror për të sjellë një frymë bashkpunimi dhe për të ngritur nga toka të djathtën e rrënuar, po thellon dëshperimin që kanë njerëzit në këtë situatë.

Basha duhet të kthjellohet së pari për të kuptuar në interes te tij, se godina politike e dhuruar ka shumë aksionerë politikë që e kanë ndërtuar nga themelet dhe kanë bërë beteja reale për demokraci. Këto fakte duhen respektuar.

Së paku nuk duhet të behet interpretim oriental i një politike ku mohohet gjithçka dhe nuk pranohet asnjë gabim për situatën e krijuar.

Më rezulton që kam bërë betejë të fortë me shefin e tij, që bashkë me Ramën hodhën në vitin 2008 bazat e shkatërrimit të sistemit. Prano gabimet dhe vazhdo. Kjo është dialektika e zhvillimit, ndryshe vërtetohet ajo që kam thënë se do të jetë shembulli i liderit që do largohet pa asnjë trofe.

Intervistën e plotë të para 4 viteve mund ta gjeni duke klikuar (KËTU)

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Bamir Topi: Basha kryeministër? As në ëndërr. Ai është pupac i Berishës, një njeri në hall”

  1. "Mrekullia" says:

    O top-qiu c’pate qe ndrove mendim per lulezimen.
    U mesove me pushtetin qe e shfrytezove per interesat e familjes tuaj. Kapoja vicidol te beri horr bulevardi, e tani i afrohesh per ti qendruar nen sqetull.
    Te shohim se do i rrish qendrimit te 4 vjeteve me pare, apo eshte loje fjalesh qe ju nuk e keni ne natyren per te “ndryshuar”.

  2. Franci says:

    Interesant me keta ish- PeDe -iste, pasi bejne harakiri kthehen perseri ne ish partine e tyre.Infektimi nga virusi Berisha mesa duket nuk ka sherim.

  3. Iso says:

    Jo po kesaj radhe topja ka folur me “heshtje”! Nuk kam deshire qe te akuzoj pa fakte e qofsha i gabuar por dyshoj se b.topja me hapjen e masakres qe eshte bere me klubin “Partizani” duke qene se eshte pjese e lojes,ka shkuar si mut te babalepartia.Ka mundesi qe kur ka hedhur firmen sali vuku nuk ja ka dhene pjesen e premtuar dhe aty ka filluar thyerja por plehrat politikare gjithmone gjejne nje alibi te rreme dhe nuk tregojne arsyen e vertete te prishjes.Gjithmone po u prishen e kane per hire te “integrimit e kushtetutes”!!!

  4. RETROSPEKTIVE says:

    Rama me kontributin financiar te Tom malok Doshit mblodhi malokhanet dhe i perplasi tek Kryeministria me 21 janar 2011 me ate videon Meta-Prifti dhe pas 2 vitesh ndau pushtet me Meten e me pas e zgjodhi…President te Republikes!
    Bamir Topi ne listen e Bashes tregon se ky i fundit nuk e pjerdh me ate Saliun plak (me gjithe zellin e madh te rilindjoteve per te besuar ndryshe)

  5. Dee says:

    Ku e ke Familjen dhe qytetarine ti?. Ti je nje Horr, qe u ktheve ne origjine. Eshte e sigurte se as Gruaja nuk e respekton dhe e voton se eshte Zonje.

  6. Bledi says:

    Po me krushkun si do ja besh o Bamir Patatja? Per Luan Bregasin po te pyesim, per ate qe helmon dynjane me kofsha pule brazili? Apo jane mesuar vajzat e tua me ” dhendure ” te majte me origjine fshatare? Ti je nje batakci qe edhe kur i bere preident nuk e hiqje koken nga tasi i paces. Je i peshtire Bamir Je i peshtire o Nocturni Profesor i ushqimit te qeneve te kufirit. Shkaterove sistemin e drejtesise duke mare miliona per emerime dhe transferime magjistratesh. Vretingu i goditi dhe ndoshta po te kerkojne parate mbrapsht. Bej qef o katundar dibre me nene tironse se eshte zoti lart qe te shikon

  7. dritani says:

    E kam pase nje respekt ne distance per Bamir Topin. Me shume si nje njeri i ekuilibruar se sa politikan. Me shume si qytetar ne politike. Por veprimi i fundit i tij dhe i partise se tij, duke u vene ne rresht pas atij qe e quajti “hor bulevardi”, e Bashes, m’i fshiu te gjitha. Perse ma rishe imazhin qe kisha per ty?

  8. Hessen says:

    Keta jane palaco, te pacipe e te paturp!
    Lepijne ate qe kane peshtyre; ka harruar ky topi prej muti se cfare ka thene.
    Sa te peshtire…!!

  9. sopiqoti says:

    Percaktim me i mire dhe me i PLOTE per Lulzim Bashen,si ai qe ka bere Bamir Topi NUK KA.Pika ne shqiptareve po aritem deri aty sa te na qeverisi “..nje MANIKIN..”,nje spurdhjak ne politik si Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *