Tension në Tuz, Nik Gjeloshaj përplaset me policinë. Pritet arrestimi i tij

25 Shkurt 2021, 11:24Rajoni TEMA
Tension në Tuz, Nik Gjeloshaj përplaset me policinë. Pritet

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka urdhëruar sot të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara nga qeveria. Ky urdhër i Gjeloshaj ka sjellë reagime nga qeveria dhe forca të shumta policore kanë nisur aksionin për të mbyllur bizneset.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se policia po ndalon makinat që hyjnë në Tuz, duke krijuar radhë të gjata. Po ashtu janë ndaluar dhe  kamionët që kanë si destinacion Shqipërinë.

Policia mësohet se ka vepruar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit dhe u bëri thirrje pronarëve të dy lokaleve të zbatojnë ligjin.

Por nga ana tjetër Nik Gjeloshaj ka hedhur akuza qeverisë, duke e quajtur një vendim politik urdhrin për mbylljen e bizneseve në Tuz.

Sipas tij është një hakmarrje “për shfaqjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndërtesën e komunës“, dhe kërkoi që Kryeministri Zdravko Krivokapic ose Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviç të vijnë në komunë.

Pas përplasjes për Nik Gjeloshaj është firmosur një urdhër-arresti në gjuhën shqipe, pasi kreu i Komunës së Tuzit tha se nuk kuptonte urdhrin në gjuhën malazeze.

4 komente në “Tension në Tuz, Nik Gjeloshaj përplaset me policinë. Pritet arrestimi i tij”

  1. Goni says:

    Dhe aty fillut!?
    Po kudo jan masat ne fuqi ,kurse fshati Tuzi me 20 banor dhe 30 lokale eshte kundra !

  2. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Cfare eshte ky gjel i hardallosur dhe i fantaksur,qe i ve gjoksin corones,vetem me trute e tij prej kendezi.
    Mire ky tarallak ne te semes te veje,por cfaje ka mileti,kur ky kokosh qendron ne krye te tij.

  3. #varijanullen says:

    Abazoviç plera. Vetem bashkimi Shqiperi Natyrale.

  4. Ish votuesi demokrat. says:

    Ec perpara Nik Gjeloshi, zgjojeni edhe atje ndjenjen kombetare. Mos iu ndani flamurit kuq e zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje