Rrihet gazetari në Kosovë, 3 persona e sulmuan sapo doli nga makina

25 Shkurt 2021, 11:31Rajoni TEMA

Një gazetar në Kosovë është dhunuar fizikisht mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se gazetari i sulmuar është Visar Duriçi. Ky i fundit ka thënë në polici se u dhunua nga 3 persona, ende të paidentifikuar.

Autorët e prisnin në hyrje të banesës së tij dhe e sulmuan gazetarin sapo doli nga makina. Visar Duriçi po kthehej për në shtëpi pasi ishte në një emision televiziv.

Ai pësoi lëndime nga goditje fizike dhe u dërgua në spital. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për këtë rast për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

1 komente në “Rrihet gazetari në Kosovë, 3 persona e sulmuan sapo doli nga makina”

  1. Angjelini says:

    Prisni se nuk keni pare gje akoma me Al-bin Kurtin. Keshtu pate filluar edhe Salih Sheqerrja. Filloj me rrahje gazetaresh, pastaj me kondrabanden e naftes, pastaj me firmat piramidale, pastaj me eleminimin fizik te gazetarve dhe kundershtarve te tij, pastaj me grushtin e shtetit, pastaj me vjedhjen e votave, pastaj me shkaterrimin e ushtrise dhe ndermarrjeve shtetrore, pastaj me shkollen e plepave, pastaj me shkaterrimin e arsimimit dhe shendetsise, pastaj me vjedhjen e prones private dhe publike, pastaj me gerdecin, pastaj me 21-janarin, pastaj me pronen e klubit partizani, pastaj me CEZin, pastaj me Fasllicin, e keshtu me radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje