Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?

25 Shkurt 2021, 19:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mënyra se si pjesa më e madhe e opozitës reagoi ndaj nderimit që SHBA i bëri gjyqtarit Dvorani, dhe akoma më shumë, mënyra se si e njëjta pjesë e opozitës reagon ndaj dashamirësisë që ambasadorja e SHBA tregon ndaj Lulzim  Bashës, tregon se baza e opozitës është më shumë e shqetësuar pse SHBA shënjestron Ilir Metën dhe Sali Berishën, se sa që respekton Lulzim Bashën.

Reagimi ndaj nderimit të Dvoranit ishte gati histerik. Askush nga opozita nuk ka ndonjë problem me Dvoranin, as me të shkuarën e tij si gjyqtar.

Ai nuk ka qenë protaganist publik i ndonjë gjyqi të famshëm, përveç dy gjyqeve, atij të “Gërdecit”, dhe atij të Ilir Metës.

Vetëm pse ai është në konflikt me Ilir Metën për kontrollin e reformës në drejtësi dhe me Sali Berishën për shkak të djalit të tij, është kthyer automatikisht në një figurë të urryer për opozitën, e cila ka sulmuar me një gjuhë talebane, SHBA-në.

Ky mllef ndaj SHBA për nderimin e Dvoranit dhe injorimi i respektit ndaj Bashës, identifikon lidershipin real të opozitës dhe tregon se kush e udheheq atë.

Kjo gjë forcohet dhe më shumë pas takimit të sotëm të ambasadores së SHBA Yuri Kim, me kryetarin formal të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas ambasadores amerikane, ajo i ka kërkuar Bashës të mos kandidojë persona problematikë në listat e koalicionit, pasi Basha ka bërë aleancë me dy parti që kanë ofruar më parë elementë të inkriminuar në politikë, një familje në Shkodër, gjysma e së cilës është në kërkim, kurse partia e tyre në aleancë me PD, dhe tjetra partia e Mark Frrokut.

Por përtej kësaj, ambasadorja ka thënë fjalë të mira për Lulzim Bashën dhe ka deklaruar se ka dëgjuar dhe programin e PD prej tij.

Kjo gjë në vend që t’i gëzonte, i ka egërsuar dhe më keq opozitarët, duke e quajtur atë një truk diplomatik të ambasadores, të cilës nuk i falin faktin që ka propozuar Dvoranin si një nga 12 personalitetet ndërkombëtare në betejën antikorrupsion në drejtësi.

Pra në një fare mënyre, baza fanatike e opozitës, nuk do t’ia dijë fare për fjalët e mira të SHBA për Lulzim Bashën. Ata i ka tërbuar fakti që SHBA ka nderuar një armik të Berishës dhe Ilir Metës.

Kjo tregon shumë se kush e udhëheq opozitën, kush e frymëzon atë dhe mbi të gjitha, kush dikton kursin anti-Perëndimor të saj.

Lulzim Basha pas këtyre reagimeve ngjan vërtet një kukull, të cilin të vetët, nuk e llogarisin as kur do të duhet të mburreshin që SHBA ua lavdëron kryetarin.

Në fakt ata janë më të mërzitur që SHBA ua ka fyer kryetarin e tyre real Sali Berisha dhe aleatin e tij Ilir Meta. Dhe nuk u hyn në sy lavdërimi për Lulin. Nuk i përfaqëson ata.

21 komente në “Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?”

  1. Astrit says:

    Opozita zoti mero i di me mire se ne problemet dhe punet e saj prandaj mos u cudit me kete reagim te tyre.Ai per rastin ne fjale nuk ishte as mish as peshk si thote populli dhe ta pergezozh tjetrit vetem pse sflete eshte absurde,prandaj thone qe ai eshte i lindur per te mos bere asgje.opozita ka nevoje per kryetare BURRE me KOQE dhe jo kryetare “ HALLE”.Kur ti bien BERISHES atij do ti jete thare dhe ajo e HALLES.

    1. Mani says:

      Opozita nuk eshte e lumtur se pse z abasadore mund ti ket then Bashes po si moree zotri kandidone kriminel si Mustafa Lici e Mark Frroku kane. 8 vjet qe bene propaganden dhe shifi Ku Jane sote …Mustafa Lici munde te jet kriminel number 1 sote ne Shkoder familja e ti Jane kriminela

    2. Ka diqka qe nuk shkone ketu says:

      Basha eshte merziti se pse Ambasadorja ne private I Ka then Bashes se pse Ka promovuar kriminela e familje mafjoze siqe eshte Mustafa Lici dhe familja e ti dhe Mark Frroku qe Ka 8 vite qe e permendin si te Rames por Kure kriminelet Jane me pd Jane burra te mire por Kure Jane me Ramen Jane kriminela Ka diqka qe nuk shkone ketu????

  2. Zeqo Salaj says:

    Kjo nuk eshte diplomaci. Je i/e detyruar te punosh me vrasesin e 21 Janarit, por eshte e tepert te shpehesh lumturine qe e takove; diplomacia ka ca limite qe shkelen me shume kujdes.

  3. Asllani says:

    Luli nje femij mbeti
    Su be BURE

  4. KODËR BREGU says:

    A këndonte gjel tjetër, përveç Enver Hoxhës ?
    JOOOOOOOOOOO………..
    A këndon dot si gjel Luli Basha, para Sali Berishës ?
    JOOOOOOOOOOO…………
    A këndon dot si gjel Mona Kokëmadhja e Peqo Vasili, para Likes Monës ?
    JOOOOOOOOOOO………..
    Ku ishe,
    hiç gjëkundi
    E çbëre,
    Asgjë
    Kështu edhe Shqipëria në këto 30 vjet.
    VENDNUMURO

  5. Samiu says:

    Do e haje tyten Zhelal Mziu. Sdo jete ne liste per deputet

  6. Votuesi-Sehirxhi says:

    te GJithe Ambasadoret kur Emerohen ne nje Shtet ,pasi Marrin Detyren Formalisht..Kerkojne INFORMACJONE nga DASH….per vendin ku do te Sherbejne si dhe DASH…i..Merre Inrormacjone nga Sherbimi i Inteligjences me Jashte qe eshte CIA…
    1-Pra edhe Zonja Kim e di se kush eshte Lulezim Basha…e di se kush eshte Meta dhe Berisha…ect….por Zonja KIm”Repekton” “Vullnetin ” e nje Pjese te Elektoratit Shqipetare qe Mbeshtesin PD-e…sepse Kim Vazhdone te veproj ne nje Linje me Udhezimet qe merre nga Shefi i Saj ne USA…pra nga DASH….te cilet jane “Pajtuar” per Hire te Interesave Amerikane ne Shqiperi qe te kene nje Lulezim Basha..ne Krye te PD-se…ne Prapasken ata e dine se Lulezim Basha eshte nje Outurack i Sali Berishes,qe sa here i therret Berisha,Lulezim Basha i lane edhe Koqet,sepse Fale Sali Berishes Lulezim Basha eshte Miljonere…dhe eshte “Kreu” i PD-se
    2-Amerikanet e dine edhe se Ilir Meta eshte Koka e Korrupsjonit ne Shqiperi,por kur shikojne se Meten e kane “Zgjedhur” Shqipetaret,athere pranojne Vullnetin e Shqipetareve….kuptohet jo te Popullit,por te POlitikes Mjerrane dhe te Inkriminuar…Amerikanet,kane Informata te sakte per Kreret e Politikes Shqipetare,dhe e dine se kush eshte i Korruptuar dhe jo…ata dine edhe me shume….Sherbimet e INteligjences nuk “Vdesin” ata me kete Pune merren,por akoma edhe Greket si dhe Serbet….jane shume te Interesuar se kush do te jete ne POlitiken Shqipetare jane dy shtete qe kane Interesa,dhe u kane Borxhe Shqipetareve…
    Kur shikojme se :Idrizi i Cameve eshte ne nje Koalicjon me Dulen e OMONIA-s..athere C´fare Politike Presim nga PD-ja?????????????
    shikojme nje Larmi Politikanesh ne Koalicjonin e PD-se….te gjithe Kreret qe Perfaqesojne Partite e vjetra Aleate te PD-se duken te Kenaqur..sepse jane ne LIsta te SIGURTA….pra do te Ngrojne Bythen ne Kolltuqe Parlamenti..por po te shikosh kete Larmi-NJerezish te gjithe keta nuk jane POlitikane por Matrapaze qe kerkojne Mbrojtje nga Politika…dhe shikojne te gjithe Bythen e tyre te “Pudrosur”…
    @@Do te ishte e Vleresushme per ata Demokrate qe Inspirojne per Demokraci te DISTANCOHEN nga kjo Bande Interesazhinjesh qe nuk kane asgje te Perbashket me Politiken…keta te gjithe i jane Turrur “Tepsise” dhe neser do ti shqyejne njeri -tjetrin per Thelen me te majme..
    @@Uroj qe te mos Fitoj Banda e Berishes…dhe Metes..lol

  7. Valbona says:

    Vleresimi Ardian Dvoranit nga DASH-i ka shqetesuar gjithe berishistet, duke perfshir dhe Elmi Berishen e Vatres i cili ne gazeten Dielli nepermjet Frank Shkrelit ka sulmuar sot DASH, departamenti amerikan i shtetit.Keta vatranet e Saliut duhet te dine se kur ka lindur Dvorani Saliu eshte pranuar ne partine komuniste, kur Dvorani filloj shkollen Saliu u be mjek i beniaminit te Enverit, Hysni Kapo,kur Andi Bushati beri gjysh Hysniun Saliu i fshinte bythen, dhe kur Dvorani mbaroj universitetin Saliu vazhdonte te ishte sekretar i byrose se partise ne universitet. Tani keta vatranet “patriot”jane me Saliun qe bashkepunon me grekun Dule per tju kthyer pronat cameve te Idrizit. Komedi!

    1. Patrioti. says:

      Mos prisni qe luli te behet bure aji eshte si ai xhuxhi ne supin e gjigandit qe nuk levis me kembet e tija. Adolishend do ngelet gjithemon. Nejse le te presim 25 prillin dhe te mbaroje kjo zhurem e votave. Se na cane care koken,te pyesesh dhe nje femi se kushe do te fitoj ky qe po punon apo ai grupi tjeter qe Shane ofendon vjeth vret edhe po prete te dera per te vjedhur prape.o sali berisha do lashe te gjitha te keqijat qe i ke bere ketij populli te shkret pastaj shofim se vjene ti ne pushtet me apo jo jo .o kreminel.

  8. Life is game says:

    Luli eshte zavall! Qe ne fillim! Por… nga qe kaa ngren corben e prishur, s’k ku e luan b…..! Eshte politike! Po kujto e ha keq!

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Mazhoranca te dali me ligje te reja brenda Parlamentit. Psikopatet po vijne mbrapa dhe duan ta kthejne ate ne nje qebaptore si me pare.. Masa me perjashtim disa mujor per ata qe perserisin thyerjen e rregullave. Nuk eshte koha per spektakel ne ate salle. Keshtu qe tregohuni vendin idjoteve. Filloj gomari sonte.. Shikuesit dhe qytetaret Shqiptare meritojne me mire..

  10. Astriti says:

    SKANDAL ne emisjonin opinion,Dy perlat e kronikes zeze pasi kishin studiuar mire dosjen e te vrarit sote ne tirane dolen me shkop ne dore ne derasen e zeze te fejziut dhe pasi kishin derdellisur nje ore reth fotografise te te ndjerit dhe vendit te ngjarjes me ralle njeri pas tjetrit dhe kur kishin ikur nga emisjoni na doli qe fotografia ishte e nje personi tjeter.keta jane gazetaret tane qe ndonjeher i kap lajmi dhe jo ta kapin ata .Ne qoftese eshte e vertete lajmi i ka kapur galluf.

  11. gjini says:

    Mero, fjala AKOMA asht greqisht dhe ne vend te saj me perdore fjalet shqipe ” ende ose edhe”. Ju pershendes !

    1. Sa per dijeni says:

      Po sikur fjala Akomi ne greqisht te jete marre nga Akoma e shqipes qe e flasin sot e tere diten arvanitasit. Po njesoj ne greqisht perdoret fjala Luludhi per Lulen, apo Gjiton ne greqisht e qe perdoret edhe ne toskerisht e qe eshte ne fakt eshte shqipe e paster “N’gji ton’” pra ai qe banon ne gjirin tone, ose fjala Kallamboq per misrin qe perdoret ne Greqi sikurse perdoret se shumti nder shkodranet. Ka edhe shume fjale te tjera qe ne fakt jane me origjine nga shqipja sikurse edhe ne kemi shume fjale me origjine nga greqishtja. Tek e fundit, gjitone jemi, ose komshinj si do thoshe ti e qe kjo e fundit ne fakt eshte me origjine latine nga fjala Comune qe dmth e perbashket.

  12. redaktori says:

    Lavderimi i ambasadores amerikane per Bashen ka lene pa gjume Meron e gjore sherbetorin e perjetshem te pushteteve, je te Berishes sot te Rames.

  13. Niku says:

    Ardian Dvorani, “gjyqtar i pakorruptuar ne ngjitje”, ndersa Lul “brilantina”, hajdut, vrases, genjeshtar dhe i pazoti per asgje, “nje yll ne ngjitje”, qe… I DUHET DAJ SEMIT…(???!!!) Ndersa shqipot injorante e te pabreke, na duhen sepse pervec perrallave tona (qe i hane pa pertypur), mund te hane EDHE BAR….me ndonje kocke brenda… Te tille katerkembesha te bindur, nuk mund te gjejme asgjekundi ne Bote…!!! Hahahahahahaaaaaaaaaaaa……., si gajaset Daj Semi…!

    1. Veshi says:

      Po, ka. midis nesh, edhe kater-kembesha, llupesa si bretk0ca katerkembeshe.

    2. Veshi says:

      Tamam katerkembesh vetem llupes, jo dykembesh me duar dhe mente.

  14. Vrkrt says:

    Ça kurvlliku demokrator!?
    Basha ishte ministri i brendshem kur u urdhnun sherbtoret e tij t gjunin me plumba shteti mbi protustues t paarmatos n bulevard duke vra 4 vet t pafajshem..
    Dhe Lulja E Partis u titullu “yll n ngjitje” nga bota e Demokracis S Madhe,
    Nderkaq sala mori trofeun e madh “burr shteti”..
    ..
    ….se gra per punra shtetarsh shteti kem sa t dush…kem Moniken,kem ate bjonden me p…alm n dor te atij çamit…kem Griden me seks t moth…
    Ja pra sesi Demokracia E Modhe ushqen si klysh kurve demokracin e vogel…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje