Raporti tronditës për Arabinë Saudite: Princi Bin Salman, i përfshirë në torturimin dhe vrasjen e gazetarit Khashoggi

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, është i përfshirë në vrasjen rrëqethëse të gazetarit disident të “Washington Post”, Jamal Khashoggi.

Ky është konkluzioni i raportit të inteligjencës amerikane, i cili pritet të publikohet nesër. Detaje paraprake janë bërë të ditura nga Axios.

“Raporti, një dokument i paklasifikuar i prodhuar nga Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare, nënkupton që Princi i Kurorës Mohammed bin Salman është i përfshirë në vrasjen dhe copëtimin e Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në 2018,” shkruan faqja, duke cituar një burim që dëshiron të mbetet anonim.

Inteligjenca Amerikane kishte bindjen se princi saudit ishte i përfshirë në vrasjen e gazetarit, por nuk kishte lëshuar ndonjë dokument zyrtar, ndërsa Trump bëri gjithçka për të ruajtur imazhin e bin Salman pasi e zgjodhi atë si aleatin e tij kryesor në rajonin e Lindjes së Mesme, së bashku me Izraelin.

MBS gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje por ka pranuar përgjegjësi si udhëheqës de facto i vendit, megjithëse pa ndonjë pasojë serioze.

Tani, ai rrezikon një dëmtim tjetër të imazhit të tij dhe rolin si interlokutor i Shtëpisë së Bardhë. Në fakt, Joe Biden synon të mbajë marrëdhëniet jo me të, por me babanë e tij, Mbretin Salman 85-vjeçar, të cilit pritet t’i telefonojë të parit për ta informuar paraprakisht për konkluzionet e sikletshme të 007-s amerikane.

Për më tepër, presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të rikalibrojë marrëdhëniet me Riadin, nga rihapja e marrëveshjes bërthamore iraniane në ndalimin e mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen.

Gjatë fushatës elektorale, Biden kishte akuzuar haptas bin Salman për vrasjen e Khashoggi, duke premtuar në rast të fitores se ai nuk do t’u shiste armë sauditëve. Mbetet për t’u parë se çfarë pasojash do të ketë publikimi i raportit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *