FOTOT: Turizmi dimëror në Jug, ujërat termale të Bënjës shndërrohen në një qendër turistike natyrore

28 Shkurt 2021, 20:07Turizëm TEMA
FOTOT: Turizmi dimëror në Jug, ujërat termale të

Turizmi dimëror në jug të Shqipërisë ka një kryeqendër. Ajo është Ujërat Termale të Bënjës. Këtu vizitorë të shumtë nga Shqipëria dhe jashtë vendit po vijnë për të kaluar disa orë të këndshme. Megjithëse temperaturat janë nën zero, janë të shumtë turistët që po zgjedhin këtë pikë natyrore .

“Shikoni çfarë mrekullie. Këtu është ujë i ngrohtë mineral. Aty përballë ke malin e Nemërçkës me dëborë. Këtu ke një luginë që duhet të kesh ca mjete për t’u futur, por që ka një mrekulli të paparë. Ata që e kanë vizituar kanë ngelur të mahnitur”, shprehet një qytetare.

“Ne po ja kalojmë aq mirë, saqë themi që kurrë nuk kemi qenë më mirë. Ta frekuentojmë natyrën shqiptare, sepse është parajse në tokë”, thotë një tjetër.

Fare pranë burimeve natyrore të Bënjës ndodhet dhe fshati me të njëjtin emër. Rruga e amortizuar i ka frenuar vizitorët, por disa prej tyre arrijnë të zbulojnë këtë fshat 400-vjeçar, i vlerësuar nga qeveria si Qendër e Mbrojtur Historike.

“Ka qenë kishe me emër, vinin njerëzit flinin 40 ditë këtu. Ka shëruar shumë njerëz. E thoshin pleqtë që bën ferkë. Tani vijnë, po rrallë, nuk vijnë shumë. Ja, një copë rrugë s’e bëjnë, sa do kushtojë?” shprehet një qytetare.

Lumi Langarica, fshati Bënjë dhe burimet termale po kthehen në një qendër turistike natyrore mjaft të frekuentuar gjatë dimrit. Turistët dhe banorët janë në pritje të investimeve të munguara për infrastrukturën turistike dhe atë rrugore.

11 komente në “FOTOT: Turizmi dimëror në Jug, ujërat termale të Bënjës shndërrohen në një qendër turistike natyrore”

  1. Iliri says:

    Ka nevoje per investim.Ne vere kur shkova dukej si nje vend i humbur i afrikes qendrore.Deluzion komplet.

    1. Anna says:

      Po u vu dora e investitoreve tane aty u shkaterua cdo gje.
      Eshte e pamundur te mos tju kete pelqyer e shijuar peisazhi.
      Ecet pergjate kanionit?
      Pishinat natyrale gjate veres stermbushen dhe nuk ia vlen te lahesh ne to. Kenaqesia me e madhe eshte te ecesh ato dy apo pak me shume kilometra gjate kanionit.

      1. Homer says:

        Anna nese deshiron mund te shkojme kete vere bashke.

  2. ALBERTI says:

    A e dini se kush i ka zbuluar keto ujra termale dhe Permetin? Nuk e dini ? Po si ka mundedi?
    Ua them une…Ato i zbulio nje nga figurat me te ndritura te arkeologjise dhe filosofja e bashkekohesja e Sokratit te antikitetit Mirela Kumbaro. Po te mos qe kjo zonjeze Permeti do te ishte tretur neper humbetirat e koheve e nuk do te shijonim asgje.Shyqyr qe u gjet kjo Ameriko Vespuci i dyte qe na nxori ne drite Permetin tone te dashur.
    Dhe ju i qendroni pas per ta degjuar me ketsheri se nga goja e saj burojne margaritaret e magjepjes intelektuale,packa se jane te perziera me buzeqeshjen hipokrite dhe cinike.Besoini e njerez se nuk iu genjen,thote ato qe ben me te vertete,thote ato qe i ben sic i do qejfi te mbeshtetura nga ndrikullat qe e shoqerojne….. etj. Etj.etj.

  3. PSE ? says:

    O gazetare me diplomer te blere , pse nuk thoni asnje fjale
    se ne cilin rreth te Jugut eshte ky fshat , se nuk ,mund te
    preupozohet qe te gjitha fshatrat e Shqiperise te dihen
    permendesh nga te gjithe shqiptaret ?!!!!!!!

  4. N.VJOSA says:

    Eshte afer Permetit rreth 20 km, pasi kalon Permwtin, ne fshatin Petran kthehesh pak km majtas ne rrjedhen e lumit Langarica, dege e Vjoses…eshe shume afer Permetit me nje natyre te mrekullueshme, nga ana tjeter ka malin e Nemerçkes mbi 2400 m lartesi, ne mos gabohem.
    Natyrisht nje investim me hotele, i nxjerr shpejt
    Shpenzimet…Uji buron masivisht, (shiko fotot)
    nje mrekulli si shume mrekulli te Shqiperise…

  5. ? says:

    Sigurishte qe po te behen investime vihen edhe pompa filtrimi brenda etj sisteme qarkullimi uji ,
    per te ruajtur ate pastertin % e baktereve ,pra si i ka bota ,me pas nen kujdes gjithcka .
    Nderton me gure dicka tjeter rreth aty ,per te pasur pushuesi edhe vende ku te mund te ulet e pushoj ,
    pra duhet pershtatur thjeshte e pershtatur pak per tu ndjere mire aty duke i dhene pak lezet gjithckaje ,
    s’duhet patjeter te jet gjithcka Wild Nature .? duhet lokale ,psh druri shkon me natyren aty . mbjell ca peme
    rreth e qarke .Duhet pak Art Kompozicioni Arkitekture dhe del vertet dicka e bukur
    Sepse duket dicka mjaft e vecante si termale ,format e rrombullakta pastaj i kam dobesi ?

  6. Bora e re says:

    Kanioni i Langarices dhe ujerat termale te Benjes jane nje mrekulli.

    Ne vere shkoni ne 8.00 te mengjesit ose mbas ores 7.00 te darkes, Nuk do gjeni asnje dhe i shijoni pishinat / basenet natyrale me uje vetem per vete. Mund te rrini dhe sa te erresohet, nje natyre magjepse.

    Parkimi ka nevoje per rregull / sistemim, rruga eshte fare e mire. Edhe pak me teper sherbim per plehrat por prape mbetet nje destinacion vertet shume i bukur.

  7. Anna says:

    Flm per ftesen, por preferoj Dubain ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje