“Gabimi i SHBA dhe Anglisë me Enver Hoxhën”, Paskal Milo: Pse aleatët e lanë Shqipërinë në anën sovjetike

27 Shkurt 2021, 12:46Kulturë TEMA

Historiani i njohur, profesor Paskal Milo, shprehet në studimin e tij se edhe Partia e Legalitetit, e cila fillimisht u mbështet nga misioni britanik në Shqipëri, doli përfundimisht nga fokusi i tyre kur u kuptua qartë se edhe Legaliteti bashkëpunonte me pushtuesit gjermanë.

Por, dokumentet arkivore nuk mungojnë për të vërtetuar përpjekjet e shumta të britanikëve, të cilët nuk dëshironin të njihnin në Shqipëri vetëm Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare si të vetmen forcë që ishte venë kundër pushtuesve nazistë, të cilët pas luftës me të drejtë do të kishin detyrimin që të qeverisnin vendin.

Madje në Kongresin e Përmetit, Enver Hoxha, sipas misionit britanik, kishte pranuar që të bashkëpunonte me Abaz Kupin, nëse ai do të ndërmerrte veprime luftarake kundër gjermanëve. Por, profesor Milo ndan edhe përgjegjësinë e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri, të cilët përcaktuan deri diku edhe formën e regjimit të pas luftës në Shqipëri dhe ndikimin e plotë të tij nga ana sovjetike dhe jo ajo perëndimore.

“Politika britanike dhe amerikane nuk u befasuan nga tendencat prosovjetike të fitimtarëve të luftës në Shqipëri. Ata gjykuan në mënyrë klasike se qeverisja e re komuniste do të lejonte hapësira demokratike për alternativa të tjera politike dhe se do të mund të ndikonin që vendi të mos rrëshqiste përfundimisht në orbitën sovjetike.

Por u gabuan dhe përgjegjësia e tyre qëndron mes vullnetit e kompromisit për të lënë Shqipërinë në anën sovjetike të ndarjes së sferave të influencës dhe injorimit që i bënë duke nënvlerësuar rëndësinë e saj”, shkruan profesor Milo.

PASKAL MILO

LEGALITETI

Lëvizja e Legalitetit e formuar si organizatë politike dhe ushtarake në vjeshtë të vitit 1943, u ngjiz e tërhoqi vëmendjen rreth dy figurave politike: mbretit Zog në emigracion dhe Abas Kupit, si pasuesi i tij në Shqipëri. Zogu jashtë vendit vazhdonte ende të konsiderohej si një kartë rezervë për të ardhmen, por pa shumë shpresa. Abas Kupi me një të kaluar antifashiste dhe anti-italiane shihej nga britanikët si një alternativë përballë FNÇ-së ose të paktën si një faktor frenues i tij në luftën për pushtetin e ardhshëm.

Oficerë nga më të mirët e SOE-së ( Meklin, Smajli, Emeri, Kemp, etj.) u atashuan pranë Kupit, edhe për shkak të bindjeve të tyre konservatore dhe i dhanë një mbështetje jo të vogël. Kemp e konsideronte “një patriot të vërtetë me influencë të konsiderueshme”. Dokumente të tjera britanike të viteve të Luftës njohin meritën e tij që në bashkëpunim me disa oficerë britanikë e shqiptarë të tjerë u përpoq të organizonte rezistencën kundër pushtuesve italianë në vitin 1941.

Por, përtej këtij vlerësimi, në Forin Ofis në fund të Luftës mendonin se ishte “pothuajse e sigurt se ai përfundimisht ndihmoi ose të paktën nuk pengoi gjermanët në fushatën e tyre të fundit kundër F.N.Ç në 1944”.

Amerikanët nuk patën lidhje me Abas Kupin. Ata e gjykonin dhe e vështronin nga larg, në fillim me syzet britanike, por më vonë në pavarësi të plotë prej tyre. Deri në korrik 1944 ata nuk kishin mbajtur qëndrime të tyre zyrtare ndaj tij. Kur në qershor – korrik u shfaq projekti i bashkëpunimit midis F.N.Ç dhe Legalitetit me sponsorizim të fortë britanik, sekretari i Departamentit të Shtetit, Hall, u deklarua se “favorizojmë një marrëveshje jo politike midis Kupit dhe L.N.Ç për veprim të përbashkët kundër gjermanëve”.

Në korrik u diskutua edhe për një takim të mundshëm në Bari me ndërmjetësim të aleatëve midis Abas Kupit dhe Enver Hoxhës. Por kryetari i Legalitetit nuk u tregua bashkëpunues, u përpoq si përherë që të qëndronte mes aleatëve dhe gjermanëve. Në verë 1944 ai ishte plotësisht i angazhuar për të krijuar qeverinë e re kolaboracioniste me në krye aleatin e tij Fiqiri Dine. Kjo qeveri nuk mund të krijohej pa pëlqimin e autoriteteve pushtuese gjermane.

Në gusht në Departamentin e Shtetit u arrit në përfundimin se Partia e Legalitetit “është kompromentuar seriozisht nga mosdashja e saj për të luftuar gjermanët dhe nga marrëdhëniet e saj intime me qeverinë kuislinge”. Po i njëjti mesazh arriti në këtë kohë në Uashington edhe nga këshilltari politik amerikan Mërfi (Murphy) në Komandën e Forcave Aleate të Mesdheut, i cili shkruante për Kupin se tani është “duke marrë mbështetje gjermane në formën e transportit të municioneve dhe të furnizimeve ushqimore” dhe se “ka evidencë në rritje se ai është duke bashkëpunuar me gjermanët”.

Në fillim të shtatorit 1944, Harry Fultz raportonte në zyrat qendrore të OSS-it se Abas Kupit i është dhënë më shumë rëndësi nga sa meriton, se “Kupi nuk është politikan. Ai ka një reputacion ushtarak të fryrë, por aftësi të pakët ushtarake si një organizator ose teknicien…”. Kupi nuk e justifikoi besimin dhe mbështetjen e madhe të SOE-s. Ai e komprometoi veten me bashkëpunimin e fshehtë por “edhe të dukshëm me gjermanët. Faktet ishin të shumta dhe përpjekjet e Meklinit, Smajlit etj., për ta tërhequr qoftë edhe në akte simbolike lufte kundër gjermanëve dështuan.

Armiku i Kupit nuk ishin gjermanët, por Divizioni i parë partizan që po depërtonte për në veri të Shqipërisë dhe që rrezikonte zhdukjen e tij si faktor tradicional influence në zonën Krujë – Mat. Ai bëri të shurdhër veshin ndaj këmbënguljes britanike për t’u hedhur në veprime simbolike kundër gjermanëve dhe vuri në pozitë të vështirë edhe aleatët e mbështetësit e tij Meklin dhe Smajli. Kupi e mbushi kupën. Londra urdhëroi në fund të shtatorit 1944 tërheqjen e oficerëve të ndërlidhjes prej tij. Amerikanët ishin me kohë të mendimit se Kupi ishte thjesht humbje kohe për kauzën aleate.

SINOPTIKA ALEATE PËR PUSHTETIN E ARDHSHËM

Politika britanike dhe amerikane, duke ndjekur dinamikën e rezistencës antifashiste në Shqipëri dhe të aktorëve kryesorë të saj, në verën e vitit 1944 u ndodhën para nevojës për të mbajtur një qëndrim të ri ose një rishikim të pjesshëm të saj. F.N.Ç kishte krijuar qeverinë e përkohshme në Përmet që në muajin maj dhe kërkoi njohjen e saj nga aleatët. Gjithashtu pasi përballoi ofensivën gjermane të qershorit, forcat e U.N.ÇL kaluan në një ofensivë në veri të Shqipërisë.

Britanikët dhe më pak amerikanët u përpoqën nga njëra anë të frenonin e të mbanin nën kontroll ofensivën partizane në veri, por nga ana tjetër bënë një përpjekje të fundit e të zgjatur për të nxitur Ballin Kombëtar e Legalitetin për t’u aktivizuar kundër gjermanëve. Në 5 qershor 1944 në Përmet, në takimin me misionin britanik, Enver Hoxha kishte pranuar që në rastin kur Abas Kupi do të jepte prova konkrete të disa veprimeve luftarake kundër gjermanëve, F.N. ÇL do të ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me të.

Britanikët refuzuan ta njohin qeverinë e përkohshme të Përmetit dhe po kështu edhe amerikanët. Ata ushtruan presion mbi Enver Hoxhën përmes Komandës Aleate të Mesdheut, duke e kërcënuar edhe me ndërprerjen e furnizimeve ushtarake për të mos vazhduar operacionet në veri të vendit me frikën e shpërthimit të luftës civile. Tensionet duket sikur u fashitën në fund të korrikut e fillim të gushtit, kur një delegacion i Shtabit të Përgjithshëm të U.N.Ç u ftua në Bari dhe bisedoi me përfaqësues të Komandës Aleate dhe u nënshkruan edhe disa marrëveshje. Por marrëveshjet nuk u respektuan.

Balli Kombëtar dhe Legaliteti u përpoqën të fitonin kohë dhe siç do të pohohej më vonë edhe në Forin Ofis, “u bë e qartë se ata më shumë synonin të luftonin organizatën komuniste të F.N.Ç se sa t’u rezistonin gjermanëve” dhe meqenëse “disa prej grupeve të Ballit Kombëtar bashkëpunonin me gjermanët, ne tërhoqëm mbështetjen tonë prej tyre dhe ia dhamë atë të gjithë F.N.Ç”.

Në fund të shtatorit – fillim i tetorit 1944 britanikët dhe amerikanët të zhgënjyer përfundimisht nga Balli Kombëtar dhe Legaliteti vendosën të largohen nga politika mëdyshëse që u ishte imponuar, ose që ata shpresonin se do të ishte më e dobishme për të ardhmen e Shqipërisë. Është e drejtë mënyra se si gjykuan e vepruan deri në atë kohë. Por, ata patën iluzione dhe e kuptuan vonë se Balli Kombëtar e Legaliteti e donin fitoren në tavolinë dhe se në emër të antikomunizmit të tyre atë do t’ua sillnin britanikët dhe amerikanët.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kishin bërë aleancë me Rusinë e Stalinit dhe kishte arritur marrëveshje të mëdha historike, duke shpresuar një botë më të mirë në paqe e pa luftëra. Ato nuk ushqenin asnjë iluzion se do të ndryshonte natyra e regjimit sovjetik pas Luftës. Ndonëse Shqipëria nuk kishte asnjë peshë e rol parësor në Luftë, ato respektuan ata që luftuan kundër armiqve të përbashkët, ndonëse mund të mos ishin dakord me bindjet e tyre politike. Shpresuan se në rrugë e sipër do të mund të ndikonin e ta ndryshonin Shqipërinë.

Në fund të shtatorit-fillim të tetorit politika britanike dhe amerikane ndaj Shqipërisë morri kthesën. Forin Ofis pasi ka diskutuar gjatë përcaktoi politikën e ardhshme ndaj Shqipërisë. Në dokumentin britanik të 2 tetorit 1944 shprehimisht thuhej se “interesat tona në Shqipëri janë absolutisht të kufizuara, por sigurisht nuk dëshirojmë ta shohim vendin të kalojë në orbitën ruse. Ne duhet megjithatë të synojmë në forcimin e pozitës tonë në F.N.Ç tani me qëllim që pas Lufte ne mund të jemi në gjendje të influencojmë qeverinë e F.N.Ç”.

Britanikët ishin kontradiktorë. Nga njëra anë kërkojnë të ndikojnë në rrjedhën e zhvillimeve të ardhshme në Shqipëri dhe nga ana tjetër nuk njihnin qeverinë e përkohshme të Përmetit. Madje, Forin Ofis dëshmoi dritëshkurtësi në vlerësimin e situatës në vend kur në dokumentin e mësipërm përmendte edhe rikthimin e mbretit Zog si një alternativë e mundshme në rastin e dështimit të qeverisë së F.N.Ç. Anëtarë të misioneve britanike në Shqipëri në këtë kohë paralajmëronin që “sa më shpejtë që të jepet njohja zyrtare F.N.Ç, qeverisë hije, aq më të mundshme do ta ketë qeveria e ‘Madhërisë së Tij’ të jetë e aftë që të rrit influencën e saj mbi të”. Gjatë gjithë muajit tetor 1944 në Forin Ofis u rrahën mendime pro dhe kundër për çështjen e njohjes në fillim të qeverisë së përkohshme të Përmetit dhe pasi u formua edhe të qeverisë që doli nga mbledhja e 2-të e Këshillit të Përgjithshëm të F.N.Ç në Berat në 20 tetor.

Një pikëpamje ishte ajo e këshilltarit politik britanik në Kazerta Broad, sipas të cilit “ne duhet të lemë F.N. Ç të vijë te ne dhe jo të përpiqemi të konkurrojmë me qeverinë sovjetike në këtë fazë… ne nuk kemi interesa britanike për të mbrojtur në Shqipëri” dhe “ne nuk do t’i përmirësojmë punët duke vrapuar pas Enver Hoxhës”. Forin Ofis nuk u pajtua me këtë qasje për F.N.Ç, por i kthehu përgjigje Broad-it se “është e rëndësishme që ne duhet të përpiqemi për të vendosur një farë shkalle influence mbi të… se ne mund të rrezikojmë duke pritur për të që të vij te ne”.

Britanikët informuan amerikanët për këtë qasje të tyre dhe kërkuan të ecej me të njëjtin hap. Departamenti i Shtetit vetë ishte në dilemë në çështjen e njohjes të qeverisë shqiptare të përkohshme. Një studim i tij i fillimit të tetorit paraqiste 16 argumente për mos njohjen e saj dhe 20 argumente në favor të saj. Qëndrimin zyrtar amerikan për këtë çështje në 5 tetor e shprehu sekretari i shtetit Hall, i cili udhëzonte se pas tërheqjes së gjermanëve nga Shqipëria, kushtet do të bëjnë të mundur “formimin e shpejtë të një qeverie të përkohshme përfaqësuese të gjerë në përputhje me vullnetin e popullit shqiptar”.

Uashingtoni dhe Londra u konsultuan edhe për një ftesë të mundshme të Enver Hoxhës në Itali për të biseduar me gjeneralin Willson, por vetëm për çështje ushtarake. Amerikanët ishin të bindur se Enver Hoxha në radhë të parë ishte i interesuar për çështjen e njohjes së qeverisë së tij dhe të furnizimeve ushtarake dhe vështirë të pranonte të vinte pa i vendosur në tavolinë ato. Këto dyshime çuan në përfundimin se ftesa për Hoxhën ishte e papërshtatshme të bëhej në këtë kohë.

Ende pa u çliruar vendi në Londër ishte konsoliduar mendimi se qeveria e re shqiptare e sapoformuar në Berat ishte e dominuar nga komunistët. Anëtarët e kësaj qeverie ishin të njohur mirë nga misionet britanike në Shqipëri dhe kishin pasur mundësinë të dërgonin në Bari, por edhe në Forin Ofis informacione të detajuara rreth tyre.

Për dy apo tre prej tyre nënvizohej një ndjenjë pro britanike, por për shumicën me në krye Enver Hoxhën nuk vihej në dyshim orientimi i tyre pro sovjetik. Ky vlerësim mbizotëroi në Forin Ofis në gjykimin edhe të kërkesës që kryetari i qeverisë së re shqiptare, Enver Hoxha, u kishte bërë qeverive të së tri Fuqive të Mëdha, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe e Bashkimit Sovjetik, por edhe qeverive të vendeve të tjera për njohje.

Qeveria britanike edhe në tetor-nëntor 1944 vazhdoi të nënvizojë përparësinë e interesave të saj në Shqipëri në raport me Fuqitë e tjera të Mëdha. Njëkohësisht, i njihte vetes dhe të drejtën për të thënë fjalën e para për çështjet shqiptare pavarësisht se shprehej për “interesa shumë të kufizuara” në këtë vend. Mbi këtë bazë ajo në fillim të nëntorit 1944 iu drejtua qeverive të Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Sovjetik rreth kërkesës për njohje që kishte bërë qeveria shqiptare. Duke e vlerësuar situatën në Shqipëri konfuze, qeveria britanike propozonte që të mos njihej qeveria e përkohshme e dalë nga F.N.Ç.

Departamenti i Shtetit nuk u ngut që të kthente përgjigje veç pas gati tri javësh. Ishte një përgjigje e studiuar dhe e argumentuar dhe që bënte diferencë me qëndrimin britanik. Në thelb Departamenti i Shtetit bashkohej me propozimin e Forin Ofis për të mos i dhënë njohje qeverisë së re shqiptare. Por nuk qëndroi me kaq, e la të hapur njohjen “në një të ardhme jo të largët”, në momentin kur autoritetet qeverisëse shqiptare do të kenë kontrollin de facto të vendit. Njohja de jure do të mund të bëhej atëherë kur qeveria shqiptare do të demonstronte se “ajo është jo-fashiste në karakter, se ajo ka vendosur autoritetin e saj në të gjithë vendin, se ajo përfaqëson vullnetin e popullit dhe është e përgatitur të plotësojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.

Shqipëria në fund të vitit 1944 ndodhej mes optimizmit që ngjalli çlirimi i vendit nga pushtimi nazifashist dhe dilemave të orientimit për të ardhmen e saj. Politika britanike dhe amerikane nuk u befasuan nga tendencat prosovjetike të fitimtarëve të luftës në Shqipëri. Ato gjykuan në mënyrë klasike se qeverisja e re komuniste do të lejonte hapësira demokratike për alternativa të tjera politike dhe se do të mund të ndikonin që vendi të mos rrëshqiste përfundimisht në orbitën sovjetike. Por u gabuan, përgjegjësia e tyre qëndron mes vullnetit e kompromisit për të lënë Shqipërinë në anën sovjetike të ndarjes së sferave të influencës dhe injorimit që i bënë duke nënvlerësuar rëndësinë e saj.

42 komente në ““Gabimi i SHBA dhe Anglisë me Enver Hoxhën”, Paskal Milo: Pse aleatët e lanë Shqipërinë në anën sovjetike”

  1. Undefined says:

    Shqiperia ks qe ne 1830….qe eshte lene “anash” nga Perendimi dhe kjo dihet perse…..jo vetem qe eshte lene “anash” por eshte edhe demtuar nga ana e Perendimit dhe kjo me qellim….prandaj mjaft me “perralla me lesh” nga nje “beqir” i Athines si ky skerbythja qe do te na “mbushe” mendjen…se ishin komunistet prandaj Europa na la “vetem”…..po sot “kush eshte” kur jevgjitet bullgare e rumun kane mbushur rruget e Europes e levizin lirshem…kurse shqiptareve te lashte europiane zagaret e Brukselit i ndalojn kete levizje te lire….ik or b..q…mjaft na derdellise….dihet perse shqiptaret lihen “anash” nga Europa kurve….dhe kush eshte “strombullari” i ketij pislliku…..

    1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Plehrat turkoshqipfolese nuk kane vend ne evrope kshq perhere do te mbeten jashte Evropi -t kristiane dhe se perhere do te marrin ….”to makri”,madje me gunga……. gezuar ramazonin.

      1. AKILI says:

        Ore zoti IDIOTIS GREKOS QIPIDHOS I MOTRES, GRUAS, MATERES tende qe ha vetem MUT fshehtas nga turqit. Kto kurvat tuaja akoma i ushqejne ose i vene ne gjume kalamajt duke ju thene: haje shpejt ose fli shpejt se na vjen turku! Obobo!!!
        Ju jo vetem qe dhisni gjak prej turkut, po se kuptoj edhe qe ju jeni ngjitur me arabine, neve qenkemi plehra arabe!!!
        O grek i qelbet rrk, degjon…

      2. shqiptari says:

        Doli dhe Mutofagosi!
        Kalimera qirie mutofagos.
        Djema lereni te flase se po nuk e hengri te plote rracionin ditor te mutit, mutofagosit i lejohet te thote gomarlleqe.

      3. qejflliu says:

        Mutofagos-nuk na duhet Europa. Mbaje me shendet dhe i pafsh hajrin se deri me sot ja ke pare vec sherrin. Apo me siguri qe te pelqen qe ta kane futur ate me gunga me borxhet qe u ke “miqve” te tu europiane.
        Me qe ra llafi, kur do fillosh ti shesesh Merkelit ca ishuj se u duhen gjermaneve si kapar per borxhet qe ju keni?
        Si rrace arapi qe jeni, nuk ju duhen ishujt se ne fund te fundit ishte mbreti bavarez Otto qe jua dha ato ishuj qe nuk ju kane perkitur juve kurre.

    2. mik says:

      Undefined – Nuk i heq asnje presje komentit tand.
      Rrespekt.

      1. Taulant says:

        Po lere te dal nga manastiri se e shikon boten me mentalitetin e shekullit te 12-te.
        Eshte nje koqe rracisti …specie ne zhdukje.

    3. xheJ eN Bi says:

      Undefined…
      Po thuajna ti arsyen , se na vjen si pordha nëpër brek dhe nuk thua asgjë.

      1. Undefined says:

        Te jesh kaq i trash o pic derr…???

    4. E verteta eshte e hidhur says:

      Shqiptaret jane anashkaluar dhe jane lene jashte Evropes. sepse jane “mosmirenjohes” , “bukeshkale” dhe servile deri ne peshtirosje te me i forti i rradhes.
      Nje here qe i rreshqet kemba te fortit dhe nuk eshte me….i vene shkelmin ne gryke dhe i lepihen atij te rradhes.
      Keshtu kane qene prej shekujsh …dhe vazhdojne te jene…

    5. ben says:

      Undefined-fati i Shqiperise ishte vendosur ne konferencen e Kazablankes e zhvilluar ne janar te 1943-shit, midis Stalinit, Ruzveltit dhe Cercillit. Shqiperia mendohej si nje vend pa interes per britaniket, pasi munden te siguronin gjate asaj conference premtimin per te ruajtur influencen mbi Greqine e pasluftes, duke i lene Stalinit Jugosllavine, Rumanine, Bullgarine dhe Shqiperine, qe prej ruseve konsiderohej nen influencen Jugosllave. Vitet e mevonshme e provuan kete me shkaterrimin e partizaneve komuniste greke prej forcave qeveritare greke me mbeshtetjen e aviacionit britanik dhe kur Shqiperia u detyrua prej Stalinit qe te ndalonte perkrahjen e saj per forcat ushtarake te komunisteve greke.
      Sa u perket amerikaneve, ata kishin interesa me globale ne Europe dhe nuk kishin nje strategji te percaktuar per Shqiperine, prandaj ne lidhje me vendin tone, ato ndiqnin pak a shume te njejten drejtim te sugjeruar prej britanikeve.
      Sa u perket atyre qe thoni ne lidhje me trajtimin qe u behet shqiptareve ne Europe, jam plotesisht dakort me juve, pasi me perjashtim te Gjermanise, qe ka interesa gjeo-politike te cilat e bejne ate shtet aleatin tone te vetem ne Europe, vendet e tjera jane shume indiferente karshi interesave tona kombetare. Perjashtim bejne Franca dhe satelitja e saj Hollanda. Historikisht, Franca nuk ka patur kurre kellqe qe te perballoje e vetme Gjermanine. Ne nje kohe kur Britania, ka patur nje fare interesi ne rivalitetin midis ketyre dy shteteve per te perfituar per pozicionimin e saj si vendi me me shume koloni dhe nje flote detare superiore, Franca ka kerkuar gjithmone nje mbeshtetje tek Rusia dhe rrjedhimisht tek vendet sllave qe kane qene gjithmone te manipuluara nga ruset.
      Ne librin e tij “biseda me Stalinin”, Milovan Gjilas flet per nje komitet te krijuar nga ruset qe gjate LIIB, qe ne mos gaboj quhej “vellazeria sllave” ose dicka e tille, ku perfshiheshin te gjithe vendet satelite te Rusise.
      Persa kohe qe statuskuoja e forcave politike dhe ekonomike nuk do te ndryshoje ne Europen perendimore, politika antishqiptare e Frances nuk ka gjasa te ndryshoje. Hollanda perdoret nga autoritetet franceze gjithmone per te bere te “veshtirin” sa here qe Franca nuk e ka ate lluks te dale vete me flamurin anti-shqiptar qe duhet nenkuptuar si flamuri anti-gjerman. Eshte kjo aresyeja, qe personalisht nuk besoj kurre se Shqiperia do te behet ndonjehere anetare e BE-se, perderisa Franca do te gjeje gjithmone ndonje shkak per te mos lejuar nje vote te sigurte shqiptare ne favor te Gjermanise ne nje BE ku Shqiperia dhe Kosova do te ishin shtete anetare me te drejta te plota.

  2. EdRama says:

    Pse Amerikanet dhe Anglezet se rrujten per Shqiperine, por e lane vrime haleje?!
    Sipas meje(nuk jam studius):
    1) Shqiperia shihej si vend musliman( mbeturine turke ne Ballkan) dhe si e tille nuk shihej si pjese e familjes Evropiane Kij parasysh ne ate kohe perkatesia fetare luante nje rol percaktues te perkatesise ose jo ne Evrope.
    2) madhesia territoriale e Shqiperise dhe numuri i popullsise as nuk prishte e as nuk ndreqte pune. Ndoshta akoma ne ate kohe thureshin plane per ta copetuar.
    3) Shqipetaret ishin populli me injorant dhe me i drobitur i rajonit. Nuk kishte personalitete kulture apo politike me te cilet mund te bisedohej, ishte vend ku revolucioni industrial nuk kishte depertuar fare
    4) fakti qe amerikanet i kthyen se fundmi syte nga Shqiperia eshte sepse amerika eshte demokratizuar dhe mungesa e fuqive te tjera ate medh e ben te lehte punen per mbeshtetjen e Shqiperise
    E shume te tjera Pra shkurt, te mos na genjeje mendja shqiptaret ne ate kohe shiheshin si qenje qe nuk vlenim, dhe kishin te drejte se ishim i vetmi komb qe nuk punonim per vendin tone.

    1. mik says:

      Muslimanizmi ne Shqiperi nuk ka rrenje, por ka vetem dege qe mund te ” krasiten ” kollaj. Kur them ” krasiten “, absolutisht nuk kam parasysh dhunen kunder popullit tem.
      Bota i njeh shqiptaret qe nuk jane fort te prirun mbas feve moderne ( nga kristianizmi e ketej ), mbasi ala edhe sot e kesaj dite, mbas 2000 vjeteve gjen shqiptar qe betohen ” per kete gur, per kete diell apo per kete qiell ” , shprehje keto qe nuk kane te bejne me kristjanizem apo muslimanizem. Botes nuk i ka shpetu ky fakt pa u vene re.
      Nqs bota perendimore ka qene me te vertete e proekupuar per muslimanizmin shqiptar, atehere me masat qe u moren kunder shqiptareve, pse duhej sakrifikuar 30 % -shi tjeter kristjan ( katolike e orodoks ) ? Sepse, qellimi eshte diku tjeter, dhe askujt nuk i han fort per besimin e shqiptareve.
      Per sa i perket besimit fetar, tu ju referu historise sone, populli shqiptar njihet si popull fleksibell, qe dmth, per sa kohe ka interres, ai pershtatet kollaj me te rene.

      1. ben says:

        mik-jo vetem kaq, por feja myslimane me tolerante ka qene ajo e jenicereve shqiptare, qe sot njihet si feja e baballareve.
        Eshte kjo aq e vertete saqe sulltani osman i fali dervishet shqiptare me kusht qe te largoheshin nga Turqia dhe keta u vendosen ne Shqiperi ku edhe sot gjendet “Kryegjyshata Boterore”. Cfare myslimanesh mund ti konsiderosh shqiptaret qe pijne alkol me shume se peshqit ne det?
        Vetem gomeret e tipit Mutofagos e te tjere si puna e tij nuk kane inteligjence minimale qe do ti duhej per te kuptuar kete gje kaq te thjeshte.

        1. shqipo says:

          Cuna, keto qe thoni qendrojne, por keto i dime ne shqiptaret per veten tone, por jo evropianet per ne! Per evropianet (bashke me amerikanet) ne shqiptaret jemi popull islamik!!! Mund t’ia shpjegosh evropianeve gjithe diten keto qe ne dime per veten tone, por zor se do gjesh shume prej tyre qe do e kuptojne te verteten! Keshtuqe duhet thene ajo shprehja e atij filmit “lodhemi kot o vellezer, lodhemi kot”!
          E vetmja gje qe duhet te bejne ne, eshte te nderrmarim veprime te dukshme dhe propogandistike, qe te terheqin vemendjen dhe te ndryshojne opinionet e te tjereve per ne. Nje veprim i tille, domosdoshmeri historike per shqiptaret eshte : TE ZHDUKET ISLAMI NGA TROJET SHQIPTARE!

  3. Like says:

    O Paskal, po si shume detaje paske harruar or njeri me shkolle. Shanset e shqiperise ishin 0 qe te bashkohej me perendimin, sidomos ne 10 vjetet e para te pasluftes. Per marveshjet e Jaltes dhe Krimese ke degjuar gje zotrote? Epo ato i firmosi Truman se kush i takonte Stalinit e kush jo. Jo Enveri, po 100 envera nuk kishin nga ta mbanin bithen. Enveri u be mish me dy sy kur ishte plak, por sa qe i ri nuk ja hante qeni shkopin or “profesor”. ti kujton se Dulla do zgjidhte Rusin para Planit Marshall more zotni? Ça do bente Enveri, do bente si Çekia qe e pushtuan per 24 ore, apo si Polonia?

    Enveri e tregoi veten si politikan i klasit te pare kur çimentosi sovranitetin territorial me çeshtjen e Korfuzit, dhe me heqjen e bazave ruse nga shqipria. Para tij Greket te hanin per koke, e mbas Enverit kane filluar e po kakarisin prap. por sa qe gjall ai historia flet vete.
    Si shqiptar, y tregua sherdhate kur Krushovi i tha te spostohej e te bente rotacion, por nuk i pelqeu ta leshonte kolltukun e e dhjeu me te gjithe. Qe atje e me mbrapa mund te thuash çfare te duash. por para ksaj date arrat ishin ndare or ti shok.

    Edhe per diktator qe e mbajne te madh nje mut ka bere. 4 a 5000 te burgosur jane me dokumenta per 50 vjet. –llogarit vetem 97 ka pasur me shume viktima. ça muabeti kot. sa per kulaket, ishte enveri apo ishte Asllani, njesoj ishte urdhri nga Moska. biles Enveri vetem sa i veçoi se Stalini i ktheu ne kanibale. nuk them se ishte e drejte, por ishte e pashmangshme.

    Ik o njeri ik ginje adoleshente ne klasat e tua e mos na dil ne gazete se na hap barkun. Paska pasur dilema se nga do anonte shqipria mbas 44es. Pordhe me rigon.

    1. Niko says:

      Pergjigje e duhur pike per pike. Po mos te ishte Yalta, amerikanet (se anglezeve nuk u zihet bese) do e kishin njohur qeverine e Enverit (sic edhe duhen), rjedha historike do te kishte qene ndryshe mbase. Ky flet si historian por eshte si nga ata qe lexon vetem kapitullin e pare dhe te fundit

      1. Like says:

        Flmnd, qe me kupton. Nuk me vjen keq kur komentues japin komente pa asnje baze e ide, por kur nje njeri me titull PROFESOR shtron studime duke ia futur si kau gamorit them vajmedet. Llogarite, nuk bashkohej dot gjermania lindore me shtetin r vet, vjen Paskal Milo e flet “pse na lane jashte”.
        Eshte per te ardhur keq ku eshte katandisur ai vend nga ana intelektuale me kallep te tille.

  4. Dibrani says:

    E lan per aksperiment dhe ne populli u eksperintuam shume mire. Kjo asht arsyeja te tjerat komente jan terci verci sipas meje

    1. Korabi says:

      Debil. Gjithe bota u ndaq ne dy kampe, ne na “lane per eksperiment”. Trap, koqe …

  5. Iliria e bashkuar says:

    Nuk ka gje per ca ndyresira dhe kriminela anglo-amerikan. Riciklimet 100 vjecare te pushteteve jane vetem nje stervitje e vogel per ata.

  6. Ceni says:

    Si gjithmone, e kerkojme fajin tek te huajt. Para Luftes NCL kishim tradite pluraliste dhe lidhje me perendimin. Shqiperia u krijua me mbeshtetjen e perendimit. Enver Hoxha gjate luftes u lidh me lindjen me synimin per tu kthyer ne autoritarizem. Ai permbysi traditen tone pluraliste dhe kaloi ne komunizem, pra ne autoritarizem. Anglo- amerikanet nuk kishin asnje faji per rrugen qe zgjodhen shqiptaret. Faji ishte teresisht joni. Rrjedhoje e kultures tone lindore, teresisht autoritare.

    1. ca po thua says:

      Pse monarkia nuk ishte autoritarizem? Ca thua o kokrra e gomarit!?

  7. Pokeristi says:

    Z.Milo!
    Çuditerisht analiza juaj perjashton prezencen jugosllave.Enver Hoxha ish nje kukull ne duart e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popoviçit.Ata te dy ishin emisare te Josif Broz Titos.Stalini ne ate kohe njihte dhe pranonte Titon si komunist nen influencen e tijTiton.
    Kukulla Enver kish vetem nje deshire,te ish ne krye te qeverise qe do krijohej mbas perfundimit te luftes antifashiste ne kuadrin global.Diaboliku Hoxha kish lejen t’a luante bythen si te donte me bashkepunetoret e tij shqipetare,gjithmone brenda interesit jugosllav.
    Faktet qe ju permendni jane te verteta.Interpretimi juaj duke perjashtuar dominanten jugosllave eshte i gabuar.
    Hoxha eshte shquar ne ate periudhe si mjeshter profesionist,i luftes per pushtet.
    T’a ndriçojme historine realisht dhe me fryme patriotike.

    1. VFLP says:

      Antikomunistet si puna jote hyjne ne tre kategori, ose jane budallenj, ose jane maskarenj, ose jane te dyja bashke! Zgjidh e merr se ne c’grup hyn ti o bixhozxhi kokgdhe!

  8. popull del prej pyllit says:

    Pirdh P.Milo se ç’fryesh ! Majmun kthen kryt mbrap se ke nostalgji se ke ken ministre i jashte pleher! E.Hoxha kriminel .

    1. ik ere pirdhu says:

      Mbaro shkollen fillore ti zhuls

  9. ....... says:

    Nuk ka ne historine e Shqiperise dicka qe ka ndikuar me negativisht se themelimi i Shtetit grek dhe ngritja e nje “kombi” artificial si ai “grek” qe solli automatikisht coptimin e trojeve te tij….edhe sot keto dy ngjarje kane nje ndikim te madhe ne realitetin shqiptare….ngjarjet e mevonshme duke perfshire edhe kominizmin nuk jane me aq shume peshe ne historine shqiptareve sa keto dy “delikte”….kur shqiptaret te kuptojn “thellesine” e dominimit te ketyre ngjarjeve ne historine e tyre….stehere shqiptaret do te jene ne gjendje te kupzojn perse Europa i la jashte gjirit te saj….dhe perse kjo “golgate”vazhdon akoma…..edhe ne ditet e sotme

  10. taso kume says:

    KY PALASIKOTI ja fut kot , se SERBO-MALAZEZET kishin depertuar ne kerthize te udheheqjes SHQIPTARE ,sa u be aksjone per nxjere nga burgu i ROGOZHINES , se P,K,ITALIANE nuk ja u dha delegen por u tha i keni ne burgun e ROGOZHINES,dhe qe aty ju qepem ne si muti pas kepuces komunizmit SERBO-RUSE dhe nuk ju ndame sa deklaronim do hame bare dhe nuk dorzohemi ne kampin kapitaliste EUROPJANE, per te mbajtur kolltuqet dhe shikuer popullin qe varferohej nga dita ne dite.Nuk na i kane fajin AMERIKANET , keta gabuan vetem ne 91 na serviren ne tavoline me anen e U,D,BASHEVE te SERBISE SHPELLARIN E TROPOJES.

    1. heu bre says:

      Taso analfabeti, teoria komuniste nuk eshte sllave dhe nuk ka lidhje me serbo-malazezet! Komunizmi si teori dhe praktike ka lindur ne Evropen Perendimore (Gjermani-France), keshtuqe mos na caj trapin me katunarsinat qe thua. Analfabet funksional.

  11. Taulant says:

    Po Churchilli do pranonte Shqiperin ne perendim???
    Ate e poshteruan gjeneralet Shqiptar ne betejen e Galipolit ne 1915 gjate lufterave Otomano-Angllo_Franceze.
    Ndarja e zonave te influences u be ne Jalt ne 1945.
    Pastaj Patia Komuniste Shqiptareve kontrollohej prej Jugosllaveve.
    Gjendja sot eshte ndryshe sepse nuk ka me racizem dhe supremaci Evropjane.
    Evropa sot rrezikon zhdukjen demografike e logjikisht ekonomike.

    1. informacion says:

      Kush te tha ty se PKSH kontrollohej nga jugosllavet? Kete gje e thone vetem spiunet e serbit.
      E di ti o Taulant derdimeni se historianet e ish Jugosllavise pretendojne se PK Jugosllave kontrollohej nga shqiptaret dhe se Enveri i luante te gjitha fijet brenda Jugosllavise!? Madje thuhet se edhe vete Tito ishte “kroat” me origjine arbanase!!!

  12. Epo kjo pune says:

    I bene presion Uncl të mos mesynte ne veri!!! dmth të na ndanin ne principata!!

  13. Nje qytetar neutral says:

    Ore njerez, studiues ose jo, historiane me shkolle apo amatore, a e kuptoni ju qe fajin nuk na e ka as Europa, as Amerika, as dreqi e as i biri. E kemi vete ne qe jemi popull leshi dhe lejojme qe te na hipin ne kurriz si gomarit. Zogu u veteshpall mbret dhe poplli i urte tha amin, Enver Bastardi na shkerdheu 45 vjet dhe ne i thoshim marrç nga ditet tona, shkerdhatokracia e mbas 90s po ben cfare i do menderja dhe ne bejme tifozllik si me qene ndeshje futbolli e jo jeta jone. Ne nuk do te kishim nevoje per Europen, njelloj si Zvicrra, nqs do te qeme te zot te vetqeveriseshim me dinjitet, ndershmeri dhe zotesi. Shqiperia i ka te gjitha cfare duhen per te na dhene nje jete dinjitoze nqs do te kishim hequr dore nga lakmia e babezia per t;u pasuruar brenda 24 oreve. Keto bertitjet kunder Europes dhe botes jane si ato pallavrat e babait pijanec qe ju thote kalamajve te vet qe fajin e ka komshiu perse jemi te varfer dhe jo une qe pi gjithe diten e nuk sjell as nje lek ne shtepi.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Nese ty te ka shkerdhyer Enveri per 45 vjet, une per vete kam shkerdhyer tet’eme ? ? ? ?

  14. L.B says:

    Prape ti me historine e shqipetareve.Kush te paguan. Do te besh histori ti o vemje?Filloje nga gjyshi yt . Pse e lidhi flamurin e kmbit fisnik ne bisht te qenit? Kush e paguante?Dhe nen petkun e historinit po i ben shume deme shqiperise. Nuk e bejne dot mesuesit historine. Ti je nivl mesuesi femijes. Ke dhe ca gjynahe te tjera. Kujdes me ca e ke bere vilen?

    1. i revoltuar says:

      Ore analfabet, ai eshte nga profesoret dhe profesionistet me te mire qe kemi, me integritet dhe patriot i deklaruar. Nuk te pelqejne ty ato qe shkruan? E kujt i plasi o budall? Ti, nje cope katunari qe mezi shkruan dy rreshta.
      Psikopat!

  15. Konjak says:

    Zoteri Milo eshte munduar te hap nje ferngji , per tu futur pakez drite , nga periudhat historike te zhvillimit te kombit dhe shtetit shqipetar . Besojse , si historian i atyre permasave qe eshte ; eshte munduar te jap nje pasqyrym te ngjarieve dhe zhvillimeve te luftes se dyte , dhe pas saj , per shqipetaret . Ne nje shkrim , me permasa te kufizuara , s’mund te jipen me fund zhvillimet historike te viteve 1940–1950 , periudhe me ngjarie te pa llogaritura . Per fatin , dhe peripecite qe kaloi populli ne keto vite , s’mund te fajsojme –si zakonin qe kemi — te tjeret . C’do popull , per c’do kohe , eshte pergjegjes per fatet e tij . Personalitetet me te shquara e te spikatura te shqiptareve ,–per te gjitha kherat — jane , Rilindasit . Baballaret e kombit jane Rilindasit ; edhe intelektual te tjere i kan dhene shqiperise , por aq sa kan mundur . Dhe te vleresojme gjithsecilin , per aq sa ka pasur mundesi , te ndihmoi kombin , edhe me levizien e nje guri , edhe me mbjellien e nje peme , dhe me hapien e nje rruge ; dhe te shmangim , urrejtjen , shkaterrimin , percarien , mosbesimin , se edhe ne do te behemi si gjith Evropianet , me punen tone , me forcen tone te krahut dhe mendies , me perkushtimin tone ndaj Atdheut .

  16. beni says:

    Z.Milo gjithnje briland ne Histori vecse nuk te kan Len rehat keellirat islamike se nga ATA e hengri krishterimi Ne Arberi !
    Amerikanet dhe Anglezet Jan dhe kan qen gjithnje armiqte me te medhenj te islamizmit ,prandaj e lan Shqiperine si nje Model te Komunizmit islamik qe solli Diktatur dhe renim total !

  17. Trimi says:

    Shqiperia eshte si nje vajze e bukur qe te gjith e synojne. Ja ne shqiptaret e kemi kete fat, por qe fatkeqsisht eshte kthyer ne nje makth deri tashi,por tashi ka erdhur koha e lulezimit tone te pandalshem tashme, sado qe te perpiqen phlerat slavo greke, se ju jeni mysliman jeni katolik apo jeni shpelare apo arab e te tjera e te tjera, tashi eshte moment qe keto sorra e kane kuptuar kete dhe po sulmojne me cte munden vendin Ilir po kane per te ngren sallatorin tone.

  18. emigranti says:

    Anglia edhe kerkonte qe Legaliteti te vazhdonte luften qe kish nisur qysh ne 7 prill 1939 kunder pushtuesit italian, edhe nuk jepte garanci per kufinjte e pasluftes duke mbeshtetur hapur dhenien e Shqiperise se jugut Greqisel
    Ishin po ata qe vendosen ta linin Shqiperine ne sferen sovjetike.
    Ishin po ata qe ndihmuan ne armatime forcat partizane duke lene ne harrese Legalitetin.

    1. ben says:

      emigrant-na late pa mend ore djema me keto qe thoni.
      Kur na paska luftuar Legaliteti ne 7 prill 1939-en, diten qe zbarkuan italianet ne Shqiperi?
      I pari i mbreterise, Zogu vete, ne vend qe te vishte opingat dhe te dilte malit sic i premtoi popullit, i veshi ato per tia mbathur ne Greqi duke e lene ushtrine shqiptare pa koke komanduese. Ishin patriotet shqiptare qe te paorganizuar ju kundervune pushtuesit ashtu sic e ka zakon ky vend.
      I pari i Legalitetit do te kishte nje fare legjimiteti per te qene ne krye te vendit pas luftes, nese do bente ato qe bene mbreterit e tjere te vendeve fqinje qe i rezistuan pushtuesit dhe u evakuuan vetem ne fund kur forcat pushtuese shpartalluan ushtrite vendase me te dobeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje