Milani mposht Romën dhe nuk i ndahet Interit

28 Shkurt 2021, 22:47Sport TEMA

Roma dhe Milani dhuruan një futboll shumë të bukur në “Olimpico” dhe në fund festuan kuqezinjtë e Piolit falë fitores 1-2. Ndeshja e luajtur në kryeqytet dhuroi gjithçka: raste të shumta, gola të anuluar, goditje traverse, teknologji VAR, penallti dhe dëmtime lojtarësh.

Milani e filloi shumë mirë ndeshjen, por Ibrahimovic humbi disa raste për gol. “Djalli” e gjeti rrjetën dy herë në pjesën e parë, por golat ishin të parregullt, teksa të njëjtin fat pësoi edhe Roma, teksa dy minuta më parë Kjaer goditi traversën me kokë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të. Ndërhyrje e parregullt e Fazios ndaj Calabrias dhe penallti për Milanin pasi arbitri pa pamjet në VAR. Franck Kessie nuk gaboi nga pika e bardhë, kaloi ekipin e tij në avantazh dhe gjeti golin e tetë sezonal në Serie A.

Verdhekuqtë e filluan mirë fraksionin e dytë të ndeshjes dhe gjetën barazimin në minutën e 50-të, falë një goli shumë të bukur të francezit Jordan Veretout. Milani reagoi dhe tetë minuta më vonë u rikthye sërish në avantazh.

Lëvizje e bukur e Ante Rebic dhe goditje potente e sulmuesit kroat. Gol i rëndësishëm që i dhuroi tre pikë fantastike ekipit të Piolit, i cili u detyrua të zëvendësonte Ibrahimovic, Rebic dhe Calhanoglu për shkaqe dëmtimesh.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Milanin e vendit të dytë në shifrën e 52 pikëve. Kuqezinjtë vijonë të garojnë me Interin për titullin kampion, teksa numërojnë 4 pikë më pas se skuadra e Antonio Contes. Vendi i pestë për Romën, që numëron 44 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje