Harta që ngjalli polemika

25 Shkurt 2021, 17:10Rajoni TEMA

Një hartë e pasaktë e Ballkanit Perëndimor trazon ujërat në Prishtinë dhe Bruksel. I emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ngjallur polemika me një imazh të zyrës së tij të publikuar në twitter.

Në të shfaqet dhe një hartë, ku Kosova është akoma pjesë e Serbisë dhe kufijtë i shënohen me një vijë të hollë. Lidhur me këto polemika ka ardhur edhe reagimi zyrtar i BE-së që e konsideron pretendimin të pavend dhe të rremë.

“Kjo hartë zyrtare e BE-së është në linjë me qëndrimin tonë për statusin neutral. I rekomandoj çdokujt që të fokusohet në çështje reale që ndihmojnë në avancimin e dialogut për normalizim, në vend që të përpiqen të shpikin histori false” , u shpreh Peter Stano, zëdhënës i KE.

Një reagim për hartën pati dhe profesori i shkencave politike të universitetit katolik në Lilë të Francës, Loïc Tregoures.

“Lajcak ka një detyrë të vetme: të arrijë një zgjidhje për Serbinë dhe Kosovën, një konflikt plot me simbole dhe dimensione shumë konkrete si kufijt dhe territori. Atëherë si dreqin mund të ketë një hartë të tillë të rajonit pas tij?! Vendos dy harta ose asnjë” u shpreh ai.

Kritika ndaj Lajçak pati edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, analisti, Florian Bieber, i cili e konsideroi vendosjen e hartës së pasaktë, “një gafë” të zyrtarit të BE-së. Gjithashtu, edhe analistë të ndryshëm në Kosovë kërkuan ndryshimin e Imazhit dhe kërkimin e një falje publike.

Ndërkohë, Lajçak ka ngjallur polemika edhe në të kaluarën me deklaratat e tij, ndërsa vendi i tij i origjinës, Sllovakia, nuk e njeh ende Kosovën si shtet i pavarur.

9 komente në “Harta që ngjalli polemika”

  1. Bashkim says:

    SHUME DREJT LAJCAK DUHET TE KERKOJE FALJE PERSONALISHT DHE JO ME LESH STANOT PER NDRYSHE KOSOVA KA TE DREJTEN E ZOTIT TE MOS E PRANOJE NE BISEDIMET E ARDHESHME ME SERBINE.
    PA FRIKE MUND TI KERKOJE QE KY HAJVAN TE KERKOJE PUBLIKISHT NJOHJEN E KOSOVES NGA SLLAVOKIA SIC MUND TE QUHET ME TE DREJTEN SLOVAKIA.

  2. chris says:

    Ky qelbesire duhet shporrur!

  3. dino says:

    Problemi nuk eshte te kerkoje falje apo jo!Sepse thelbi eshte qe “harten” ai i ka ne koken e tij te djallezuar dhe keqedashese.Kosova duhet te kerkoje largimin e tij si pale dhe jo te kenaqet me nje “me fal” sepse ai ne çdo rast eshte kunder Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran.
    Kosoves ky zyrtar i BE po perpiqet qe ta riktheje atje ku ishte ose ti beje copetim teritori duke e ngritur shume pazarin per veriun e Mitrovices!Vetem kete mundesi ka ne dore ky ekstrem i djathte e kurrgje tjeter,kuptohet i ndihmuar edhe nga segmente te politikes Ruse brenda BE!
    Kosova duhet te kerkoje menjehere largimin e ketij nga detyra e ngarkuar!

  4. Elbasani says:

    Fal me shnet Lajcaku nones.Nuk po te pyet kush ty kur Kosoven e kane njohur Shtet me Vehte Treshja e Madhe Britani,SHBA,France.
    O Kosove e Burrnise,djep Fatosash I levduem-Platonicus

  5. REALE says:

    Europa me keta politikane eshte kthyer ne afer te vendeve problematike, prandaj si duket britania e madhe, kur une s’i kam dhene asnjehere te drejte’ e paska pasur hak largimin si nga BE ashtu edhe mos pranimin ne Shegen dhe Euro. Europa brenda nje peqvjeçari, per te mos thene me shpejte do te jete inekzistente si bashkesi. ka politikane idiot si ky Laiçak, por shikoni Hungarine, apo Sllovenine apo dhe vende te tjera qe nuk i perfillin vendimet e BE-se. Ne flasim per vlera europiane dhe mbame radhen per qumeshtin e tyre, ne vend qe te shikojme interesat e popullit tone atje ku na behet me mire per kohen qe jetojme. Prisni tu vene dhe ca kushte te tjere keta injorantet e Europes. Nuk kam qene kurre ne kete mendim, por realiteti qe shikoj eshte i zymte. S’ka me njerez serioze e te pergjegjshem per popullsine e vendeve te tjera.

  6. Ceni says:

    Si mund te jete i besushem ne bisedime ky i derguar i BE kur vendi tij nuk e njeh kosoven. Lajcak, per te qene asnjanes duhet te shkarkoje qendrimin e vendit te vet. I papershtatshem.

  7. Zylo says:

    Po mos harrohet se presidenti sllovak u prit krahehapur nga serbet keshtu qe me detyrat e shtepise ai eshte ne rregull,pra BE duhet te shikonte me pare cili vend ja dashamiresi dhe armiqesi ne Kosove dhe Serbi se ja ku dalin problemet.E njeh Evropa por se njeh Sllovakia

  8. Kasbi says:

    O zoti Laje-ne-cak harten e kuptuam qe eshte e BE po na shpjego pak BE cfare gjuhe flet e shkruan anglisht apo serbisht qe dukej fare qarte ne harten tende.

  9. dardan says:

    Lajcak eshte perfaqesuesi zyrtar i Bashkimit Europian dhe harta shpreh ne menyre figurative
    mendimin e ketij organizmi shteteror qe Kosova do t’i kthehet Serbise. I vetmi vendim ndryshe
    i BE-se do te kristalizohej me largimin e Lajcekut nga ndermejtesimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje