Bilushi i Metës sqaron foton e vëllezërve Duka në Durrës

Bilushit i raportuan sot për një keqkuptim që ka krijuar në Durrës një foto ku janë Gon Duka, Mand Duka dhe disa punonjës të FUBI-it ishin duke pirë kafe në qytet .

Osman Metalla, demokrat i vjetër i Durrësit e Shijakut i alarmuar dhe njofton Fred Xhaferin.

-Kam gjetur ata që ka na kanë vjedh votat e PD,- tha.- Po flisnin dhe për Niçen.

-Ku janë,- pyeti Fredi, – t’i demaskojmë.

-I kam gjetë dhe po bëhen gati të na bëjnë prap gol, -tha Metalla.

-Je i sigurt?

-Po po. Bashkë me Niçen. Janë ata që më morën kutitë mua, i çuan tek pularia dhe i bënë 2000 me zero.

-Na nis fotot të dal në konferencë shtypi, -tha Fredi. Po lajmëroj dhe Ed Palokën të marrë këta të fortët e t’u shkojmë aty ku janë.

Puna shkoi larg. Ed Paloka për t’u mburrur njoftoi Bashën se kemi kap një grup që duan të na bëjnë ‘gol’ në zgjedhje dhe qenkan nga ata hajdutët e 2001-it.

-Ma ço foton se do dal vetë në konferencë shtypi,- tha Luli.

Luli nga entuziasmi njoftoi dhe Berishën.

-Kemi kap në Durrës me foto një grup që ka vjedh vota të PD e bëhen gati të na bëjnë ‘gol’ përsëri.

-Ma dërgoni foton ta postoj tek ‘qytetari digital’,- tha Berisha.

Pas dy minutash Metalla i coi foton.

I pari u dëshpërua Fred Xhaferi.

-Osmano. Po këta janë tanët mo burrë. Janë vëllezërit Duka

-Tuajt po,- tha Osmani,- se dhe ti me ata ishe më 2001. Po unë them kush më ka vjedh votat mua.

Fredi i raportoi Palokës. Qenkan vëllezërit Duka,- tha. Është një nga këta demokratët e vjetër që i di akoma me PS. Ata paskan fol me i bë ‘gol’ PS.

Paloka mori Lulin.

-Ishtë muhabet kot ai. Kishin ngatërruar vëllezërit Duka me hajdutë votash.

Luli i dëshpëruar merr Berishën.

-Lere atë muhabetin e atij grupit të Durrësit. Qenka Gon Duka me vëllain. Ai demokrati ishte ngatëruar se ata po flisnin për Niçen dhe thoshin këtë radhë Niçja do jetë me ne.

-Dakord. E kuptova. Shiko. Po të ishin hajdutë ata do ishin me PS. Fakti që kanë ardh me PD nuk janë më hajdutë. Këtë duhet t’ua thuash demokratëve dhe duhet të jenë krenarë me ta.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Bilushi i Metës sqaron foton e vëllezërve Duka në Durrës”

  1. turi says:

    Fiks fare. Ja luajte fene me kete rubriken Mero djali. hallall pena dhe mendja jote qe ja kujton kulishave te krimit qe bota esh portokalle. Sado te beni aikur su njohjn durrsi dhe mbare Shqiperia i njehe mire ata plera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *